Nëna e Winehouse: E dija që s’do t’i mbushte të 30-tat

5 Korrik 2013, 17:30Lifestyle TEMA

Nëse nuk do të kishte ndërruar jetë dy vjet më parë,këtë verë Amy Winehouse do të kishte festuar 30-vjetorin e saj.

Duke marrë një mbidozë alkoli në mbrëmjen fatale të 23 korrikut 2011 i mori jetën një prej këngëtarëve më të talantuar në botë,por për nënën e saj vdekja e parakohshme e të bijës nuk ishte aspak një surprizë.

”Kur mendoj që këtë verë Amy do të kishte bërë 30 vjeç, se si më duket. Nuk po them që e kisha parashikuar vdekjen e saj, por në një farë mënyre nuk jam e befasuar, pasi asnjëherë nuk kam arritur ta imagjinoj atë të plakur, me nipër dhe mbesa”, rrëfeu 58-vjeçarja Janis Winehouse, për të përditshmen “The Sun”.   P.K

2 komente në “Nëna e Winehouse: E dija që s’do t’i mbushte të 30-tat”

  1. ajaxs says:

    Kengetare e pa perseriteshme.Vdiqe nga paret e shumta.

  2. liri a vdekje says:

    madheshtore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje