Pierce Brosnan me vajzen e tij Charlotte
Kohë të vështira është duke kaluar aktori i famshëm Pierce Brosnan, pas vdekjes së vajzës së tij Charlotte, në moshën 42 vjecare, për shkak të kancerit.
Vajza vdiq të premten në shtëpinë e saj në Londër, nga e njëjta sëmundje, që shkaktoi vdekjen e nënës së saj 43 vjecare, 22 vjet më parë,transmeton “BW”.
Charlotte ishte e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.
Ajo bëri një luftë të ashpër për 3 vjet me kancerin në qafën e mitrës. Për fat të keq, megjithatë, e humbi betejën për jetën, duke zhytur në zi njerëzit e saj të dashur. P.K
Sa vjen dhe zgjatet lista e personazheve te njohur qe preken nga Kanceri megjithate vazhdoni si Steve Jobs Mbani leket neper banka dhe shpenzoni pa fund per luks.Legena, bejini njerezimit nje te mire dhe organizohuni per te krijuar nje fondacion, per ta zbuluar ilacin kunder kancerit dhe mos e lini ne dore te kompanive shumekombeshe farmaceutike, se po e late ne dore te tyre, shoqerine do ta gryeje kanceri te gjithen dhe i vetmi progres do te jene vitet e Lengates qe do te jene pak me te gjata “fale progresit ” te shkences
Fred
Me sa jam une i informuar ka njeres te pasur qe kane falur shuma te konsiderueshme parash prane fonacioneve perkatese ne gjetjen e ilacit vdekje prures.E po ashtu dhe kompanite farmaucetike investojne shuma marramendese ne gjetjen e ketij ilacie jane te interesuara direkt per kete teme.Jeta ben punen e saj…
Ec aty,plako.
I je fut me koke Etikes morale dhe Farmacutikes.
Nga politika,kapercen ke femrat dhe nga ”femrat e bukura”,sot ke Etika dhe Farmaceutika…lol.S’te gjenden gjurmet plako
Je i paparashikueshem,Tironci Lugano.I pakapshem…hahahhaaaaaaaa
po ti ke inat se ske lek per vete? pastaj ku e di ti se nuk kan bere bamirsi? nqs ato kan arritur suksesin ne jete eshte merita e tyre, beje dhe ti po pate bythe
Te vdesesh sot nga Ca ne miter si e pa besueshme kur ka menyra skanimi periodike qe mund ta kapesh heret dhe ta evitosh…. boh…
Ndonjehere cancer kthehet perseri dhe prek dhe organe te tjera, ose perhapet me shpejtesi sa dhe kimio nuk e ndalon dot. Kjo teme eshte sh personale per mua dhe me vjen keq per cdo njeri qe e provon humbjen e nje njeriu te dashur nga cancer.
Wendy-e qelluar Ca eshte nje semundje shkaterruese dhe trishte sidomos te perjetosh ne familje.
Aman o njerez,,kush jeni qe gjykoni dhe shprehni ketu skepticizem per “vdekjen nga kanceri i”colum uteri”(qafes se mitres)..Shikoni statistikat se i sati renditet ne marjen e jetes.Ka forma agresive Dorela qe edhe pse zbulohen ne kohe eshte e pa arritshme ti luftosh.Sa per shoqerite farmaceutike,ato jane korrupsioni dhe forma me e larte e pisllekut qe behet ne emer te mos gjetjes se medikamenteve teresisht sheruese.Ato mbajne peng shume zbulime medikamentesh per ti shitur me cmime stratosferike. Shumat marramendese shoqerite farmaceutike i shpenzojne per te tjera gjera O tironco…Na mbyten kompetentet ne çdo fushe.
Mero nje kritike konstruktive besoj se do e pranosh.Mundohu qe informacioni te pakten nga ana e verteteise te jete i sakte.E them kete sepse i njejti shkrim eshte botuar ne gazetat e perditeshme ne bote ku vdekja e vajzes se P.Brosnan eshte si pasoje e Kancerit te OVAREVE (VEZOREVE) dhe jo ai i Collum uteri (qafes se mitres).Ne anatomine e trupit te femres jane dy gjera te ndryshme….nese gazetaret qe perkthejne nuk jane te specializuar ne fusha te caktuara ,mjafton te konsultojne Fjaloret…