Moskë, rrugë me emrin Hugo Chavez

1 Korrik 2013, 18:56Lifestyle TEMA

Një rrugë në periferinë e Moskës do të marrë emrin e ish-presidentit venezuelian,Hugo Chaves,informoi agjensia e lajmeve “RIA-Novosti”.

Një aleat i ngushtë i Kremlinit gjatë viteve në të cilat udhëhoqi vendin më të pasur të Amerikës së Jugut me naftë dhe gaz natyror (1998-2013), Chavez do të nderohet në këtë mënyrë në një ceremoni ku do të asistojnë figurat më të larta të të dyja shteteve.

Aktualisht, pasardhësi i Chavez, Nicolas Maduro, ndodhet në një vizitë shtetërore në Moskë dhe përurimi do të realizohet gjatë së martës.

Në nderim të revolucionarit Chavez po mbahet gjithashtu një garë hipizmi, e quajtur “Gara e Presidentit”.

Përveç Maduros, i pranishëm në kryeqytetin rus është edhe presidenti i Iranit në largim, Mahmoud Ahmadinejad dhe disa lidera të tjerë të shteteve eksportuese të gazit natyror, të grumbulluar në një forum ekonomik mbi çështjet e energjisë.  P.K

2 komente në “Moskë, rrugë me emrin Hugo Chavez”

  1. AISHA says:

    ndonje banje oublike do te sugjeroja ti veje emrin e mikut tend te dashur S.BERISHA….se ai vdes per te tilla..

  2. atdhetar says:

    caves nje diktator, nuk meriton asgje, por komunisti putini doemos qe do ta nderroj. la nam dhe moska vatra e komusiteve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje