Cooper “harron” të dashurën gjatë ndeshjes (FOTO)

6 Korrik 2013, 13:04Lifestyle TEMA
Cooper “harron” të dashurën gjatë ndeshjes (FOTO)

Ndonëse një prej aktorëve më të famshëm të Hollivudit, Bradley Cooper shfaqi vetitë karakteristike të një mashkulli tipik, ndërsa shpërfilli të dashurën Suki Waterhouse teksa ndiqte gjysmëfinalet e Uimbëlldonit në stadium. 

38-vjeçari dhe modelja 21-vjeçare, që prej muajit shkurt mbajnë një lidhje në distancë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që në atë pak kohë të përbashkët që kanë, të sakrifikohet sporti.

Cooper u fotografua të premten duke ndjekur me shumë vëmendje dhe dëshirë ndeshjen midis Murray dhe Janowicz, teksa e dashura Waterhouse përpiqej t’i shkëpuste sadopak vëmendjen me ledhatime dhe puthje,transmeton “TCh”.  P.K

1 komente në “Cooper “harron” të dashurën gjatë ndeshjes (FOTO)”

  1. AISHA says:

    po dhe ti mi korbe Suki lere djalin rehat te shohi c’ka per te pare( maqa muqia) nuk e sheh qe nuk te do prane…..Bradlej Cooper i mire tregon ,goxha djale eeeeeeee….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje