I ati i mëson historinë e dashurisë, hidhet nga kati i tretë i komisariatit të policisë

8 Korrik 2013, 20:51Politika TEMA

Nga Lindita Çela

 

Një histori dashurie, për fat, nuk ka përfunduar në një tragjedi në qytetin e Kukësit.

Ndërsa familjarët dyshonin se vajza ishte e rrëmbyer dhe kanë denoncuar zhdukjen e saj, vajza nga qyteti i Tropojës duket se po përjetonte historinë më të bukur të jetës së saj.

Por kur marrëdhënia e saj është zbuluar, vajza ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i komisariatit të qytetit të Kukësit.

Ndërsa 20 vjeçarja me inicialet A.C është jashtë rrezikut për jetën, drejtoria e policisë së qytetit të Kukësit ka vendosur pezullimin nga detyra të dy oficerëve, të cilët po merrnin në pyetje vajzën në momentin që është hedhur nga dritarja e komisariatit.

Historia

Tre ditë më parë, Hysni C, nga qyteti i Tropojës ka denoncuar në policinë e Kukësit zhdukjen e vajzës së tij.

60 vjeçari dyshonte se e bija, studente në vitin e dytë për infermieri është rrëmbyer.

Ai kërkoi ndihmën e uniformave blu për gjetjen dhe rikthimin e vajzës në shtëpi.

Por në fakt, ajo që babai pretendonte që ishte një histori dhunimi, duket se ka qenë historia më e bukur e dashurisë për studenten e vitit të dytë.

Pasi vajza është identifikuar dhe gjetur nga policia, ka dëshmuar për oficerët e policisë se ajo nuk është rrëmbyer, por se thjesht jetonte me të dashurin e saj, që është banor i qytetit të Kukësit.

Por kur policia mendonte se e kishte sqaruar krejtësisht situatën, ndodh dhe ngjarja fatale.

20-vjeçarja, e thirrur për të dhënë deklarim mbi zhdukjen e  pretenduar nga babai i saj, është vetëhedhur nga dritarja e komisariatit të policisë së Kukësit.

Gjatë marrjes në pyetje nga dy efektiva të policisë dhe në prani edhe të një psikologeje, 20-vjeçarja në momente depresioni, pasi ka pranuar se ishte larguar me një djalë, është hedhur nga dritarja e zyrës, e cila ndodhet në katin e tretë të komisariatit të Kukësit.

Vajza ka shfrytëzuar pakujdesinë e dy oficerëve të policisë, pasi u ka kërkuar atyre disa minuta për t’u qetësuar, dhe është hedhur nga dritarja.

20 vjeçarja është dërguar menjëherë në spitalin rajonal dhe mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia e Kuksit bëjnë të ditur se vajza ka pranuar të dëshmojë historinë e dashurisë së saj me kuksianin duke  përjashtuar çdo mundësi të rrëmbimit me dhunë.

Por, me sa duket, fakti që kishte një lidhje dashurie, dhe se kjo është mësuar nga prindërit e saj, ka qenë shokues për tropojanen.

Megjithatë, zyrtarisht policia e Kukësit deklaron se po heton për shkaqet e plota të incidentit.

Ajo bën me dije se ndaj dy efektivëve, të cilët e morën në pyetje vajzën, është marrë masa e pezullimit deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.

13 komente në “I ati i mëson historinë e dashurisë, hidhet nga kati i tretë i komisariatit të policisë”

  1. serveti says:

    E moret vesh? Ramy dhe ben chicago humben pynen. Edi nuk do I ruaj ambasadad me qen do I zevendesoi me kamera.

    1. fl says:

      Do ankohen te dy tek Lul Basha, do i fusi te policia bashkiake ?

      Nejse rasti eshte fatkeq – nuk eshte e thjeshte te perballosh kete mentalitet prapanik

    2. Ben Chicago says:

      Eh more Servet.
      qe qenke mysybet
      edhe shqipen per medet
      lum Rilindja qe do te kete!!!

  2. Turi says:

    Shumë rast i keq

  3. serveti says:

    Kush eshte rast I keq? Ky I ramyt?

  4. DuaPune says:

    Uroj qe vajza ta marri veten shpejte nga gjithe kjo ngjarje.

  5. Zigur Qarri says:

    Tmerr.Moral qe mban peng jete njerezish vetem per hir te opinjonit.
    Liria e munguar do kompesohet diku dikur.
    Nje vend nuk mund ndertohet kurre pa njerez te lire dhe te emancipuar.Ate qe sesht ne gjendje ta beje familja,duhet ta beje shoqeria.Per kulturen nuk esht ivestuar fare,sidomos ne zonat rurale.

    1. ALBATROS says:

      MOS MDERHU NE JETEN E TE TJEREVE TI TIPI MODERN, CDO VEND DHE KRAHINE KA RREGULLAT E VETA DHE TE PELQEN TY APO JO DUHET TE RESPEKTOSH, NE ATO ANE KETO RREGULLA KANE DHE NQS SE VAJZA DO QE BABAI TI PAGUAJE SHKOLLE GJITHASHTU DUHET TE NDJEKE DHE RREGULLAT E FAMILJES SE FAMILJA SE JEP LEKUN KOT, EDHE MUA NUK ME PELQEN KUR VAJTA NE AMSTERDAM VIZITE DHE QELLOI QE ISHTE NJE PARADE PEDERASTESH GAY PARADE POR NUK THOSHA DOT GJE SE ISHA MIK NE SHTEPINE E TYRE DHE ATA KETE GJE KANE QEJF DHE ME PELQEN APO JO MUA ESHTE PROBLEMI IM, TY PO NUK TE PELQEU PI UTHULL APO NDONJE TJETRI, MENTALITETI I FAMLJES SE SDAJ I PERKET VETEM FAMILJES SE SAJ DHE JO NE, DO ISHTE MIRE TE BEJE THIRRJE PER VARFERINE DHE PUTANERINE DHE DROGEN APO DEGJENERIMIN QE KA PUSHTUAR SHQIPERINE SE SA PER NJE DUKURI LAVIREJE SI KJO QE LEROHET SHKURREVE. POR TI MUND TE TREGOHESH LIBERAL ME MOTREN DHE MAMIN TEND DHE MUND TU SJELLESH DHE DASHNORE DHE STRIPER SI DHURATE ATYRE QE TI LUMTUROSH DHE TU TREGOSH QE JE LIBERAL DHE I EMANCIPUAR

  6. martin says:

    po po c’na gjeti,prapambetje gjithandej.

  7. serveti says:

    Ben chikago ka bere punen e prezervativit keto tete vjet. Ja karujt sales nga infeksionet

  8. Ademi says:

    Ben Cikagoja e more vesh per byrazerin po breth me presh ne bythe neper Tirane.Populli ju vari teneqene ju kermave te kombit.

  9. TANI DURRES says:

    Hajde titull hajde.

    Ku i gjen kto gazetaret Ymer Abazi.

    I ati i meson historine e dashurise se bijes.

    pu….pu….pu….pu…

    rrofte rilindja se Ilir Metua do ta zgjidhi edhe kte pune

  10. ikandeja says:

    Paska zona ku seksi per te rritur eshte tabu…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje