Martesa e tij 17-vjeçare është zilia e Hollivudit dhe më në fund Hugh Jackman ka zbuluar sekretin që mban gjallë romancën mes tij dhe bashkëshotres Deborra-Lee Furness.
Në një intervistë për revistën ‘Good Housekeeping’, aktori 44-vjeçar tha se gruaja e tij 57-vjeçare është shoqja e tij më e mirë.
“Kemi qenë gjithmonë shokë shumë të mirë. Që në fillim dukej që shkonim shumë me njëri-tjetrin. Gjithashtu duhet të bësh shumë surpriza që të mbash gjallë romancën”, deklaroi australiani, i njohur për interpretimin e Wolverine në sagën ‘X-Men’.
Dy rregulla të tjera të Hugh Jackman për një lidhje afatgjatë janë komunikimi i përhershëm dhe qëndrimi pranë familjes sa më shumë të jetë e mundur.
“Unë dhe Deborra flasim për gjithçka dhe nuk mbajmë të fshehta. Gjithashtu unë nuk qëndroj larg familjes për më shumë se 2 javë”, tha Jackman. P.K
Plotesisht e sakte. Ku ka komunikim, dhe nuk ka fshehtesi, kur te dashurin e ke shok, lidhja behet e perjetshme
Ketu ne Australi martesa e tyre konsiderohet fallco per te mbuluar jeten gay qe Jackman mendohet qe preferon.
Nqs shikohet ne premierat e Sidneyt ose Melburnit paraqitja e tij te le te dyshosh nga levizjet e trupit ,gjestet dhe menyra e te kenduarit qe mbase ka dicka me shume ne kete dyshim.
Megjithate eshte jeta e tij dhe nuk mund ta gjykoj per ate qe ben po duke konsideruar qe karriera ne Hollivud eshte disi e veshtire per te deklaruarit mbase ka te drejte.
Nje grua 13 vjet me e madhe duhet te ndjehet shume e privilegjuar qe te kete nje mashkull aq te ri.Si do te jete eshte nje australian per se mbari dhe shume i talentuar.