PS e LSI: KQZ nën presionin e PD-së, do mbajnë përgjegjësi nëse përpiqen të deformojnë rezultatin

20 Korrik 2013, 15:03Politika TEMA

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë thënë se KQZ është shtyrë nga presioni politik i PD-së, për të ndërmarrë veprimin për hapjen e kutive në Qarkun e Lezhës dhe Shkodrës.

“Edhe pse edhe nxitësit e kësaj iniciative ashtu sikurse edhe Partia Socialiste e kanë të qartë se në fund të fundit asgjë nuk do të ndryshojë në kuptimin e rezultatit zgjedhor, Partia Socialiste e denoncon këtë akt të papërgjegjshëm të KQZ dhe të nxitësve politikë të tij. E vetmja pasojë që do të vijë nga kjo që po ndodh është komprometimi akoma edhe më shumë i vlerave profesionale të 4 anëtarëve të mbetur të KQZ-së, si edhe komprometimi i vullnetit të qeverisë në largim për të bërë një rotacion qeverisës të denjë për një vend europian. Është e qartë për të gjithë se çfarë po ndodh aktualisht në KQZ është rrjedhojë e presionit politik të pakicës në largim”, tha për PS-në në një konferencë shtyp, deputeti Ilirjan Celibashi.

Celibashi tha se KQZ me 4 anëtarë nuk ka pretekst ligjor për marrjen e një veprimi të tillë.

“Sjellja e kësaj shumice në largim është tërësisht në kundërshtim me të gjitha qëndrimet dhe deklarimet që ajo ka bërë në të shkuarën në lidhje me kërkesa të tilla edhe pse këto kërkesa kanë qenë tërësisht të mbështetura në prova dhe fakte. Kjo vendimmarrje e KQZ është në kundërshtim të plotë jo vetëm me ligjin, por edhe me qëndrimet e fundit që ky institucion ka mbajtur në lidhje me kërkesa të tilla të ngjashme, për më tepër kur këto kërkesa kanë qenë tërësisht të mbështetura në indicie dhe prova”, përfundoi Celbashi.

Ndërsa Luan Rama i LSI-së tha se kjo KQZ po vepron me dy standarde, pasi kërkesën e saj për hapjen e kutive të Kukësit e hodhi poshtë, ndërkohë që vendosi të hapë kutitë e Lezhës, pa ja kërkuar njeri.

“Më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj edhe një fakt tjetër që dëshmon se kjo gjysmë-KQZ po aplikon, në kundërshtim me ligjin, dy standarde. Kemi rastin e qëndrimit ndaj kërkesës legjitime dhe të argumentuar që bëri Lëvizja Socialiste për Integrim për rinumërim të votave në 15 kuti apo në 15 qendra votimit të Qarkut të Kukësit. Kërkesë që nuk u pranua nga kjo gjysmë-KQZ, ndërkohë që për rastin e Lezhës, apo të Qarkut të Lezhës, aplikon një standard të ndryshëm, një standard tjetër edhe pse nuk kërkoi njeri rinumërimin e qendrave të votimit në të gjitha KZAZ-të e kësaj zone zgjedhore, ashtu siç veproi edhe me Qarkun e Shkodrës,” tha Luan Rama.

“Natyrisht edhe kjo sjellje më e fundit e kësaj gjysmë-KQZ-je është reflektim i nervozizmit dhe shenjë e dëshpërimit për humbjen dhe rezultatin katastrofik që qytetarët shqiptarë i dhanë Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj. Më lejoni të bëj të qartë dhe të ditur, që jo vetëm kjo gjysmë-KQZ, por askush nuk do të mund të komprometojë dhe të tjetërsojë rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, që është jo vetëm i qartë dhe i pastër, por është bindës për vullnetin politik dhe qytetar të mazhorancës së shqiptarëve, që votuan të jetë mazhorancë koalicioni Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, vijoi ai, duke thënë më tej se kushdo që përpiqet të deformojë rezultatin e 23 qershorit, do të mbajë përgjegjësi.

“Qëndrimi i LSI-së është i qartë dhe i prerë që, cilido individ apo trupë zgjedhore, në të gjitha nivelet e hierarkisë zgjedhore, referuar Kodit Zgjedhor që ka cenuar, deformuar apo kontaminuar procesin zgjedhor, duhet dhe do të përgjigjet ligjërisht”, përfundoi Rama./b.l

15 komente në “PS e LSI: KQZ nën presionin e PD-së, do mbajnë përgjegjësi nëse përpiqen të deformojnë rezultatin”

  1. myzeqari says:

    Ne burg te shkojne zagaret se po e mbushin kupen dhe e kan hallall.Plehrat ore po nuk e shikojne keta qe Sala i ktheu patkonjt nga dielli dhe qeni leh atje ku ha more zagaret e KQZ-s.

    1. Vlora says:

      berisha nuk e sheh dot te paster PS-ne e do ta beje pis me patjeter.

      kerkon ti terheqi te gjithe brenda ne llumin qe eshte zhytur.

    2. PATRIOTI says:

      O Sali Legeni, mos e prek voten tone!
      Nuk ka me Fatos nano qe te te mbroje.
      Ilir Meta do ruaje bythen e vet te dhjamosur se eshte ne fije te perit!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/05/dy-gishtat.html

      1. Latif Dreqi - Forumnist says:

        Ike Plaku Mere me gjith tespie e Tosun Bac ?

  2. Berisha ne Burg ose populli ne kemmbe says:

    Populli ne kembe nese Z.Rama nuk ja dorezon dretesise se vertete Sali Bishen.

  3. Argita says:

    NE BURG TE GJITHE ATA QE SHKELIN LIGJIN

  4. indrit says:

    burgun e kon pak keto plera sidomos ai qe lyn koken me boje osmanaj po ca te etiketosh keta 4 palaco njoni mo i nyte se tjetri ..

  5. RILINDJA(RINGJALLJA)E KOMUNISTAVE says:

    KOKEDERRIT RAMA NUK I BESOHET RINUMERIMI TE BEHET NE TERE SHQIPERINE

  6. socialisti says:

    o lale! cfar kan pire keta teKQZ-se qe nuk po pjerdhin fare nga kercenimet tona.kena degjuar qe do ta cojne procesin deri me 8 nendor.do thene atij Likes u ka dhene ndonje leke ketyre se na bene me zemer.

  7. Azemi says:

    Aq sa mbajti pergjegjesi per bashkine e Tiranes. Ua ka provuar “trimerine” Berisha tani juve dhe tall prapanicen; ai do mbetet kryeminister se ka te beje me frikacake

  8. al says:

    hajde ti azem, ta shohim sa trim je. ke ngaterru adrese. sala i ka humb zgjedhjet dhe me kutite qe do hapen ne lezhe shkoder e kukes mazhoranca shkon tek 88 deputete.do ta shohesh ti dhe ndonji tjeter sa frikacak jane mazhoranca qe fitoi. ato duan te zbatohet ligji,por per frike spjerdhin asnji.

  9. Gjermani says:

    Po nuk e futen ne burg kete shpellar ky vend ska per te bere perpara kurre

  10. tomori i beratit says:

    Mire ja u bejne .Ne se ju nuk i fusni brenda ne burg kete gjysem KQZ,arben ristanin,leshin e lefterijes,njazi kosovRASESIN,ferdinant ponen HARRAM BUKA E VOTA QE JU DHAME.Jane keta qe nen udheheqjen e berishes kane bere KASAPHANE me vjedhjen e votave dhe me FALLSIFIKIMIN e listave.Te gjithe para pergjegjesise.

  11. Zef Kallami says:

    E prishe ne fund me fjalen duhet.Kjo te bind se ju as nuk e kuptoni cfare asht shteti.Me kete “duhet” nuk doni te zbatoni ligjin.”Duhet” ka kuptimin e lepirjes sic lepihet akullorja,zbutje,marrje me te mire,konstatime per rregjistrim statistikore dhe njatjeta.
    Jo zoteri duhet.Po do pergjigjet per cdo flagrance shkelje ligjit kushdo qofte.Dhe nuk je ti,une dhe ai tjetri.Po asht ligji dhe vetem ligji qe kryen dhe normalizon normat sociale te cdo shoqerie e ne rastin ton Shqiptare.
    Nese individi ka frige ti vej hekurat ne duar cdo akti penal.Te largohet se ai nuk kupton seriozitetin dhe forcen e ligjit.Pra ne shtetin shtet nuk asht individi.Po asht ligji qe detyron shkelsin ne kundershtim me norma e shtetit ti nenshtrohet ligjit.

  12. Drejtesi says:

    Fjala bashkefajtor e bashkevuajtes kerkoj qe te gjithe shqipetaret te dilnin te perlyer me faje Gjate gjithe kohes Berisha nuk i ka mohuar
    abuzimet e tij,perkundrazi ai ka thene qe dhe Edi eshte si une.Qellimi tij eshte qe te bej pis gjithe politiken per tu dukur i barabart me ta.
    Deri do te laterzhyej dhe dhit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje