INTERVISTA/ Sequi: Statusi në dhjetor s’është i sigurt, presim përfundimin e zgjedhjeve

19 Korrik 2013, 20:02Politika TEMA

Flet ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi

Bisedoi: Arsen Hoxha, TVSH

Komuniteti ndërkombëtar i konsideron zgjedhjet parlamentare shqiptare në përputhje me standardet ndërkombëtare. A do të thotë kjo që Shqipëria ka bërë një hap para drejt integrimit në BE?

Për sa i takon Bashkimit Evropian, ne pa dyshim do t’i mbështesim vlerësimet tona në vlerësimet e Misionit Vëzhgues të OSBE-ODHIR-it, që do t’i paraqesë vlerësimet dhe raportin e vet përfundimtar brenda pak javësh. Ne i kemi përgëzuar tashmë shqiptarët dhe politikanët shqiptarë për atmosferën e mirë dhe mënyrën përgjithësisht të rregullt se si u zhvilluan zgjedhjet. Do të thosha gjithashtu se ndajmë vlerësimin paraprak të ODHIR-it. ODHIR-i i ka përcaktuar zgjedhjet si veçanërisht konkurruese dhe me një pjesëmarrje aktive të njerëzve dhe kjo është shumë e rëndësishme. Votimi sipas raportit paraprak të ODHIR-it ka ecur mirë, pavarësisht disa parregullsive procedurale. Ne i konsiderojmë zgjedhjet, dhe këtë e kemi thënë gjithnjë, si një test thelbësor për funksionimin e qetë të institucioneve shqiptare. Vlerësimi ynë paraprak është se këto zgjedhje ishin një proces i mirë.

 

Një hap përpara?

Siç e thashë, Këshilli i dhjetorit, pra vendet anëtare, por edhe baronesha Ashton dhe zoti Fyle, kanë thënë se ky proces zgjedhor është një test thelbësor. Padyshim që nëse testi është i suksesshëm, kjo do të thotë edhe progres në udhën e integrimit evropian.

 

Siç thatë edhe ju, patëm zgjedhje të mira, por ende nuk kemi rezultate zyrtare. Ndonjëherë zgjatja e procesit, sidomos në Shqipëri, sjell shumë probleme. Cilat janë pasojat e mundshme të këtyre problemeve në të gjithë procesin?

Ne kemi kërkuar përfundimin e qetë dhe në kohën e duhur të procesit elektoral, por siç thatë me të drejtë edhe ju, procesi ende nuk ka përfunduar. Në fakt ne besojmë se vlerësimi i ODHIR-it do të jetë shumë i rëndësishëm, sepse do të vlerësojmë perceptimin global për zgjedhjet – si ishte procesi – dhe unë besoj se përfundimet e procesit zgjedhor janë gjithashtu pjesë e këtij vlerësimi. Ajo që mund të them, që është diçka që më ka tërhequr vëmendjen mua dhe disa prej kolegëve të mi ndërkombëtarë, është mënyra se si partitë dhe drejtuesit  e tyre ndërvepruan të nesërmen e zgjedhjeve, deklaratat ishin absolutisht shumë të qeta dhe me dinjitet ata përgëzuan njëri-tjetrin.

 

E shihni këtë qëndrim të drejtuesve politikë si shenjë emancipimi politik në vendin tonë?

Besoj se këtë e pamë si një sinjal shumë të rëndësishme të një mentaliteti të ri. E kemi komentuar të gjithë këtë dhe e konsiderojmë përfundimisht si sinjal shumë pozitiv dhe sidomos edhe në lidhje me atë që thatë ju për përfundimin e procesit elektoral dhe mendoj se liderët u sollën në mënyrë evropiane dhe mua më pëlqen të mendoj se edhe ne kemi kontribuar për këtë.

 

Në çfarë kuptimi?

Në kuptimin se kemi mbështetur çdo ditë …

 

Trysni?

Unë do ta thosha ndryshe, kemi promovuar çdo ditë vlerat evropiane, sjelljet evropiane dhe kjo ndoshta ka ndikuar. Dhe ne pamë pas zgjedhjeve në deklaratat dhe sjelljet e drejtuesve politikë një përqasje më evropiane. Ndaj unë mendoj se procesi evropian duhet vlerësuar edhe për atë që sjell, ngadalë, por është vërtet me vend dhe i rëndësishëm.

 

Ambasador Sequi, cilat janë pritmëritë tuaja për mazhorancën e re gjatë katër viteve të ardhshme. Dua të them, cilat janë sfidat kryesore me të cilat duhet të përballet?

Para së gjithash, më lejoni të them se ne i kemi shprehur vazhdimisht pritshmëritë dhe vlerësimet tona në Progres-Raportin që botohet çdo vit në tetor. Progres-Raporti është një dokument shumë i rëndësishëm sepse përshkruan situatën dhe është si njëfarë rreze X e një vendi dhe gjithashtu shpjegon dhe thekson se çfarë pritet për të bërë përpara në rrugën e integrimit evropian. Siç e ka thënë edhe komisioneri Fyle, do të thosha se tetë vitet e kaluara kanë qenë një periudhë reformash të rëndësishme.

 

Reforma të suksesshme?

Nëse mendoj për shembull, për liberalizimin e vizave, me gjithë përpjekjet që kërkonte liberalizimi i vizave, është pa dyshim një hap shumë i rëndësishëm përpara. Por, nuk mjafton, sepse problemi është se procesi i integrimit është një proces shumë i gjatë, është mjaft kërkues, është një proces që e përkufizojmë si të bazuar në merita, rregullat janë të qarta për të gjithë, për çdo vend, dhe ndonjëherë janë të vështira. Pra, ajo që presim është angazhim, por ajo që presim është edhe fokus në disa fusha specifike, siç është lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar, sistemi gjyqësor dhe ajo që do ta përshkruaja në përgjithësi si shteti ligjor, sepse shteti ligjor është një nga kërkesat kryesore në procesin e integrimit. Nuk është një çështje teorike, por shumë konkrete. Shtet ligjor do të thotë të kesh një vend më efikas me më pak korrupsion, një vend ku çështje si të drejtat e pronësisë trajtohen. Jam i sigurt se mes shikuesve tanë të gjithë kanë apo njohim dikë që ka probleme, për shembull me të drejtën e pronësisë. Procesi i integrimit nënkupton gjithashtu trajtimin e këtyre lloj problemeve. Ndaj mendoj se fokusi te shteti ligjor është fokusi më i rëndësishëm që ne presim nga reforma.

 

Sfida e parë për qeverinë e re do të jetë statusi i vendit kandidati. Cilat janë mundësitë e Shqipërisë që të marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor?

Kohët e fundit komisioneri Fyle ka thënë se Shqipëria ka shanse reale. Statusi i vendit kandidat është i arritshëm. Janë bërë hapa të rëndësishëm si miratimi i të ashtuquajturave tre ligjet e famshme të integrimit. Procesi zgjedhor, siç është thënë, është një proces që pa dyshim u jep një sinjal vendeve anëtare për funksionimin e qetë të institucioneve demokratike në Shqipëri. Duhet të shohim edhe disa rezultate të tjera konkrete në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përgjithësisht do të thosha se statusi i vendit kandidat është pa dyshim i arritshëm në dhjetor. U takon vendet anëtare të vendosin, por mendoj se sinjalet që janë dhënë, gjithashtu edhe nga ndërveprimi politik pozitiv gjatë këtyre javëve të fundit, janë sinjale të mira në këtë drejtim, kështu që është i arritshëm. Nuk është i sigurt, por sipas mendimit tim, ekzistojnë mundësi konkrete.

 

Ju thatë korrupsioni, por gjithashtu edhe komisioneri Fyle ka folur për korrupsionin. A është korrupsioni një kusht që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat?

Mes gjithë çështjeve të tjera korrupsioni është diçka që vlerësohet me vëmendje të madhe nga Komisioni si dhe nga vendet anëtare. Lufta kundër korrupsionit është një proces i gjatë, por një proces në të cilin duhet të shohim pa dyshim angazhim të vazhdueshëm, duhet të shohim për shembull, hapa konkrete si ajo që e quajmë të dhënat e hetimeve, të ndjekjes penale dhe dënimit. Pra, vlerësohet i bazuar edhe në disa tregues mjaft konkretë. Nuk mund të përfytyrojmë në asnjë vend  që çështjet dhe problemet që lidhen me korrupsionin të zgjidhen për një javë, për një muaj apo për një vit. Por ajo që nevojitet, është të kemi fokus, të kemi përkushtim dhe të kemi gjithashtu një përbërës tjetër të recetës, që është theksuar fort kohët e fundit nga miku im i mirë, Ambasadori Arvizu, një bashkëpunim të mirë mes institucioneve në vend, sepse korrupsioni është një çështje që mund të trajtohet kur të gjithë institucionet punojnë së bashku në këtë drejtim.

 

Po bashkëpunimi politik?

Absolutisht.

Është kusht për statusin e vendit kandidat? Do ta shohim në shtator.

Dua ta përshkruaj integrimin evropian, apo progresin drejt integrimit evropian, si një përpjekje të përbashkët nga të gjitha segmentet e një vendi, pra partitë politike, qeveria, opozita, shoqëria civile, media, njerëzit e zakonshëm, sepse përparimi drejt integrimit evropian është një përpjekje që duhet të mobilizojë të gjitha përpjekjet e një vendi. Në Poloni, për shembull, kishte një thënie: “Integrimi evropian – fiksim”. Të gjithë ishin pothuaj të fiksuar nga ky synim, nga ky qëllim. Vendi u mobilizua plotësisht. Mendoj se është përgjegjësi e të gjithëve të bashkëpunojnë. Le t’i kthehemi pyetjes suaj, që mendoj se është shumë e rëndësishme. Pa dyshim që ne duam të shohim një qeveri evropiane të fortë, funksionuese dhe demokratike, por gjithashtu duam të shohim edhe një opozitë evropiane të fortë, funksionuese dhe demokratike. Sepse kombinimi i tyre mund të japë një nxitje.

 

Dhe ju besoni se mund ta kemi këtë në parlamentin tonë?

Kjo pa dyshim mbetet për t’u parë më pas, por më lini të them se kam vënë re njëfarë sinjali interesant dhe do të thosha inkurajues në këtë drejtim. Një çështje tjetër, çdo parti politike, pa përjashtim, e ka vënë në krye të agjendës politike integrimin evropian, ndaj mendoj se ky është një tregues i mirë, është diçka që na bën të shpresojmë për më të mirën, por do ta shohim.

 

Në këtë pikëvështrim, çfarë do të sillte mungesa e bashkëpunimit mes partive në parlament?

Mendoj se kjo është një situatë hipotetike. Pikë së pari, duhet të shohim nëse këto parti do t’u përmbahen programeve të tyre, po flas për partitë pa përjashtim, që promovojnë integrimin evropian, por mendoj se edhe roli i medias, roli i opinionit publik është kritik. Pse? Sepse në fund të fundit, integrimi është diçka mjaft konkrete, është konkrete sepse sjell ndryshim, sjell transformim në të mirë të shoqërisë, sjell përfitime për njerëzit. Sot, për shembull, kishte një lajm për faktin se tarifat për përdorimin e kartave të kredit janë reduktuar me 0.2 për qind në Evropë. Nuk e di sa njerëz, sa shikues i përdorin karta e kreditit, por pa dyshim është një sinjal i vogël, por i rëndësishëm.

 

Jo shumë në Shqipëri.

Mirë, por jam i sigurt se në Shqipëri për shembull ka shumë njerëz që përdorin telefonat celularë edhe për telefonata ndërkombëtare.

 

Sigurisht.

Në këtë rast e shihni se integrimi mund të sjellë shumë, sepse tarifat në Evropë, për shembull për telefonatat me jashtë vendit, janë ulur jashtëzakonisht, por nuk po flas vetëm për shembuj të vegjël, po flas për ajër më të pastër, po flas për rregulla më të mira për sigurinë rrugore, e kështu me radhë. Kështu që mendoj se edhe roli i opinionit publik është kritik këtu.

 

T’i kthehemi statusit të vendit kandidat. Është e arsyeshme të pritet edhe hapja e negociatave për anëtarësim? Ka ndodhur në çdo vend të rajonit.

Gjithçka është e mundur, por çështja është që në fillim duhet të ecim hap pas hapi, në fillim synimi ynë duhet të jetë statusi i vendit kandidat. Hapja e negociatave lidhet me plotësimin e 12 përparësive të famshme, që tashmë janë më pak sepse disa prej tyre janë vënë në zbatim, por unë mendoj se Shqipëria e ka të gjithë potencialin për të ecur me shpejtësi në këtë drejtim. Mendoj se synimi tjetër duhet të jetë statusi i vendit kandidat.

 

Çfarë mesazhi i jep Evropa vendeve të Ballkanit me anëtarësimin e Kroacisë?

Një mesazh shumë të fortë. Para dhjetë vjetësh, në vitin 2003, e ashtuquajtura agjenda e Selanikut e thoshte fare qartë se e ardhmja e vendeve të Ballkanit ishte në Evropë. Pas dhjetë vjetësh, Kroacia është bërë shteti i njëzetetetë anëtar dhe në një farë mënyre, Kroacia po tregon dy gjëra: e para, se perspektiva evropiane për këtë rajon është konkretisht e hapur dhe e dyta, se Kroacia mund të jetë burim frymëzimi për të gjithë rajonin, për të gjitha vendet që ende aspirojnë të bëhen anëtarë, sepse Kroacia ka treguar se me vendosmëri të fortë dhe të qëndrueshme dhe me përpjekje të vazhdueshme është përfundimisht e mundur të arrihen rezultate.

 

Gjithnjë dëgjojmë, por edhe ju e thoni, se integrimi evropian është një rrugë e gjatë. Pavarësisht sukseseve dhe dështimeve, përpjekjet e Shqipërisë kanë qenë të vazhdueshme. Sa e gjatë mendoni se do të jetë kjo rrugë për ne dhe kjo është pyetja e fundit.

Mund t’ju them çfarë mendoj dhe çfarë shpresoj. Ajo çka mendoj është, siç thashë, që Shqipëria ka gjithë potencialin për të ecur shpejt, por sërish kërkohet angazhim dhe ndërgjegjësim dhe Shqipëria i ka të gjitha cilësitë. Shpresa ime është që ky proces të jetë sa më i shkurtër që të jetë e mundur.

17 komente në “INTERVISTA/ Sequi: Statusi në dhjetor s’është i sigurt, presim përfundimin e zgjedhjeve”

  1. GAZETARI says:

    Une them te presim derisa te transferojne te gjitha pasurite berishajt & Co Jashte dhe pastaj na hapni ju dyert.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/trashegimtari.html

  2. raimondi says:

    hahahahaha _-
    Ore keta nuk ju japing status edhe sikur te beheni si Zvicra__Ju dhjeu mire Jozefina njehre atyre ne EU :kur ju tha ju nuk na jepni statusin se ne jemi vend myslyman ……
    ……..Dhe eshte pikerisht kjo qe tha Jozi

    Ndaj duhet qe ketyre tu kerkohet me force cdo gje, kur flitet per te drejten tone

    1. indrit says:

      o raimond car e do statusin soji dhe sorollopi yt dhe ti nji tru me jozin je,car e do statusin ti kur je pas GJERMANISE ..

    2. Moçalor + Terùn + Redneck = jugor says:

      @raimomdi shtoje edhe nje tjeter arsye jena nje vend jugor moçalor

  3. ARUSHA says:

    MERKEL KA THENE KETU E 8 VITE QE SHIPERIA DO HYJE MBAS 2020 NE EU ;KUR TE JETE SHITUR CDO SHKUTE E SHQIPQRISE DHE TE JENE ZHDUKUR CDO ANTIKITET QE PRISH HISTORINE E DEFORMUAR TE EUROPES !

  4. Mira says:

    Jo më në dhjetorin e 2013 që nuk do e marrim statusin e vëndit kandidat për në Bashkimin Europian, por as në 2033. Gjithë klasa politike shqiptare është e përlyer në korrupsion dhe vjedhje votash…..!

  5. Claus says:

    U shfaq ne keto dite te nxehta korriku Luogotenente i Ashton ne Tirane, Francesco Jakomoni, ah me falni, Ettore mor Ettore Sequi.

    Merren ne intervista thote ca brockulla dhe vazhdojne punen e tyre plot “variacione” ne kete cep te Europes.
    Wollfahrti i iku andej nga shkretetirat e Kuvajtit, ky e hodhi lumin e sherbimit ne Afganistan dhe hajde bejme nje dore qokash ne Tirane tani.

    Po afron koha lejeve, ti kaloj ne shtepine e lindjes ne fshatrat e Sardenjes nuk ia vlen, kembe turisti nuk shkel.
    Tani e gjeten keta ne numerojne perseri votat?
    Hajde te hedhim perseri nja dy llafe aty ketu dhe “hengshin kokat” keta shqiptare te ngrate!

    Punen tashme e beme, xhepat i mbushem dhe mirupafshim ne shtator.
    Atehere do te kemi nje rezultat dhe une do te kem marre me shume ngjyre nga rrezet UV.
    Eh kjo melanine qe e kam me shumice nuk me le te marre me ngjyre. I shkreti Wollfahrt andej nga Kuvajti as faktor mbrojtes ndaj diellit nuk kishte.
    Sa dilte pak ne diellin e Tiranes i skuqej koka dhe hunda.
    E cuan ku e ku me keq, ne ate diell qe te bie si sac ne koke.
    Apo ndoshta ka veshur tyrben e bardhe si ndonje sheik nafte?
    I mjeri, ne keto dite ramazani jo vetem qe qofte nuk ha, por edhe per nje krrikel birre duhet te prese sa te perendoje dielli.
    Le qe ku shitet birra ne Kuwajt.
    E denoj perendia te ziun. Kushedi si enderron per nje krrikel birre Korce!

    1. ARUSHA says:

      VOTAT DO NUMUROHEN DHE DO MANIPULOHEN ,SE TANI JANE NE LUFTE BANKA EUROPIANE “BE” , QE DUHET TE PAGUAJE QEVERRINE E RE ( QE TE FUNKSIONOJE SHTETI I ARDHSHEM SHQIPTAR NGA ANA FIGURATIVE ) ME BANKEN BOTNORE ” BB ” (QE E KA BO PAGESEN TEK QEVERIA E VJETER DHE E KA MORR RACIONIN ME TE MODH SE SA I TAKON ) DHE FONDI MONETAR NDERKOMBETAR “FMN” QE DUHET TE PAGUAJE EDHE AI PJESEN E VET DHE KERKON KESHTU EDHE KY PJESE NE SHQYPNI ,PRANAJ SEQUI NUK OSHT I SIGURTE SE KUSH DO FITOJE NE KETE DYEL OSE TRYEL DHE E KA DREDH BAJOMEN DUKE THONE SE DO PRESIM PERFUNDIMTAREN !

      TI KRYPSHA TRUTE SEQUI ; EDHE IDIOTET E KANE KUPTU TANI POLITIKEN TUJ TE BLERJES SE SHTETEVE NE BOTE

  6. raqi says:

    \\\\sigurin e ketij mekembesi do ta pranojme si te gjithe te tjeret aPO SERIOZISHT

  7. Azemi says:

    Rezultati i ri i zgjedhjeve, qe do dale pas manipulimit te kutive ne Lunder, do jete 72 deputete per koalicionin blu dhe 68 per rozët. Berisha i ka mposhtur psikologjikisht socialistet dhe e ben lojen me nje porte, siç i do qejfi me nje KQZ me 4 antare, hahahaha!!!

  8. Haxhiu nga Selita says:

    O Sekui dhe gjithe juve qe na cate b….me statusin tuaj. Ju a kemi dh… Te qerohet fara e Sali Berishes se do te vini vehte te na lepiheni.

  9. roland says:

    besoj se jeni dakort me mu me iu fut nji te shame rahat-rahat te gjith ktyre europianeve me nen e me motra e me farefis ku ti kene e nga te jene! kto tallin lesht me ne, ne u themi na rrufshi lesht! kto tallin bythen me ne, ne u themi na honkshi karin! robt mu ne pidh ketyre evropianeve te qire ne goje!!

  10. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ky ka deshtu plotesisht e teshti deshtimin e tije kerkon si gjithmone me ja hedhe popullit Shqiptare.
    Mos marrja e statusit si dhe pozicioni i Shqiperise si shteti me i prapambetur ne Ballkan persa i perket proçedurave te antarsimit kane vetem dy fajtore Krim Berisha & Etore Sekui. I pari iku nepermjet votes e tjetri duhet te ike sa me shpejt. Para shtatorit pasi eshte duke bere te gjitha perpjekjet per permbysje te rezultateve. Edi Rama duhet ti kerkoje Kryeparlamentarit te BE z. Shulc largimin e menjehershem te Etore Sekuit nga Shqiperia, dhe sjelljen e nje personi qe te detyroje Berishen te respektoje vullnetin e popullit. Kjo eshte ndihma konkrete e BE ndaj Shqiperise.
    Woolsprapthi iku, Berisha iku, duhet te ike dhe Etorja. Keto e ndertuan kete tragjiko – komedine e KQZ qe nuk qertefikon zgjedhjet e qe manipulon diten per diell duke deskretitu gjithe administraten shtetrore ne shqiperi e institucionet e BE e OSBE.
    Ky paliaçio levdohet me deshtimin e tije e thote se do deshtoj perseri. Kaq diplomat i afte eshte ky mafioz.
    Ky levdohet per nje liberalizim 3 mujor vizash, por po i kujtoj se 12 milion rom rumune e bullgare me pasaporte ne dore kane te gjitha te drejtat per te kerku pune ne Itali e punesohen si çdo qytetare Italian. Kurse jane mbi 150 mije punetore Shqiptare qe punojne ne te zeze ne Itali, rreth 50 % e fuqise puntore shqiptare ne kete vend.
    Po degjoj lajmet qe tregojne per denimet e ish Kryeministrit te Italise Berluskes ne proçesin Rubi Bis. Lele Mora 7 vjet, Emilio Fede 7 vjet, ( spikeri i lajmeve ne kanalin tv Mediaset 5 i cili ka fliste lume kunder ” i abanesi ” ). Pyeteni pak z. Etore Sekui ne lidhje me keto skandale e ngjarje te shtepise se tije ne Itali.
    Etore sequi duhet ti kerkoje Berishes qe te respektoje fitoren e kundershtareve e te çertifikoje zgjedhjet kjo eshte edukata Europiane qe duhet te jape BE. Ky debil pretendon se ka eduku popullin me normat e edukates se BE por nuk arrin me eduku Qeverine e Krim Berishes me normat e educates se BE, ky eshte deshtim total 100 %.

  11. genc says:

    Bravo Berisha qe u kthjellove se keta kuqalashet nuk paskan fituar por manipuluar.

  12. Azemi says:

    Kuptohet qe ti e njeh Berishen me mire nga shumica e shqiptareve. Zgjedhjet s’kane perfunduar, mbasi tani sapo ka filluar raundi i dyte i tyre ne Lunder; ka te ngjare qe rezultati te permbyset.

  13. Knepper says:

    O Shqipetaret e mjere kudo qe jeni….Perendimi vendose qdo gje ne Ballkane….Perendimit e konvenone perqarja jone dhe nuke deshirojne qe Kombi Shqipetraee mose te perparoje shpejte ….Interesi eshte nje Komb Shqipetare te dobet ne Ballkane ja pra kjo eshte menyra e re e imperializmit ne emer te demokracise…Derisa Shqipetaret kacafyten harrojeni perspektiven dhe mireqenien …Jame 47 vjeqe dhe kame perjetuare nje jete tejet intenzive sikur ti kisha perjetuare 200 vjet jame njeri me vizion…Une nuke jame kunder perendimit se prape se prape na jepe mundesin e bashkepunimit pore jame kunder mosemarrveshjeve ndermjetevete qe na shkaterrone perspektiven si kombe ky eshte problemi….Problemi mene funde jemi vete…Ketu ne CH eshte befasuese se si bejne politike dhe e mbrojne njeri tjetrin…ne nje ane flasin per intregrimin ne anen tjeter ja u bejne te padrejte ne nota per konkurim ne gjimnaze …d.m.th kosovari duhet te jete tri here ma i mire dhe ….kuptohet se une e ndije veten ma mire ketu se ne KS apo SH…ketu funksionon globalizimi…je mire i shkolluare te perkrahin pore 20% n’en nivelin CH…Te shkruaje me pakufi po me dhem be truri kot apo ska efekte te ndryshimi…Ndryshimi eshte shkollimi…Te kombi Shqipetare mungone Patriotizmi ne mase…KLM

  14. shqiptar says:

    na cate trapin me kete statusin ik pirdhuni se nuk e duam.
    europianet asnje here nuk duan qe shqiptaret te bhene komb i bashkuar ne ballkan jo vetem shqiptaret po percajne gjithe popujt e ballkanit
    raste ka plot shikoni ca ne bajne ne shqiptareve serbeve grekeve kroatet megjithese nuk donin te futeshin ne be i futen me zor.
    keta te vjedhin me ane te bankave te mbajne te percare e te varfer dhe keshtu kontrollojne gjithe ballkanin.duhen te shporrur nga gjithe balkkani keta te poshter qe kudo shkoojne sjellin vetem varferi edhe percarje.

    be = percarje e sundim riberim dhe kontrrol i tayre popujeve qe mos te ngrene kurre koken.fati i tyre zgjidhet ne zyrat e brukselit.nuk vendosin popujt e ballkanit po interesat e gjermanise edhe frances.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje