Gjonçaj: KQZ po përsërit 2011-ën, qëllimi është të bëhet pis procesi

19 Korrik 2013, 12:13Politika TEMA
Gjonçaj: KQZ po përsërit 2011-ën, qëllimi

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Genc Gjonçaj, deklaroi pas vendimit të këtij institucioni për hapjen e kutive në qarkun e Lezhës se kjo bëhet në shkelje të ligjit.

Sipas Gjonçajt, qëllimi është që të bëhet pis procesi duke përsëritur vitin 2011.

“KQZ vendosi të hapë të gjitha kutitë e votimit të qarkut të Lezhës, një veprim absurd, i pabazuar në ligj, në kundërshtim me të gjithë eksperiencën e derisotme në procesin zgjedhor, i referohemi kërkesave të vazhdueshme tonat për hapjen e kutive në disa qarqe të vendit. Ankimimi ynë nuk gjeti mbështetje pranë Kolegjit Zgjedhor.

Mesa duket interesi i tyre është që të bëjnë pis procesin zgjedhor.

Në 2011-ën kjo KQZ ndryshoi në tavolinë mandatin e Tiranës. Atëherë diferenca ishte e ngushtë.

Ne jemi në dyshime serioze se kjo procedurë, përveç zgjatjes së shpalljes së rezultatit, kjo shtyrje bëhet për të siguruar një rezultat të ndryshëm nga ai që është votuar në këtë qark.

Ne kemi dyshime serioze që ky proces vazhdon të përsërisë 2011-ën e deformimit të votës.

Kjo është arsyeja pse është shtyrë për kaq gjatë kërkesa ankimore e PD për qarkun e Lezhës.

Qëndrimi ynë mbetet se KQZ po përdoret politikisht nga pushteti që është në grahmat e fundit,” tha Gjonçaj./ep

20 komente në “Gjonçaj: KQZ po përsërit 2011-ën, qëllimi është të bëhet pis procesi”

  1. kapo says:

    O karafil ne diten qe popullit shqiptar i kishte ardhur ne maje te hundes nga maloku ju prape me 66 kartona ngelet.

    1. Beni says:

      Bravo shoku, e kape drejt. Po jo 66 shoku nja 60, se 6 jane te LSI. Kurse gjithe shtesen antiberishe e mori LSI, perse valle?

      Sepse, po pergjigjem vete, midis lekut te LSI dhe njerezve “frymezues” si Erion Veliaj, Dash Peza, Tan Gaci, Ermonela Felaj, Blendi Klosi, etj etj njerezit zgjodhen lekun.

      Sepse keta te siperpermendurit e PS, hiqen si intelektuale dhe idealiste, por vjedhin njesoj. Me e keqja eshte qe keta dhe nuk ndajne, kurse LSI eshte hajduti qe ndan dhe si i tille eshte me i mire.

  2. rizai says:

    97 nuk ishte gje para asaj qe do te bej Sala kete vit 2013.
    Qytetar mbroni voten!

    1. NSA says:

      Sala nuk e ben dot kesaj here, sepse ja kane bere gati gersheret per allatet po i mori koka ere.

  3. Ina says:

    Ky Gjoncaj vetem flet kot se koti; sa here i bertet Lefterija, ky i gjore veteme belbezon. Vepro ore zoteri, ngri zerin, mjaft me se u lodhem me keto procese e numerime pa fund.

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Po qe se filmimi live nuk perputhet me numerimin e tanishem,kutit jane manipuluar ne KQZ.
    Opozita duhet te kete filmimet e KQZ-se,ato qe u rregjistruan live.
    Çdo filmim tjetr eshte fallsifikim,eshte rifilmim dhe rimbushje e kutive, per te akuzuar fitoren si vjedhje.

  5. socialisti says:

    nqs zgjedhjet deshtojne fajin e ka saliu.po edhe u bene pise saliu prape e ka fajin.e shumta monika munde ta haje.ne socialistet si 2009 jemi.

  6. Korcari1 says:

    Rama po tregohet amator ne deklarimet qe do denoje Berishen.Ujku nuk lajmerohet kur i futet plumbi.Saliu tani do luaje karten e fundit dhe nuk dihet cpret nga nje i cmendur sojses.

  7. king says:

    Ky ka pjerdh fare ja pra fetyra e PSse vete ishin keto qe kerkuan dhe na cane koken ,hapeni kutit hapeni kutit deri sa edhe u beme gazi i botes u futem ne cadra grev urie ne mes te Tiranes ne bulevard,te dashur vellezer a dine kush me me spjeguar a ishin keto qe kerkuan 20011 te hapen kutit te hapen kutit,po sot qe ju doli hanija lakuriq pse nuk dojne ti hapin

  8. Zefi says:

    Ne te semes edhe zgjedhjet.Kur do mbyllni bilancin.Keshtu sic shifet do arrijme 2017 e ti bejme bilancin dy gjedhjeve nji herashi.

  9. otto says:

    Njerezit duhet te pergatiten se Diktatori Berisha don ta destabilizoje kete vend te lodhur nga regjimi i tij.Frika e ka zene se i ka gati te regjistrura nga NSA OF USA vjedhjet dhe krimin e 21 Janarit .Ta dije se nuk ka per ti ecur njerzit vetem me peshtyma do ta mbulojne kete fare te keqe

  10. D.Tahiri says:

    RRUGA E PISLLEQEVE.

    Shqiperia u be pis, qe kur tradhetuam Krishterimin prej pushtimit turk dhe qe kur lindi nenokja parti P. K.SH. me 1941.
    Kemi 570 vite ne rrugen e pislleqeve.

  11. Baro Liçaj says:

    Corbaxhiu Berisha po gatuan nje çorbe qe do te jete shume e peshtire per shqiptaret !!! Guzhinierja Lefteri Lleshi dhe tre kamerieret po ja servirin popullit shqiptar si gjellen me te ” mire “. Le ta haje kujt i shijon kjo çorbe !

  12. beni france says:

    TE PERGATINEN NJEREZIT PER HAPJEN E KUTIVE NE GJITHE SHQIPERINE DHE NDRYSHIMIN E REZULTATIT

    1. albi says:

      Shume e drejte, na kane vjedhur 400,000 vota.
      Fitore, fitore, perpara…

  13. sherifi says:

    Sali berisha nuk ikenpa gjake,per kte opozita duhet ta mbledhi mendjen top dhe ti paraprije kesaj katastrofe qe po pregatit saliu.

  14. Habib says:

    Saliu ben presion pa lejen e padronve ne Serbi Oooooo Sali!!!!!! koha juaj mbaroj kaq e kishe por degjoj eproret e tu deri ne fund se ata nuk te lene ne balte si nuk lane ne balte Zogun Enverin Ramizin Nexhmien e shume te tjere .tani lufta eshte me te rinjte si Luli pollo Meta etj Tani shko e ha buken e turpit e bej si te thone se soij juaj nuk njeh ushqim tjeter

  15. atila says:

    Ky peoces eshte identik me vendimin per hapjen e kutive ku ishin hedhur votat e gabuara ne zgjedhjet per bashkine e Tiranes e ku rezultati ju dha ne tavoline Bashes. KQZ-ja e delegjitimuar e urdheruar kerkon te deformoje rezultatin plebishitar te opozites se 23 Qershorit nepermjet manipulimit. Si ka mundesi te hapen kutite kur tabelat perkatese jane firmosur nga te gjithe numeruesit dhe jane pranuar si te rregullta nga KZAZ-te dhe KQZ-ja ? Kesaj pune i vjen era manipulim e asgje me teper.Berisha kerkon ti vere zjarrin procesit zgjedhor dhe mbare Shqiperise me keto veprime te paligjshme.

  16. nahlel says:

    Po Gjonçaj eshte deli Djale,pse do behet si tallagjari Fahri Balliu ??? Te vjen ndot qe je njeri kur desgjon e shikon qe ekzistojne njerez si ky qelbesire kembe e koke.Lefteria i vje onash Gjonçaj -ve me shoke….

  17. tironsirefugjat says:

    Hopa ! Kutit e pregatitura para 23 qershorit qe nuk munden te hidhen neper qendra, sepse numurimet e fillimit nuk lan hapsira per kte manovrim,pranimi humjes,lotet e krokodilit ,dorheqja , tymi i zgjedhjes se kryetarit te ri klon i dhan dhe po i japin kohen qe kutit e pregatitura te mos shkojn ne lum. Fushata per zgjrdhjen e klonit te PD qe u kthye ne nje fushat anti Ram dhe Ps-je, sic shikojm, ka ber te ndryshoj edhe qendrimin e diktatorit te humbur kto ditet e fundit !Po sillen si fitus e jo si te humbur Asgje mos ju cudis ! PS-ja ra ne gjumin e fitores,humbi vigjilencen e asaj dite ku tregoi se nuk i linte asnje penxhere manipulimit (ku viktima e par ishte Laci) dhe haroj qe ky e ben gjemen edhe per kto dy muaj qe i jan boll te bej cte doj !Pregatitni llogoret o shqiptar per nje 97 te re Do shikoni si do ndryshojn raportet me numerimin e ri si ne zgjedhjet e Bashes! Praktik vulgare e njohur kjo tashme ! Kalit nuk i zbret ky perbindesh pa gjak …Shko Edvin shko e bridh neper Evrop se po ta hap varrin ky..Leri shampanjat e fitores se edhe 2milion votues te kishte nuk mer haber SRB-ja Nuk priste kte humbje dhe tani e mblodhi, u organizua,sheh realitetin fatal te tij ,mendja e tij “gjeniale” filloj te hec neper labirinthet e daljes …. sepse nuk e duron kte humbje e duhet ti bej retushimin qe te mos them ndryshimin !…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje