(E PERDITESUAR)- Gjykata e Apelit ka shtyrë për më 25 korrik seancën gjyqësore për ngjarjet e 21 janarit.
Vendimi për shtyrjen u bë pas dorëheqjes së gjyqtarit Agron Papajani.
Seanca e parë gjyqësore në Apel për të akuzuarit për vrasjet e demonstruesve në 21 Janar ka zgjatur fare pak, ndërsa në sallë mungonin edhe dy të akuzuarit Agim Llupo dhe Ndrea Prendi.
Ky i fundit kishte paraqitur një deklaratë ku thuhet se do të përfaqësohej nga avokati i tij, Genci Gjokutaj.
Që në fillim të seancës, avokati Gjokutaj kërkoi largimin e dy anëtarëve të trupit gjykues, Agron Papajani dhe Fatos Qato, me arsyetimin se kanë konflikt interesi.
Sipas tij, Papajani nuk mund të gjykojë këtë çështje pasi ka qenë edhe në seancën gjyqësore kur ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, iu dha masa e sigurisë, ndërsa Fatos Qato është bashkëshorti i anëtares së PS-së, Merita Qato.
Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila shpalli të pafajshëm ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo.
Por avokati i familjarëve të viktimave të 21 Janarit, Dorian Matlija deklaroi se në gjykatën e Apelit mungonte dosja e ankimimit të bëra nga familjet e viktimave.
“Është diçka që ndodh tmerrësisht shumë rrallë, por ka ndodhur në një çështje me ndjeshmëri kaq të lartë. Besoj se nuk ka ardhur fare në apel dhe është depozituar që në mars kur ka qenë koha për dorëzimin e ankimeve”, u shpreh Matlija.
Sipas tij, familjarët e viktimave duhet të merrnin pjesë në seancë pasi kanë të drejtën të pyesin ekspertët dhe dëshmitarët.
Ndërkohë avokatët e Ana dhe Klajdi Veizit, dy fëmijët e Ziver Veizit, protestuesit të vrarë në protestën e dhunshme të 21 janarit, kërkuan 180 milionë lekë dëmshpërblim.
Avokatët Andi Kanani e Dorian Matlija, që mbrojnë çështjen e Ziver Veizit, pretendojnë se fëmijëve të protestuesit të vrarë duhet t’u jepet një shumë të hollash si dëmshpërblim pasi tashmë nuk ka kush të kujdeset për to./ep
DERI KUR DO VAZHDOJNE TA STERGJASIN KETE CESHTJE MOS KA ARDHUR KOHA QE TE VENDOSIN VETE-LIGJIN KUNDER KETYRE MAFIOZEVE TE SALI BERISHES QE DUHET TE ZHDUKEN NGA FAQJA E DHET SEPSE SHURT DHE TROC BENE VRASJE ME PARAMENDIM.
Nese ju do ishit gardist dhe do kishit lejuar protestuesit te hynit ne kryeministri ju sot do ishit ne burg, ose do hidhje armen dhe s’do ishe fare sot.
jo ore.po ne 98 qe i lam ta digjnim dhe su vra njeri kush shkoi ne burg????para se te mbrosh kryeministrin dhe godinat ke per detyr te mbrosh civilet daku.mos na trego peralla tani.ktu nuk komentojn kalamoj.por duhet te thuash qe gardistet para se ti marrin ne pun duhet te deklarojn bindjet politike.ne kohen time jepnim norma per tu fut ne gard ne kohen e sales mjafton tesera e partis.ik meso i her ligjin per perdorimin e armeve te zjarrit kur perdoret si perdoret pastaj na thuaj neve se cfar do benim po te ishim gardista.gjeja e pare eshte mbrojtja e CIVILEVE te cilet shoket tuaj i vran…NUK QELLOHETN CIVILAT E PAARMATOSUR.ATA CIVILA QE VRAT NE 21 JANAR JAN NJEREZIT QE TE PAGUAJN TY DHE MUA RROGEN(ME TAKSAT E TYRE) QE TI MBROJM DHE JO TI VRASIM
zoti kalemi , duhet te dish qe pas thirrjes me ze te larte qe i behet individeve ,atehere ne rast mosbindjeje je i detyruar ta neutralizosh ,por,shkruhet qarte ,gjuani ne ekstremitetet e poshtme , pra ne gjymtyre,jo batare ne mes te turmes,ma shpjegon dot pse nuk u vra asnje nga ata qe kapercyen pak deren e kryeministrise,
kurse komentet e kota ,une e njoh shume mire strukturen dhe menyren e veprimit te gardes ,sepse kam qene vete ne strukture ,te pakten atehere kur i vinte era Garde Republikane ,e jo garde palacosh!!!
E NDESHKOFTE ZOTI ATY KU I DJEG ME SHUME, SE NJEREZIT NUK PO E NDESHKOJNE DOT!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/sali-berisha-facebook_19.html
ky genc gjokutaj eshte dhe antipopull. te shikohet mire veprimtarioa e tij pro pushtetit per cdo gjygj. ky njeri ja ka bere borxh shqiptareve. ka ardhur dita ky njeri te japi llogari. krim ,te mbrosh kriminelet qe vrane dhe pa ligj. te kater deshmoret e demokracise ishin jashte rrethimit qe e parashikon ligji per perdorimin e armeve nga garda e republikes. kriminelet te denohen ne rast te kundert te denohen gjhykatesit qe japin denime antiligjore. shteti i se drestes duhet vendosur.faktet jane kokeforta dhe me ekspertizen e fbi amerikane.
Kalem…
Flet me gjuhen e Saliut.
Ne se je ne eliten e PD-es,per sjelljen dhe qeverisjen qe bet ,sovrani ja u tregoj vendin.
Ne se je anetare i thjeshte ose simpatizante ,pyetjen e ben shume gabim.
Ne se do ishte gardist VEZHGUESI,mundet edhe une,mundet edhe ti vete te ishe gardiste dhe asnje njeri te mos e kalonte gardhin e kryeministrise ,a do qelloje me armen qe do mbaje ne dore?
Ne se ti pe qe te kater te vraret e kishin kaluar qofte edhe nje centimeter kangjellen qe rrethon kryeministrine,deri diku do ti justifikoja gardistet,po tani si mund te falen .
Njerzit edhe pa eksperience duhet te jene te kujdeshem ne pergaditjen e dokumentave dhe sidomos ne ruajtjene tyre.Mbasi ne shtetin pashtet ndodhe cdogje sa me thane qe edhe dokumentet iken ne drejtim te paditur.
Prandaj mesohuni qe kur te beni dokumente te cfaredo rendesie e sidomos si keto qe jane teper te rendesishme te behen ne dy kopje.Ku mund te dorzoni njerin dhe tjetrin e mbani.Dhe ne rastin konkret.I kerkoni jo 180 miljon.Po 200 miljon.Shifra e rrumbullakume asht ma sipatike.Ma terheqese.Ma ndihmuese.
SHUM PAK LEKE PER NJE JETE NJERIU .
500 MILION DEMSHPERBLIMI PER TE VRARET ,DHE NURG TE PERJETSHEM ATYRE QE QELLUAN DHE TE TJEREVE QE DHANE URDHERIN
Po cfare kerkojne me denimin e tyre. Rama nxorri 50 mije vete ne shesh per bllokun e like hajdutit. U vrane 4 vete per bllokuj e zi, tani jemi ne aleance me bllokun e zi dhe kerkoht drejtesi. Kesaj i thone farsa dhe hipokrizia me e madhe.
krimi i 21 janarit eshte krimi i shekullit qe ka bere berisha u fshine kamerat qe te eliminohej cdo gje u diskretitua fbi e amerikes numer nje ne bote qe tha jane fshire kamerat por gjyqtaret e berishes qe kerkon ti mbaje me cdo kusht e hollen poshte ameriken.
alo cimii,si shkoi puna e atij komisionit per 21-janarin mo.