Berisha pret komunistët kinezë: Ju transformuat Kinën, ne transformuam Shqipërinë

18 Korrik 2013, 17:03Politika TEMA

Kryeministri në largim, Sali Berisha, ka pritur një delegacion të Partisë Komuniste të Kinës, i kryesuar nga drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Europën Lindore dhe Azinë Qendrore, Tian Yongxiang. Delegacioni shoqërohej nga Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Ye Hao.

“Kryeministri Berisha i uroi miqve mirëseardhjen dhe kënaqësinë e veçantë për vizitën e tyre dhe, pasi u ndal në faktin se dy partitë Partia Demokratike dhe Partia Komuniste e Kinës kanë transformuar rrënjësisht dy vendet respektive, theksoi se kjo vizitë është tregues i qartë i interesit konstant që Partia Komuniste e Kinës ka treguar ndaj marrëdhënieve mes të dy vendeve dhe dy partive.

Kryeministri Berisha vlerësoi si shumë të rëndësishëm krijimin e Sekretariatit për bashkëpunim me Evropën Lindore dhe Juglindore dhe fondin e vënë në dispozicion nga qeveria kineze për projekte bashkëpunimi e zhvillimi në këtë rajon. Kryeministri vlerësoi projektet e përbashkëta dhe u ndal tek inciativa e qeverisë së drejtuar prej tij për mësimin e gjuhës kineze në shkollat e vendit si një hap me rëndësi në zhvillimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve. Kryeministri Berisha vlerësoi edhe bashkëpunimin në lidhje me ndërtimin e Rrugës së Arbërit, si një projekt madhor jo vetëm për vendin por edhe për rajonin. Ai falenderoi kompaninë e madhe Kineze CSCEC (China State Construction Engineering Corp.ltd) dhe qeverinë Kineze për ofertën realisht te leverdishme qe kanë bërë para zgjedhjeve për rrugën e Arbrit me zero ndikim ose ndikim të parëndësishëm, sipas variantit mbi borxhin publik. Pas përfundimit te zgjedhjeve oferta po përgatitet për tu shpallur ne përputhje ne ligjin si  tender i hapur  ndërkombëtar. Qeveria e re do vendose për përzgjedhjen e variantit dhe do të negociojë kontratën. Ndër të tjera kjo kompani ka shprehur angazhimin e saj edhe për tramvajin e Tiranës”, thuhet në një njoftim të Kryeministrisë për këtë takim.

Kryeministria bën me dije se Berisha është ftuar në Kinë si kryetar i PD-së, për të marrë shembull nga ky vend.

“Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe vlerësime për zhvillimin e marrëdhënieve ndërpartiake, duke vlerësuar shkëmbimet në nivelet më të larta gjatë viteve të fundit. Kryeministri Berisha e njohu delegacionin e Partisë Komuniste Kineze me procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike pas dorëheqjes së tij, nëpërmjet mekanizmit “një anëtar, një votë” dhe çmoi se ky proces do te çojë në rinovimin dhe forcimin e partisë dhe do ta përgatisë për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme. Në kuadër të bashkëpunimit partiak, z. Yongxiang e ftoi z. Berisha të vizitojë Kinën në krye të një delegacioni të Partisë Demokratike. Kryeministri Berisha e pranoi ftesën me kënaqësi dhe i shprehu bashkëbiseduesit përshëndetjet më të përzemërta për Presidentin, Kryeministrin dhe autoritetet më të larta të Partisë Komuniste Kineze”, përfundon njoftimi./b.l

26 komente në “Berisha pret komunistët kinezë: Ju transformuat Kinën, ne transformuam Shqipërinë”

  1. Kacamilli says:

    Gabohesh berish! Ata jane revizionista, ti je komunist 24 karat

    1. Arber says:

      Po ky nuk la gje pa thene per komunistat, EVROPA DHE AMERIKA ME SISTEMIN E TYRE KAPITALIST KA FALIMENTUAR

      1. agim tare says:

        Arber,Sala, filloj si komunist me Enver dhe perfu.doj me komunistet kines….

        1. Shefqet Cela says:

          KY NUK ESHTE LAJM!
          KOMUNISTI (pa breke), TAKOI KOMUNISTAT SUPERFUQI BOTERORE.
          DOM0SDO U SERVILOS.
          KE TE TAKOJE TJETER?

      2. raimondi says:

        Ne fakt ne Kine ka shkolla shqiptare per mesimin e gjuhes shquipe qe ne vitet 1970-te,
        ndaj shume mire eshte te kete shkolla per kinezcen qe ta mesojne uje gjuhen e Kines ,
        sidomos camet kam pershtypjen do e mesojne me shpejt lool
        Se camet kane vajt ne Kine qe para 50 vjetesh, ku cami I tha kinezit ://C’ish vate kines , a s’ma nep njehere ta ndez ?..lool

        Sali gomari te ecte ne ekonomi sipas metodes kineze sot do ishim superfuqi ne Ballkan .
        …se ne e kishim gjithe industrine kineze dhe ja keta erdhen tani ….dhe do investonin ne industrine tone–Po nejse prae nuk eshte vone

        Ruci I takoi keta, ndaj te fillojne projektet e perbshketa sidmos per infrastrukturen e rugeve dhe te trenave moderne ,tramvajet, etj
        duke I ndertuar me fondet e Kines
        Te behet edehe nje tramvaj ne Vlore qe te nisi nga stacioni I Trenit dhe drejt e ne Orikum , pergjate bregdetit….Eshte shume bukur dhe e domosdoshme

    2. Fatmir says:

      Kina e hongri nje here pataten nga Enveri,sbesoj se ka per ta honger prej Sales

  2. valter says:

    hahaha, po ky sikur i kishte inat kamunistat, mbeti duke i shar nate e dite, apo ju kujtua rinia. MAll qe seshte shprehur qe do ta bejme edhe ne Shqiperin si kinen, po si fillim duhet te bashkohemi PS dhe PD dhe del fiks PKSH.

  3. njeshi says:

    ha ha ha ha i erdhen vellezrit e tij te dashur komunist,i qesh nuri.
    mire do bente te ikte bashk me ta njehere e pergjithmone ne Kine te zhvillonte pak edhe kinen se ka ngel pas..

  4. monitor says:

    Gabohesh rende ore sali ,shiko se mos kane ardhur te kerkojne borxhet qe na la enveri ,qe ti ja kerkove te ne i falin, dhe ata te thane jo

  5. tit karamanxulli says:

    Edhe Partia Komuniste Kineze me ligj nderron kryetarin çdo 10 vjet.
    Per shkelje te renda ose probleme shendetesore kongresi mblidhet dhe e shkarkon menjehere para mbarimit te afatit !
    PD si parti ultra komuniste s’ka ardhur ende as ne stadin e revizionizmit! Pas 30-40 vjetesh do t’i vije koha te modernizohet kur karabushat shqiptare te dalin nga periudha e liderit suprem Mao !
    mao ce hajt tung !

  6. Habib says:

    Ju jeni nje po jo ne ekonomi por ne shtypjen e te drejtave njerzore ku njeriu per ju eshte nje tull ne fronin e pushtetit tuaj

  7. indrit says:

    i kan ardhe keshilltaret sa i ngjit gjaku komunisti komunistin don,ore sali psiqiku se mos i thuash kinezve se ja pas gjermanise si renditje ekonomike se mjer ti pastaj me komunistet e kines …

  8. atila says:

    “Komunistet” shqiptare i ka armiq ndersa ata kineze miq ?!!!. Sali hesapi…Tani qe po del ne opozite le te mesoje kinezcen se ka mundesi e mbajne kinezet ne vend te kryetarit Mao meqenese i ka mbajt uturakun sh. Enver.

  9. Zef Kallami says:

    Po ky leshko i vajtur vertet per lesh u mburr per nji mardhenje tradite historike ndermjet dy vendeve,qe asht e vertet.Mardhenje kjo e bere nga i ati partise meme Sh.Enver Hoxha.Ky i kerkon te shfrytezojn pikrisht kete kohe si ma te volitshme per pacavura alla berishiste se dhe nji muaj e 10 dit iken nga aty ku flet tashti.E nuk shifet me mesa shifet shurra e pules.
    Po dhe kinezit kopila kinezerie e ftuan si perfaqesues i PD-ke dhe jo si kryekar se dhe aty iku per lesh.
    Po,me ate gjuhen kinezshe po len nam Berisha tuj kujtue se cfare po ben.
    Ik or rrote e futu ndonji hije se do pellcasesh vapet nga trut se te jane jo shkundur po boshatisur fare,shterp.
    Nji gje me bani pershtypje.Per kohen e vizites ne Kine.Dhe keto vllezer te nji brumi,jo te gjakut.Ta beje sa ma shpejt.Nuk i dihet.Mund ti duhet te marrin leje nga drejtori i burgut per te vajtur ne Kine.Por qe duhet miratuar ne kuvend nese ka te drejt nji i burgosun per korrupsion,krime dhe tradheti kombetare te beje vizite zyrtare duke qen i burgosur jasht burgut e jo ma te beje vizite zyrtare jasht vendit,i privuar nga e drejta e liris.

    1. Arber says:

      KINA ESHTE SUPERFUQI JU PELQEN JU APO JO LAROVE TE SHQIPERISE, AMERIKA ESHTE KURVA E KINES ESHTE MBYT TEK KINA NE BORXHE, JU PO KAPENI PAS NJE ANIJE TE MBYTUR SI AMERIKA, SHQIPTARET JANE POPULL TRAP, RROFTE KAPITALIZMI AMERIQAN

  10. Zef Kallami says:

    Si dicitur poshte fotos.
    Takim i perzemert ndermjet nji qiri te drejt kinez dhe nji shtrirje kurrizoje ne ikje vicidoli.

  11. Zef Kallami says:

    Si dicitur poshte fotos.
    Takim i perzemert ndermjet nji qiri te drejt kinez dhe nji shtrirje kurrizoje ne ikje vicidoli.
    Dora e pare e cburrnimit,dora e dyte e majte e servilizmit.

  12. si fu qi says:

    He qua fo.Hsuan qi ho.nuanxi qian xe.zohjuqwua .Cin mamfunqjun zajqwin qwo.

  13. ali says:

    Harron Berisha se c’ka bere e share Kinen 23 vjet me pare ! Tash behet mik i tyre per koke ! O zot c’monster
    eshte ky njeri ! Nga mik i Amerikes Dmokratike tek mik i Kines komuniste ! Kolltukofagu i pakorigjueshem !

  14. ismeti says:

    qfar servili , njeri i poshter

  15. F. Lytfiu says:

    saliu ju foli kinesce shokeve te tij: hunca tygo ha kilodcyyyy cacy viti barg cu ci ca cjuuuuuuuuuuuuuuuuuu………

  16. Xhaxhua says:

    Qe Kina eshte Superfuqi kjo eshte e pa diskutueshme dhe nuk e mohon dot njeri,e sa per Partine,vetem emrin ka Komuniste se eshte me revizioniste e kapitaliste,se vet kapitalizmi e per kete bravo i qofte udheheqesve largpames Kineze si Mao Ce Duni,Ten Sia Pini dhe e te tjereve qe erdhen mbas tyre. Po cti bejme ketij KOMUNISTIT tone sali berisha qe nuk ndryshon e po Komunist do vdesi. Ky eshte nje maskara qe se ka shokun,ishte ky njeri sali berisha qe ne ndryshimet e sistemit bertiste me te madhe dhe duke perbuzur mardheniet e ngushta qe kishim me shtetin Kinez dikur,ishte po ky njeri qe dha urdher per shkaterrimin e te gjitha Uzinave,Fabrikave,Kombinateve e cdo gjeje qe ishin ndertuar ne ate sistem,ku pothuajse te tera ishin me makineri Kineze,ne asnje vend te Lindjes nuk u shkaterruan gjate periudhes se tranzicionit si ne Shqiperi,po te ishin sot ato vetem do te kishin nevoje per rikonstruksion e viheshin ne pune. Po Kinezet cpune kane me kete njeri a nuk e shikojne valle?

  17. Agjenti 007 says:

    Ne vitin 1991 ne Tirane vjen Ministri i Jashtem Kinez. Ne kohen kur ministri kinez ishte ne bisedime me Ministrin e Jashtem shqipetar, , Berisha organizoji nje tubim me idhetaret e tij para ministris me thirrje e pankarta neper duar , ku therrisnin dhe shkruajtur, ” Jashte Ministri i Jashtem Kinez “, ky eshte legeni Berisha. A thua se ka ardhur presidenti, apo kryeministri i Kines, shikoni si e ka katandisur veten ky palaco Kryeminister , del e pret drejtorin e Drejtorise se Marredhenieve per Europen Lindore, qe do te ishte turp e ulje sikur t’a priste edhe nje Z/Minister. Ne Kine do te shkoje se kerkon te thyej rrekordin e vendosur po nga ai vete, per ngjitjen e shkalleve ne Murin e Madh Kinez. Mos jepni me lajme per kete skizofren,qe eshte ne reaminacion ne gjendje shoku dhe flet percart, nga grushti i Gjigandit Rama, se po i ulni piacen kesj gazete.

  18. Ata transformuan Kinen e Madhe dhe e bene Superfuqi ekonomike Boterore ,kurse mender ju e transformuat Shqiperine ne Hale te Europes !

  19. Berisha ka TRASFORMUAR SHQIPERIN.?
    Vertet e ka trasformuar e pse jo ai sapo doli ne skenen politik luften e pare ber per teknologjin kineza duke e akuzuar at sim kovachene. Ndaj dhe ju vuri rruspulln te gjitha veprave madheshtore qe ishin bere me Kines. Sot Berish ka te drejt kur thos se une kame “tranformuar”shqiparin Ne te verte ai e transformoi, shkatrroi te gjith industrin e rende dhe te hehta duke e hequr shqipoerin nga harta industriale dhe nga harta bujqesore. Ky eshte transformimi ogurzi qe Berisha i beri shqipoerise,i shqipoerise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje