E fejuara e Edmond Dervishit, i ekzekutuar në Tiranë të dielën në mbrëmje, ka rrëfyer tmerrin e atij momenti.
Duke folur për GSH, Idrina thotë se Edmondi nuk kishte asnjë problem, ndërkohë që në media qarkullojnë pista nga më të ndryshme për vrasjen e tij, që nga lidhjet e hershme me bandat e Tiranës, trafiku i drogës, flirtet me femra, etj.
“Edi ka qenë një njeri i qetë, i respektueshëm nga të gjithë, ai u shmangej problemeve dhe konflikteve. Nuk ka qenë i përfshirë në asnjë aktivitet kriminal. Ka punuar gjithë jetën si shofer në institucionet e shtetit,” thotë Idrina, duke kërkuar drejtësi nga shteti.
Ndërsa për momentin e ngjarjes, ajo thotë: “Ishim në plazh atë ditë bashkë me Edin. U kthyem pasdite vonë. Shkuam tek shtëpia e prindërve të Edit dhe aty ndenjëm ca. Pastaj, pasi u thamë natën e mirë, u nisëm drejt shtëpisë sonë, që nuk e kemi shumë larg shtëpisë së tyre.
Ka qenë ora 21:50 minuta. Ishim duke folur për pushimet që do i kalonim në jug të Shqipërisë.
Kur shkuam poshtë pallatit tonë, Edi shkoi të parkonte makinën, ndërsa unë u futa në dyqan për të bërë disa pazare të vogla. Kur dëgjova komshiun e katit të dytë që doli poshtë dhe bërtiti kanë vrarë Edin. Dola dhe e pyeta se çfarë po ndodhte, vrapova me shpejtësi tek pallati dhe tek sheshpushimi i katit të parë gjeta Edin të shtrirë dhe në gjak.
Nuk mbaj mend se çfarë kam bërë. Isha e tmerruar dhe shumë e tronditur. Mbaj mend që kam thirrur “ndihmë!”, pastaj e shkunda Edin dhe i thashë “Edi, çohu të shkojmë në spital”, doli komshia dhe më tha ‘lëre, se është e kotë’. Më pas nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur, kapa një fëmijë për dore dhe më kishte rënë të fikët”./ep
Keqardhje per keta njerez qè ju merret jeta ne mènyrè tragjike ,sa e sa bijè nènash ka perfunduar me breshèri plumbash nga skuadrat e vdekjes ku
per pak LEK tè heqin qafesh.Krimet e ndryshme,droga,prostitucioni dmth
Leku i pistèt mund te jetè njè nga rrugèt e vrasjes e tè ndjerit E.D por
mund te jetè edhe pista tè tjera ku nè SHqiprinè tonè n’digjojmè-shikojmè
nga me tè ndryshmet ., m.q.se tè ndjerit i èshtè vrarè njè vella para
disa vitesh dikush(familja e te ndjerit diçka me teper dijnè) ja arriti
qellimit me elemiimin e meshkujve(vellezerve),vrasèsit rrinè me tè qetè
kur kuddershtarit i merr jetèn kjo èshtè parulla e KRIMINELAVE..
te gjithe kemi probleme,jemi gjalle shyqyr zotit.i ndjeri pa probleme fare i rrasen 18 plumba,,,,keshtu thote e fejuara ,,,,’
Lym vallahi nuk te vret kush kot…gjithsesi Zoti na rujt te gjitheve se …..
Nje inspektor burgjesh e pyeti nje te denuar se pse e mbante bvazhdimisht nje celes tutius te goja? Sepse per kete celes jam ketu brenda; po ta kisha mbajtur jashte, nuk do te isha ketu. Edhe Edi, po ta kishte mbajtur gjuhen midis dhembeve, nuk do te shkonte ne boten tjeter.