FOTOT/ Ata janë në kërkim të diellit, ne nuk dimë ta shfrytëzojmë

17 Korrik 2013, 11:16Politika TEMA
FOTOT/ Ata janë në kërkim të diellit, ne nuk dimë ta

Ish- ambasadori i Danimarkës në Shqipëri, Karsten Jensen, i njohur për intervistat e tij të forta kundër qeverisë në largim, deklaroi njëherë se habitej se si Shqipëria me kaq shumë burime, me kaq shumë diell, bukuri natyrore dhe me një pozicion të tillë strategjik, është kaq e varfër.

Një shembull që vjen nga Norvegjia na fakton se ai ka pasur të drejtë.

Një qytet në këtë vend ka vendosur që më në fund të fitojë disa rreze dielli në dimër.

Qyteti Rjukan ndodhet në një luginë, ku në dimër nuk e kap asnjë rreze dielli.

Për këtë arsye, banorët kanë vendosur që të ngrenë pasqyra gjigande lart në mal për të reflektuar rrezet e diellit direkt në qendrën e qytetit.

Qyteti nuk preket nga rrezet e diellit mes muajve shtator dhe deri në mars.

Për vite të tëra, banorët, të etur për diell, kanë ndërtuar teleferikë të posaçëm për t’u ngjitur në mal dhe për të shijuar ndonjë rreze dielli.

Por tani gjërat do të ndryshojnë pasi helikopterët kanë nisur që të vendosin pasqyra gjigande në një lartësi prej 450 metra mbi luginën.

Pasqyrat, të njohura edhe si helistate, janë të projektuara për të gjurmuar lëvizjen e diellit dhe për të reflektuar dritën direkt në sheshin kryesor të qytetit.

Ideja nuk është e re, pasi është propozuar 100 vite më parë nga një punonjës në një hidrocentral aty pranë.

Pasqyrat do kontrollohen me anë të një kompjuteri./ep

25 komente në “FOTOT/ Ata janë në kërkim të diellit, ne nuk dimë ta shfrytëzojmë”

  1. Populli says:

    Ashtu eshte,por trute tona jane prej bajgash perderisa durojne e mbajne ne krye mafioza qe mendojne vetem e vetem si te pasurohen duke vrare,vjedhur,syrgjynosur e varferuar popullin

    1. raimondi says:

      Epo Ferdninand Xhaferi keta ka pare qe hodhi idene e diellit …lol

    2. elio says:

      fol per vete…

    3. shqipetari says:

      Po e dini ju qe Norvegjia ka reth 35% te rezervave te Naftes dhe Gazit te botes.

      1. voica says:

        @shqipetari
        Lere, lere. Jane ndare padrejtesisht punet ne kete bote. Jo vetem rezervat e naftes e te gazit qe thua ti po ata kane dhe rezerva te medha me mendje…
        Po c’thua o shqiptar, po c’thua o trim! Po c’lidhje ka kjo me naften qe thua ti? Po ti je pas Norvegjise per rezerva ujore dhe nuk ke uje ne shtepi akoma….

  2. alban4eva says:

    pasqyra gjigande, teleferike, kompjuterizim i pasqyrave… ehuuuuuuu, keto jane terma te panjohur per ne shqypot e bjeshkeve, ne dime vetem qe jemi te dytet pas Gjermanise, ashtu ka thene S-halè sulltani, kurse keta ia fusin kot, me pasqyra dhe teleferike…

    ne kena rruget qe ka ba S-haleja dhe prane rrugeve ku kalonjne makinat me 100 km/ore ne shesim aty buze rruges domate, tulla, tranguj, gelqere, speca, pjese hidraulike, gjize, tibo plastike, ullinj, goma makinash, etj te mira materiale si keto, qe jane pasqyrim i arritjes dhe zhvillimit te ketij vendi..

    kurse keta danezet flasin per diellin, pfffff sa kot.. si duket nuk e kane njohur sulltanin tone keta qe flasin ne kete menyre, nuk e paskan fare idene keta cfare eshte zhvillimi, cfare do te thote te jesh i dyti pas Gjermanise ne ekonomi..!!

  3. mario says:

    azetari Amerikan shkruan
    në ”New York Times”

    Në Ballkan është një vend i cili kufizohet me vetveten. Ku të papunësuarit më tepër punojnë, ku në tokën më pjellore jetojnë më skamorët dhe më të uriturit. Ku treni ç’do herë vonohet nga koha e caktuar. Ku të gjithë shpejtojnë për punë ndërsa asnjë nuk arrin në kohë. Ku shëndetësia është falas kurse shërimi është i shtrenjtë. Ku një pjesë e gazetarëve janë të lirë të shkruajnë vetëm atë që iu rekomandohet. Ku kriza botërore ka fituar shtetësinë, ku shërbimet publike janë fshehtësi ndërkaq fshehtësitë shtetërore publike. Ku më të pasur janë ata që asnjëherë nuk kanë punuar. Ku njerëzit kremtojnë festa fetare dhe shajnë zotin. Ku të mençurit i shpallin për të marrë ndërkaq të marrët për të aftë. Ku ligji është ilegal e anarkia normale.Ku pushteti përbuz popullin si dëshmitar i padëshiruar. Ku jetohet për ardhmërinë pa të drejta për të sotmen. Ku gjithkush përqesh tjetrin dhe askush-askujt nuk ia do të mirën. Ku proçeset gjyqësore zgjasin më gjatë se jeta e njeriut. Ku vërshimet janë mundësi e vetme për ujitjen e tokës.Ku thirret në diktaturë të maskuar e demokracinë e trajtojnë tatim për budallët. Ku vlerësojnë se shteti më tepër përparon në prapambeturi. Ku nuk je normal nëse nuk shkallon nga mendja. Ku jeton vetëm që ta presësh vdekjen,ku koha është amshim e budallëku pambarim…

    1. Lleshi says:

      Mario ,
      te lutem , ku mund ta gjej kete artikull ? Kam deshire te lexoj qofte edhe nje njeri qe ndan dhimbjen per vendin , me mua , ne te njejten menyre !

      Eshte interesante vizatimi i tablose me kaq realizem !

      1. mario says:

        tek cudira shqiptare lleshi. eshte faqe ose facebook mund te thuash. eshte nje grup sensibilizues per dukurite jo te zakonshme te vendit tone.

    2. Tani says:

      shajne Zotin???????

  4. toni says:

    Ahahahah. Ore ti themi atij qe kandidonte per kryetar bashkie ne durres i Pd-se si e kishte ai, Ferdinand Xhaferi, qe ti permirsoj cilesine e diellit ketyre, se ai merr vesh nga keto pune. Ahahaha

  5. teuta says:

    Z.ambasador,komentet tuaja me kane pelqyer per saktesin.Pesa i perket si nje Shqiperi me kaq te mira eshte e varfer,(me falni) pergjigjen e ka dhen e Engelsi:sa me i pasur aq me i varfer.

  6. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    Zonja ambasadore mos harro se ju jetoni ne veri te evropes e keni kulture e mentalitet verior
    ne fakirat e evropes jetojme ne jug te evropes e kena kulture e mentalitet moçalor

    1. dizenjatorja says:

      Bash njashtu asht e nerum zonj

  7. mesh(igje)tar realist says:

    Jane njerezit punetore e te qytetnuem qe e bâjne nji vend, jo natyra apo burimet natyrore. Shqyptaret jane dembela edhe smirezi e shkaterrimtare, prandej nuk hece shoqnija si duehet. Ne vend qi me pà sejcili punen e vet, rrijne tuj i prishe pune atij qe punon, se nuk kane qejf qi aj tjetri te bâhet mâ mire se aj qi nuk punon.

    Sikur mos ta dijshe se shqyptaret jane ballkanas te vjeter, kishe bâ bé se jane popull harapash te Lindjes se Mesme.

  8. al says:

    Z.ambasdor i danimarkes eshte nje dashamires e shqiperise. vleresimi qe jep per vendin tone eshte shume real. cfar kerkon njeriu ne kete bote si burime jete i ka ketu. e keqja me madhe eshte se dituria dhe patriotizmi kurre nuk e kane drejtuar ose manaxhuar ate. shqiperia eshte udhehequr nga njerez te komanduar nga fuqi te huaja,keshtu nuk kishin si te benin qe keto burime natyrore te lakmuara nga te tjeret te ktheheshin ne te mira materiale per shqiptaret.kjo histori eshte te pakten keto 100 vjet. te huajt e kane rrjepur shqiperine si ne kohe te zogut ashtu dhe ne te nanos dhe te sales. te gjitha kompanite e medha qe kane blere ose marre me koncension nuk kane investuar fare ate program qe kane nenshkruar ne kontrate,dhe bejne monopolin,sot. merrni albtelekomin qe tarifat i ka si ne londer dhe sherbimi eshte si per afganistan. qeveria e re duhet medoemos qe te kaloje ne skaner te gjitha kontratat qe ka bere qeveria e sales me te huajt, dhe do te shikoni qe shteti mund te kete humbur nga mos pagesa e taksave mbi 1 miliard euro. ka burime sa te duash per te ulur deficitin. burim tjeter jane te gjitha tenderat qe jane zhvilluar per infrastrukruren ku ka abuzime me buldozier. jane po te njejtat firma te oborrit qe i kane marre te gjitha punimet. pra transparenca e cdo qeverie rrit mireqenien e shqiptarit.shqiperia eshte e bekuara e zotit.

  9. socialisti says:

    te me falni per injorance ne kete fushe qe ke hulumtuar ambasadori.aka mundesi ta pyesni ju qe munde ta takoni se cfar mund ti bejme ne shqiptaret djellit tone,ta ndajme ,ta plugojme apo cfar dreqi di ai le te na itregoje .titullin nuk e kuptoj eshte idiot apo diabolik.

    1. xxx says:

      Cfare do te thuash me kete qe shkruajte se nuk merret vesh ????

  10. fieraku4u says:

    TA THEM UNA ZOTI AMBASADOR I DANIMARKES, PSE SHQIPERIA ESHTE KAQ E VARFER EDHE PSE NE KEMI GJITH ATO RESOURCE NATYRALE:

    SEPSE GJATE GJITHE HISTORISE JEMI UDHEHEQUR NGA NJEREZ TE PA-AFTE, TE PA SHKOLLUAR, ME 8+ KLASE.

    EDHE SOT E KESAJ DITE, NE SHQIPERI UDHEHEQIN, NJEREZIT MACO, INJORANTA, IDIOTA, GANFSTERRA EDHE KATUNARET.

    SHPRESOJM QE ME KETE QEVERI TE RE, TE NDRYSHOJ DICKA.

    NJEREZ NEPER BOTE E KAN ENDERR TE JETOJN NE MESEDHE, NE JETOJM EDHE NUK DIM TE BEJME ASGJE.

  11. al says:

    socialist, ti nuk kupton dhe as ke per te kuptuar, se ketu flitet shqip ,kurse ti ne komentet tuaja flet kunder te gjitheve. po pate kuriozitet merr ndonje shqiptar nese njeh, dhe te ndihmoj se cfar thote ambasadori. po te thote tro o injorant se shqiperia eshte e pasur dhe udheheqet hale ew kane lene te varfer. mesou te degjpsh pastaj shprehu.

  12. Pelivan kasapi says:

    eeeh more qirje Jensen, il pop’olo albaneze thote “me mire te kesh apo te dish ? ” ja zoterote si thua ?

  13. socialisti says:

    AL…nuk ka rendesi cfar do te thot al-eshte shkurtese emrit alban,parafjal latine apo parashtes ne gjuhen arabe por te flm per keshillen dhe kohen keni humbur me injorancen time.me sa kuptoj nuk behet fjale per 1 kuriozitet por per 1 keshill qe asnjerit ketu nuk i hyne ne pune prandaj e quajta idjot ose djabolik arikullin.qendron kjo e dyta sepse te tjera presim mbas asaj fushate me premtime alla sude dhe te tjera gjera po na sygjerojne keta prestigjator tani qe behen gati per te zene kolltuqet.

  14. kel ukaj says:

    Mario, je fantastik, e mrekullueshme, faleminderit.

  15. RRofte Partia e punes qe i dha lopaten dhe kazmen zsocialistit says:

    Ketu duket qe te ka zene truri myk ty socialist. dhe vazhdon me parrullat e kohes se pordhes. ta plugojme diellin ta ndajme -keto bete me token dhe vendin tone prandaj mbetem ketu ku mbetem qe te talli bythen dhe Norvegjezi qe nuk sheh diell me sy per gjysem viti. ishalla kan vene mend ndopak ata qe ke votuar dhe ke vene ne krye ti kesaj rradhe se po vazhduam keshtu bythen e pasqyres do shohim ne do na e marrii Norvegjia diellin te tere. . per ambasadorin qe ka bere nje krahasim te shkelqyer do thene: mire e ke ti mor vella po po i beme gjerat per se mbari ne ne shqiperi nuk ka kush te vjedhi me tenderat me miliona. nuk punon me populli i thjeshte per agallaret ne pushtet po do jen agallaret qe te detyrohen te punojne. e ate nuk e bejme dot ne. kjo eshte qe na le pas ne gjithmone nuk punojme dot per te miren e perbashket se nuk vjedhim dot pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje