Berisha: Votoni jashtë çdo ndikimi për të zgjedhur kryetarin që do na çojë në fitore

16 Korrik 2013, 19:29Politika TEMA

Ky është orari kur kryeministri Sali Berisha ulet dhe hedh një mesazh në Facebook.

Kësaj here ai u bën thirrje të gjithë anëtarëve të PD-së që të votojnë jashtë çdo ndikimi për të zgjedhur kryetarin që do i çojë në fitoren e zgjedhjeve.

“Të dashur miq, me këtë mesazh dua t’ju përshëndes përzemërsisht dhe të shpreh krenarinë time me ju anëtarët dhe anëtarët e PD për qëndrimin e qytetëruar, pritjen dinjitoze që po dëshmoni në takimet me kandidatët tanë në garë për kryetar të Partisë Demokratike.

Me këto qëndrime ju po ndërtoni një vlerë të re, një mekanizëm të ri të demokracisë sonë, atë të zgjedhjes direkte të liderit të PD. Kjo ka rëndësi kombëtare.

Sot i tërë pushteti i PD qëndron tërësisht në votën tuaj. Në këtë garë të gjithë anëtarët e PD pavarësisht me ose pa funksione partiake ose shtetërore jemi më të barabartë se kurrë në pushtetin tonë për zgjedhjen e liderit të ri të partisë sonë. Çdonjëri nga ne ka një dhe vetëm një votë.

Me besim të plotë në mençurinë, vullnetin, ndershmërinë tuaj ju ftoj miqësisht në interesin më të mirë tuajin dhe të PD të përdorni votën tuaj jashtë çdo ndikimi për të zgjedhur në krye të PD kandidatin që ju besoni dhe vlerësoni se do të na udhëheqë më me siguri drejt fitores tonë të ardhme,” shkruan Berisha./ep

16 komente në “Berisha: Votoni jashtë çdo ndikimi për të zgjedhur kryetarin që do na çojë në fitore”

  1. tomori i beratit says:

    Mos e nxir me O MERO kete figure te urryer se na hap barkun.Me mire nxir Mul noken apo Nard ndoken se na bejne ewdhe per te qeshur.

    1. andi says:

      Ky Kriminel i Popullit Shqiptare duhet abondanu nga shtypi ne maksimum. Ai dhanderr Serbije kete don te mbetet ne Gazeta per lajme, te tregoje se eshte gjalle e i lire. Jo krimineli duhet dergu mbas hekurave, ka fakte me teprice per te, denohen njerez per hic gja e krimineli e tradhtari mai madh na krekoset nepr gazeta. Posht kjo kerrme e shoqerise.

      1. Fiona says:

        Lexoni kete shkrim brilant te Manajt sot tek Shqip dhe gjykoni vet!

        LËRINI VETËM FACEBOOK-un!
        16 Korrik 2013 | : Opinion | Autor: Arben Manaj

        2
        ARBEN MANAJ

        Që flaka të shuhet nuk duhet të ketë oksigjen. Ky është një parim universal. Edhe si dikushi që i ka vënë flakën shumë gjërave në Shqipëri, Sali Berisha, ka nevojë të mos i jepet oksigjeni. Fjala është për oksigjenin mediatik.
        Berisha i rënë tashmë formalisht nga fiku, ende është prezent, thuajse çdo ditë, herë si kryeministër me çelësat e kashtës në dorë, e herë si Lider i Madh i një “populli budalla”, që ka bërë gabimin e jetës, duke e hedhur në knock-out më 23 qershor, sipas ithtarëve të tij!
        Shpesh ne analistëve kritikë me të, na bëhet vërejtja edhe pse malinje, se përse merremi akoma me Berishën, kur ai nuk është më aq relevant?!
        Parimisht, kanë të drejtë, por jo dhe aq, pasi ai është frymë e keqe politike dhe gjithçka që e identifikon atë politikisht, do duhet zhbërë deri në fund ose nuk do duhet mbajtur artificialisht në lojë.
        Berisha do vazhdojë të jetë relevant në politikën shqiptare pas kuintave më shumë me një dëshirë të pashuar, por edhe në rolin e deputetit në Parlamentin e ardhshëm.
        Frika dhe dilema është, nëse media do të shfaqë apo jo shenjat e “Sindromit të Stokholmit”?
        Dihet se Berisha nuk jeton dot pa publicitetin mediatik dhe daljet e tij çdo ditë si gogol përpara shqiptarëve kur ata kanë një moment të qetë pas një dite të lodhshme ose stresuese, apo edhe çlodhëse varësisht, apo edhe kur ushqehen përpara televizorit. Rrezik ai njeri është ndoshta politikani që gëzon mbulimin mediatik më të madh se kudo në botë me daljet e përditshme, për shkak të sistemit të ngritur nga ai vetë, ku mediat e financuara prej tij e kishin detyrim mbulimin e tij mediatik, që nga noti e deri te mbledhjet bajate të qeverisë, që nuk gjen vend në botë, ku ato jepen siç jepen në Shqipëri, gjoja në emër të transparencës me publikun.
        Po kaq për shkak edhe të nevojës së medias kritike për të vënë në pah thagmat e tij politike, por edhe për shkak të një mangësie të dukshme të gazetarisë shqiptare, që në shumë raste merret me mbulime të panevojshme aktivitetesh që s’thonë asgjë dhe pa asnjë lajm në to, që është i justifikueshëm si mbushje kohe televizive, sesa si nevojë informative.
        Kjo praktikë ka bërë që Berisha më shumë se çdo Kryeministër tjetër të shndërrohej në një lloj byci në sytë e shqiptarëve apo gërditje, ku për shumë shqiptarë një gjë e tillë shkakton alergji dhe nevojën instiktive për të pështyrë, ndërsa disa të tjerëve orgazmë nga prania e tij mediatike, vend e pavend.
        Problemi është, a do duhet marrë tash e tutje me Berishën apo jo? Në një analizë të fundit, personalisht them, që jo. Nuk ka përse.
        Atij i duhet dhënë mbulim medatik për aq sa do ta meritojë në kuadër të betejës së tij politike parlamentare, si për çdo deputet tjetër, në fund të fundit.
        Pas fillim-shtatorit, ai do të jetë një i zakonshëm në politikë, një deputet dhe kaq. “Facebook”-un ta gëzojë dhe ta përdorë, bashkë me “Twitter”-in, nëse e mëson deri atëherë, për qejf të vet dhe adhuruesve të tij.
        Nëse do të përbëjë lajm ndonjë status i tij, jam i sigurt që editorët do të duhet t’i japin vendin dhe hapësirën e duhur në kësi rastesh, por jo domosdoshmërisht.
        Përndryshe, do të jetë kompleks dhe jo produktivitet, as shenjë serioziteti nga mediat e pjekura shqiptare të merren me një ish.
        Në Perëndim, kur një njeri që largohet nga posti më i lartë politik në vend, shpesh e mbulon heshtja dhe harresa.
        Kështu ndodh në Francë me Sarkozinë. Kështu edhe me Bushin në Amerikë. Shumë rrallë del në rrjetet televizive britanike Xhon Mejxhëri i konservatorëve, e po aq rrallë edhe Gordon Brauni i laburistëve. Pak më shumë, del Bleri, por edhe ai rrallë e për mall, kur firmos ndonjë kontratë disa milionëshe për konsulenca majtas e djathtas.
        E nëse Berisha do të mund të bënte atë që bën Bleri me ndonjë vend të euroazisë, duke u dhënë konsulencë atyre nga përvoja e tij politike e drejtimit të vendit, pa dyshim do të duhej të mbulohej.
        Përndryshe, do vazhdonim t’i terrorizonim shqiptarët dhe do t’i stresonim më shumë se janë stresuar dhe thinjur nga ky politikan, duke e parë për dy dekada të gulçojë, të fyejë me libër shtëpie e duke mashtruar e bërë demagogji në dritë të diellit, apo edhe duke ecur me gërshërë në dorë në çdo cep të Shqipërisë, ku bëhej dhe inaugurohej ndonjë vepër publike.
        Në të kundërt, ringjallja e tij politike ose më saktë kacavjerrja e tij në politikën shqiptare, do ishte mallkim i pashmangshëm, plus që do t’i dhuronte atij kënaqësinë perverse për të thënë se: shqiptarët e thjeshtë, por edhe ata të sofistikuarit, nuk bëjnë dot pa mua dhe nuk është faji im që më nxjerrin politikisht me shkelma nga dera, e unë u hyj nga dritarja në çdo shtëpi dhe ekran apo telefona smart.
        Pa dyshim, do ketë media të tij që do vazhdojnë t’i bëjnë fresk, disa edhe më pak se kur ishte kryeministër, por gjithsesi Berisha do duhet lënë vetëm me Facebook-un.
        Asgjë nuk do humbas qoftë ai, qoftë ata që e adhurojnë, që e kanë bërë “friend” në FB.
        Ata që nuk e duan, normal që nuk janë miqtë e tij në këtë rrjet, por për shkak të miqve të miqve u fanepset ende në këtë rrjet.
        Në fund të fundit kjo është e ndershme dhe të gjithë të fituar janë.
        Vetëm kështu dhe pa oksigjenin e pamerituar mediatik, ai realisht do fillojë të kuptojë dhe ndiejë dhembjen e papërjetuar ende të humbjes, se nuk është më kryeministër moral, edhe pse ligjor hëpërhë, i këtij vendi dhe do duhet të merret me nipërit dhe mbesat dhe të shijojë më shumë moshën e tretë.
        Ky do jetë ditoksi më i mirë për ambientin politik shqiptar, duke i lënë të tjerët rehat dhe në fund të fundit, t’i kushtohet më shumë vetes dhe hobeve personale, përfshi edhe rekordet në not.
        Ai u ka shumë borxhe shqiptarëve, por lënien në punët dhe fatin e vet në muzgun e jetës, tash e tutje, duke e injoruar edhe si ndëshkim, ia kanë borxh shqiptarët mediatikë.

        2
        Autor Arben Manaj te 16 Korrik 2013. Opinion.

  2. BASHA LARGOHU, KURSE DREJTESIA TE GJYKOJE BASHEN PER KRIMET E 21 JANARIT. says:

    Qe do te coje ne humbje.

  3. Daut Skela, Vlorë says:

    VOTONI, VOTONI,
    PER TRASHEGIMTARIN E BACES NE PD!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/trashegimtari.html

    1. rudini says:

      ORE DAUT,çTHUA A DEREBARDHE!!!!!E KA LENE AMANET ENVERI ORE MORE VESH?NUK IKEN KULLAJ NGA SHQIPERIA,AJO RRACE MUTI.KANE 70 VJET QE PO E KULLANDRISIN……..KAM SHPRESE KE EDI QE TUA TREGOJE VENDIN NJEHERE E MIRE INFERIREVE.

      1. Daut Skela, Vlorë says:

        O Rudin vëllai, e shkruan edhe një herë se nuk e kuptova ç’ke shkruar?
        P.S. Na, merre edhe një “Ç” të adhe se e shoh që nuk paske në kompjuter ?

        1. rudini says:

          nuk prishet çorba per biber or Daut(eshte fjala per ç ne)per çfar shkruajta me pare……..do te mundohem te te sqaroj!AGIM HAMITI.e ke degjuar.eshte nga ana jote.me drgoi disa libra te te shkruajtur nga ai.i lexova dhe nese ti nuk i ke lexuar?kerkoja dhe ai ti nis,pa pagese.aty kuptova diçka…..se si e kane shitur shqiperine,enver hoxha dhe pas lenesit e tije.shqiperia vazhdon te jete akoma ne duart e agjenturave te huaja…..por une si idealist qe mbahem,besoj tek EDI RAMA.ta shpjegoj perse besoj nuk eshte rasti. shpresoj te me kesh kuptuar.faleminderit

      2. Nexhmedin Kadriu says:

        Keni pak prevoj ne demokrati . Mendoni se nje njeri beson tjau bere punet e shtepis ,o njeri ju jeni shtet ju ndishoni ju ndetoni ardhmerin mosu merrni me pune te kota te tregoni pjekuri se politikanet parakamerave prlahen behen llom kurse mbas ngrenin dhe pijne se bashku .

  4. Syneti says:

    o zeherri i sheqeres, akoma gjalle je more kerrme….???!!

  5. Lirim says:

    Fitorja jote eshte ne burg, ku te japesh llogari per krimet pafund. Ke shume borxhe per ti lare ketij populli dhe Shqiperise, qe e ktheve ne nje diktature te dyte te shemtuar. Kujto vrasjet dhe pergatitu per gjyqin, leri fitoret e tua te shemtuara.

  6. england says:

    Plak i ndyre!te shkoi jeta duke genjyer,nuk e di se cfare marrdheniesh ka ky njeri me familjen e tij,pasi ky eshte I semure,nuk rri dot pa genjyer(e shkretet niper dhe mbesa qe durojne kete te rrjedhur.

  7. liri a vdekje says:

    per cilin kryetar e ke fjalen moj bushter per veten akoma pretendon te marresh pushtetin ne ket grop ku e fute vendin ,braktiseni o demokrat te vertet ket kelysh te kuq

  8. F.Katro says:

    Qe te dy kungujt e saliut luli – olldashi kushdo qe fiton, saliu i ka klonuar me kohe keta lapangjoze.

  9. Zef Kallami says:

    Tregohesh i vonuar per shtepin e braktisur.Ti dhe shembullin e pare per ndikimin ndaj Bashes.Perjashtove ne Durres perkrahesin e Olldashit.Tashti si duket po te vijne mendet,po nuk i hajne as qent e rrugave.Qe pikrisht per ndikimin tend ndaj Bashes ke irrituar te gjithe ne kundervotim per Bashen.Ti e dine veten krenar.Po,nuk ke as nji sterpike krenarie,ne karaterin tend.Ashtu ke lindur dhe po keshtu ke jetuar ne cdo rregjim politik.Karkteri yte i pakarakter asht dhe hipokrit.Kerkon te rrejsh anetaresin e stanit fashiste kriminel te shtepise tende te vjeter e te braktisur,qe zgjedhja e kryetarit ka rendsi kombetare.Mos na i nxjerr zorret e barkut,per rendesi kombetare. sepse ma poshte bie ne hulli:Sot i tërë pushteti i PD qëndron tërësisht në votën tuaj.Kjo,po.Pranohet.Ja pra.Nuk ka rendesi kombetare por rendesi pushtetit per pusht pushtetin e PD-es.

  10. Zef Kallami says:

    Nji fitore per humbjen e Bashes kane te bajne dhe listat e perzgjedhura te kandidatve per deputet.Ke futur Kacin dhe nja dy dylbera nga veriu dhe ke hequr njerez qe kane punuar me perkushtim ne ditet me te veshtira te PD.TI,me te drejtn e bajraktarizmit qe te karaterizon origjinal si Zogu dikur.Qe i hiqte dhe i vinte gradat vartesve sikur te ishin lodra kalamanesh.
    Nuk ke dhe faj sepse Kaci nuk te dha oksigjen dosido.Po me mbobula te mbushuna nga kontigjenti i PS u hodh si xhongler e ne krahet e tua per te mos kaluar ne zgjedhje te parakoheshme qe do perfundoje as edhe me dyzet hajdutet ma te stervitun ne vjedhjen e votave.
    E lam me kaq ne vartesi ndreqje gabimesh dhe nderimesh nga koha qe do vij.
    Kemi zgjedhjet lokale.Pastaj dhe riperseritjen mbas 4 vitesh te zgjdhjeve qendrore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje