PROJEKSIONI i votave për zgjedhjet lokale/ E djathta mund të humbasë dhe Shkodrën e Peshkopinë

16 Korrik 2013, 10:51Politika TEMA

Projeksioni i votave të 23 qershorit në 12 Bashkitë Qendër Qarku. Në Shkodër, koalicioni i majtë mori në 23 Qershor 20835 vota ndërsa koalicioni i djathtë 20087 vota. Kjo nënkupton një rritje me mbi nëntë mijë vota për të majtën, brenda të cilës ndodhet edhe Lëvizja Socialiste për Integrim

Nga Dardan Malaj, illyriapress.com

 

Shkodra mund të shndërrohet në surprizën e madhe edhe në zgjedhjet lokale të dy viteve më vonë nëse nuk do të ndryshojë diçka për mirë në Partinë Demokratike. Sinjali i dhënë në 23 Qershor dhe përmbysja e raporteve në nivel Qarku në fakt ka qenë e njëjtë dhe domethënëse edhe në nivel Bashkie.

Nëse në zgjedhjet lokale të vitit 2011, kandidati i djathtë Lorenc Luka mori 20790 vota rivali i tij i majtë mundi të mbledhë vetëm 11221 vota. Por në të njëjtin territor administrativ të Bashkisë Shkodër, koalicioni i majtë mori në 23 Qershor 20835 vota ndërsa koalicioni i djathtë 20087 vota, Fryma e Re Demokratike 920 vota dhe Aleanca Kuqezi 226 vota. Kjo nënkupton një rritje me mbi nëntë mijë vota për të majtën, brenda të cilës ndodhet edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Një tjetër surprizë në këtë llogaritje është Bashkia e Peshkopisë ku sipas shifrave të zgjedhjeve të fundit në atë territor, koalicioni i majtë mori 4169 vota, koalicioni i djathtë 3794 vota ndërsa Fryma e Re Demokratike 434 dhe Aleanca Kuqezi 19 vota. Në zgjedhjet e 8 Majit në këtë njësi vendore kandidati i së djathtës mori 4422 vota dhe kandidati i së majtës 3013 vota. Rritja e së majtës në këtë rast është mbi 1100 vota ndërsa e djathta ka rënë me 700 vota duke llogaritur dhe efektin e largimit të LSI.

Jo pa interes mbetet Bashkia e Kukësit ku si territor, aleanca e majtë grumbulloi 4983 vota, aleanca e djathtë 5278 vota, AK 102 dhe FRD me 53 vota. Rezultati i zgjedhjeve lokale të vitit 2011 në këtë njësi ishte 6144 vota për kandidatin e së djathtës Hasan Halilaj dhe 3441 vota për kandidatin e së majtës Alfred Cengu.

 

 

Bashkia Tiranë

ASHE      168525 vota

APMI      112278 vota

FRD       7075 vota

AK        2821 vota

Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011

Lulzim Basha  AQ   125,042 vota

Edi Rama       AA   124,949 vota

 

Bashkia Fier

ASHE          22723 vota

APMI          10811 vota

D.Prifti      1024 vota

FRD           604 vota

AK            145 vota

Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011

Baftjar Zeqaj    AA    16022 vota

Ilir Bele        AQ    11864 vota

 

Bashkia Berat

ASHE          16244 vota

APMI          7127 vota

FRD           169 vota

AK            85 vota

Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011

Fadil Nasufi    AA    10139 vota

Ilir Deçolli    AQ    9177 vota

 

Bashkia Peshkopi

ASHE          4169 vota

APMI          3794 vota

FRD           434 vota

AK            19 vota

Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011

Ilir Krosi    AQ    4422 vota

Ilir Vraniçi  AA    3013 vota

 

Bashkia Durrës

ASHE    38652 vota

APMI    32036 vota

Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011

Vangjush Dako           AA    33368 vota

Ferdinant Xhaferraj     AQ    29789 vota

 

Bashkia Elbasan

ASHE      27736 vota

APMI      21304 vota

FRD       902 vota

AK        203 vota

Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011

Qazim Sejdini AA    25443 vota

Durim Hushi   AQ    17487 vota

 

Bashkia Gjirokastër

ASHE      10352 vota

APMI      3664 vota

FRD       88 vota

AK        66 vota

Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011

Flamur Bime        AA    6646 vota

Genci Sinojmeri     AQ    5177 vota

 

Bashkia Korçë

ASHE      21274 vota

APMI      12826 vota

FRD       362 vota

AK        112 vota

Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011

Niko Peleshi  AA    16369 vota

Andrea Mano   AQ    14176 vota

 

Bashkia Kukës

ASHE      4983 vota

APMI      5278 vota

AK        102 vota

FRD       53 vota

Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011

Hasan Halilaj      AQ    6144 vota

Alfred Cengu       AA    3441 vota

 

Bashkia Lezhë

ASHE      6269 vota

APMI      4042 vota

FRD       73 vota

AK        46 vota

Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011

Viktor Tushaj AQ    4933 vota

Gjoke Jaku    AA    4631 vota

 

Bashkia Shkodër

ASHE      20835 vota

APMI      20087 vota

FRD       920 vota

AK        226 vota

Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011

Lorenc Luka   AQ    20790 vota

Genc Uruçi    AA    11221 vota

 

Bashkia Vlorë

ASHE      53880 vota

APMI      25837 vota

FRD       716 vota

AK        388 vota

Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011

Shpëtim Gjika     AA    23482 vota

Ardian Kollozi     AQ    18953 vota

18 komente në “PROJEKSIONI i votave për zgjedhjet lokale/ E djathta mund të humbasë dhe Shkodrën e Peshkopinë”

  1. Partia Demokratike says:

    Me Sokol Olldashin Shqipria do ngjyroset blu ne 2015. Per dy vjet shqiptaret do kuptojn kush ka vlera dhe sjell fitore, do kuptojn gjithashtu sa njerez ajduta kan votu ne 2013.

    1. fl says:

      Sokol Olldashi? Ai qe humbi edhe me fotot nudo me vete?

      A mjer ju o tutkuner te PD-se, prisni t’ju nxjerre ne drite kumarxhiu – ekspert bandash.

  2. Kacamilli says:

    Pyetja eshte: a do ekzistoje PD pas 2 vitesh?!

    1. kapo says:

      E keshtu u tha dhe ne 1997 po hapi letrat e shiko rezultate e zgjedhjeve ne 2001. Dhe ne 1997 pd akuzohej qe dogji vendin , kurse kete rradhe arsyet jane thjesht i erdhi koha te linte pushtetin .

      1. fl says:

        Ju erdhi ne ndihme shoku Fatos athere. Kesaj radhe shenjat duket qe shpellaret jane specie ne renie, fale zotit. Emancipimi qe do sjelle Qevereria e re do i lere ne minorance edhe me te thelle.

  3. boing777 says:

    po te keni mulin e keni me te sigurt fitoren ne 2015…le qe jua ka zgjidh problemin kac islami ju…or mik hapi syt se mos te duket vetja akoma ne enderr si puna asaj militanes tuaj..me mir tme le burri se sa tna le saliu partin.kshu tha militantja juaj magjino ca lloj partie demo=kar=tike jeni.

    1. Hahahahahaha!Me pelqen shume komenti qe ke bere!

  4. Albana says:

    Saliu,Sokoli dhe Luli jane te tre per ne burg ,sepse jane
    vrases ,kriminela
    Denimi i tyre do te shpetoje perfundimisht PD nga plehrat, apo jo mor
    Kolloz?
    Pse sndihesh me!, ke marre shume pare ti per punesim por do ti japesh nje e nga nje ashtu sic i ke marre

  5. myzeqari says:

    Ore ju te Temes i keni mend ne koke ju apo jo ca PD thoni ju more. PD iku njehere e mire ajo del force e trete ose e katert ne zgjedhjet lokale ja ketu do jeni. Olldashi eshte nje kriminel i lindur, Luli vetem per te qeshur eshte. Ore keta thone prape Saliu violine e pare. Po keta kete radhe nga Saliu e hengren. Keta nuk po shkeputen dote nga Sala megjithese dhe te drejte kane se i kane duart me gjak. Zoti Olldashi kush e vrau Fatmir Xhindin? Zoti Basha kush dha urdher per te hapur zjarre ne drejtim te demostruesve ne 21 Janar? Kur te ktheni pergjigje te sakte per keta atehere do ta meritoni vendin ne qeverri.
    NUK KA TE TJERE PD PER TE ZGJEDHUR NE KRYE APO DO TE VAZHDOJ ME VRASES E KRIMINEL. NE QAFEN TUAJ ISHALLAH.

  6. diell says:

    -Shkodra eshte vendi per te cilen me dhemb dhe qan zemra,
    per ta pare me mire c’do dite.Ky gjigant i kultures dhe me gjere ,
    duhet te shkeputet njehere e mire nga karnavalet e politikes.

  7. petriti says:

    Po te kete Mulin nga shishtaveci e ca te tjere nga tropoja ,ca spiune te Gazidedes nga dibra qe komanduan PD dhe gjite shqiprine ,garante qe ajo force politike do ngelet e shperfytyruar.

  8. Zef Kallami says:

    Parti per jeten dhe jo parti fashiste.
    Ajo e Kukesit ishte nen presionin e revanshit qe presidenti mustaqeli nuk e shifte.Por nga e djathta kriminele sot do shkeputen drejt FRD njerzit e civilizuar qe duan vertet demokraci.Do beje qe e majta te mos endrrojne dhe fort.Njerzit sa vijne dhe piqen.Hapin sy dhe vesh dhe dijne te gjejne vendin e hedhjes se votes per jeten e vet qytetare dhe aspak kriminale.Jeta asht te jetosh dhe jo te vritesh.Per kete duhet te punohet per te ardhmen.Parti per jeten dhe jo parti fashiste.
    E ardhmja e popullit asht drejt te majtes dhe drejt te djathtes FRD.Te tjerat parti bejne mire te shuhen dhe te mos konsumojne nga buxheti i shtetit me burim taksapagues popullin.

  9. Koli says:

    Do humbasi patjeter se dhe e Enveri nuk e la popullin pa buke ashtu siç e la Partia Demokratike Hajduteri DHE BANDA E TYRE

  10. Tirona says:

    Euforia nuk eshte shuar akoma,lereni kuqaloshet te kenaqen me numrat.Do esullohen shpejt me breke kuqet.Ideale do ishte sikur te benin ato qe premtuan por problem e kane dhe do e kene.Shum premtuan,se si do justifikohen per shendetesine pa para,uljen e taksave etj etj… do shohim.Piktori eshte pishman pse ka aq deputete,se nuk justifikohet me fare.Me lehte do kalonte sikur te kishte numra me te arsyeshem deputetesh do justifikohej me lehte,keshtu zoti ia dhashte hajrin.Vetem te behet mire per Shqiperine e popullin po do i mbyllim syte pse eshte Edi brekekuq e folklorik.Dy vitet e para do tregojne sa eshte sahati thone.Ne ballkan nuk meret vesh kush eshte i djathte e kush i majte, turli tave eshte be me partite.Rama do e kete problem edhe me Mete matrapazin qe do i punoje pas shpine si e ka zakon,si qe ia ,,vizatoi,,Berishes.

    1. Ana says:

      Tironc i 2013 je ti?

  11. Zef Kallami says:

    Tirana!

    Nese e ke me bindje koceptin e ndertimit te shtetit shtet.Mos u merakos.Cdo e pas shpinde do bjere si akulli ne + 100 grad celsius.
    Edhe Meta edhe Rama nese arrijne te bejne shtetin shtet.Te jesh i sigurt qe dhe vet propozuesit qofshin dhe keto dy me siper.Te zgjedhurit qe do vihen ne detyre do zabtojne vetem ligjin qe kryen detyren.As nuk do ja dijne fare se kush i propozoi perpara shkeljes se ligjit.Vetem ne qeverine Berisha Ligji nuk kryente detyren po ikte gjithe frige si ato qenet e rrugave,dhe ma keq pa bezajte fare.

  12. antipatrea says:

    O ti tironso,qe vetem nga ajo “o”-ja qe ke vene aty me dukesh tille : Po te donit ta provonit Ramen duhet t’ja kishit dhene atij votat,dhe jo malokut apo fshatarit barkderr … Tani hani ate taven turli,futini nga nje birre te skaduar,dhe pastaj nje loqe shurre ne lane se ashtu ju pelqen … Sa per ate se si do qeverrise ky tjetri – keq,nuk diskutohet, beni gati zarfet per c’do hall qe te keni,se eshte mjeshtri i korrupsionit ne koalicion qe e garanton kete. Vetem po i “fluturuan” ca deputete P.D.-se apo te tjereve per nga Rama me vone mund edhe te shohim ndonje gje interesante…

  13. LELA says:

    Vetem MERO BAZE dhe EDUART ZALOSHNJA e qesin ne drite PD-ne.Te dy do te kthehen aty se prej Berishes jane larguar.Ateherë ku do futi ju bubrreca.Jo nje Edi Rame per Shqiperi,po nga nje Edi Rame per katun po te keni,jeni te humbur.Do humbni per te mos u gjeteur më.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje