Nëna e Edmond Dervishit: Dyshoj se djalin tim e kanë ngatërruar me një tjetër

16 Korrik 2013, 09:47Politika TEMA

Vrasja e Edmond Dervishit të dielën në mbrëmje në Tiranë ka tronditur familjarët.

Ata thonë se ai nuk ka pasur probleme me askënd.

Nëna e Edmondit, Qefserja, duke folur për Panoramën, thotë se djali i saj nuk ka pasur asnjë problem.

“Asgjë nuk e shqetësonte Edin. Ai ishte njeri i dashur me të gjithë, i qeshur. Ne atë kishim që na mblidhte në gëzime dhe në hidhërime. Nuk e di sa do jetojë më tani që më iku edhe ai,” thotë ajo.

Qefseres i është vrarë edhe një djalë në vitin 1998, Gentiani.

Por ajo thotë se kjo nuk ka lidhje me vrasjen e Edmondit.

“Jo thuhet lart e poshtë që djemtë e mi paskan pasur miqësi me Franc Konomin apo dhe të tjerë që janë përmendur sot. Jo, jo. Edi nuk kishte të bënte. Shikonte punët dhe hallin e vet”.

E pyetur nëse Edmondi kishte fëmijë, ajo thotë: “Jo, ne vetëm Enxhin kemi. Ajo ishte vajza që la një vjeçe djali im Genti, para 15 vitesh, kur ma vranë, atë vajzë kishte edhe Edmondi. E kishte si vajzën e tij. Ishte shumë i lidhur me të. Vetë nuk kishte fëmijë. U martua, por nuk arriti të bëhej baba dhe u nda nga e shoqja. Kishte gati 4 vjet që ishte lidhur me Edrinën dhe me atë jetonte tani”.

Në fund, Qefserja thotë se dyshon shumë që djalin e saj ia kanë ngatërruar me ndonjë tjetër, pasi nuk kishte arsye pse t’ia vrisnin./ep

5 komente në “Nëna e Edmond Dervishit: Dyshoj se djalin tim e kanë ngatërruar me një tjetër”

  1. Gabriel says:

    po po.rikoshet do kete qene

  2. komandanti says:

    Kam bindjen se ngjarje te tilla duhet hetuar me pergjegjesi nga shteti. Ketu eshte bere nje Kolumbi e dyte. Vendosni ligjin.

  3. ssssss says:

    E moj nene te gjitheve u dhimset femija po ti kishe edukuar mire e ti bije nga mbrapa do ishin si te tjeret ne hallet e veta.
    Kryeministria esht cerdhe alabakesh i njofin te gjithe.

    1. ervin says:

      Moj debile e njeh ti qe flet se si i ka rritur ajo?po keshtu eshte kur nuk e ke ti hallin e asajt po neser do besh ti nene dhe do te shohim si i do i msosh.qenke nje injorante asgje me teper dhe nuk ke goje te flasesh ti per mamane e edit.

  4. Shefqet says:

    I paharuar Edi!
    E kam njohur ka qene djale i mire.
    Nuk besoj se ka qene ngateruar ne pune te pista.
    Gjynaf, po merr vdekja njerezit e mire.
    Respekte, i paharuar kujtimi yt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje