Arvizu: Rama na e bëri të qartë se do bashkëpunojë ngushtësisht me SHBA

15 Korrik 2013, 18:43Politika TEMA

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, së bashku me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ishte në një takim në selinë e Partisë Socialiste, ku u prit nga kryetari, Edi Rama.

Pas takimit, që zgjati për më shumë se një orë, Arvizu dhe kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.

“Si president i ri i Dhomës Amerikane të Tregtisë erdha të falenderoj zotin Rama për takimin. Folëm për pak detaje, por do flasim për më shumë, më vonë. Ajo që kërkon biznesi është qartësia”, tha Crawford.

Ai ka shtuar se ka ofruar mbështetje për administratën e re, një këshill konsultimi të biznesit.

“Do ishte mirë, që biznesi të kishte takime direkte jo vetëm me kryeministrin, por edhe me ministra. Do ishte mirë të kishte një strukturë, një periudhë kur të merren vendime, por gjatë kësaj periudhe biznesi duhet të konsultohet. Duhen konsultime përpara jo pas. Do donim të ishim pjesë e këtij procesi, që çon drejt vendimeve dhe ato të merren në kohën e duhur. Ishte takim shumë i mirë dhe po presim me kënaqësi këtë administratë të re,” theksoi Crwford.

Kurse ambasadori Arvizu theksoi se “zoti Rama e bëri shumë të qartë, që ai do të punojë ngushtësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe veçanërisht me SHBA-të dhe ofruam mbështetjen e plotë, asistencën me praktikat më të mira të punës”.

“Kam besim se zoti Rama dhe Meta që do t’i përgjigjen asaj për të cilën votuan votuesit. Presim me kënaqësi të punojmë me këtë qeveri”, theksoi Arvizu.

Më tej ai shtoi se dhamë këshilla për biznesin, por kjo mund të bëhet në çdo fushë.

“Transparencë në çdo fushë, kredibilitet dhe parashikueshmëri dhe përgjegjshmëri. Këto janë tre shtyllat ku bazohet bashkëpunimi dhe këshillimi që SHBA presin,” mbylli fjalën e tij Arvizu./ep

5 komente në “Arvizu: Rama na e bëri të qartë se do bashkëpunojë ngushtësisht me SHBA”

  1. safeti says:

    More idjot, ti je Ambasador kujdestarie per transferimin e pushtetit ke Ambasadori Donald Lu, qe eshte zgjedhur nga 350 milion amerikan. I bejm thirrje Biznesmenve amerikan mos nenshkruajn asnje kontrat me kete sharlatan pasi kur te Vij Ambasadori ri Donald LU kontrata do zhbehet.

    1. baca says:

      o safet qenke kokrra e debilit me idiotesi nuk kisha lexuar, po pse kete ambasador kinezet e zgjodhen o debil , na mbyti injoranca….ruajna Zot.

    2. Po jon tan kamunista mor safet. Puqin Doktorit ton ja kan ba kamunistat amerikon te Obams n’bashkpunim me Ramen tan ne denmokratat e nershem e kena kuptu ket fakt

  2. hawk says:

    Safet,nqs ishte “batute” ajo qe ke shkruar,je i madh…kam qesh me lot 5 min,dhe ta dish qe s’para me qesh buza…nqs e ke pas seriozisht,e ke hak commentin e BACES…

  3. Zef Kallami says:

    Po,pse jo.Asht i vetmi vend dhe ma i pari ne historin e botes qe mbron shqiperine me gjithe shpirte.
    Bile ndihma ma e para dhe ma e mire asht krijimi i shtetit origjinal sic ekziston vete Shteti Amerikan.Ku nuk lejohet te shkelen te drejtat e njeriut deri ne ate qe ju shqiptare nuk e imagjinoni.Per nji fyrje e jo ma per nji kercnim denohesh me xhobe sa te dhembi palca e kockave dhe e kurrizit.Force e ligjit qe mbyll perfundimisht edhe gjakmarrjen.Se vec xhobes ka dhe tralalan e burgut.Kjo metode asht me e forte se ajo e monizmit.Sepse futesh ne borxh me qeverine qe nese nuk rrespekton ne kohe detyrimin e shlyrjes vazhdon rrijta ne %.Gje qe pjestaret e fa,iljes e pesojn me stomakun bosh.Ndaj duhet te jene te sjellshem dhe ne komunikim dashamires ne shoqeri pavarsisht se jeni pere per here te pare ne kete diell mbi toke.
    Kercnimi i Beishes ne parlament nuk do perseritet ma ne shtetin shtet.Fluturon me presh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje