Çdo ditë e më shumë Shqipëria është një vend ku nuk mund të jetohet, jo vetëm për shkak të varfërisë, por më së shumti për shkak se krimi ka prekur çdo qelizë të këtij vendi.
Vrasjet makabre në familje, maskat që dalin në rrugë, ezekutimet mes bandave mafioze, por edhe vjedhjet, regjistrohen në çdo sekondë të ditës.
E ndërkohë që krimi duket se është ulur këmbëkryq në këtë vend, deri më tani nuk kemi parë qoftë dhe një reagim të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Policia është prezent në vendngjarje për të mbledhur kufomat, se sa për plane masash për të garantuar rendin, askush nuk flet dhe jep llogari.
Vrasjet
Alketa Cani u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në Tiranë.
“Krimi” i vetëm i 37 vjeçares ishte varfëria dhe kërkesa e llogarisë për jetën e shthurur të bashkëshortit të saj, prej të cilit gjeti vdekjen.
Varfëria, por dhe pija që Ilirian Cani konsumonte, bëhej shkak që çifti të kishte konflikte të herë-pas hershme.
Megjithëse të dhënat paraprake thonë se gruaja ka kërkuar ndihmën e policisë për dhunën e ushtruar nga i shoqi, burimet zyrtare thonë se zyrtarisht Alketa nuk ka kërkuar mbrojtjen e policisë.
Autori i krimit, punonjës civil i një prej reparteve ushtarake, njihej si person problematik kur ishte nën efektin e pijeve alkoolike.
Po kështu, burime nga grupi i hetimit thonë se borxhet e shumta të familjes ishin shkak i sherrit mes çiftit, që kishte edhe dy fëmijë.
Në të njëjtën gjendje, i dehur, Iliriani ka qenë dhe pasditen e së hënës, kur ka nisur të debatojë më gruan e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Sadik Petrela”, në zonën e njohur si “Kodra e Priftit”.
Pasi ka vajtur në shtëpi i dehur, 42 vjeçari ka qëlluar me armë automatik, tip kallashnikov, gruan e tij, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Më pas Ilirjan Cani ka qëlluar veten me të njëjtën armë dhe falë ndërhyrjes së fqinjëve, të cilët e kanë dërguar në Spitalin Ushtarak, ai i ka shpëtuar vdekjes.
E ndërsa motivi i ngjarjes është klasifikuar nga policia për motive të dobëta, mesditën e së hënës një tjetër ngjarje ka tronditur kryeqytetin.
Një 17-vjeçar është goditur me thikë dh për pasojë është në gjendje kritike për jetën. Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Gjon Buzuku” në afërsi të zonës së “Xhamllikut”.
Adoleshenti Xh.Haxhillari ka qenë në një bar- kafe kur dy persona kanë nxjerrë një thikë dhe e kanë goditur tre herë 17-vjeçarin dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.
Policia sërish tha se po heton ngjarjen, ndërkohë që mbrëmjen e së dielës një ekzekutim i tipit mafioz u ka kujtuar kryeqytetasve kohën e luftës mes bandave.
Madje, vetë policia thotë se për të zbardhur krimin, ku gjeti vdekjen 50 vjeçari Edmond Dervishi, i është rikthyer dosjeve të krimit mes bandave që kanë qenë tmerri i Tiranës.
Por tashmë vendi është nën terrorin e vërtetë të krimit. Për 6 mujorin e parë të këtij vit janë regjistruar 60 ngjarje të rënda duke shkaktuar mbi 70 viktima.
Sigurisht që këtu nuk përfshihen aksidentet rrugore, që dhe ato për nga statistikat, krijojnë një bilanc lufte në Shqipëri. Fakti se pjesa më e madhe e krimeve kanë ndodhur si atentate tipike mafioze, tregon jo vetëm dorëzimin e Policisë së Shtetit, por më së shumti paaftësinë e saj për të garantuar rendin dhe sigurinë.
Nga 60 ngjarje të ndodhura brenda këtij harku kohor, janar-qershor 2013, rreth 18 vrasje janë cilësuar si mafioze e të realizuara nga vrasës me pagesë, që tashmë kthyer një biznes i pastër.
Vrasës me pagesë dyshohet se kanë kryer dhe krimin e të dielës mbrëma, për të cilin ende policia nuk ka asnjë autor.
Vrasjet e bujshme pa autor
Në këtë gjashtëmujor krimi nuk ka goditur vetëm familjen, por dhe Policinë e Shtetit, ndërkohë që vrasjet mafioze vazhdojnë të arkivohen si ngjarje pa autor.
E tillë është cilësuar nga policia vrasja e Admirim Sakos, i cili u ekzekutua në prani të bashkëshortes së tij. Sipas të dhënave dhe dëshmive të bëra në polici dhe në prokurori, e veja e Sakos ka rrëfyer se është e frikësuar për jetën e saj dhe të djalit të vogël dhe ndihet çdo ditë e kërcënuar, me frikën se vrasësit do rikthehen sërish. Kjo vrasje ende nuk ka asnjë autor, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Një lajm i cili nuk bëri bujë, por që në të vërtetë ishte vrasje e rëndë, është ajo e Bujar Barçit, artistit dhe kineastit të njohur, ndërsa arrestimi i autorit të krimit duket se nuk është bindës për familjarët dhe ndoshta edhe vetë prokurorinë që po vazhdon ende hetimet. Kjo ngjarje e rëndë u la disi në hije pasi media dhe vetë policia u zhvendosën sërish tek kërkimet e të miturit Julian Çela, pas arrestimit një personi që pranoi në polici se pasi e kishte rrëmbyer e kishte mbytur dhe hedhur në plehrat e sharrës minorenin.
Vrasja e koreografes Sonila Tafa, është një tjetër ngjarje ku autori është ende i lirë. E reja mbeti viktimë e një breshërie automatiku, në periferi të Tiranës. Autori i dyshuar i krimit është Artur Kuliçaj, por që endet i lirë.
Vrasja makabre në xhaminë e qytetit të Lushnjës e Shyqyri Muçës i cili u ther nga një besimtar, është cilësuar si një ndër rastet më të rënda të ndodhura ndonjëherë në Shqipëri, ndërsa vrasja e komisar Musa Skurës, në janar të këtij viti, ishte ngjarja që dëshmoi se krimi nuk kursen as policinë.
Komisar Skura u qëllua për vdekje nga një grup që trafikonte municione gjatë operacionit për arrestimin e tyre, ndërsa ekzekutimi i kryekomisar Dritan Lamaj do të gjunjëzonte Policinë e Shtetit përballë krimit të organizuar.
Vrasja e oficerit Selman Lena, në kryqëzimin e Kamzës, ishte një tjetër ngjarje që dëshmonte se policia, jo vetëm që nuk godet krimin, por si asnjëherë tjetër, ajo është vetë objektivi apo dhe viktima e grupeve kriminale.
Kështu, me ketë bilanc lufte, me një polici të dekurajuar për të siguruar rendin dhe një drejtor policie si Hysni Burgaj, që deklaron se është në punë, vrasjet, sado makabre qofshin, nuk çudisin më askënd.
Thjesht ngremë sytë nga qielli: Zot na ruaj!
Ky Eshte Shteti i saliut.
i ben te gjithe kriminela si vet shteti.
ky eshte Albanistani i S-halè serbit. i dyti ne Europe pas Gjermanise. biles edhe per vrasjet jena te dytet pas Gjermanise, sepse ne Gjermani njerezit theren dhe vriten cdo dite..!!
kafsha S-halè do te ngelet ne histori si qenia me e peshtire dhe me e urryer ne historine mijeravejcare te rraces shqiptare..!
ngadale o shoku ngadale ne philadelphia dhe chicago eshte fut ushtria se krimi ben kerdine, vetem ne daten 4 korrik per diten e pavarsise atje u vrane 70 veta dhe 140 u plagosen ne raste te ndryshme incidentesh, per te mos thene pastaj neper milano,athine paris dhe sidomos londer, a nuk ishin emigrantet ne suedi qe e dogjen stokholmin para tre javedh dhe policia rrinte si e shushatur? kjo eshte politike globale qe te mbajne klasen e varfer nen presionin dhe terrorin psikologjik te krimit qe te jete shume e corientuar per tu ngritur kunder elites se pasur
kulture e injorance moçalore
pune moçaloresh
Nga kombet e bashkuara ne nje studim Ballkani eshte vendi me kriminalitet me te ulet dhe me i sigurte per te jetuar se ne vendet peredimore dhe sidomos neper qytetet e tyre te medhaja
Ka vra shume enveri.
Tani po. Svritet njeri
dikush mund te thote cfare hyn DOKTOR MORTJA ketu?! hyn,eshte kudo! Ky eshte shteti,kjo eshte shoqeria qe ai ndertoi qe me ardhjen e tij ne pushtet! demet qe le pas jane te pallogaritshme,jo vetem materiale ,por mbi te gjitha morale!
Nje tmerr i vertete , vriten njerezit si me qene koka pulash . Po mbi te gjitha shumica e krimeve jane aq ordinere dhe makabre sa te duket vetja sikur je ne Afrike.Shumica e ketyre krimeve makabre vijne si rrjedhim i injorances dhe mos emancipimit. Paradoksi me i madh eshte se shumica e autoreve te ketyre krimeve ikin ne “drejtim te paditur ” ose marin nje denim qesharak.
Policia eshte ne pune per te penguar perparimin e vendit e per te mbajtur
me shprese shpellaret se do te pengoj ardhien e fituesve ne pushtet.
A nuk ishte ky Burgaj para 2-vjetesh qe nuk zbatoi urdherin e prekuroris?
A nuk eshte ministria e Zotit Noka qe bashke mee policet etij beri gjithe ate presion per zgjedhiet ne Kukes?Pas gjithe ketyre veprimeve
c’far presim?Ne s’kemi polici te popullit por te kupoles qe lejon terrorin qe njerezit te thone aman mos ik.Keta e katandisen vendin ne
kete gjendje qe te themi ,ishim mire ne kohen e diktatures.
keta qe drejtojne policin jan ca qelbaniker qe jo vetem duhen zhduk nga policia e shtetit po edhe futur ne burg per perkrahje dhe bashkepuntore ne krim ,e cfar presim nga nje polic kur drejtuesi i larte drekon e darkon me kontigjentin
o gazetar koti .shkolla gjon buzuku me xhamllikun kan nje distance te modhe .cfare injorantesh mer jahu .
Esht kthy policia ne axhensi funerali,duan dhe ngritje rroge pale, nuk i çojn ne shtepi dhe me ket rast kursejn dhe parat e taksapagusve shqiptar, gjej malok e injorant dhe fut ne polici esht ber policia shtetit si OJQt, policia duhet te xhvishet komplet, nga burgaj deri tek ata kapterra qe rrin verdall kot me sandalle per te mar nje rrog.
Duhet kohe qe policia te ndryshoje destinacionin.Nga mbledhes kufomash ne mbrojtjen e jetes per te mos mbledhur kufoma.
Ose ose,ne nji kohe rrekord,rreforme rradikale ne tanesine e kesaj arme te ruajtjes se rendit.
Te mos shifet polic i veshun me rroben e policit duke kthyer kriklla birre me qofte Dervishi.Po ne cdo sekond,dite-nate te 24 oreshit ne gadishmeri me sy dhe vesh hapur ne vrojtim te keqberesve.Ose nuk ka veshmbathje policie per polic kot qe ngacmojne njerzit(femnat) rrugave.
Te krijojme polic qe kur t’na vriten,t’na dhimbsen si drita e syve.Dhe jo,ti themi,mire ja bene qenit.
Nje baba qe nxjer femijet e tij jashte deres se shtepise dhe fillon rreh gruan deri ne vdekje e qe nuk ndalon as nga pargjerimi femijeve ti fali jeten asaj.Ajo e gjora e kishte denoncuar me pare dhunen e tij .Ndoshta se kishte degjuar thirjet e Jozefines per “Denonco megjithse nuk te mbroj ” .E keto skena ndodhin rendom ne vendin e “shqiponjave ” Shqiponjave te bythes , ku 50 % e shqipetarve ose me teper jane te inkriminiuar qofte me trafiqe qofte me korrupsion ,mosbatueshmeri ligji prona pa leje, vrasje, droge nje pafundesi krimesh qe bejne nga mengjesi e deri darke .Pasi jane merzitur me krimet e vjetra i kane hyre krimit te familjes e spo njohin limit masakrojne baba nene vella nip grua e femij . NA vjen keq kur policia greke i fut plumbin ballit disa te aratisurve se te drejtat e njeriut nuk e lejejojne kete po harrojme se nuk justifikohet me pas 23 viteve me tranzicion shkalla e llatarshme e kriminalitetit qe mbartin shqiptaret .Pse nuk e shikojme veten ne sy sa rrugac e anakronik popull jemi ?!E vetmja gje qe me vjen keq per kete vend jane ata njerzit e paket te ndershem dhe fisnik qe i kane ngelur ketij vendi e qe e vuajne me ankth e frike realitetin e ndyre shqiptar .Pjesa tjeter do ta meritonte shume mire auzhvicin .Boll na shkruani per te drejtat e njeriut dhe shtetine leshit qe kemi ngritur asgje nuk ekziston te vendi bishave pervec vetegjyqesise ..Popull kriminel