Shqipëria, kjo federatë fshatarësh?!

16 Korrik 2013, 10:15Politika TEMA

Reforma e ndarjes administrative, e cila prej kohësh kish zënë pluhur në planet e qeverisë në ikje, sot po del nga sirtarët e maxhorancës së re parlamentare, me shpresën ta fusë Shqipërinë në binarët e vet normalë të zhvillimit territorial. Por, a do jetë vallë e zonja maxhoranca e re ta çojë para reformën me forcën e kartonëve? Koha do ta tregojë dhe do të ndajë realisht përpjekjet me premtimet…

Nga Ben Andoni, JAVA

Nëse teoria e njohur kineze “Fshati e rrethon qytetin” do të kishte nevojë për një shpjegim praktik, asaj do t’i mjaftonte situata e tmerrshme urbane e kryeqytetit të Shqipërisë. Komunat që e rrethojnë Tiranën (thjesht janë lagje), veçse i kanë zhvatur pafund territor kryeqytetit ndërsa i kanë dhuruar kaos. Respektivisht komunat e Dajtit, Farkës, Kasharit janë shkaktare të kësaj asfiksie të paimagjinueshme të kryeqytetit, që e jetojmë të gjithë. Njësoj në Durrës, Elbasan, Shkodër e gjetiu, kjo ndarje territoriale tani është kthyer në makth për buxhetin e shtetit dhe në parajsë për përfituesit. Reforma e munguar e ndarjes territoriale, në fakt, gati po merrte udhë në fillimvitet 2000, kur ndaloi papritur. Një kapriço politike bëri që gjërat të ktheheshin nga fillimi dhe gjithë ajo punë titanike bërë nga një grup ekspertësh të zinte pluhur dhe të harrohej krejt nga qeveria në ikje. Për fat të keq, procesi i nisur nga PS-ja në vitet 2000 dhe vazhduar në të gjithë hallkat deri në parlamentin shqiptar, madje edhe me asistencën e duhur ndërkombëtare, nuk u finalizua. Stina e mirë e dy Big-ëve politikë do të ngrinte sërish, ndërsa Partia Socialiste do të linte pushtetin për tetë vjet. Si imperativ, dhe jo më kot, ajo ka riardhur në ditët tona me nevojën e braktisjes së këtij parcelizimi aq të madh të vendit. “Në kushtet e ndarjes së sotme administrativo-territoriale, kur njësitë vendore janë të vogla, mundësitë për të rekrutuar një staf me aftësi profesionale për të administruar me efektivitet njësinë, mbeten të vogla. Nga ana tjeter, polarizimi ekonomik e financiar si rezultat i zhvillimit të diferencuar të njësive të ndryshme administrativo-territoriale dhe lëvizjet demografike, janë shoqëruar edhe me diferencime të mëtejshme  të nivelit arsimor të popullsisë së njësisë”, thotë Blendi Çuçi, ekspert i PS-së dhe një nga njerëzit, i cili e ka ideuar dhe skicuar këtë reformë që nga fillimi. Në fakt, është e dukshme situata e vështirë e njësive vendore, ku shumica prej tyre janë barrë për buxhetin dhe pengesë për zhvillimin dhe tashmë me mandatin e ri të maxhorancës (me kartonin e +80 votave) është më shumë se e nevojshme një ndarje e re. Reforma, e cila duhet të përfshijë shumë aktorë duhet të synojë shkrirjen e njësive që s’janë të zonjat të realizojnë funksionet e tyre dhe më shumë akoma i rëndojnë buxhetit. E thonë shumë dhe në fushatë Rama e artikuloi shpesh.

 

Situata e sotme

Por a është aq e lehtë? Shqipëria numëron sot në hartën e saj administrative plot 12 qarqe, 65 bashki, 309 komuna dhe gati 3020 fshatra. S’mund të quhet më decentralizim, pasi ky është një thërrmim i vërtetë i territorit për frymë popullsie. Si paradoks, me censusin e ri jemi thjesht 2.8 milion banorë, ndërsa jemi mbushur me subjekte administratash lokale, të cilat presin fondet e vogla që kryetarët e tyre s’ua gjejnë kurrë si duhet vendin, apo që se çajnë kokën fare për mjedisin, zhvillimin e komunës etj. E sa më të largëta e të thella janë gjeografikisht njësitë territoriale aq më parazite duken. Sensi i sotëm i reformës, e cila pritet të nisë menjëherë në shtator, ideon një përmbledhje më të madhe të njësive territoriale, ku njësitë më të mëdha do të funksionojnë si të pavarura dhe të futen direkt për thithje fondesh me Brukselin. Në studimin e vetëm të mirë që u bë në vitet 2002-2003 llogaritej se 34% e njësive vendore nën 5.000 banorë kishin mbi 40% të administratës me nivel arsimor të lartë. Ndërsa 74%  e njësive vendore me 10.000-20.000 banorët e tyre kishin mbi 40 % të administratës me arsim të lartë. Por, s’mbaronte këtu. Të mjaftoje të shikoje administratat, rrogat, taksat, shkollat dhe më shumë e të kuptoje se këto ndarje thjesht shërbenin si institucione ku prodhoheshin individë që katapultohen në politikë ose në furnizues të votave politike, sesa duheshin për zhvillim.“Nga ana tjetër, kryetarët e njësive vendore kanë pasur sjellje të dyzuar sepse një reformë territoriale mund të çojë në humbje të “pushtetit” aktual për disa dhe rritje për disa të tjerë. Për më tepër, fuqizimi potencial i disa njësive të mëdha vendore dhe rajoneve mund të perceptohet si një “kërcënim” nga klasa politike që do të dëshironte të kishte një marrëdhënie sa më të varur të njësive vendore ndaj nivelit qendror”, shprehet Dritan Shutina, drejtori i Co-Plan. Por historia s’mbaronte këtu sepse rreth 67% të njësive vendore deri në 2000 banorë ruanin mbi 50% shpenzime administrative.

 

Kuadri Ligjor

Para viteve ’90 ndarja administrativo-territoriale ishte kompetence e Presidiumit të Kuvendit Popullor, kurse pas vitit 1992, në bazë të një ligji që mban datë 10.06.1992, ndarja administrativo-territoriale ishte kompetencë e Këshillit të Ministrave, me përjashtim të krijimit të fshatrave apo bashkimit të tyre, e cila bëhej me vendim të këshillit të rrethit. Kurse nga periudha 1992-2000, procedura për paraqitjen e projektvendimeve në ndarjen administrative-tokësore nuk parashikonte norma e rregulla të qarta. Propozimi vinte nga një këshill, një deputet, një kryetar apo kërkohej mendim nga këshilli vendor përkatës e nga prefekti, por pa përbërë kusht.

Por çështja s’mbaronte këtu, transmetoheshin nga poshtë –lart vetëm ato propozime që konsideroheshin si të pranueshme.

Në zbatim të Kushtetutës, në vitin 2000, u miratuan tre ligje që kishin të bënin me ndarjen administrativo-territoriale. Njëri kishte të bënte “Me organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”; tjetra “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Falë këtij ligji u miratua ndarja administrativo-territoriale dhe u krijuan 12 qarqet (Berat, Durrës, Dibër, Elbasan, Kukës, Lezhë, Fier, Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Vlorë e Tiranë). U ligjëruan 65 bashki në përbërje të të cilave janë sot 64 qytete dhe 180 fshatra. (33 bashki janë qytet+fshatra) dhe 309 komuna me 10 qytete dhe 2829 fshatra (10 komuna kanë në përbërje të tyre qytete), si edhe ligji “Për organizimin dhe funksionimin e bashkisë së Tiranës”. Pastaj mbi bazën e kushtetutës dhe ligjit nr.8652, dt.31.07.2000, u përcaktuan Mënyra e organizimit dhe funksionimit të organeve të qeverisjes vendore.

 

E ardhmja

Reforma territoriale, sot, është jo vetëm domosdoshmëri por edhe kursim mirëfilli parash, ashtu si edhe fitim i tyre. Ende reforma, që do dojë kohë që të rivitalizohet, kërkon shfryrjen e kësaj strukture dhe një  mirëkuptim të të gjithë aktorëve politikë në mënyrën sesi mund të lehtësosh këtë fryrje. Specialistët mendojnë se bashkimi në qendrat e mëdha do ndikojë më shumë në urbanizimin e shoqërisë shqiptare dhe do heqin disi atë ndarje të frikshme gati fisnore që po kthehet në fshatrat tona. Më shumë akoma, krijimi i njësive të mëdha do të thotë që njësitë e pushtetit vendor në nuklat e tyre më të larta, do të komunikojnë direkt si institucione me organizmat ndërkombëtare dhe nuk do jenë të centralizuara me Qendrën, që do të thotë do krijohet një mentalitet tjetër me qendra kulturore, sportive, tregtare dhe pse jo: qytetet do të konkurrojnë me njëra-tjetrën në aspektin e metropoleve. Tani topi është në dorë të politikës dhe në rastin tonë të së Majtës, që në fillim të viteve ‘200 ishte gati drejt finalizimit të këtij projekti të madh. A do mundet të konkludojë tani? Kjo mbetet për tu parë.

“Le të themi se politika ka pasur një interes të lëkundur. Vetë politika është shprehur vazhdimisht për reformë, dhe po ajo nuk ka marrë deri më sot vendim. Vazhdimisht është komentuar se një ndarje e re territoriale do të ndikonte balancat politike, por zgjedhjet qendrore të vitit 2009, ato lokale të 2011-ës dhe zgjedhjet e fundit parlamentare (2013) janë tregues të “mjegullsisë së bastioneve politike” dhe orientimin e zgjedhësve nga oferta konkrete dhe jo nga ngjyra e forcës politike. Rrjedhimisht, klasa politike mund të jetë më bashkëpunuese në marrjen e vendimeve konsensuale në këtë drejtim”, shprehet Shutina. Kurse Çuçi, që e ka kaluar në çdo segment këtë strukturë mendon se: kjo shumicë ka marrë mandatin që ta shtyjë përpara dhe ta përfundojë këtë reformë kaq të rëndësishme për Shqipërinë.

 

As edhe një parti se ka bërë të vetën deri në fund këtë luftë. Arsyeja dihet: Modeli i sotëm i strukturës administrative duket se i shkon më shumë kryetarëve të politikës dhe jo nevojave reale të vendit. Sapo mbarojnë zgjedhjet, harta e njësive administrative qëndron aty ku është me një grup administratash që vetëm harxhojnë dhe abuzojnë, duke i dhënë Shqipërisë imazhin e një fshati gjigand. Por, me sa duket, fshati u duhet sërish shqiptarëve të politikës, që të mbajnë të rrethuar realisht qytetin dhe të përjetësojnë një grup që profesion kanë vegjetimin.

23 komente në “Shqipëria, kjo federatë fshatarësh?!”

  1. Dean says:

    Shqiperia,kjo federate fshataresh?!
    Upssss…s,po edhe sot qe udhetojme me Mercedeza dhe kemi internet ne cdo fshat,jemi fshatare?!?!?!
    Hemmmmm,dicka nuk ndryshoka dot kurre ne Shqiperi.

  2. atila says:

    Ndarja e re administrative eshte urgjente dhe duhet te reduktoje ndjeshem numrin e komunave duke i bashkuar dhe krijuar njesi te reja me struktura efektive dhe me kuader te afte ne drejtim. Nje administrate e afte e shkathet dhe e vogel eshte barre me e ulet per buxhetin dhe takspaguesit por ul ndjeshem edhe mundesite per korrupsion pasi me pak administratore mund te paguhen me mire o edhe te kontrollohen po ashtu me mire. Permiresimi i infrastruktures nivelit te jeteses dhe sherbimeve kerkon uljen me te pakten 1/3 te numrit te komunave nga rreth 350 ne 120 duke patur efekt te ndjeshem duek filluar nga zgjedhjet e ardhshme lokale. Kuadri i ri ligjor per njesite administrative duhet te percaktoje edhe strukturen e tyre te personelit,strukturen e pagave per to si edhe kompetencat.

  3. al says:

    Ne kushtet e krizes globale dhe vecanerisht tonen , dalin para qeverise se re probleme imediate, per te organizuar me mire ndarjen administrative ashtu dhe funksionet e njesive vendore. Deri tani, shumica e tyre ka pas si funksion disa plotesime formularesh , dhenie certifikatesh dhe ndihmen ekonomike. Sot keto njesi duhet te kthehen ne zoter te teritoreve ku shtrine aktivitetin e tyre. ato duhet te jene njesia baze dhe per manaxhimin e fuqise punetore ,si dhe drejtimin dhe keshillimin e bisneseve. Pra te jene ne formen e nje shteti te vogel. ndihma ekonomike per mendimin tim duhet te hiqet, per shumicen dhe te zevendesohet me punesimin e ketyre mijerave njerez qe deri sot jane kthyer pa deshje ne dembele. Puna e ketyre mund te jete pastrimi dhe pyllezimi i teritoreve ku jetojne [ pra pune ne sherbim te komunitetit. te zhvillojne bisedime me dhoma tregetie dhe jashte, per te lidhur marredhenie bisnesi sidomos ne prodhimet agro ushqimore. Keshtu lind dhe ai punesim qe themi , duke shrytezuar resurset natyrore dhe ata njerezore. manaxhimi i keq i teritorit dhe resurseve na ka sjell ketu ku jemi. SOT NE BOTE TE GJITHA STUDIMET PO KRYEN NE MODELIN EKONOMIK DHE SHOQEROR PER TE PASUR SA ME SHUME PRODUKTIVITET.

  4. vz gjirokastriti says:

    Po thuaje me mire o derzi,ne na i ka hipur ketu e 60 vjet katunari ne
    koke e nuk na zbret,per kijamet. E keqija e madhe e nje populli,apo turme eshte qe per krietar te kuvendit te pleqeve,vendoset nje katundar
    qe ne koken e tij gjenden me shume mora se ne kokat e te tjereve.

  5. shpatar says:

    Dakort jam me artikull shkruesin por nje gje nuk kuptoje .Pse u kthyem ne “Federate Fshataresh”? Ne se duhet te kuptojme dicka, per te ecur perpara,le te shohim se kush na ka Qeverisur.Le te shohim se ku eshte mbeshtetur zhvillimi ekonomik dhe politikat e ndjekura .Te shohim se si erdhen proceset demokratike dhe kush ishin autoret e saje .Te shohim cfare ngritem e mbi cfare bazen u ndertua shteti i se drejtes.
    Ky leksjon qe na paraqet zotnija nuk ka vlera per gjendjen aktuale ne Shqiperi .Inisjativat e Rames per ti dhene nje drejtim tjeter Shqiperise jane domozdoshmeri qe e solli si rrisi vete populli. .Perenduan metodat mediokre qe jane ndjekur deri me sot.Pse zotnija ne fjale nuk citon te pakten disa nga gabimet fshatareske te Qeverive te me parshme ?A e di ky biografine e politikanve qe na kane drejtuar ne keto 23 vjete? Cjane keto krahesime me teorite Kineze. Ne nje kohe kur Kina po i meson botes se si ngrihet ekonomija e nje vendi .
    Thuaje mendimin hapur dhe troc :Deri me sote jemi drejtuar nga “Fshatar” te pa emancipuar qe nuk u vijne as tek bishti fshatarit shqiptare qe dhe pa ndihmen shteterore po i rezistoje tranzicjonit duke ushqyer dhe popullin .

  6. Trasparenca says:

    SALIU, QINTPERQINT KATUNAR.

    Shqiperia historikisht e tej ngopur me katunare,filloi superngopjen e saj gangrenoze prej Enver monstres,kur varosi gjithe qytetaret me te shquar te atdheut.Mijra dhe mijra inteligjente qe shekujt ja kishin pregatitur atdheut Enver pranoja i futi nen dhe.
    PSE? mos i cenohej froni nga katundaret qe lejoi te jetonin si skllever te tokes, shto ketu edhe faktin qe katundaret qe moren frenot e Shqiperise jo vetem do mbronin Enver monstren,por nuk do cenonin pasurite qe ju la femijeve Nexhmija me Enverin.
    Keto fakte vertetojne sa i pangopur me sundim ishte Jenveri, sa krye egoist ishte ne karakter,ndaj edhe tani ai eshte ne librin e 101 monstrave,diktatoreve te botes bashke me Stalinin,Neronin, Dullen,Causheskun,etj,etj.
    Lexoni sa katundare kane qene ne qeverite e Shqiperise qe me Zogun deri ne Saliu dhe sa qytetare? Eshte fakt historiko-gjenetik idejae Fishtes: Katundari dhe me rjepe shtate tete lekure,qytetar s’behet kure.Kete gangrene enveriste e kane trasheguar edhe qeverite pas enver kasapit. Saliu uren qytetaret ne politike,ata qe mban i ka sa per formalitet.Shikoni Pollon i jep vetem kycet e kashtes.

  7. Kris says:

    Nje nga sukseset e Sali berishes ishte mosh a e internetit. U kompjuterizuan te dhenat ne administrate duke u harxhuar mjaft fonde publike.ne fakt mendesia dhe praktika e administrates shteterore ka ngelur ne vitet 50-te.ne cdo vend qe te shkosh ne shqiperi te duhet cerifikata e lindjes,bile te jete e fresket,thua se ate e demton vapa.Kam 12 vjet ne amerike dhe sme eshte dashur per te mbaruar pune as ne administraten shteterore as me privatet certifikata.Shkurtimi I burokracise do te shkurtoje adminisraten e fryre dhe do Tia lehtesoje jetted njerezve.

  8. ESHTE SHUME E VONUAR..POR ME MIRE VONE SE KURRE..POPULLI VOTOI PER SHPRESE E PUNE E JO PER CA AGALLARE NEPER KOMUNA APO POLICA ETJ EJ QE MUNDOHEN TA SHESIN VOTEN SI PARTI E PUNESIMIT….EDI RAMA ME GUXIM TE BEJE REFORMAT QE I DUHEN KETIJ VENDI E NQSE PENGOHET NGA KARTONAT PRAP TI DREJTOHET POPULLIT…PER TERRITORIN S’KA PSE TE KETE E QARK E PREFEKTURE… DHE PER KOMUNAT SIPAS TRADITES E MUNDESIVE TE BAZUAR E ME STUDIME E JO ME URRA TE KRASITEN SHUME BASHKI E KOMUNA PSH POGRADECI NGA LINI-QYTET-TUSHEMISHT TE JETE NJE QENDER ADMINISTRATIVE, DEVOLI NJE , FUSHA E KORCES NJE ..SEPSE E SHUMICA E SHERBIME NE FAKT JANE NE QARQE …TANI TE ZMADHOHEN QENDRAT ADMINISTRATIVE E TE AFROHEN SHERBIMET…

  9. Realisti says:

    Pse keto mendesi mesjetare ? Te gjithe jemi qytetare te R SH .Te drejta te njejta,shkollim te njejte etj. Shqiperia ka nevoje per 100 deputet,jo pushtete paralele (Qark-Prefekture ),njeri mjafton,gjysma e njesive vendore etj. Keshtu kursehen fondet,te cilat te perdoren per mereqenien e qytetareve. Po qe deputeti minister te marrin vetem njeren page . E jo , lere mandatin,qe te paguhet nje tjeter. Pra edhe deputet , edhe minister me nje page. Keshtu kursehet .etj…..

  10. Zef Kallami says:

    O,SALIU, QINTPERQINT KATUNAR.
    Ti shkruan cfare ndigjon.Taze.Po nuk lexon asgje,sepse te padit niveli i gershetimit te mendimeve.Korr e mos lidh.Lidhe e mos korr.
    Kenke kokrra e injorantit.Per hater po e pranojme artimetiken tende.Po ama me ndigjo dhe aritmetiken time.
    Nisemi nga baza ne shtresat e popullit prej afer 900.000 banor 1944.Me shkolle fillore dhe te mesme te numeruara me gishtat e dores ne gjithe vendin.Arsimimi i popullates 90%.Keto ishin prifterinje dhe aristokracia qe perbenin 10% te arsimuar.Jo vetem me te larten por kishte dhe nga ato me fillore qe benin aritmetiken tend,shkallafat.
    Ti vetem beje krahasimin e prodhimt te universitarve nga viti 1957 e deri me 1990.Sa te till ka nxjerr.Qe nga 6 vjec e lart te gjithe te arsimuar.
    Tashti kam deshire te dije prej teje.
    Fishta ishte qytetar apo fshatar edhe pse nuk iu hoq asnji lekure dhe ty qytetarin te detyron te marresh filozofin e Fishtes per tu shitur qytetar.
    Mendo per te ardhmen se ku e coj vendin Sali fshatari me shtate lekur shternguar ne antiplumb qytetarie per te zhvatur e kriminalizue kete populli ku jemi brenda une dhe ti.

  11. mirel says:

    Ne parim dhe une jam shume dakort me artikullin.
    Vetem problemi i “konfederates fshatare” me shqeteson me te drejten e cdo shtetasi shqiptar qe te jete qytetar i Shqiperise.
    Shkruesi duhet te kete parasysh nje fakt te rendesishem:
    Civilizimi dhe perparimi i vendit vjen nga levizja e popullsise.
    Dyndja e qyteteve me te ardhurit nga fshati ishte dhe ngelet nje fenomen shume i nevojshem per civilizimin te pjeses me te madhe te popullsise. Sigurisht kjo sjell me vete dhe fenomene negative, por esenciale eshte progresi shoqeror-kulturor.
    Kete nuk mund ta mohoje ashkush.
    Perndryshe nuk do kishte dhe nuk do kete zhvillim, por vetem dy shtresa popullsie:nje ne hene e nje ne toke.
    Perndryshe do kishim ende ne fuqi kanunin e lekes dhe te idriz sulit.

  12. Realisti says:

    80 % e njerezve te medhenj ne bote, kane lindur ne fshat. Ne Shqiperi fshatare; Fishta,vellezerit Frasheri,Mjeda,Cajupi etj. Politikane:Shehu ,Berisha,Rama,Bushati,Bode,Kokedhima,Ruci etj.Nuk po citoj emrat e medhenj ne bote. Fshatare ishin edhe profetet : Moisiu,Krishti,Muhameti.

  13. Historia says:

    ZEF KATRAURA.
    Zef koqia, enver kodoshoi nxori me lopate shqipo te”shkolluar”, aspak cilesore or alldup.
    Mafioz zefi pse nuk ze ne shkrim tradheine e Krishterimit nga shqiptaret qe u turqizuan me kulac dhe me kerbac ne myslimane dhe kjo thike na ndjek deri sot me kanceret e saj?
    Pse u pagezu Ibrahim Rugova para se te ndroje jeten ne fene e te pareve dhe ti ala ri turkoshak?
    Kush e pengon futjen ne Evrope te ciles i perkasim historikisht? ti me turkoshaket e tu or kerpac.
    Kush pergjigjet qe jemi te fundit ne c’do drejtim,pervecse turkoshaket qe na kane drejtuar 100 vite si idiote nga trute,or zef tru peshku.

  14. xhemajl says:

    Ne Shqiperi u rrenua shumecka qe nuk duhej rrenuar ne formen qe u rrenua. Duhej rrenuar dicka bukur shume, por gradualisht duke i pare rezultatet e ketij rrenimi. Duhej planifikuar se cka duhej rrenuar dhe pse duhej rrenuar. Cilet do te jene rezultattet e rrenimit. Duhej parashikuar se pse duhej vepruar keshtu. Duhej parashikuar se cilet do te ishin rezultatet konkrete ne kushtet tona konkrete. Kush mund ti bente keto dhe pse. Pra nuk mund ti benin keto ndryshme njerez me inate ideologjike, por njerez qe ishn ne rrjedha te zhvllimeve, pavaressht gabimeve qe kishin, se me te paformuar e te pangritur nuk behet sa duhet. Turma revanshiste shqiptaresh kunder nje grupi “komunistesh” rrenoi cdo gje per hakmarrje ndaj dikujt. nuk e dinin ndaj kujt thirreshin kunder komunizmit, por rrenuan plotesisht shoqerine shqiptare. U rrenua per 20 vite, por per ndertim ndoshta pak jane 100 vite, por dihet se duhet bere perpjekje, duhet te ecet perpara. Nese punohet rezultatet nuk do te mungojne, aarsyeja fiton gjithmone,edhe pse ngadale.FLM.

  15. beso says:

    koncepti i metropoleve dhe magalopoleve eshte zhvilluar duke pasur parasysh perqendrimin e sherbimeve,te nxitura keto nga perqendrimi i konsumit,qe ve ne loje interesta e megaindustrive konsumiste.Sikur metropolet te mos udhehiqeshin nga imperativi i konsumit,sherbimet do degjeneronin,gje qe ndodh ne periferi te degraduara te shume metropoleve,duke filluar nga Nju Jorku.Rasti me i mire do ishte shperndarja e drejte e sherbimeve,qe sa me cilesore te jene,aq me pak”fshatare”mbeten fshataret.Permiresojuni fshatareve sherbimet,dhe do ta shikoni qe s’kane pse levizin nga vendi.

  16. Tani says:

    Ne fakt jane 308 komuna pas bashkimit te Bushatit me Barbullushin, si i vetmi rast i shkrirjes vullnetare te njqv. Ka dhe studime te tjera te kryera nga ojf serioze qe rekomandojne 80 njqv dhe shkrirje te qarqeve

  17. Zef Kallami says:

    Histori!
    Mendja juaj keshtu e don.Te me quana katraura vetem e vetem pse ju peshurra.
    Kjo nuk asht per fajin tim por pozicionin historik qe e keni zene posht tabanit te uturakut,e shurqelit,ku shurrojne njerzimi.Po ju,keshtu e keni zanatin te ma vini mua Zefit.
    Po c’hyn tradhetia e krishterimit me problemt e Berishe dhe te PD sot.
    Une Zefi qendroi ne pozita te shendosha te mos nenshtrimit te krietarit tuajin turk Berisha qe na beri vllezer per nga gjaku.Ndersa ti i pa kurrfar besimit dhe etniet na shitesh sikur po din shume vetem e vetem se na shkruesh “Historia.A ban me dit te thot njeri se nga e ka etnin kjo Historia.Biri i kujt asht.Kush bole e pjerdhi ne vagin dhe na erdhi ky sorollop historie.E shpervjelet sikur po din dicka.
    Ja pra se sa din truni i yte.Nese je njeri para se te behesh Histori ujem(kopil),pa prinder.
    Ka 23 vjet qe pjerdhin politikanet e cdo krahu aty ne Shqiperi qe te hyme ne BE.e perseri jo.Planifikon Rilindja qe brenda 8 vieve te ardheshme te behemi anetar te BE.Ne nji kohe shume te larget Enver Hoxha na beri anetar te OKB ne nji kohe teper relativisht te shkurter.Ia imponoj botes te njohin shqiperin,e katraurve miliet si puna yte dhe e stanit Berisha.Bile edhe Kinen e madhe Shqiperia ia imponoi botes ta pranoj anetare me te drejta te plota ne OKB.Sot anetare e keshillit te Sigurimt.
    Ndersa ne me keto shkarravinat Historie pa prinder po kopile rrugash na shesin dhe pordhet pa cilesi.

  18. tol fracezi it says:

    Titulli shkrimit shume i sakte ,komplimente autorit ,me gjithe ata shpellar e katunar qe ka vene salehu ne krye te administrates ,mjere populli shkrete ,salehu per te mbajtur pushtetin ,zbatoi thenien e mao ce dunit ,fshati te rethoi qytetin .

  19. salah says:

    Ekspertë shumë të kohës sorollateshim, e cila eshte nje problem i madh. drejtorët e sotme, kryetarët, avokatët janë kriminelë primitive me certifikatave dhe diplomave të shkollave të rreme dhe kanë arsimimin e një fëmijë të vogël. Ky është problemi: kompetenca dhe jo Iditoen totale si Salih Berisha, apo në Durrës, Sarandë Ilir Meta dhe qeverisë në vitin 2000

  20. Zeni says:

    Shkrimi eshte i vonuar ,por me mire vone se kurre.E kam thene edhe me pare se sharlatani Sali Berisha e ka pervetesuar mire teorine kineze “Fshati te rrethoje qytetin”. Por te bejme nje dallim midis perdorimit te kesaj teorie ne Kine ne kohen e luftes dhe perdorimit te saj ne Shqiperi per te mbjellur anarki.Teoria kineze “fshati te rrethoje qytetin”,u perdor gjate luftes per te siguruar qe revolucioni te behej nga masat fshatare dhe jo nga qytetaret.Ne baze te kesaj teorie Sali krimineli i shkaterroi te gjitha zonat e gjera fshatare,nen pretekstin se jane komuniste dhe i grumbulloi te gjithe fshataret neper qytete.Nga kjo kasaphane qe ju be zonave fshatare,fshataret ca te inkurajuar nga qeveria berishiane ,si ato te rajoneve verilindore si Tropoja,Kukesi,Dibra,Puka,Mati dhe Mirdita,te cilet u versulen ne periferite e qyteteve te medha ku pushtuan tokat e te tjereve ,u bene nje mbeshtetje e madhe per sharlatanin Sali. Po te mos kishte qene mbeshtetja e tyre,PD-ja e tij fashiste nuk do te kishte fituar asnje vote ne qytetet e medha si ne Tirane,Durres,Vlore etj.Por meqenese ata perfituan toka falas nga regjimi berishian,ata e shperblyen Berishen me vota dhe krimineli Berisha u siguroi atyre vende pune ne te gjithe administraten shteterore ne kurriz te popullsise qytetare,e cila ne pjesen e saj me te madhe ka marre rruget e emigrimit ne Greqi,Itali,Angli e Amerike e ne te gjithe boten .Si rrjedhoje e kesaj politike shkombetarizuese,sot rreth gjysma e popullsise jeton jashte vendit.Por cfare ka perfituar Shqiperia nga teoria kineze “fshati te rrethoje qytetin”.Ajo nuk ka perfituar asgje pervec kriminalitetit qe ka arritur permasa te papara,korrupsionit,sepse katundaret per te zene vende pune dhe shkolluar femijet e tyre ,nuk i kane kursyer parate,gjithnje ne kurriz te populsise qytetare dhe shthurjen e pergjithshme morale,sepse te ardhurit nuk i njohin normat morale.Ata per te siguruar jetesen nuk lene gje pa bere.

  21. Luani says:

    Vetem ne Shqiperi ndodh qe “QYTETAR” te ben vendbanimi e jo qytetaria.Mund te jetosh ne Radomire,rreze Korabit e je jo vetem qytetar,po qytetar Zotni, e mund te jetosh ngjite me 15-kateshin e te jesh katunar i rendomet.Ne radhe te pare qytetar te ben pergjegjesia,pergjegjesia edhe per ate qe ngushtesisht nuk eshte e jotja.Qytetar te ben jeta ne komunitet dhe pergjegjesia ndaj komunitetit.Qytetar te bejne vlerat dhe jo lazdrijat apo shtirja fallco edhe e neveritshme.Qytetar te ben origjinaliteti pa mburrje dhe pa derte e jo stermundimi per te nxjerre ne pah disa budalleqe e maskaralleqe qe te padijshmit i konsiderojne vlera.Qytetar nuk te ben vuajtja e lodhshme per me u duk interesant e me ra ne sy te te tjereve,po thjeshtesia e pashtirun,shpengimi simpatik e jo syte e te tjereve.Shkurt qytetar te ben mendja dhe sjellja e jote e asgje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje