KQZ rrëzon ankimimin, Dritan Prifti: Hajdutët e votave mbetën pa emër

16 Korrik 2013, 14:55Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën ankimore të Dritan Priftit për rinumërim të votave në Fier.

Përfaqësuesi ligjor i Dritan Priftit kërkoi rinumërim dhe rivlerësim të votave në 10 ZAZ të Fierit, zonë ku Prifti kandidoi si deputet i pavarur, por kjo kërkesë nuk u pranua nga KQZ-ja.

Përfaqësuesi ligjor i Priftit kërkoi nga KQZ që vetë anëtarët, të bëjnë këqyrjen e materialeve filmike, dhe më pas të veprohet në bazë të konkluzioneve që do të nxirren.

Sipas tij, në këto zona duhet të realizohet procesi i rinumërimit, për të çuar në vend vullnetin e zgjedhësve, i cili sipas tij, është deformuar në mënyrë të organizuar  në favor të njërës apo tjetrës parti.

Pas vendimit të KQZ, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Dritan Priftit. Në një prononcim për mediat, Prifti ka theksuar se ndodhet jashtë Parlamentit jo se nuk e votoi populli, por se votat e tij u vodhën nga hajdutët profesionistë.

“Hajdutët e votave mbetën pa emër dhe pa u ndëshkuar nga ligji. Unë mora 7 mijë vota, pasi më vodhën edhe 7 mijë vota të tjera. Më vjen keq që vendi unë nuk realizon dot zgjedhje pa vjedhje”, është shprehur Prifti./b.l

11 komente në “KQZ rrëzon ankimimin, Dritan Prifti: Hajdutët e votave mbetën pa emër”

  1. ILDI says:

    PO IK MORE BUDALLA, CFARE NUMERIMI KERKON, PER TY SKA NUMERIM, TI DUHET TE LAGOHESH NGA POLTIKA, NUK KA RRUGE TJETER!

  2. al says:

    o dritan me ato pislleqe qe ke bere qe kur ishe tek keshi dhe deri tani mire tu be. si derdemen qe je shume te mbajten. ska nevoje te jene profesioniste, se ty pula ta merr buken nga dora. u bere si kac islami ,ste ka ngel pike yndyre.ik shko ha luledielli tani .

  3. plaku says:

    Romaket e vjeter thoshin : Mjere i munduri. I bere llogarite gabim dhe prandaj duhet te paguash. Keshtu e kane keto pune. Ti dhe Ilir Meta jeni te te njejtes specie. Mos e diskuto qe, edhe Meta do ta haje nje dite sic po e ha edhe ti dhe Sala.

    1. Askushi says:

      Keni folur shkurt e c’koqur o plaku(jo si heret e tjera),por prap s’keni thene shume.
      Meta dhe Prifti tashme jene vite-drite larg njeri tjetrit;Meta eshte ajka e politikes tone,politikani ekselent qe shkelqen larg shum lart(ne maje te piramides politikes sone),dhe kur te bjere poshte(“ta haje nje dite”),do te behet cope e cike(sic bie e behet Meteori).
      Ndersa D Prifti ,vertete ka rene por s’eshte ‘i munduri’,vertete s’fitoi por si detyrohet askujt(aq me pak te paguaj!).Vertet do kete vjedhur(si te tjeret),por s’bleu mercenare(e ‘armatim’ ),perkunderazi me ato para ndihmoi(sa mundi)zjedhesit e zones se tije, prandaj dhe ju(o plaku)mund ta quani’i munduri’por kurrsesi te mjere.Sepse i tille nuk eshte(dikush ne shenje mirnjohjeje do ja jape nje shishe me qumesht a dhalle)!
      Por ju o plaku,ma gezofshi kohen gjer kur Meteori-Mete te bjere,e(kur te bjere), hapni mire syte mos t’ju zere ndonje cope!

  4. Rei says:

    Ke vajt per lesh… Shko mblidh leket qe shperndave si ne 2005-ën. Ti s’ke fituar asnje here mandat deputeti per veç heren e pare me siglen e PS-ës. Tani shko bej ndonje vidio porno…

  5. fl says:

    Sa i humbi 1 mandat te majtes me 6.000 votat qe mori, te kishe bere nje marveshje me Ramen per ndonje post institucioni, i takonte dhe dilte me i nderuar.

  6. unknown says:

    Mos diskutoni kot. Nje nga pikat e marreveshjes se Rames me Meten, ishte qe Prifti te mos behet deputet. Asnje nga ata te dy nuk e do me ate neper kembe. Flisni pak tamam, se gjerat per tu kuptuar s’duan ndonje filozofi te madhe. Ky hajvani, shkoi dhe I besoi Rames, dhe ja ku perfundoi.

  7. homeri says:

    —nuk e di ne cfar lojrash ka qene i perfshire Dritani , por ai mbetet deputeti me kurajoz i parlamentit 22 vjecar te shqiperise —po qe ai ka bere lojen e dikujt kjo ska diskutim

  8. Jimmy A.G says:

    Qe ti vodhen te pakten 5,000 vota kete e di. Por nuk e kuptoj se sa miresi/democracy do ti jepje ti ketij populli te vuajtur. Mire ta bene! Tung!

  9. agim tare says:

    O prifti bene mire te ruashe lopet e fshatarve,nuke I bleve me parat e tua,por me pRat e vjedhura te shqiptarve…ti dhe koke lopa domethen ilir bllu….

  10. xhimi says:

    Diktatura e Rames sa po ka filluar eshte ai qe ne vitin 1992 thoshte komunistet ne litare (spiro koleka dhe babaj tij dhe edi ishin bllokmen e komunizmit duhet qe dhe ai te shkoj ne litar)POR DIKTATURA ESHTE ME E EGER TANI KUR HEROIT I VIDHEN VOTAT DHE NUK JA HAP NJERI VJEDHJA ESHTE E QART NGA SEKUENCAT FILMIKE. MJERON SHQIPERIA QE NUK BEN DOT ZGJEDHJE.E KEQJA NUK ESHTE TE PRIFTI POR TEK JU.HEROI NUK VDES.ATE E DUAN NJERZIT E VAFER DHE ATA QE ARSYETOJN.Do vij dita qe do ndryshojne gjera dhe ata qe bejn diktatur te ndeshkohen se keshtu vjen liria e popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje