Kapet me 2 milion dollarë në kamionçinë një nga trafikantët më të mëdhenj në planet

16 Korrik 2013, 12:40Politika TEMA
Kapet me 2 milion dollarë në kamionçinë një nga

Miguel Angel Trevino Morales, lideri i dhunshëm i kartelit Zeta në Meksikë, u arrestua të hënën në një nga operacionet më të mëdha kundër krimit të organizuar në vend.

Trevino Morales, 40 vjeç, njihet si një nga trafikantët më të mëdhenj në botë.

Ai u arrestua nga marinsat meksikanë, që pikasën një kamionçinë me të cilën udhëtonte ai. Në makinë kishte edhe 2 milion dollarë cash.

Makina u ndalua në një rrugë fshati nga një helikopter i ushtrisë dhe Morales u kap bashkë me një truprojë dhe një llogaritar.

Morales njihet edhe si Z-40.

Ai ishte pjesë e forcave speciale të policisë përpara se të dezertonte dhe të bashkohej me trafikantët e drogës.

Shumë shpejt ai u shkëput dhe krijoi kartelin e tij duke u përhapur në të gjithë Meksikën me një aktivitet që shtrihej nga trafiku i drogës, kërcënimet, rrëmbimet, trafiku i qenieve njerëzore, etj.

Karteli i tij, Zeta, ka kryer disa nga krimet më monstruoze, duke lënë qindra njerëz pa kokë buzë rrugëve, të varur në ura apo në mes të qytetit.

Trevino Morales vetë vëzhgonte se si karteli i tij ekzekutonte në vitin 2010 72 emigrantë klandestinë.

Një vit më vonë klani i tij vrau edhe 193 emigrantë dhe i futi në një varr masiv. Shkaku ishte se ata refuzonin që të punonin si transportues droge për të.

Vendin e tij në krye të kartelit do e zërë vëllai, Omari, që në fakt është më i dobët se Morales.

Një nga teknikat e preferuara të vrasjes nga Morales ishte ajo e futjes së njerëzve në fuçi të mbushura me benzinë dhe më pas u vihej flaka.

Në vitin 2010 ai është dënuar nga një gjykatë amerikane për trafik droge dhe armësh dhe qeveria amerikane pati deklaruar se jep 5 milion dollarë për këdo që jepte informacion që çonte në arrestimin e tij./ep

21 komente në “Kapet me 2 milion dollarë në kamionçinë një nga trafikantët më të mëdhenj në planet”

  1. Vlora says:

    krimineli.

    ti japin te njejtin denim edhe ketij duke e futur ne fuci me benzine dhe duke i vene flaken.

  2. Dean says:

    O po shikoni keta politikanet tane qe kan transferuar Miliona Euro ne rruge ”Ligjore”,pa mafiozet kete pune kane.
    Keta tanet kush ka me i kap?,kjo eshte ceshtja.

  3. Edi says:

    Ca jane keta te ikur nga mend e kokes mo…

  4. Liu Berat says:

    “fuqi të mbushura” aman o mero djali kujdes jo “FUQI” por “FUCI” e dime qe eshte lapsus por te lutem ndryshojini se koha e tyre ka perfunduar me 23 qershor.Shume faleminderit Qim Peka

  5. Bekimi says:

    Po mirë, me zor do të identif fundikoheni si malokë edhe kur shkruani në gazetë?
    Fuçi, me shoku, fuçi, jo fuqi.
    Kjo e fundit është mbajtësja e lëndëve jo të ngurta, si naftë, ujë, bojë, etj, dhe s’ka të bëjë me forcën.

  6. liri a vdekje says:

    ja ku paskan perfunduar ato valixhet e shkeldhen berishes se dhe ngjitka me ket tipin ketu

  7. manto says:

    T’ia zgjerojnë një çikë farfallën ata zezakët andej nga burgjet e Amerikës

  8. hassan spacca tutto says:

    bastardi voi che lo avette arrestato. lui e’ una bravo ragazzo!

  9. net says:

    Allahu e shkaterofte kete qafir!

  10. Zef Kallami says:

    Dhe ky po me shifren 4 e shoqeruar me zero nga pas.Jo si e Salushit e shoqeruar me 4 nga pas.
    Duhet edhe nji shembull shifer 4 qe te bindemi se 4-tra asht teper e rrezikshme,kane lidhje me krimin.Shoqerimi 0 shifres nga pas tregon fundin.Kete e pllakosi helikopteri i ushtrise.Sot,iku per lesh.
    4 e Berishes nga pas i jep mundesi te mos kapet nga helikopteri i Imamit.Por te kapet nga helikopteri i Rilindjes.Ketu e kemi nuk ka nga iken.Edhe pse Zenit i kane mbrritur valixhet ne destinacion dhe ruhen nen kujdesin e Fazllicit.

  11. z-amir says:

    hahahahaha si i kenka ba feqka si te ndeshet me furgon..

  12. Pirro says:

    ALLAH ALLAH , KETA NUK MARRIN VESH NGA JETA ……..

    KETA HABITEN ME 2 MILIONE EURO !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    ARGITA BERISHA MALLTEZI KERKON 3 MILIONE EURO SIKUR TE JENE QINDARKA THJESHT NGA VETEM NJE FIRME E BABES SALI, KATUNAR VICIDOLI ….

  13. fieraku4u says:

    KUR ISHA NE MEKSIKE PARA CA VITESH…EMRI KETIJ QAFIRIT EDHE GRUPIT TE TIJ LOS ZETAS E SHIKOJA TE SHKRUAR KUDO NEPER MURET E PALLATEVE.

    POR JU A THEM UNA QE KY KA PER TE DAL PRAPE…MBAJENI MEND.

  14. D. Feraj says:

    Surati eshte refleks i shpirtit.

  15. Ramon says:

    Ky kafsha perveç emigranteve ka vrare dhe shume gra e te mitura, nuk i shpeton drejtesis se do ekstradohet ne S, UNITI.

  16. opinionisti says:

    Gjithmon neper filma personazhi kryesor vritet.

  17. Besniku says:

    Dean, ka nje ndryshim midis realitetit shqiptar dhe cossa nostra-s. Asokohe te pakten, mafia arrinte te blinte dhe me pas te perdorte politikane te vecante. Problemi yne eshte se me vote popullore zgjidhen trafikantet e mafiozet deputete. Dikur, “lopen” qe quhet shqiperi, e milnin PD dhe PS (te tjeret mernin ctu jepej) Ndersa sot eshte lojtare e forte dhe LSI.
    Nderi dhe qederi jane ne maje te kupoles tashme. Ne fakt une gjithmone kam menduar se asnjehere mafia ketu te ne nuk ka perdorur politiken… ajo ka qene historikisht vete politika.

    1. Dean says:

      Shume e vertet,Besniku.
      Ketu ke ne,kur Burri vjedh,shfaqet me Ze dhe Figure ne kanalet Kombetare si shoku Ilir Meta,neve jo vetem qe nuk e fusim ne BURG,por ja zgjedhim edhe Gruan ne Parlament,a thua se nuk mjaftonte 1 Hajdut nga 1 familje,por duheshin burre e grua se bashku.
      Ne duhet te kishim emrin Kombi GALLATA.

  18. VL.HAS says:

    Te nje mendimi me ju ,Besnik dhe Dean , jam dhe une ,veriori VL.HAS .Edhe pse gjithenje kam qene nje ze i vazhdueshem dhe mjaft i fuqishem per te majten e , vecmas i Partise Socialiste , tani me kualicionin e bere para zgjedhor PS – LSI JEMI ME SE TE ZHGENJYER . “Ujku qimen e nderron , por vesin nuk e harron” . Ilir Meta ujk e hajdut eshte , tani qe do jete dhe kryetar parlamenti do ta kete me te lehte , jo vetem per te mos dhene llogari per ato vjedhje qe ka bere , por dhe te tjeret me Saliun do ta kalojne lumon pa u lagur .

    1. Dean says:

      Ja shikoje Ilir Meten pas disa muajsh,1-2 vjetesh dhe ke per t’ja degjuar krismen.Meta ka detyrime Morale ndaj Birishes dhe nese dikush do guxoje te coje para Drejtesis Berishen,ateher futet ne loje Meta.
      Cdo denim i Biririshes,con Automatikisht ne dobsimin e Ilir Metes dhe ai nuk mund t’ja lejoje kete gje ASKUJT.
      Thjesht ceshtje per ”Jet a Vdekje”,per Ilir Meten dhe ai me pare rrezon Qeverine se sa te lejoje Gjykimin e Biririshes dhe Bashes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje