INVESTIGIMI/ Zbulohet “masakra” elektorale në Lezhë

16 Korrik 2013, 20:04Politika TEMA

Kutitë në Mamurras, mbi 90%. E njëjta skemë si në Rruzhdije dhe Dajç

Nga Muhamed Veliu, TCH

 

Partia Socialiste, në kërkesën e saj ankimore, i ka kërkuar KQZ-së anulimin e zgjedhjeve në disa qendra votimi të ZAZ-së 15, që i përkasin rrethit të Kurbinit, zonë ku ndodhën edhe përplasjet më të forta më 23 qershor, ku u shënua edhe një humbje jete.

Në këtë kërkesë ankimore është paraqitur pretendimi se në qendrën e votimit 907, e cila ishte vendosur në ambientet e shkollës Shpërdhet në Mamurras, është zhvilluar votim fiktiv ku mund të jenë mbushur kutitë e votimit.

Ky pretendim bazohet në faktin se në këtë qendër votimi pjesëmarrja në votim ishte shumë e lartë.

“Procesi i votimit nuk është realizuar i rregullt duke prodhuar kështu një rezultat anormal”, thuhet në kërkesën ankimore të PS.

Le t’i referohemi fakteve duke filluar nga dokumentet që janë prodhuar në përfundim të numërimit.

Nga tabela e GNV rezulton se ka një pjesëmarrje prej 90,4%, thënë më thjesht kanë votuar 560 votues nga 617 në listën e zgjedhësve, ku rezultati përfundimtar ishte 72% për koalicionin e djathtë dhe 28% për atë të majtë.

Për të kuptuar më mirë trendin e rritur të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 23 qershorit, po i referohemi votimeve të shkuara pikërisht në këtë qendër votimi ku rezulton se në zgjedhjet e 2007 pjesëmarrja ishte 57.2%, në 2009-ën 55.12%, në 2011-ën 58%.

Shifrat tregojnë se në 23 qershor vetëm në këtë qendër votimi numri i votuesve ishte mbi 40% krahasuar me 2007-ën, 2009-ën dhe 2011-ën.

Të tilla shifra sugjerojnë se jemi përballë një situate të ngjashme me të shkuarën jo të largët të zgjedhjeve në Shqipëri si në Rruzhdije apo Dajç, përfshi raste të tjera që tashmë janë arkivuar si turpi i zgjedhjeve shqiptare.

Nga burime brenda Ministrisë së Brendshme, Top Channel ka mundur të sigurojë të dhëna reale në lidhje me këtë qendër votimi duke u nisur nga emrat në listën e zgjedhësve dhe krahasuar ato me të dhënat e sistemit TIMS për të vërtetuar nëse këtë zgjedhës më 23 qershor kanë qenë në Shqipëri.

Të dhënat e mbledhura nga sistemi TIMS tregojnë se 156 zgjedhës të kësaj qendre votimi më 23 qershor nuk kanë qenë në territorin e Shqipërisë dhe s’mund të kenë votuar.

Por duke iu referuar të dhënave, nga 156 personat në lista që figurojnë jashtë Shqipërisë, vetëm 57 zgjedhës nuk kanë votuar, ndërsa kanë votuar pa qenë në Shqipëri 99 zgjedhës.

Ekspertët zgjedhorë, të cilët kanë parë përfundimin e këtij investigimi, thonë se ky përbën një shkak serioz për anulimin e votimit në këtë qendër votimi.

Koalicioni i djathtë, sipas vendimit të fundit të KQZ-së, e ka marrë mandatin e fundit në këtë qark me një diferencë plus 39 vota.

26 komente në “INVESTIGIMI/ Zbulohet “masakra” elektorale në Lezhë”

  1. SULO HADËRI says:

    Pune shpellaresh, nuk dine as te vjedhin e as te fshehin!
    LABËRIA e ka zanak kete pune; Vjedh si miu e jo si ariu!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/05/dy-gishtat.html

    1. Makthi says:

      PO CILI ESHTE NDRYSHIMI NE KETE RAST O SULO TRIMI, SI NE JUG APO VERI, RRACE HAJDUTESH NGELEMI

      1. ARUSHA says:

        labi mendon edhe per tjetrin ,veriu nuk ca bythe fare per tjetrin

    2. AGON says:

      maloke jeni edhe ju

  2. fl says:

    Ku marrin ere nga shteti monstrat e PD-se. Keta po ti lesh hapsire te lire ta bejne Ruzhdije cdo qender votimi.

    Ketu nuk ka pune KQZ, po te kishte shtet kishin kellcitur prangat pas ketij hetimi.

  3. boing777 says:

    po mir spo doni me e kuptuar…populli doli masivish ta hudhi posh me vot masive shembelltyren e enverit dhe ishte rezultat shum i thell se po te ishte diferenca me ja 5a6 deputet do e shifshim lefterijen ca do bonte do thonim ku je o ristan.

  4. Nikothilipi says:

    “…Plasi ne Kucove…”, tani do ti dalin petet lakrorit te Lefteri Leshit dhe Aldo Mafishes.
    Te dale ne shesh e verteta!
    Ilir Meta, po qe se je i ndershem dhe ke luajtur paster ne keto zgjedhje vecanerisht ne Lezhe, ngreje zerin!
    Edi Rama mos u terhiq nga e drejta!

    1. homeri says:

      –duhet te veproi ligji , komisioneret qe kane bere shkelje ligjore te denohen sipas ligit —-kerkesa jone eshte –pa ndeshkuar persont qe veprojne kunder ligjeve , nuk kemi shtet. Keta te ps jane kote fare , menyra si e kerkojne eshte sikur u luten , por te kerkojne me vendosmeri ndeshkushmerin e komisionereve dhe rivotim — po u be ky leshim , keshtu do vazhdojme me zgjedhjet —ca i vjedh pd , ca i vjedh lsi , se jane bere me te temerrshem keta te dytet

    2. armand says:

      Meqenese ke permendur Kuçoven desha te them dy fjale.Eshte per tu çuditur qe askush se permend faktin qe goditjen e pare sistemi komunist e mori ne Kuçove.Filloi me ndeshjen midis “Naftetarit” dhe “Dinamos”.Mbas “fitores” se Dinamos (dhurate prej gjyqtarit) nje qytet i tere u ngrit kunder policise dhe repartit 326.Njerezit u perleshen me policine dhe forcat e nderhyrjes se shpejt.U desh nderhyrja e forcave shtese te derguara prej Tiranes per te shuar zemerimin e popullit,zemerim qe e kish burimin nga gjendja e deshperuar ekonomike.Ne ditet ne vazhdim ne kinemane e qytetit u zhvillua gjyqi ndaj te arrestuarve.E gjitha kjo ndodhi nqfts s’gaboj ne vitin 1987-88,pra shume kohe para “levizjes studentore”.
      Si gjithmone historia e ketij vendi duhet shkruar nga e para.

      1. Piloti says:

        Ju lumte ju Kucovareve .Njihet trimeria juaj.Per trima ju dhe kthehuni mbrapa

        1. armand says:

          Nqfts je me te vertete pilot e kuptoj edhe nivelin e ulet te komentit.Ne kohen e Partise pilota beheshin (shumica) vetem fshataret.Me fjale te tjera: linin dhite per tu bere zabit.
          Familja ime ishte e internuar ne Kuçove o kokrra e pilotit.Megjithate per mua do te ishte vetem nder ta kisha prejardhjen nga Kuçova.
          Persa i perket trimerise se kuçovareve o aviator eshte nje e vertete e pamohueshme:ishte qyteti i pare ne Shqiperine komuniste te Ramiz Alise qe u perlesh me forcat e ministrise se brendeshme.Pra kur ne Shkoder,Kavaje e gjithe Shqiperine populli therriste “parti-Ramiz uniteti nuk leviz” ne ate Kuçoven “frikacake” populli perleshej me zabitat e komunizmit.Hajt o pilot se s’ke mendere ti te mbash ne goje banoret e Kuçoves.

          1. nuk harroj says:

            armand,ke shume te drejte,ashtu eshte.E para goditje komunizmit ju dha ne kucove.Por shpellari berisha e ngriti me qellim mitin e kavajes(jo se ata nuk u ngriten).Pershendetje nga Berati.

    3. Vlonjati 12 says:

      Ne Kodin Zgjedhor ka penalitete per komisioneret e QV, kur bejne fallsifikime kaq flagrante. Te shkojne nja dy a tre ne burg ( qofshin te majte apo te djathte ) qe te zene mend te tjeret, se kemi 23 vjet qe po bejme shtet rrumpalle.

  5. Zef Kallami says:

    Perseri me shume vota se votues.Hajde hajde vota fantazem.
    Jo ore jo.
    Rilindja duhet te shterngoj mire e mire rrypin dhe t’ia kthejn vendit ftyren.Ketu e ka ferra uraten.Cilizem vetem cilizem ndryshej nuk behet shteti shtet.

  6. Zef Kallami says:

    Perseri me shume vota se votues.Hajde hajde vota fantazem.
    Jo ore jo.
    Rilindja duhet te shterngoj mire e mire rrypin dhe t’ia kthejn vendit ftyren.Ketu e ka marr ferra uraten.Cilizem vetem cilizem ndryshej nuk behet shteti shtet.

  7. JO,mor jo! Po si ka mundesi te ndodhi kjo,kur qeveria ishte ne kembe per te realizuar zgjedhje te ndereshme? Pa shikoni se mos eshte gabim,pasi Basha e Olldashi po thone qe e manjta fitoi me vota te deformuara? Pastaj Basha i tha Rames:’ He,he ,se me njeh mire ti mua!?” Aq mire te njhim ,o BASH ,SA PO NA GAJAS SE QESHURI,ME ATO THENIET E TUA! Madje ka dal dhe nje kenge:

    Eh,o LUL ,sa shume te dua
    Te tjera ben ,te tjera thua
    Qe t’me mbushesh mendjen mua.
    PO une mendjen e kam te mbledhur,
    SE ti votat i ke vjdhur.

    Eh,o Lul,sa fort te dua
    PO degjoma dhe fjalen mua.
    Mos shi kot ,si kali ne lem
    Vendin e kryetarit e ke te zene.

    E ke te zen nga saliu vet
    Nuk ka ikur me te vertet
    se u do sa per formalitet
    ESHTE MBRET E PERMBI MRET.
    Keshtu i nderuar,ju thenkerki kot per te majten,pasi jeni munduar me metoden e vjeter ,mbush e mbush,se dicka do ngeli. PO JA QE NUK NGELI!

  8. PD ~~~~~ NE 23 QERSHOR KA MARRE VETEM RRETH 25 % TE VOTAVE NE TE GJITHE VENDIN TE TJERAT JANE VJEDHUR SI GJITHMONE!Do ta shihni kete organizate terroriste islamike ne zgjedhjet qe do te vijojne !

  9. ramy says:

    Kutite nuk hapen. Kutite digjen. Keshtu eshte rregulli

  10. tradita says:

    Lulit nuk i behet vone nga askush, por qaj hallin Edi Rames qe eshte plotesisht ne dore te Ilir Meten, i heq karriken e kryeministrit kur t’i doje qefi, naten, diten, ne çdo kohe dhe ne çdo cast.

    1. Piloti says:

      prisni dhe ndiqeni se do i biene topet dashit

      1. prec ulaj says:

        Lul Basha eshte aty per te humbur zgjedhjet lokale me thelle se Berisha. Keshtu i hapet rruga Argita Berishes ne krye te PD.

  11. Malo says:

    O zoti Prokuror i Përgjithshëm, disa persona të marrë nuk të përlyejnë procesin zgjedhor. Pa cënuar Kodin Zgjedhor(por në mbrojtje dhe për zbatim të tij) blloko e sekuestro materialet zgjedhore dhe bëj një hetim të shpejtë dhe nqse ka cënim të Kodit Zgjedhor, bëj sa më shpejt procedurat ligjore

  12. Horri i Bulevardit says:

    Autoret dihen, ne qofte se prokuroria nuk i arreston, atehere, ne shtator, keta te shkojne ne burg me gjithe prokurore.

  13. ali says:

    Pse diskutoni kot ! Retorike e panevijshme ! Berisha duhet te deklarohet ilegjitim ne pushtet qysh nga viti
    1992 ! Ai i ka vjedhur gjate gjithe kohes qe eshte pushtet, ka uzurpuar pushtetin si nje diktator primitiv, si
    Bajraktar primitiv ,prandaj duhet denuar maaksimalisht nga drejtesia shqiptare e nderkombetare ! Per nje
    gjykim shembullor per te gjitha vendet demokratike Ai duhet t’ i drejtohet gjyqit te Hages ,duke perfshire
    edhe gjenocidin 1997, Gerdecin , 21 janarin etj.etj.

  14. kill 'em all says:

    “Nga burime brenda Ministrisë së Brendshme, Top Channel ka mundur të sigurojë të dhëna reale në lidhje me këtë qendër votimi duke u nisur nga emrat në listën e zgjedhësve dhe krahasuar ato me të dhënat e sistemit TIMS për të vërtetuar nëse këtë zgjedhës më 23 qershor kanë qenë në Shqipëri.” kjo eshte fjalia me bindese dhe i gjithe argumenti yt…. bravo taman gazetar i pavarur partiak….
    e zeme se eshte keshtu…a mund te na shpjegosh pak si dhe me cfare te drejte mund te marresh te dhena private per nje shtetas pa shkelur asnje ligj? plz mbani ate qe ju e keni quajtur “anjanesine” ose dilni hapur dhe thoni, nuk ka ndonje gje te keqe kur del hapur – mund te zevendesoni tvsh-ne p.sh.,qe ne jemi pjese e te majtes – e deshmuam me faktin qe te gjithe drejtuesit e emisioneve ne top channel ishin te ftuar te festa e PS-se. normal pse mos te festonit dhe ju – kishte fituar “shqiperia e popullit opozitar”.

  15. Denisi says:

    KETE RADHE ZOTI SALI DHE E GJITHE E DJATHTA SHQIPTARE,NUK MUNDI DOT TA MBULONTE MUTIN ME SHURRE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje