Austriaku Florian Raunig do të zëvendësojë Volfarth në krye të OSBE-së

17 Korrik 2013, 18:30Politika TEMA

Ambasadori Florian Raunig nga Austria është emëruar kryetari i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Kryesia ukrainase e OSBE-së bëri të ditur emërimin e tij. Ai do ta marrë detyrën më 1 tetor 2013.

Ambasadori Raunig është lindur në vitin 1967 në Bazel të Zvicrës.

Ai është një diplomat karriere dhe ka shërbyer më parë si ambasador i Austrisë në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Ambasadori Raunig ka studiuar për shkenca politike, filozofi dhe drejtësi dhe është diplomuar pranë Universitetit të Vjenës. Flet rrjedhshëm gjuhët shqip, frëngjisht, anglisht dhe italisht. Është i martuar dhe ka dy vajza.

Raunig do zëvendësojë gjermanin Eugen Volfarth, i vënë shpesh në shënjestrën e opozitës dhe medias për qëndrime pro- qeverisë./ep

5 komente në “Austriaku Florian Raunig do të zëvendësojë Volfarth në krye të OSBE-së”

  1. enea says:

    Shpresoj te rrije larg qofteve

  2. Fjala e lire says:

    TANI ME DUKET SE PO I VJEN ERA DREJTESI . AUSTRIA
    GJITHMON E KA NDIHMUAR SHQIPERINE ,BESOJ QE EDHE KETE HERE
    PUNET DO TE SHKOJNE MIRE .

  3. A says:

    Me vjen mire qe u emerua nje ambasador austriak nga OSBE-ja ne SHQIPERI, si FLORIAN RAUNIG. Austrine e kemi patur gjithenje shtet mik, na ka ndihmuar shume ne pavaresine e Shqiperise me 28 NENTOR 1912.
    Sikur te mos kishim qene te pushtuar nga PERANDORIA ARKAIKE OSMANE, por nga PERANDORIA AUSTRO – HUNGAREZE do te ishim si ITALIA e VERIUT, SLLOVENIA dhe KROACIA.
    Shpresoj qe duke njohur dhe folur shqip ti thote gjerat drejt, qarte dhe sakte dhe mos te perlyhet me politikanet dhe pushtetaret tane mafioza dhe te korruptuar. Te shpresojme!!

  4. bajram says:

    Ardhja e nje ambasadori te ri nga BE eshte thjesht nje rutine e BE ne marredheniet diplomatike midis BE-se dhe Shqiperise.Roli i ambasadoreve te BE-se tashme eshte konfirmuar ne Shqiperi si percues te politikes se BE-se per te pare e kontrolluar nga afer realizimin e detyrave te shtepise nga qeveritaret shqiptare,zbatimin e ligjeve ndaj prones dhe per te drejtat e njeriut,zhvillimin e ekonomise,politikes,administrimit civil e gjyqesor te pushtetit etj.Uroj qe vertet te kete nje interesim te vecante nga ana e ambasadorit te ri RAUNIG per proceset dhe zhvillimet e ardhshme te politikes,drejtesise dhe te drejtave te njeriut ne Shqiperi qe mos neperkemben.Te presim e te shikojme ?!

  5. Loni says:

    Eshte fat per Shqiperine qe do te kete ne krye te OSBE nje burre zotni e njohes shume te mire te Shqiperise pervec se dashamires i shqiptareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje