Një nga gazetat e njohura në Gjermani, Frankfurter Rundschau, ka përgatitur një reportazh për Shqipërinë, duke theksuar se një parajsë në Mesdhe po shkatërrohet nga ndërtimet pa kriter.
Gazetari Norbert Mappes- Niedik shkruan se një parajsë e paprekur në brigjet e Jonit, brenda një kohë të shkurtër ka nisur të zbatojë ato mëkate që kanë prekur Cote D’Azur dhe Costa Blanca.
Sipas gazetarit, shkatërrimi i bregdetit të Jonit po bëhet edhe me ndihmën vetëmohuese të institucioneve ndërkombëtare, siç është Banka Botërore.
“Përgjegjës për programin e Bankës Botërore është Jamarbër Malltezi, dhëndër i kryeministrit të larguar me votë, Sali Berisha. Që në vitin 2007, kur nisi bumi, biznesmeni i diskutueshëm vendosi vetë kundër angazhimeve eksplicite për të shkatërruar shtëpitë e vjetra, mesa duket pa leje,” shkruan gazetari.
Sipas tij, tanimë është vonë.
“Numri në rritje i turistëve të huaj, për të cilin gëzohet qeveria, në fakt është më shumë i përbërë nga shqiptarë besnikë dhe kosovarë. Turistët me çanta në shpinë dhe motorristët vijnë kalimthi dhe largohen të tmerruar. Kompanitë e mëdha të udhëtimeve nuk e kanë askund në axhendë këtë vend”.
Për të ilustruar tmerrin e ndërtimeve që ka përfshirë këtë zonë, ai sjell shembullin e Ndriçim Metajt, që ndërtoi një shtëpi të bukur dhe të re, por përpara i mbiu një rrokaqiell.
Më pas gazetari përshkruan vuajtjet e Ndriçimit nëpër shkallët e gjyqësorit për të kërkuar të drejtën.
Ai u ankua deri në shkallët më të larta, madje edhe tek ministri i Drejtësisë, aktualisht president, Bujar Nishani.
“Të gjithë gënjejnë,” thotë Ndriçim Metaj.
Sipas gazetarit, edhe drejtuesit vendorë mund të jenë të implikuar në korrupsion, ose nuk kanë fuqi të reagojnë.
“Lidhja me partitë është e rëndësishme, por ngjyra e partisë është njësoj: kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika është socialist, dhëndri i Berishës është demokrat”.
Sipas gazetarit, ndërtimet kanë pushtuar çdo skutë, madje edhe zonat moçalore.
“Ndërtohet kudo, ku dikush mund të shkojë sa më shpejt në det. Por edhe për zonat moçalore, dhëndri me përvojë i Berishës e ka gjetur zgjidhjen: ku nuk ndërtohet, turistët pasanikë italianë gjuajnë çdo gjë që fluturon ose që lëviz në tokë”,
Referuar zgjedhjeve të qershorit, gazetari shkruan se një kryengritje popullore ka shporrur qeverinë e korruptuar dhe tani qëllimi është Europa./ep
E ka fjalen per kete disidentin.
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/endrra-djaloshare-e-disidentit-jam-sjam.html
@ INSPEKTORI
JA DERGOVA UNE KAFSHES LINKUN E KETIJ SHKRIMI, BASHKE ME NJE FOTO TE FUNDIT TE TIJ:
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/sali-berisha-facebook_19.html
A i lexon vete Sala mesazhet ne facebook? Apo ja ben mbesa. Sidoqofte do kenaqet shume kur te lexoje heroizmat e babes se vet dhe gjyshit te vet
Rradha e djathit A more Amore ?
Hej ramy.
Je pak sebastian ti. Mos e moho
Maltezja ,eshte i paguar nga qarqet greke per te zhdukur shtepite e vjetra qe mbajne firmen e origjnalitetit shqiptare dhe te jene ‘rruge e hapur per ta ‘ !
Lexoni këtë për Shkërdhenin, ju lutem:http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/shkelzen-berisha.html?utm_source=BP_recent
Nuk po kuptojme masaker eshte te prishesh ndertimet pa leje apo t’i lejosh ato sepse ne kete rast del qe Malltezi paska prishur ndertimet pa leje sepse te drejten per te dhene leje nuk e ka ai
O njerez nqs dikush nuk eshte bllokuar nga kafsha Berisha ne facebook se mua me ka bllokuar, merreni linkun e ketij artikullit dhe çojani shtazes se eger ne facebook qe ta lexoje e te shohe se ça thote bota per bemat e tij. Duhet prangosur sa me shpejt kafsha dhe kelyshet e tij.
BANKAT JANE KOBI I CDO LLOJ POPULLI
DHENDRI KA BERE NJE STUDIM TE KORUPTUAR QE NUK LEJON NDERTIME NE PJESEN ME TE MADHE TE BREGUT,ATA KANE LIDHJE ME KAKOMENE PRANDAJ NUK LEJONE NDERTIME QE PRONARET E TOKAVE TJA SHESIN SHKERDHENIT PER 10 EURO METRIN KATROR,FAMILJA DO TE BEJ AÉRODROME NE SARANDE MBASI JANE DUKE BLERE LICENSEN E TE DREJTES SE FLUTURIMIT GJERMANEVE,KJO FAMILJE PO SHKATERON SHQIPERINE
Eshte e vertete qe ne e shporrem por prape don me u kethyer!
I ka met e embel dhe nuk mundet te na leje ne qetsi, Berisha me bijt dhe bijen dhe dhendrin por jane shume
ne shkojme si arabet brez pas brezi me “suita” hecim me ministra dhe ministre , drejtore per cdo gje qe flitet
kemi nga nje drejtor per cdo shtepi demokratesh .
GABOHENI ZOTI GAZETAR KUR THONI QE KJO QEVERIA TJETER
ESHTE AJO QE DO TE SHPETOJ SHQIPERINE NGA KORRUPSIONI.
SHQIPERIA NUK SHPETON KURRE . SHUME SHPEJT DO TI DALIN
LAKRAKT KETYRE
J.Maltezi ka fat se ka vjerrin kryeminister,por ai mjeran nuk e di se Saliu nuk eshte kryeminister i perjetshem.Saliu me shoke bejne cdo gje qe te qendrojne ne pushtet me qellim qe ato prona qe kane kapur te mos ja marrin njeri tjeter,Per kete ata bejne lufte per jete a vdekje.Por vdekja kete here eshte te Saliu,Jmaberi etj.etj. zullumqar.