Sali Berisha, ti duhet të heshtësh!

22 Korrik 2013, 17:31Politika TEMA

Nga Erion Braçe

 

Nuk e thua dot të vërtetën dhe e ke të shkruar në lule të ballit “Namin e Zi” të manipulatorit të çdo palë zgjedhje sa kohë ke qenë në pushtet!!

Kam tre ditë që e dëgjoj “Kryeministrin e Mundur” nga populli, të tregoje versionin e tij të “Manipulimit të Votave”.

Deri më sot i referohet zgjedhjeve në Qarkun Lezhë, aty ku ndodhi:

Më parë, një korrigjim i tabelës së rezultatit nga KQZ;

Në fund, një rinumërim i çdo vote në çdo qendër votimi në këtë qark.

Sali Berisha flet për një manipulim të madh dhe për këtë shkak nuk do njohë rezultatin e zgjedhjeve!!

Por si është e vërteta?!

Dua të rendis:

E para, në qarkun Lezhë zgjedhjet ishin të vështira, jashtë çdo normaliteti, të dhunshme e të pandershme, deri me pengmarrje, rrahje, gjymtime, plagosje e vrasje, pas të cilave, viktimat e dokumentuara nga policia dhe prokuroria kanë qenë të opozitës!!

E dyta, vendimmarrja e KQZ, kryesisht për shqyrtimin e ankesave të palëve, hetimin administrativ, rinumërimin e votave si produkti më i rëndësishëm i këtij “hetimi”, është totalisht e paligjshme, e njëanshme e politike!

E treta, rinumërimi u krye kur kutitë e votimit, për 25 ditë me radhë u administruan jo nga palët (pra palët e legjitimuara në proces siç janë QV e ZAZ) por nga qeveria, ekskluzivisht nga një njeri i pushtetshëm, Sali Berisha dhe njerëz të rrethit të tij të ngushtë familjar!

Dua të nënvizoj këtu faktet se:

Kutitë e votimit të Lezhës janë dorëzuar në KQZ ndër të parat, pak ditë pas datës së zgjedhjeve.

Ankesat për zgjedhjet në Lezhë, tabelat e rezultateve, janë depozituar në KQZ ndër të parat, para shumë ankesave të shqyrtuara nga KQZ.

Kontestet për tabelat e rezultateve të Qarkut Lezhë janë shqyrtuar nga KQZ vetëm në datën 10 Korrik dhe vendimi për rinumërimin nga KQZ është marrë dhe bërë efektiv në datat 18-19 Korrik.

Pra, KQZ “fitoi” dhe “dhuroi” kohën e duhur për veprime të paligjshme e kriminale të dyshuara në këtë rast!!

E gjitha, nën dritën e aktit të pashembullt kriminal të mosshpalljes, të administrimit të njëanshëm të kutive të votimit, të manipulimit të kutive të votimit nën administrim, të rinumërimit dhe ndryshimit të rezultatit të zgjedhjeve vendore për kryetarin e Bashkisë në Tiranë, në maj 2011!!

Tani, të flasim për numrat e Lezhës.

E para, KQZ ka marrë një vendim në bazë të të cilit rezulton se e djathta në Lezhë merr 4 mandate, e majta 3 mandate, dhe e djathta e mbron mandatin e 4-t me 39 vota më shumë se e majta!

E dyta, KQZ ka marrë dje një vendim të dytë në bazë të të cilit rezulton se e djathta në Lezhë merr 4 mandate, e majta 3 mandate, dhe e djathta e mbron mandatin e 4-t me 781 vota më shumë se e majta!

Pra, nga rinumërimi nuk ka ndryshuar gjë përsa i përket numrit të mandateve mes palëve!

Sali Berisha pretendon se atij i janë vjedhur 742 vota dhe ky për të është Manipulim i Madh!!

E treta, në qarkun Lezhë, pas rinumërimit të bërë nga KQZ janë gjetur: 81.761 vota gjithsej; 80.342 vota të vlefshme. 781 votat, diferencë e dalë nga rinumërimi, të treguara nga Sali Berisha përbejnë vetëm 0.97% të votave të vlefshme!! (i madh manipulimi!!!)

E katërta, nga 4 ZAZ në këtë qark, në 3 prej tyre nuk është gjetur parregullsi pas rinumërimit.

E pesta, nga 4 ZAZ në këtë qark, në vetëm një prej tyre janë shënuar parregullsi pas rinumërimit, ZAZ 13.

E gjashta, nga 258 kuti votimi, në vetëm 10 prej tyre janë shënuar parregullsi pas rinumërimit.

E shtata, nga këto 10 kuti, në 5 prej tyre janë gjetur korrigjime të numrave që materializojnë votat në procesverbale. Në 5 të tjerat nuk ka pasur e për pasojë nuk është gjetur asnje shënim në procesverbalet e numërimit, përfshirë korrigjime në numra apo shënime të numëruesve të çdo pale ose anëtarëve të KZAZ të secilës palë. (Ky është rasti i manipulimit dhe ndryshimit të rezultatit në 8 maj 2011 në Tirane)

E teta, nga 781 vota, 439 vota dyshohen si “të manipuluara” ose 0.54% e votave të vlefshme. 342 vota janë vërtetuar si “gabim material” (gabim njerëzor).

E nënta, nga 439 vota të dyshuara si “të manipuluara”, dyshohet se vetëm 136 vota i janë “hequr” PD në nivel qarku ose 0.1% të votave të vlefshme. Dyshohet se vetëm 127 vota i janë “hequr” PD në nivel ZAZ 13 ose 0.1% të votave të vlefshme.

Përdora termin “dyshohet” dhe termin “manipulim” për këto arsye:

E para, çdo gjë duhet provuar nga një organ kushtetues me kompetenca të plota hetimi penal për të provuar gjithë sa pretendohet.

E dyta, “manipulimi” dyshohet se mund të jetë i dyanshëm:

Prej vullnetit kriminal të çdo numëruesi e komisioneri;

Prej vullnetit kriminal të administruesve të një Familje të kutive të votimit në magazinat familjare të Lundrës. (për më tepër kur numëruesit e komisionerët nuk kanë bërë asnjë shënim që të provojë të kundërtën nëpër procesverbalet e administruara).

Kjo është njëra prej tipologjive të manipulimit të dyshuar por të pretenduar nga Sali Berisha.

Ka edhe një tip tjetër “Manipulimi”. Është ky: Në 6 qendra votimi, 2 në Mamurras e 4 në Laç, dyshohet se:

Kanë votuar njerëz që nuk kanë qenë në Shqipëri- Laç e Mamurras ditën e votimit;

Një njeri i vetëm ka votuar për më shumë se veten e tij, deri në 50 herë;

Ka më shumë fletë votimi të gjetura në kuti se sa nënshkrime në listën e votuesve.

Shqip e qartë, dyshohet se kutitë e votimit janë mbushur vendçe!!

Të flasim për numrat e këtyre 6 qendrave të votimit:

E para, në këto 6 qendra kanë votuar 2385 zgjedhës.

E dyta, në vetëm një qendër votimi, QV 0907 në Mamurras, rezulton se, votues në listë kanë qenë 617. Nga këta, nuk kane qenë në Shqipëri në 23 qershor 156 vetë.

Nga 617 votues në listë, rezultojnë të kenë votuar 560 vetë.

Nga 560 votues rezultojnë nënshkrime të votuesve vetëm 544, pra fletë votimi janë 16 më shumë në kuti.

Nga 560 votues rezulton se 117 nuk kanë qenë fare në Shqipëri- Mamurras në 23 qershor.

Nga 560 votues rezulton se 50 vota i ka hedhur një njeri i vetëm, konfirmuar nga nënshkrimet në listën e zgjedhësve.

Në total, vetëm në këtë qendër votimi, njëra nga 10 që ka Mamurrasi e njëra nga 6 të dyshuarat, dyshohet se janë hedhur e kanë mbushur kutinë duke manipuluar rezultatin e zgjedhjeve në të, 183 fletë votimi!!

Ndërkohë, nga verifikimi i përciptë, për shkak të mungesës së bashkëpunimit të KQZ dhe fshehjes së të dhënave nga Ministria e Brendshme, rezulton:

Në një tjetër qendër nga 6 të dyshuarat, dyshohet se 37 zgjedhës që rezultojnë votues, nuk kanë qenë fare në Shqipëri më 23 qershor.

Në 4 qendrat e tjera nga 6 të dyshuarat, dyshohet se 145 firma zgjedhësish, votues në 23 qershor, janë hedhur nga e njëjta dorë!!

Kjo është e vërteta! Përsëri nuk është e plotë!

Sali Berisha- në cilësinë e kryeministrit; Flamur Noka- në cilësinë e ministrit të Brendshëm, po pengojnë hetimin kur edhe pas 4 ditesh: fshehin, tentojnë të manipulojnë e nuk vënë në dispozicion të hetimit te dhënat e plota të hyrje- daljeve nga Shqipëria, përmes sistemit TIMS për zgjedhësit e 6 qendrave të votimit të dyshuara si të manipuluara!

Ky krim meriton hetim! Për gjithë paligjshmërinë që përshkrova më sipër; në QV, në Grupet e Numërimit, në ZAZ, në KQZ, në Lundër, në sistemin TIMS, në qeveri!!

Por, edhe në rrugë ku ai vetë, si kryeministër, kryetar partie e kryetar bande kërcënoi, pengoi, intimidoi, mori peng, dhunoi, gjymtoi, plagosi e vrau, zgjedhës e administratorë në funksion të manipulimit e të tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve!!

Sali Berisha nuk është viktima në këto zgjedhje!! Asfare! Është manipulatori! Por edhe i munduri!

Populli i vendosur e masivisht, deri në 1 milionë vota na shpëtoi prej manipulimeve të tij në 23 qershor!!

48 komente në “Sali Berisha, ti duhet të heshtësh!”

  1. klosiqevarvehten says:

    ik mor hajdut xhepash paske mesuar te besh llogari ti
    ju jeni hajdute votash

    1. arianita says:

      hajdut votash ??? hajdut votash ???

      nese votat do rinumeroheshin direkt mbas shpalljes dhe rezultatit dhe jo mbas 1 muaji ku kan qen te ruajtura nga rojtaret e berishes ateher dhe nese dalin manipulime ateher po te jap te drejt jan hajdut votash por kur per 1 muaj jan te ruajtura nda rojrtaret e berishes dhe na paskan dal manipulime ateher ti klosiqevarvehten qeke nje cop debili i mbuluar me dhjemokraci!!

      ket saliu e di per ca e ben qe ti thot njerezve qe shiko mua mi vollen votat hahhaha dhe te coj vendin ne kauz por se di saliu se sa njerez e urrjen ate njeri me shum se 1 miljon shqiptare nuk jan pak

      sa per hajdut votash ja keni shembullin sot te zgjidhet kryetarii PD dhe te beheni manipulime se saliu do lulushin

      imagjina dhe me elektoratin e vet vjedh

      1. pjerin cari says:

        Ujku kerkon mjegull.
        Gjeni ndonje kanace dhe hidhjani Lefterise ne shtepi, qe ta marri vesh, qe PS e detyron me force te mos manipuloje per hesap te Berishes dhe Xhozit.
        Kujdes se djali xhaxhait te Berishes ka bere namin me kutite e votimit…

    2. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

      klosiqevarvehten, ndal mor hajvan sepse Berisha e ka akoma pushtetin, prandaj ju Berishianet jeni ato qe e keni vjedhur voten e shqiptareve. popullit shqiptar do ti duhet nje kohe e gjate per t’ju besuar juve Berishianeve, qendroni ne opozite te pakten 8 vite dhe pastaj fol per voten e vjedhur.

      1. ardi says:

        sali berisha qe don te kontestoje nje rezultat zgjedhjesh qe nuk eshte kontestuar nga komisioneret qe ai ka emruar vete qe qe eshte pare nga gjithe bota e shqiperia se ishin te rregullta. rezultatin e zgjedhjeve nuk don te lere te lire shqipetaret te qete dhe pasi i treguan se nuk e meriton te qeverise shqipetaret me nje vote fuqishme mbare popullore tani e ka ne dore ilir meta me socialistet qe ta dergojne perpara gjyqit te popullit per te gjitha shkeljet e tij ligjore qe ka bere gjate qeverisjes tete vjecare. Ne gjyq per te gjitha gjynahet qe i ka bere shqiperise dhe shqipetareve keta 23 vjet. ai duhet te kerkoje te falur popullit per situaten ne te cilen ai po e dorezon qeverisjen ne nje situate varferie te mbare popullit dhe nje situate rendi ku ka krime cdo dite vrasje, vjedhje.

    3. rilindja says:

      Ik ne Klos e var veten ti mor qen I Berishes.

    4. andi shkoder says:

      vetem nga nick-name qe vendos ti dallohesh qe je nje pleh qe mban ere me ore larg. Nuk ngacmohet i vdekuri mor faqezi. Mesoje kete se jeni bere si b.q. lulishtesh qe nderroni fytyre dhe emra cdo 24 ore. Sa per hajdutat, kete e dini edhe vete; Zeni & Gita jane njeshat. Ju djeg e ju therr deri ne palce por mbajeni se nuk kemi cfare tju bejme.

    5. Pena says:

      Qenke vertet ne hall dhe per te varur veten.Mire te ka shkuar mendja.Ja thuaj kete edhe Saliut,mbase i mbushet mendja,se me gjithe kete mal me mekate ndaj ketij populli,atij nuk i mbetet rruge tjeter,vecse te vere litarin tek “palma e kryeministrise” ,duke u ndihmuar edhe nga Mersila Doda e L.Basha e te vare veten.

    6. ardi says:

      sali berisha qe don te kontestoje nje rezultat zgjedhjesh qe nuk eshte kontestuar nga komisioneret qe ai ka emruar vete qe qe eshte pare nga gjithe bota e shqiperia se ishin te rregullta.Shqipetaret i treguan se nuk e meriton te qeverise shqipetaret.
      Me nje vote fuqishme mbare popullore. tani e ka ne dore ilir meta me socialistet qe ta dergojne perpara gjyqit te popullit per te gjitha shkeljet e tij ligjore qe ka bere gjate qeverisjes tete vjecare. Ne gjyq per te gjitha shkeljet. Perpara gjyqit te Popullit. Kete ka kerkuar dhe kerkon populli Shqipetar qe dha ate vote te fuqishme.
      ai duhet te kerkoje te falur popullit per situaten ne te cilen ai po e dorezon qeverisjen ne nje situate varferie te mbare popullit dhe nje situate rendi ku ka krime cdo dite vrasje, vjedhje.

  2. Toni says:

    Si doli bllof, a nuk mori PD 800 vota me shume dhe mandatin e katert? Spo mirret vesh se cbehet e cthuhet.

    1. elio says:

      kete e kishte vendisur KQZ me pare se te numeronte votat..Numerimi konfirmoi KQZ per here te dyte..

    1. Tironsi "ZZ" says:

      O Sali
      O Shpellar
      Do te Varim
      Ne Litar!

  3. Vlora says:

    o brace nuk ke pse justifikohesh.

    votimin e mer persiper qeveria dhe jo opozita.

    pra edhe nese ka pasur manipulime pergjejsia eshte e qeverise dhe jo e opozites.

    1. raimondi says:

      Bracja nuk ka tru as sa ky Vlora

  4. Avniu says:

    Shqiperia ka pasur nje burre te urte, ate Namikun e partise se gjelbert. Asnjehere nuk do ta harroj ate intervisten e tij ne tv, maloku nuk zbret nga kali po nuk e vrave. Shume domethenese!!! Si nuk doli nje patriot ta vrase kete menxyre te ketij vendi dhe te ketij populli qe te shpetoje Shqiperia dhe shqipetaret.

  5. genti says:

    Kucedra, (Sala) e ka pak denimin me burg,ai do plumbin ne balle

  6. vlora.A.GJ says:

    Ky eshte si ai Cibani qe thoshte xha Jahua po su qeruha njeher e pergjithmon Shqipria ne vend numurro do jete ,prandaj ne burg ta fusni halen te shpetojme gjithe te tjeret.

  7. elio says:

    Brace, mos u lodh me idiotin…lere te gllamise..qelbesira ai dhe njerezit e tij..tani te ecim perpara e te mos merremi me ferrat neper kembe..Eshte tentative e tij per te shitur veten shtrenjte..me siguri do kerkoje dicka ne kembim…por mos harroni duhet te shkoje ne gjyq…te gjithe duan ta shikojne ne banken e te akuzuarve…

    1. pjerin cari says:

      Elio,
      Po nuk e mposhte Berishen, te ben pucin pa e ndjere ai.
      Kujdes me votimet!!!!
      Ujku kerkon gjak.

  8. klosiqevarvehten says:

    mos e kruani me saliun se ikni per lesh
    e keni provuar shume here dhe e keni ngren te semes
    mos boni gafe prape!

    1. Lomi pri Baldushku says:

      Kloso,nigjo Lomin. Sala jot ,me thon të drejtën, erdhi për lesh por nuk dul i qeth por i rrujt me brisk berberi, jo me ato modernët me pes lama. Ene i gjo qetër për të krujtmen. Sala nuk ka mo byth,le qi ska pas noi her. Ne kte qi osht tu bo ,osht tu e bo pri frykës. Mas shtatorit ka p’ti thon tyrqeta burgut. Hajt tyrqeta pri Lomit zotnia jote.

  9. tiranare says:

    Nuk eshte plumbi qe i zgjidh problemet, perkundrazi, plumbi e ben hero. Berisha duhet gjykuar e denuar sipas ligjit. Ky eshte plumbi per te e per kedo tjeter qe shkel ligjin. Berisha do te hape edhe kutite e Shkodres dhe me pas do lejoje KQZ (pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor) qe te mbylle procesin e rinumerimit duke na treguar “manipulimin” e PS. Ky do te jete edhe justifikimi per te per te mos njohur zgjedhjet dhe per te bojkotuar parlamentin. Gjate gjithe kohes ne opozite (12-16 vjet minimumi nqs nuk del nje parti tjeter)qendrimi i tij do te jete negativ dhe kriminal.

  10. luis says:

    Sali Berisha do mbahet mend si njeriu me i poshter,me xhelozi,me i semuri,me hajduti,me krimineli dhe gomari i shtetit shqiptar.
    Falenderoj popullin shqiptar qe me ne fund na e hoqen qafet kete njeri kafshe qe do kujtohet vec per poshtersi dhe per asnje te mire.

  11. Dodi says:

    Sali Berisha duhet arrestuar qe tani.Ai nuk duhet te lihet i lire se cmendurite e tij nuk kane te sosur.Ai do te perdore te gjitha mjetet per te mos njohur rezultatin e zgjedhjeve.Une nuk e kuptoj se si eshte lene nje periudhe aq e gjate per te dorezuar celesat qeveria e humbur.Me kujtohet si tani kur ne Greqi u bene zgjedhjet,fituesi e mori pushtetin qe te nesernmen.Pse duhet lejuar Berisha qe te livadhise,si t’i doje qejfi atij maskarai te cmendur per pushtet.

  12. kelmendasi says:

    Keto fintet e Berishes jane normale per nje k/m qe i ka lyer dyert me gjak shqiptaresh qe ka shkaterruar me themele ate shtet.
    Cfare pret zoti Brace nga Berisha TUFA ME LULE ??
    Me vogla qe duhet te thote Brace qe njihet si me nevriku tek opozita eshte:
    TI DUHET TE FUTESH NE BURG BERISH KRIMINELI!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  13. Claus says:

    Po c`merreni me me ate o Erjon?
    Nje i dale nga shinat, nje i marre, nje qe c`thote sot nuk thote neser.
    Hapini te gjitha kutite e votimit ne tere Shqiperine dhe ty mbyllet njehere e mire gurmazi.
    Le qe ku i mbyllet atij. C`flas edhe une?

    Per ate edhe KQZ-ja ka manipuluar!!!
    Kam bindjen se numerimin do ta beje edhe njehere Kolegji Zgjedhor dhe po doli i njejti rezulatat edhe nga Kolegji Zgjedhor, atehere do te therrase OKB t`ia numeroje dhe nese edhe OKB do ti nxjerre pa ndryshim mandati, atehere do te beje “sakrificen” me te madhe ne jete per ti numeruar me Zenin, Argiten, Lirine, Sadijen dhe Muradijen dhe bashke me qenin Rex.
    Atehere ka per te gjetur baterdine ne “fallsifikime” dhe “manipulime”.

    Atehere zgjedhjet kane qene te drejta dhe te ndershme!!!!

    Ai nuk po ben dot nje palo zgjedhje ne partine-hordhi te tij!
    Kjo eshte me absurdja por dhe me komikja ne kete histori.

    Ore keni degjuar te behen zgjedhje partiake dite te hene, dite pune?

    Ja, kjo parti-hordhi i ben. Pa lista, flete me numer serie, gjithandej sherr, grindje rremuje, hiq emra, vendos emra.
    Me e bukura eshte qe ata qe kane hyre ne parti pas vitit 2009 nuk lejohen ne votojne!!!!
    Hajde pastaj dhe merru me zgjedhjet e Mugabes ne Zimbabve.

    Keni ketu ne mes te Europes nje specie qe tashme ka kaluar ne ekstaze.
    Dhe hajde e quaje demokratike ate parti.
    Parti komune primitive ka emrin me te sakte.

    Kryetari i ri duhet te zgjidhet ai qe vret mamuthin me te madh, ai qe mban me gjate fisin me mish mamuthi.
    Ky eshte propozimi im. Se per zgjedhje normale, mos ti shkoje mendja njeriu.

    1. plaku says:

      Claus,
      Si gjithmone ke te drejte,mik. Keta jane kaq te paafte sa, nuk dine emrat e anetareve te partise se tyre. Mere me mend te drejtojne nje shtet. Keta jo vetem qe, jane hajdute dhe te koruptuar por edhe injorante te pa afte. Keta nuk jane per te drejtuar shtet, keta nuk jane as per te ruajtur delet, m.gj.se kryetari i tyre e ka bere kete pune kur ka qene i vogel.
      Mjere se kush ka drejtuar shtetin per tete vjet me radhe. Kjo eshte per te qeshur midis loteve.
      Pershendetje, mik.

  14. ASTRIT says:

    ERION SHQIPERISE I KA DALE NJE CIBAN NE TRUPE NJE SOJE SI HITLERI

    GJERMANISE PO SU SHKULE KY CIBAN NUK SHPETOJME DOTE NGA MANIPULATOR

  15. nuri says:

    Po votat tona qe nuk kemi votuar as per PD as PS as LSI as PR as PDIU qe na i kane vjedhur cdo zgjedhje me rradhe PD dhe PS qe kane kontrolluar procesin dhe qe jemi me te interesuar se te gjithe te rinumerohen si ta realizojme z. Brace. Pranojeni ate qe e dine te gjithe dhe bejne sikur se dine “Ne kete vend asnjehere nuk jane bere zgjedhje me standarte” dhe sic shihet nuk do te behen edhe per shume kohe. Konja e vogel Brace kot leh sepse nuk e degjon dhe nuk tremb askend.

  16. Stef Staku says:

    ANALIZE : Duhet te flisni e te flisni fort te gjithe deputetet e PS Duhet te flisni sot se neser do jete vone.
    Duhet te filloni dhe protesta para KQZ e para OSBE e BE !!!

  17. bmx says:

    Brace ai i gjati thote qe:Fajin nuk e ka invividi(Saliu) por sistemi. Merru vesh me te pastaj dil e shkruaj ne media. Ne i japim voten ai na can trapin me idiotizma interviste pas interviste.

  18. epiroti says:

    mero nuk paske pune po tani qe ra saliu me ke do e shtysh

  19. AL-Boston says:

    Sali Berisha eshte kriminel i lindur.Vendi i tij eshte vetem ne burge qe te shpetoje kombi shqiptar nje here e mire nga kjo plehr.Populli shqiptar duhet ta kuptoje se ky do beje gjithcka per mos te dorezuar pushtetin e krimit qe ka vendosur ne shqiperi.Dhe nje here vendi i tij eshte ne burge.

  20. sebastian says:

    Ne te gjithe jemi hajvane. Ups. Sharlatane.ups. Ramane. Ups. Se spo e gjej dot. He. Sebastiane.
    Ra sala prej fiku
    E ra si top llastiku.
    Jari na hopa.
    Sala ra te gropa.

    Spo me durohet sa ta shof ne hage. Kam degjuar qe I kane hapur dosje per embargon e thyer dhe trafik armesh. Per teafik droge sma merr mendja.

  21. flatun says:

    sali mos me dil me para se do… te…kesh pasoj bashke me ata qe ti ata byth qirat qe ti mban nga mbrape

  22. Genti says:

    Kur shikon Sali kriminelin,cfar po i bene shqiperis,krimete e Enverite te duken mikroskopike.

  23. Aleksandër Matrënga says:

    Braçe bën mirë që argumenton mashtrimin e salës por duhet të qartesojne mire se :edhe nëse janë bërë manipulime ,që në fakt nuk vërtetohen, përgjegjësia është e tija,sepse nga njëra anë tregon kushtetushmërin e vendimarrjeve në këtë moment tranzicioni të pushtetit dhe nga ana tjetër e paraqet veten si viktimë e manipulimit.kjo është si puna e strucit që fsheh kokën në rërë dhe mendon se ka fshehur edhe bythën,edhe saliu kështu mendon.Kush ta haj le ta haj-mendon ai.
    Ai ka qënë ,është dhe do të jetë ,nëse zoti e lë gjallë,përgjegjësi kryesor për manipulimin e zgjedhjeve në 23 vjet në Shqipëri.Janë 1 milion njerëz që kanë shprehur urrejtjen ndaj tij dhe qeveruisë së tij.Vetëm njerëzit mediokër dhe të lidhur me interesa dhe krimin e marrin në mbrojtje atë.
    Ps duhet të jetë e organizuar në argumentate saj dhe faktet të çohen në prokurori.Me akuzat e saliut jemi mësuar tashmë ,të paktë 1 milion njerëz në Shqipëri.

  24. PD-ja Ceta- Dragobis po shkermoqet perdite e me shume says:

    Kryetari i Cetes-Dragobi PD duhet patjeter te gjykohet per trazirat, bemat dhe vrasjet e shqipetareve.

  25. ILIRET says:

    Kryeministri ka ikur krejt dhe tani i ka derrasat mangut. Tani i kane mbetur dy fara ne koke dhe keto i ka te pita.
    Ka lajthitur, ka pithitur, eshte trashur krejt, ka luajtur, ka ikur per lesh, eshte trullosur, eshte cmendur, eshte fandaksur, ka roitur, eshte trullosur, eshte xhindosur, inatosur, sakatosur, ka rrjedhur, eshte tredhur, troc ka pjerdhur. Duhet te dale dikush qe tja thote…

  26. Nolian says:

    Sali berisha George bush dhe kosova.
    Komunistat. Magjupet e beratit. Serbet greket dhe ruset.
    Pra. Alternativa me e mire per ne dihet

  27. tomori i beratit says:

    O Erjon Djali.Vetem PLUMBI BALLIT i ben derman ketij ZAGARI.E ka thene vete Namik Hoti per kete zuzar.PLUMBINNNNNNNNN

  28. Gjergji says:

    Klosi qe var veten. Do beje mire ta varje veten o malok muti se hajduti Sali me idiota si ty e shkaterroi kete vend dhe kete popull. O tempo o mores. Do te kisha deshire te realizohet zbulimi i atyre manipulimeve ne Lunder nga djali i xhaxhait dhe tezes se Saliut dhe ta mernin vesh keta debila.

  29. brenda says:

    E kam me ty o gjergj, se nuk po te kuptoj edhe aq mire, sepse shpesh me dukesh shume konfuz. Se kuptoj se ku te fillon edhe ku mbaron mendimi juaj. Kam edhe une po te njejtin deshire qe te mos luhet dhe abuzohet me voten e popullit kaq gjate, pasi kjo eshte perseritje e keqe dhe dale boje.

  30. edmond says:

    popull mjeran. mbroni dhe voten e vjedhuraq te njeanshem jeni. ngelet si rr k sa nga njeri krah ne tjetrin duke degraduar ne diktatura historikish. gjeni balancin e duuhur o dele se na e neveritet te qenurit shqiptar. pas 2 vitesh kru te plas rendshem kriza ekonomike do dilni dhe kunder rames. po prap do shkoni si turm ne nje krah tjeter e do ndertoni nje diktatur te ardhshme.

  31. Zef Kallami says:

    Jo te heshte.Po te mos bahet asgjekundi i gjalle.Sa do i leht ne tru edhe dheu do taket rande.Sepse transformimi i tije ne pleh kundermon gazra aromatike qe jane te jashtzakoshme sa do te deyrojne shkencen per ti gjete origjen e krijese si trashigimtar lopcari.

  32. Shqiptaro-Kanadezi says:

    O Erjon. Por si mor burr i dhehut ti dhe te tjeret ne PS mburreni per fitoren e thelle me demek. PS ka dal aq sa kishte ne 2009, qe tregon se protestat tuaj 2 vjet dhe bllokimi i parlamentit 4 vjet ka qene kryekeput maskarallek nga ana juaj.

    E majta fitoi se u rrit LSI. Pra nje burre nuk me te krenohet se i lindi gruaja, kur ai vete eshte steril dhe gruan e ka lene shtatzan tjeter kush. E majta eshte fituese se LSI vendosi te jete majtas, por po nderroj mendje Ilir META, ju jini prap ne Opozite ne Shtator

    Dakort Shoku Erjon. Sa per Berishen, ate nuk e hoqet ju por e hoqi populli, edhe njehere mos u mburrini testikujt e te tjereve. Ju nuk kini arritur te marsni e te fitonit vete 72 -75 mandate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje