Kryeprokurori i Tiranës, një njeri i përfolur për lidhje me krimin

23 Korrik 2013, 20:41Politika TEMA

Nga Lindita Çela

 

Nga sot prokuroria e Tiranës, organi i akuzës më i rëndësishëm në vend, ka një shef të ri: Petrit Fushën.

Ndërsa prokuroria e Krimeve të Rënda, e ngritur në vitin 2004, do të drejtohet nga një prokuror i ri, Eugen Beçi.

Ndryshimet e organeve më të rëndësishme të akuzës në vend u bënë publike nga kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili për të garantuar mbështetjen e tij ndaj drejtuesve të këtyre strukturave, ka marrë pjesë në prezantimin e Fushës dhe Beçit.  Vendimi i emërimit të Petrit Fushës dhe Eugen Becit erdhi pas rekomandimeve të bëra nga Këshilli i Prokurorisë, një organ konsultativ për Prokurorin e Përgjithshëm.

Në këtë Këshill, ku Petrit Fusha kishte ofruar kandidaturën e tij për postin e kryeprokurorit të Tiranës, ka marrë 3 vota, ndërsa pas tij u renditën Ferdinand Elezi dhe Adnan Kosova.

Në fakt, propozimet e Këshillit të Prokurorisë duhet të bëheshin pas verifikimit të figurës së kandidatëve.

Këshilltari për mediat i kryeprokurorit, Albi Seriani, thotë se për emërimet e bëra janë ndjekur procedurat standarde dhe Fusha ka dalë i “pastër” nga filtri i organeve të specializuara të pastërtisë së figurës.

 

Prokurori i përfolur

Petrit Fusha, kryeprokurori i  ri i Tiranës, prej vitesh ka qenë në këtë akuzë për lidhje me krimin, në kohën kur ka kryer detyrën e shefit të ekzekutimeve apo edhe zv/prokurorit.

Po kështu, nga dokumentet që ka sigurua TemA, në vitin 2008 ndaj Fushës është kërkuar hetim penal, pasi akuzohej për shpërdorim detyre.

Akuzat më të rënda ndaj prokurorit të emëruar sot, janë ngritur në vitin 2003.

Asokohe, në kuadër të operacioneve për të goditur grupet kriminale, emri i Fushës është përfolur për përfitime të parave nga këto grupe.

Akuza është bërë publike nga ish- drejtori i Policisë Kriminale, në Ministrinë e Rendit Publik, Sokol Bizhga, pas operacionit të koduar “Rrjeta e Hekurt”.

Pas një sërë arrestimesh dhe zbulimit të pronave të grupeve kriminale, Bizhga deklaroi se: “Prokurori i Tiranës ka një pronë të tij pranë Urës së Farkës, të cilën do ta kishte zili çdo biznesmen i pasur shqiptar. Ky prokuror, gjatë hetimeve për vrasjen e disa kohëve më parë pranë shkollës “Vasil Shanto”, ka pyetur autorët e vrasjes në cilësinë e dëshmitarëve, e më pas i ka liruar”.

Asokohe ngjarja është komentuar gjatë në media, ndërkohë që  Bizhga deklaronte se materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës.

Sot, ish- drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit nuk pranon të flasë për këtë çështje. Pas aksioniy “Rrjeta e Hekurt”, jeta  nuk ka qenë fortë e lehtë për oficerin e lartë të Policisë së Shtetit.

Po kështu, as ish-prokurori i Përgjithshëm, Dhori Sollaku nuk pranon të komentojë lëvizjet e fundit në organin e akuzës. Sollaku mjaftohet duke thënë se nuk beson se akuzat të jenë të vërteta, përndryshe asnjë prokuror i tillë nuk pjesë e organit të akuzës.

Por ky nuk është rasti i vetëm kur është përmendur emri i prokurorit të Tiranës.

Në vitin 2008 ka qenë Avokati i Popullit, ai që ka kërkuar hetim penal ndaj Petrit Fushës.

“Subjekt i posaçëm i këtij krimi, siç u provua plotësisht nga provat e mbledhura, janë ish- shefi i Sektorit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale z. Kutusi Shahu dhe shefi aktual i këtij sektori z. Petrit Fusha, të cilët kanë kryer drejtpërdrejtë mosveprimet e kundërligjshme. Ata janë madhorë dhe të përgjegjshëm para ligjit. Nga ana subjektive, ky krim është kryer nëpërmjet mosveprimit duke mos nxjerrë urdhrin “Për anulimin e urdhrit të ekzekutimit të vendimit Nr. 276, dt. 14.11.207 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të dënuarin Kastriot Prendi” dhe është kryer me dashje të drejtpërdrejtë të të dy subjekteve të krimit Kutusi Shahu dhe Petrit Fusha”, thuhet në shkresën e Avokatit të Popullit të vitit 2008, ku rekomandohet fillimi i hetimeve ndaj Kutusi Shahu e Petrit Fushës, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Kryeprokurori ka vendosur emërimin e Fushës në krye të Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që pritet që në ditët në vijim Llalla të vendosë edhe për postet drejtuese të prokurorisë së Durrësit, Fierit dhe Shkodrës.

Pak ditë më parë, për këto pozicione, nga mbi 100 prokurorë, u paraqitën 19 kandidatura në Këshillin e Prokurorisë.

Në përfundim të mbledhje, Këshilli i Prokurorisë, i përbërë nga shtatë anëtarë, i përcolli Prokurorit të Përgjithshëm, përzgjedhjen e tyre për drejtuesit e rinj.

Kështu, për Prokurorinë e Tiranës kandiduan 5 prokurorë, ku Petrit Fusha mori 3 vota, Ferdinand Elezi 3 vota dhe Adnan Kosova 1 votë.

Për Prokurorinë e Durrësit kandiduan 4 prokurorë, për të cilët votat e Këshillit u ndanë për Besnik Hajdarmatajn 5 vota, Julian Xhengo 2 vota.

Ndërsa për Prokurorinë e Fierit kandiduan 4 prokurorë, ku  Ardian Ylli mori 6 vota dhe Arjan Ndoja 1 votë.

Për Prokurorinë e Shkodrës kandiduan 2 prokurorë, ku Besnik Cani mori 6 vota dhe Tom Deda asnjë votë të Këshillit.

25 komente në “Kryeprokurori i Tiranës, një njeri i përfolur për lidhje me krimin”

  1. Elmazi says:

    Po nuk u rrasen 10 prokurore e 10 gjyqtare ne burg as qe do te shpresohet ndonjehere per drejtesi e demokraci

      1. antiregjimi says:

        Po çfare do presesh tjeter nga Llalla _! Po ky eshte vete nje skandal. Ky Llalla dora vete, ne cilesine e zv.Prokurorit te Tiranes, ka qene i akuzuar penalisht per mosveprim haptazi ne kundershtim me faktet dhe ligjet, ne favor te nje prej segmenteve me aktive te mafias se tokave, asaj te Paskuqanit.
        Sapo te korruptuarit e tjere te Prokurorise se Tiranes, te Durresit, te Krimeve te Renda, te Prokurorise se Pergjithshme e pushuan çeshtjen penale ndaj Llalles haptazi ne kundershtim me ligjet dhe faktet, kete Llallen na e moren dishepujt e Keshillit te Larte te Drejtesise, Bamir Topellari dhe Kreshnik Majmuniu dhe na e katapultuan Kryetar te Inspektoriatit te Larte te Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive. Me nje fjale i varen ujkut melçite ne qafe.
        Pastaj me qe dha prova te mjaftueshme ra ne sy te saliut, qe e mori dhe e beri kryeprokuror te Republikes.
        Detyra e Llales eshte qe ne pikat kyçe te organit te kuzes ne Shqiperi te jene krokodilet e mafias. Pra mos u çuditni !

    1. jimmi says:

      prokurorija e tiranes edhe gjykatat drejtohen nga njerez kriminele ne bashkepunim me grupe mafjozesh ku vrasin ne emer te ligjit duke ju grabiture pronat e familjes nje nga keto raste eshte edhe prokurori Sajmire hysa ne bashkepunim me qytetarin ismet kurti Sokole agalliu edhe biznezmeni mondi ndoka me kane grabiture 5800 m toke teke aeroportin e Rinasit edhe per shtepine ku une u rrita teke pazari i ri teke selvije prokurori sajmire hysa ka bere gjygje per shtepine time pa me lajmeruare fare pronat e mija qe keta njerez i lakmojne jane me vlere mbi 1 miljone eu keta njerez me sokole agalliun me kercenojne me jete se po te kthehem ne tirane do te me gadisin Ju kame shkruajture edhe krye pro Adriatike LLalla pore nuke kemi marre pergjigje shpresojme ne shtatore qe dicka do te levize

    2. jimmi says:

      kame 24 vite ne emigracjone njerez me ordinere kriminele se ne prokurori edhe ne gjykaten e tiranes se besoje se do te shikojne syte ne jete

  2. Kosovari says:

    Fusha eshte ashtu sic thote Bizhga. Une e besoj se Bizhga eshte nder te paktet oficere antikrim qe nuk eshte diskutuar asnje here per korrupsion.
    Lum si ne qe tash e tutje do te kemi ne krye te organit te Akuzes ne kryeqendren e Shqiperise, ku gelon krimi i organizuar, korrupsioni dhe krimi ordiner (nga 1 ne dite vriten ne Tirane) nje prokuror te dyshuar seriozisht per korrupsion dhe fshehje te provave te krimit.
    Nuk mund te ndodhte ndryshe. Nuk e vuri me kot Saliu Tik Llallen Prokuror te Pergjithshem, per keto lloj emerimesh.
    Per keto dite i duhen te korruptuarit dhe besniket. Nese ndonjehere denoncohet Xeni per Gerdecin dhe Argita per vjedhjet ne emer te te jatit te Fusha do perfundojne dhe Titi eshte “Mirenjohes”, e njeh jeten dhe detyrimin per nderin e bere.

  3. Nordi says:

    Petrit Fusha eshte prokurori me i korruptuar i institucionit te akuzes ne Shqiperi.
    Une kam bere nje kallzim penal qe eshte ndjekur nga ky person dhe ky e ka pushuar ceshtjen. Edhe pse gjykata e Tiranes vendosi rihapjen e ceshtjes, ai perseri e pushoj ate.
    Kjo kategori prokuroresh bejne marrveshje me boten e krimit duke i mbyllur hetimet qe ne fazen e pare duke mos i derguar fare ne gjykate per gjykim.

    Na mbyten plehrat ne sistemin e drejtesise.

    Turp per Llallen (Dhallen)

  4. adriatik says:

    Prokurori me i korruptuar dhe me krimineli eshte Blerim Tominaj, shet gjithcka per pare.

  5. Dashamiri dr. says:

    Po pse esht zgjatur kaq shume kjo ceshtje.Ka raste qe padite e akuzat jane te pa drejta.

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Emerimet kane filluar nga Presidenca,ushtria,gjykata dhe prokuroria.
    Te gjitha jane emerime te urdherura e te firmosura nga Berisha ne ikje,per forcimin e pushtetit te tij personal.

  7. shkodra says:

    Dhalle e fresket per keto dite te nxehta….po cfare prisni nga dhalla o derezinj…Dhalla,dhalle mbetet…!

  8. myzeqari says:

    Ore po ky keshilli perzgjedhes eshte me prokurore te sakte apo te gjithe derrat nje turi kane thuaj. O zot ruajna te mos biem nje dite ne dore te tyre….

  9. Pensionisti says:

    Prokuroria dhe gjyqtaret qe kane punuar prej dktatures dhe 8 vite palotrabzicion duhen pushuar nga puna 10 vite,pastaj te testohen per licence te re.

  10. valter says:

    shtetin shqiptar e ka kapur mafia,krimi,korrupsioni.se edi rama nuk i pastron nuk mund te qeverisè vendin

  11. N Shabani says:

    Po ja sabotojne punen Edi Rames te gjithe sherbetoret e Sali Berishes. Edhe Adritaiku qe mendova se do bente dicka me Prokurorine e Pergjithshem edhe ai po ve ne pune te korruptuarit e Sali Berishes. Nuk e di se si do te punoje Edi Rama me keta kasnecet e Sali Berishes por per mendimin tim e mira do te ishte qe ti qeronte te gjitha institucionet me radhe duke filluar nga Bujar Nishani, Visha I Shikut, Gjykata e Larte, gjykata e apelit dhe deri tek prokuroria. Keta duhet te pastrohen te gjithe nga mbeturina e Berishizmit qe eshte bere me keq se Zogizmi,ndryshe asgje nuk do te ndryshoje me keq do ta kemi ne te ardhmen.

  12. LORENC says:

    Pyeti pak Tit fushen kush eshte pronar i Mai -Tai prane Tegut Besoj se dhe z Llalla e di mire kush eshte pronari reali saj

    1. mika says:

      MAi Tain e ka marre ne pergjegjesi mbrojtjeje kompani ” brecani Security” ne pronesi te Erzen Brecanit dhe Vellait te vet. Erzen Brecani ofroi qe policia nuk e shqeteson Mai Tain meqe ben zhurma ne kurriz te banoreve dhe Pronmaret marrin si sigurim kompanine emalokut. Kush e ka ka me qera Mai Tain tani? nje nder ta djali i Fator Nanos.

  13. leka says:

    E mbyten te gjoren Shqiperine tone, mafia e eger katundare islamiste( e keni pare kete surrat te eger dhe injoranti katundar,qe te vret pa i u dridhur qimja e syrit).Saliu e ka shperndare kete ndraghete shqiptare,ne gjitha organet vitale shqiptare.
    Pozita e re duhet te kete nje strategji dhe taktike efikase per te luftuar ashtu sic e meriton ajo,duke goditur fort koken dhe metaztazat,qe i ka te forta dhe jashte kufijve,te cileve duhet t ja u vere kufirin tek thana thaceve dhe ramusheve.Ndryshe do te marre pozicionin e bashkekrimineleve,qe e kane groposur kete vend ne te sotmen dhe ne te ardhmen e historise.

  14. lori says:

    Ky krim qe drejton sot te gjitha institucionet e ketij vendi mos harroni per asnje çast se kan marre bekimin e kishes tek rr.Elbasanit si edhe krimineli ne ikje pas 23 vjetesh Sali Bin Laden .Mafia tashme e instaluar ne pushtet eshte veshtire jo me te shkulet nga rrenjet por nen siglen bajate tashme te demokracise eshte veshtire ti pergojosh pasi jane te paisur me te gjitha mjetet mbrojtese ,gjykata,vendime,ekzekutime e deri ne çelsa qelish.

  15. rb says:

    Shqiperi e dashur! Çfare ke bere qe te lengosh kaq gjate? E di, e di, asgje te keqe s’ ke bere. I ke lindur, i ke rritur, i ke mesuar me ate gjuhen e bukur qe tingellon si kenge. Dhe ja shperblimi. Nenkryetari i Keshillit te larte te drejtesise para 3 vjetesh shprehet: “Organet tona te drejtesise kane deshtuar plotesisht!”. Ndersa nje gjyqtar shprehet ne televizor se: “Gjyqin e fiton ai qe paguan me shume!”. E tmerrshme. E perbidshme. Vampirizem. Neperkembje totale e ligjit. Kuptojeni miq qe u dhimbset ky vend i mrekullueshem se nuk u be kurre shtet, pikerisht per te vjedhur, zhvatur, degraduar…
    Çfare bande e organizuar! Kur vete njeshi i vendit vendos njerez te tille ne keto poste kyçe te shtetit tregon e kerkon te mbreteroje sa me gjate edhe pas aferave te shumta.
    E pra me thuaj e bukura Shqiperi: “Çfare u ke bere ketyre manjakeve qe sillen keshtu me ty?”.
    E di, e di, asgje te keqe nuk u ke bere, veç te mirave siç di ti, si nje nene e mire.

  16. ana says:

    N – Shabani, me gjithe mend kujton se ai eshte vene aty pa dijenine e Rames? Llallen Rama e vuri o njeri. Ata jane te gjithe hale nga i pari tek i fundit: si Sala me kompani dhe Rama me kompani. I lirojne vendin njeri tjetrit te vjedhin me rradhe.

    1. xeni says:

      po pse i shkon me mend ti zonje? Prit nje here. Rama nuk ka bere akoma kryeminister, ndersa per keta te jeret i kemi provat e gjalla te pakten prej 8 vjetesh me radhe.

  17. N Shabani says:

    Ana po qe se LLallen do ta vinte Rama do ta kundershtonte Berisha por sepse e donte Berisha prandaj e vuri qe te shpetoje veten nga burgu.Rama nuk kishte ndonje gje ne dore vetem kryetar opozite ishte.

  18. extra says:

    Bashkohem me komentin tend ana,je ne koherence te plote, me kurseve kohen flm.

  19. xeni says:

    ja fut kot edhe ti. Je vetem tifoz i Berishes dhe bandes se tij ne ikje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje