Kolegji Zgjedhor pushon ankesën për Shkodrën, PS kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Lezhë

26 Korrik 2013, 13:34Politika TEMA

Kolegji Zgjedhor ka vendosur që të pushojë ankesën e PS-së për vendimin e marrë nga ana e KQZ-së për rinumërimin e votave në Qarkun e Shkodrës. Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së PS-së, e cila është tërhequr nga ankesa e vet.

“Nuk ka vlerë që kjo çështje të ndiqet më nga Kolegji. Tashmë në KQZ gjithçka ka mbaruar me rinumërimin”, ka thënë përfaqësuesi i PS-së, Koli Bele.

Pas rinumërimit të votave në qarkun e Shkodrës nga ana e KQZ-së, asgjë nuk ndryshoi, duke qenë se nuk u konstatuan parregullsi apo manipulime.

Ndërkohë, PS ka depozituar sot në Kolegj një tjetër ankimim, ku kërkon shpalljen e pavlefshme të rezultatit për qarkun e Lezhës, pra kërkon përsëritjen e procesit të votimit në këtë qark.

“Sot PS i është drejtuar me tjetër kërkesë-padi Kolegjit Zgjedhor ndaj KQZ-së, ku kërkon shpalljen të pavlefshëm të rezultatit të qarkut Lezhë, pas vendimit të Kolegjit për pavlefshmëri totale të vendimeve të KQZ dhe shkelje të afateve kohore. KQZ mori vendim kundërligjor si për qarkun e Shkodrës, dhe atë të Lezhës”, tha Bele.

“Partia Socialiste ka pretenduar se shkeljet kanë qenë të tilla që shkaktojnë pavlefshmerinë e zgjedhjeve në këtë qark, me pasojë përsëritjen e zgjedhjeve. Për këtë gjë u depozitua një kërkesë-padi, jemi në pritje të gjykimit të kësaj cështje”, tha Koli Bele.

Partia Socialiste ka kërkuar pavlefshmëri në 6 qendra votimi në qarkun e Lezhës. Në 4 prej tyre sipas PS, shkak është intimidimi i zgjedhësve për shkak të vrasjes në qytetin e Laçit ndërsa në dy të tjera rezulton se kanë votuar emigrantë që në të vërtetë nuk gjendeshin në Shqipëri në ditën e zgjedhjeve./b.l

9 komente në “Kolegji Zgjedhor pushon ankesën për Shkodrën, PS kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Lezhë”

  1. Nas Qypi says:

    Sali

    Ri si shit nashi.

  2. orfeo says:

    Te hengert dheri

  3. marsel says:

    Merreni vesh njehere e pergjithmone. tom doshi shiti votat e PS ne Shkoder:
    Qarku Shkoder perbehet nga tre rrethe Malsi e Madhe, Shkoder dhe Puke. tom doshi mbulonte rrethin Shkoder dhe Puke qe nuk kishte perfaqesues kesaj rradhe.
    Ai nuk guxoi te fuste hundet ne Malsi te Madhe se ate e mbulonte Paulin Sterkaj, i cili nxorri nje rezultat shume te mire per PS 40% dhe mundi PD e cila mori vetem 35%. Mark Frrokut te PKDSH nuk i shiti as edhe nje vote dhe ky i fundit qe do ministri sot morri vetem 2% ne Malsi te Madhe.
    tom doshi ne tegjitha zonat qe mbuloi shiti vota sa te mark frroku e sa te pashuk masmalaj. Eshte i dyti egjislacion qe tom doshi i merr nga 100000eur Pashukut te marre te Partise demokracia sociale me premtimin se gjoja do e beje deputet. Ky i fundit e ha rrenen, ksaj rradhe kete gomar tom doshi e genjeu duke i lene zone te lire Berdicen te cilen, mgjithese ishte komune e fituar nga socialistet, pashukut iu la zone e lire dhe PS ketu mori 22.35% ndersa Pashuk gomari 16%, por prape se prape PD ia hodhi duke marre 40%, kjo tregon se kta njerez nuk kane kurrfareinfluence as din apo imam por bejne vetem tregti te ndyre.
    Kuptohet ne qytet te Shkodres nuk e pjerdh kush tom doshin, aty ai vec sa i jep zor vehtes kot dhe ne qytet ai prish shume pune.
    Ne Puke toma doshi sebashku me struktuart atje i lane dore te lire mark frrokut, i cili beri kerdine duke blere vota te socialisteve. Aq shume sa Puka ne 2009 kishte dhene per PS 41% te votave, ndersa kesaj rradhe dha vetem 27% te votave per PS, ndersa diferencen e bleu me leke mark Frroku, i cili mori ne Puke 18% te votave ose me shume se gjysmen e krejt votave qe ai mori ne gjithe qarkun.
    Tani ajo qe nuk kuptojme eshte sepse ky mark frroku na dashka ministri nga Edi Rama per te nxjerre leket qe harxhoi per te blere vota nga socialistat?!
    Baza e te dhenave nga CEC.Org.Al(KQZ)

    1. paradox says:

      nuk te kuptoj une ty i shiten apo i blene votat!!!

    2. ardiani says:

      ti paske ik mer shok. po ti shiste atij vota si do merrte 6 deputete kur e dijme se ka qene 7-4 per armikun? qenke rrote fare shoku. un di vetem qe deputeti i 4 i ps ne lezhe eshte nje i denuar me 8 vite burg ne itali. per kete njolle me vjen sa per te tjerat ps i ka merituar te gjitha votat.

  4. Auroni-ngelesi ne lenden e ARKEOLOGJISE says:

    Tome Doshi u perpoq qe te krijonte nje “shtet brenda shteti” ne PS, por nuk ia doli. ? Shto ketu edhe faktin qe LSI nuk e do(per arsye te ndryshme) dhe perfundimi eshte se miku i tij ne listen e Lezhes qe ishte perbetuar se do permbyste PD-ne, doli huq.
    Politika eshte pak e ngaterruar per injorantet! ?

  5. Zef Kallami says:

    Berishe shytani kerkoi te nxjerrin brinat.Po mesa duket po len edhe veshet.

  6. Transparenca says:

    Se pari, nuk ka rendesi se numri i mandateve nuk ndryshon, qe PS te kerkoje pushimin e ankimimit. Sipas kesaj, nese do te ishin zbuluar manipulime, PS do te kerkonte pavlefshmerine e procesit, pavarsisht se aty kishte manipulime, pra PS nuk i interesoka e verteta, transparenca e votes, respektimi i ligjit, por thjesht interesi i saj. Ky eshte turpi i madh qe i veshin vetes keto palo juriste te PS, te cilet, nese jane te bindur se procedura e KQZ eshte e gabuar, duhet ta vazhdojne ankimimin pavaresisht se levizin apo jo mandatet ne Shkoder. Ndersa ne Lezhe ku manipulimet jane bere ne menyre fshatareske, keta zoterinj juriste rendin per te kerkuar pavlefshmeri. Kjo nuk shkon, PS duhet te qendroje fort pas nje parimi; vota eshte e shenjte, kushdo qe e prek duhet ndeshkuar. Nese duam te shkeputemi perfundimisht nga metodat berishiane te sjelljes me voten, PS duhet te adaptoje kete qendrim. Nese duam qe thjesht te ndryshojme kryetarin, po metoda e sjelljes me voten te jete e njejte, atehere, e gezofshi shokun kryetar me gjithe halabaket qe e rrethojne.

  7. shkodrani rilindje says:

    marsel ti i ke burimet nga cec.org kqz un i kam nga terreni
    nuk te heq asnje presje shoku
    votuam rilindjen dhe deshem te bejme permbysje ne shkoder por na u shit vota jona shkoi si vote e pkdsh e mark frrokut qe kerkon te behet minister e vellai i tij te marre mandat deputeti qe te pushjhet ceshtja e vrasjes se komisarit
    AMA O PUPULL TI QE SHITE VOTEN A E MENDON SE KU DO I NXJERRIN ATA LEK POLITIKANET????
    PIKERISHT NGA XHEPAT E TU …
    GEZOHU ATIJ 50 000 LEKESH QE MORE PER 4 VJET JETE
    SE TASHI DO TE MARRIN SHPIRTIN
    se as keta sjane me te mire se ata qe iken
    different name same shit thone inglezet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje