Kolegji Zgjedhor pritet te jape sot vendimin për çështjen e Kukësit, pasi dje ekspertët nuk kishin përgatitur numrin e nevojshëm të fotokopjeve të aktit të ekspertimit të pamjeve filmike.
Në mbledhjen e parafundit të gjykatës u vendos që një ekspert i PD-së dhe një i LSI-së të analizonin videon e numërimit të votave në KZAZ-në 9, që i përket Tropojës, ku LSI-ja pretendon se koalicionit të PD-së i janë shtuar 155 vota, të cilat i kanë dhënë kësaj partie mandatin e tretë.
Në aktin e ekspertimit të ekspertit të LSI-së Ardian Pollo thuhet se “pamjet që përmbajnë regjistrimit filmike janë relativisht të qarta, të dukshme dhe koha e shfaqjes së tyre në monitor është rreth 3 sekonda. Me teknikën dhe mjetet që u përdorën në ekzaminimin e tyre shikohen qartë shenjat në fletët e votimit”. Sipas tij, pamjet filmike tregojnë qartësisht numrin e qendrës së votimit që po numërohet. Nga ana tjetër, eksperti i PD-së, Zamir Hoxha, thotë se gjatë procesit të numërimit herë pas here cilësia e videos ka qenë e dobët dhe në disa raste nuk kuptohet se cila qendër votimi po numërohet.
pune videosh pd-lsi !
Saliu i manipulon zgjedhjet ne gjithe Shqiperin e jo me ne vendlindjen e tij qe ka me shume akses dhe prioritet.
Eh mor Sale e sheh si te kthehet puna e videos kunder teje. Sikur te kishe plasur brenda Ilir Plehren per supervideon e tij ndoshta do ta kishe marre me shume deputet pa pasur nevoje te manipuloje edhe pse ke qejf ti futesh duart gjithmone ne vota se e ke zakon te vjeter. Po ja qe edhe ty qe mbahesh per specialist ta futi edhe ty kokelopa. Beji llogarite mire Sale se te pret veni ku lidhet qeni.
mendimi ime personale eshte nje dhe i thjeshte ,hape 15 kuti numeroje dhe aty do te dali e verteta ,jo vidio e qarte ,jo vidio e dobet ,perderisa u numeruan 650 kuti ne lezhe dhe shkoder cfare do behet po te numerohen dhe 15 te tjera .te shohom vullnetin e popullit sice tha sala .