FRD hap dyert për të zhgënjyerit nga gara brenda Partisë Demokratike

25 Korrik 2013, 11:22Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike duket se është shtëpia më e përshtatshme për të gjithë ata të zhgënjyer nga gara brenda Partisë Demokratike.

Në Shkodër, ku anëtarët e PD u penguan që të votojnë për kryetarin e ri, kanë nisur bisedimet me Frymën e Re Demokratike, raporton e përditshmja Shqip.

Kandidati i FRD, Fatlum Nurja, e ka konfirmuar këtë lajm për gazetën Shqip.

“Gjatë këtyre ditëve kemi pasur telefonata, kontakte nga anëtarët dhe militantët e PD-së, të cilët kanë shprehur pakënaqësi për PD-në dhe duke u sjellë me ne si persona të cilët, sikur vërtetonin tezën tonë që e kemi shprehur shumë kohë më parë, që në atë parti nuk funksionon mekanizmi i brendshëm dhe ka shumë pak shanse që të jetë demokratike”, thotë Nurja.

“Ne presim që personat, të cilët ndajnë të njëjtat pikëpamje me ne, të afrohen në FRD. Nga ana tjetër, FRD është një parti e hapur për të gjithë intelektualët demokratë, për personat të cilët kanë përqafuar filozofinë tonë. Ne nuk jemi thjesht urë lidhëse e qasjes politike shqiptare, por natyrisht kemi objektivat dhe pikëpamjet tona, kemi strukturat tona dhe, ata që e pranojnë programin e strukturës sonë, janë të mirëseardhur, kushdo qoftë”./ep

16 komente në “FRD hap dyert për të zhgënjyerit nga gara brenda Partisë Demokratike”

  1. Shtegtari says:

    E ndrite dhe ti o Bame kur le Biberajn jashte listave te kandidateve per deputete.
    Ti ndoshta nuk bertet e nuk shan si Berisha po je (ndoshta ne nje mase me te vogel) autokrat si Komandanti qe ju ka infektuar te gjitheve

    1. Edi says:

      Bamja eshte bole kjo dihet, por ama mos harroni se edhe ky Biberaj s’eshte gje tjeter vecse nje koqe kanori, nje kokerr havani eshte!

  2. KRIPTOOPOZITARI says:

    Ata qe jane te pakenaqur nuk do te shkojne tek FRD por do te qendrojne ne PD, madie ne rreshtat e pare te saj, por ama, javen e fundit para zgjedhjeve do te bejne çdo gje qe kjo soj PD e bolshevikut hillbilly te “shkoje per lesh ….” ? ? ? ? siç thoe Zhozi!
    -Kjo eshte rruga e vetme dhe keshtu do te behet! Bamiri eshte nje kastrokungull i baba Saliut. ? Nuk ia vlen te humbesh kohen me të.

  3. anonim says:

    Zgjedhja e lire dhe vota e lire ishte problem tek PD. Ky problem qendron edhe tek FRD. Bamiri nuk u tregua i afte as per te nisur ceshtjen e votes brenda FRD-se. Ia kerkuan te tjere qe ne 2011 por nuk e kuptoi. Kishte frike se nuk zgjidhej vete. Pak a shume si cdo lider shqiptar…

  4. Mira says:

    FRD po kthehet në Grahmën e Fundit Demokratike, duke mbledhur të njëjtët persona që kanë vjedhur këto 8 vitet e fundit. Ku e ke frymën e re o Bamiro, ku i ke njerëzit që vërtet duan ndryshim? Po nqs Nik Spahija të përgjërohet për t’u futur në GFD, a do ta pranosh…?

  5. liri a vdekje says:

    CPRISNI KALONI MASIVISHT TE FRD ,PEDE PO VDES SI PARTI

  6. Argita says:

    DUHET URGJENT NJE BRAKTISJE E PD ,DHE TE GJITHE TE KALOJNE NGA FRD TE NGELET ARGITA ME LULIN ME GISHTE NE GOJE

  7. trasparenca says:

    SHUSHUNJAT E SHQIPERISE.

    Shqiptaret jane leshko nga trute, derisa ala vazhdojne me metodat komuniste te ngrysin jeten.

    FRD mbetet shpresa per jete ndryshe nga kjo e 67 viteve qe kur lindi kanceri komunist allashqiptar.

    Gjithemon koke tashe ngelem ne shqipot,nuk kuptojme kush begaton shqiptaret dhe kush jo.

    Majmini hipokritet qe s’jane velur me 67 vite shushunja, shikoni pasurite qe kane dhe c’do gje sqarohet kush e vjeth kete popull.

    1. Palla says:

      @transparenca!sipas teje kush i begaton shqiptaret?

  8. agimi says:

    E keni gjet ku me shku,Bamiri nuk ka me pas kurre ma shume se 2 deputet ne parlament,kjo parti do shkrihet shume shpejt.

  9. Mira says:

    Kjo e vetmja shprese per te djathtet ne Shqiperi.Partia debatikase ra ne humnere per mos u kthyer me.

  10. linda says:

    Te gjithe te zhgenjyerit e PD duhet te bashkohen me Aleancen Kuq e Zi dhe te fillojne te bejne pergatitjet per nje opozite te vertet,se Edi me Meten do hajne njeri tjetrin dhe pasojat do i ketet populli.Dhe eshte e vetmja parti qe nuk u ka perlyer me ish deputet apo ministra,ish kryeministra dhe ka nje kauz te forte.Prandaj duhet ta mbeshtesim dhe ti bashkohemi te gjithe dhe ta forcojme se eshte e vetmja parti shqipetare dhe nuk ka ne gjirin e saj njerez si Dule,Bollano,Spiro Ksera e shum anti shqipetar qe jane bere pjese e parlamentit.

  11. Lirim says:

    FRD eshte partia e vetme vertet demokratike, te gjithe te shkojme te ajo. Partia qe u formua 23 vite me pare, nuk ishte Parti demokratike, ajo e tradhetoi demokracine ne Shqiperi, ajo ishte parti e Ramiz Alise. Sali Berisha sapo mori mpushtetin vuri ne zbatim directivat e R. Alise. 23 vite Shqiperia ishte perseri diktature disi me e moderuar se diktatura e Enver Hocxhes, por perseri diktature e eger kopmuniste me ne krye diktatoprin e Vicidolit injorant e kriminel. Ndryshimet pas 23 Qershorit jane fitorja me e madhe e Shqiperise, keto zgjedhje e shpetuan Shqiperine nga diktatura komuniste, tani te gjitjhe te shkojme te FRD.

  12. Kjo shtepija e Bamit sado i futet uji dhe kesaj, por do te jete stacioni i dyte per ata qe “agjirojne “per PD ne !PD ,do te jete wc ja e pd istave !Do te jete vetem nji organizate terroriste islamike !

  13. Adelina says:

    Frd duhet te shkrihet ne pd,dhe te punojne te gjithe per nje opozite te forte!

  14. georges says:

    Mire mor mire por Bamiri eshte O Tiron Tirona kupa osht e jona apo e neve! nuk behet stan me lepuj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje