Dritan Dajti duket se ka një strategji të qartë, jo vetëm të tallet me drejtësinë shqiptare, por dhe të sulmojë dëshmitarët e vetëm që e akuzojnë atë si autor të vrasjes së katër efektivave të policisë.
Ashtu si edhe pritej, seanca e radhës në Gjykatën e Krimeve të Rënda, nuk ka shërbyer për gjë tjetër, veçse për deklarimin e akuzave kërcënuese të Dritan Dajtit.
Dhe gjatë seancës Dajti ka akuzuar sërish shefin e zyrës për mbrojtjen e dëshmitarëve, Arjan Muça, si dhe ka kërkuar të ballafaqohet me Flamur Gashin, kërkesë kjo që është rrëzuar nga gjykata.
Gjatë deklaratave të tij, Dajti ka përqendruar akuzat ndaj ish-shefit të grupit operacional që mori pjesë në arrestimin e tij më 7 gusht të vitit 2009, ku edhe u vranë Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Sajmir Duçkollari dhe Altin Dizdari.
I akuzuari si autor i vrasjes së 4 efektivave tha se ish- shefi i tyre është i implikuar në vrasjen e Medi Vatocit në Tropojë. Sipas Dajtit, Muça ka qenë shef krimesh kur është vrarë me plumb në kokë Vatoci.
Por Dajti nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka përmendur sërish rrezikun që i kanoset trupës gjyqësore në të ardhmen, por kësaj radhe duke deklaruar se nëse gjykatësve i ndodh një ngjarje e keqe, kjo do të jetë pikërisht nga Arjan Muçës.
E pasi ka lëshuar akuzat, duke kërcënuar dhe trupin gjykues, Dritan Dajti ka braktisur sallën e gjyqit me argumentin se nuk ka avokat mbrojtës.
Debati në sallën e gjyqit
Dritan Dajti: Deklaroj se Medi Vatoci, efektiv policie në Tropojë, në kohën kur ishte shef krimesh Arjan Muça…
Idriz Mulkurti: Të kujtoj i pandehur se mund të bësh deklarime vetëm për ngjarje që kanë lidhje me objektin e gjykimit. Do të ndërpresë nëse vazhdon të flasësh për këtë ngjarje, pasi nuk ka lidhje me gjykimin.
Dritan Dajti: Zoti gjyqtar, unë mbaj përgjegjësi penale për çdo deklarim të rremë që mund të jap. Unë po dëshmoja para jush dhe prokurorit, i cili mund të më procedojë, në rast se po gënjej. Ju e dini se si qëndron e vërteta e vrasjes, se keni qenë vetë gjyqtar dhe i keni dëgjuar familjarët e tyre.
Idriz Mulkurti: Po iu paralajmëroj i pandehur se do t’iu ndërpres fjalën nëse vazhdoni të flisni për një ngjarje që është jashtë objektit të kësaj çështje.
Dritan Dajti: Nëse do të më ndërpresësh fjalën, duhet ta bësh dy herë pasi në këtë proces jam edhe në rolin e të pandehurit, edhe të avokatit. Zoti gjyqtar nuk keni arsye për të pasur ndroje nga hapja e kutisë së Pandorës, se unë ju as nuk iu prek dhe as cenoj me deklarimin tim. Ju e dini fare mirë se Arjan Muça ishte përgjegjës për vrasjen e tyre dhe më lini të flas.
Idriz Mulkurti: I pandehur, nuk mund të flisni për një ngjarje që nuk ka lidhje me gjykimin tënd. Ke të drejtën e deklarimit për çdo gjë, por jo në lidhje me vrasje që nuk janë pjesë e këtij gjykimi.
Dritan Dajti: Ju e dini sesi qëndronte e vërteta e asaj vrasje, pasi keni qenë gjyqtar. Ajo vrasje nuk u zbardh asnjëherë, as nga policia dhe as nga prokuroria. E vërteta u fshi dhe ajo mbetet një vrasje e pazbardhur. Ja kjo është fytyra e vërtetë e drejtësisë, që nuk do të dalë e vërteta e një krimi kaq të rëndë. Ju e dini shumë mirë që policët kishin vajtur për të arrestuar një person dhe Arjan Muça i futi plumbin ballit policëve. Ja kjo është edhe një herë fytyra e drejtësisë sonë. Thjesht po iu them i nderuar gjyqtar se nëse do iu ndodh ndonjë gjë në të ardhmen, ajo nuk u vjen nga Dritan Dajti, por nga Arjan Muça, që u ka marrë në mbrojtje. Nuk e kam problem që këtë ngjarje ta tregoj për media me letër, por doja ta dëshmoja në gjykatë. Kërkoj të largohem.
Ku eshte Hekri?
Ai eshte kompetenti qe i zgjidh keto pune.
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/hekri-i-pd.html
Nuk eshte fare cudi te jene te verteta ato qe thote per Atjan Mucen.Ai kontrollon tregun e droges prej vitesh ne shqiperi pasi ka qene shefi i antidroges per shum vjet.Njeri servil dhe shum i pa bes.por ka fat se eshte i biri i Selim Muces kreut te komunitetit musliman dhe cdo ramazan ia lan baba te gjitha gjynahet
Shih, shih. Pse Arjan Muca, djali i Selim Muces eshte? Si jane mpleksur gjerat !
pune krimineleshe qe slejojne njeri tjetrin qe te flase drejtesija albaneze
Krimi ne shqiperi ska kufi…ja sa te kthehet kapoja dhe i sistemon mire te gjitha kokat e krimit
Bejne mire ti lene me shkrim amanetet se zdo ju jepet rasti
Me ne fund doli ne pah fytyra kriminale e Arjan Muces. Nuk kishte si ndodhte ndryshe. Drejtesia duhet veproje tani super krimineli Arjan Muca duhet te shkoje ne burg, ne te kundert familjaret e te vrareve duhet te hakmeren personalisht, Ka ardhur koha qe te lahet gjaku me gjak. Dajti duhet te flase dhe te nxjere edhe emrat e tjere qe tashme dihen se kush jane.
Po kete arjanin e njofim te gjith kush eshte dhe dihet si perfundojne keto lloj shefash qe jan kaq te shkathet
Kjo eshte e Demokraci vriten 4 polic Dajti tallet ne sale.
Kush do te japin drejtesi ?
Ah, po këtë thoni, biri i kreut të komunitetit musliman.
Po atë të vrarin brenda ndërtesës të kom. myslim, a u gjet se kush e vrau !!!
Une nuk e di proceduren qe ndiqet kur i akuzuari ben deklarata te tilla.
Per mendimin tim ne kemi ca gjyqtare surrogato te pabythe.
Kur deklaratat jane kaq te renda minimumi eshte qe gjyqtari te kerkoje nga Lalla te caktoje nje prokuror per te marre ne pyetje Dajtin per deklaratat.Madje po te jete gjykates luftarak te beje me dije mediat per deklaratat si dhe faktin qe ka kerkuar te hetohet ceshtja.
Pastaj ta shohin Mucet,Hoxhat dhe tere kompania e talebaneve qe bejne ligjin ,se sa u vlen lekura.Per dy jave kerkojne azil ne vrime te miut keta horra.
dhe merzitemi ne ku na shajn, na perdhosin, na peshtyjn, na shkelmojn kudo neper bote!!!
fare e keqe islame qe ka perpire dhe nuk e leshon kete vend te bekuar nga ZOTI!
selim, hoxha, haxhi, ceshtje islamikesh, varin torbat..!! dhe bejne edhe pjese ne komunitetin mysliman, predikojne paqe, drejtesi, etj etj.. perrallat e talebaneve shqiptare..!!