TemA TV/ Kolegji shtyn vendimin për Shkodrën, ndërsa kutitë s’tregojnë parregullsi (VIDEO)

24 Korrik 2013, 20:23Politika TEMA

Kolegji Zgjedhor shtyu për të premten shqyrtimin e çështjes së qarkut të Shkodrës, ku luftojnë për një mandat republikanët dhe demokratët.

Me gjithë kërkesën e PS-ë, Kolegji nuk urdhëroi KQZ-në të pezullonte e rinumërimit të votave për Shkodrën.

Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Koli Bele, tha pas seancës se: “Kolegji, për arsye procedurale, të kërkuara nga PR-ja, vendosi shtyrjen e vendimit për rinumërimin që po u bëhet votave të Shkodrës prej dy ditësh.

Nuk ka ndonjë shqetësim nga PS-ja për rinumërimin që po bëhet në KQZ. Ne presim me qetësi vendimin e Kolegjit që në bindjen tonë do jetë i të njëjtit standard me vendimmarrjen e mëparshme lidhur me qarkun e Shkodrës.

PS-ja ka paraqitur sot ankimimin e saj për rinumërimin e votave të qarkut të Shkodrës, një vendim i jashtëligjshëm i marrë nga KQZ-ja, pasi ka tre ditë që ka përfunduar afati ligjor dhe njësoj si edhe për qarkun e Lezhës, vendimmarrja ka qenë e paligjshme. KQZ-ja, do ta vazhdojë ta përfundojë atë teatër absurd që ka nisur”.

Në nisje të seancës në Kolegj, PD-ja dhe PR-ja kërkuan përjashtimin e relatores së çështjes Gjinovefa Gaba.

Pretendimi ishte se gjyqtarja e Vlorës, ishte ndëshkuar me masë disiplinore nga ish-ministri demokrat i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj në vitin 2008, që i kishte propozuar KLD-së shkarkimin e saj.

Përfaqësuesit e PS-së thanë se argumentet e përdorura nga PD-ja nuk qëndrojnë, edhe për vetë faktin se Alibeaj ishte aq problematik për këtë forcë politike si ministër, sa nuk u përfshi as në listat për kandidatë për deputetë në 23 qershor.

Por kjo kërkesë e tyre u hodh poshtë në unanimitet nga 8 gjyqtarët e Kolegjit.

Vendimi për rinumërimin e votave në qarkun e Shkodrës u mor më 19 korrik nga 4 anëtarët e KQZ-së, pa kuorumin e nevojshëm prej 5 votash, pavarësisht kundërshtive të PS-së e LSI-së.

Afër mesnatës KQZ-ja pritet të mbyllë rinumërimin e votave në 6 ZAZ nga 8 që ka gjithë qarku Shkodër.

Megjithatë raporti i rivlerësimit përmes krahasimit të rezultateve, ka dëshmuar se pretendimet e republikanëve për vjedhje votash në Shkodër nuk qëndrojnë.

6 komente në “TemA TV/ Kolegji shtyn vendimin për Shkodrën, ndërsa kutitë s’tregojnë parregullsi (VIDEO)”

  1. Xha Barka says:

    O Sali o Mi fekalesh ku i ke votat e vjedhura?

    1. N Shabani says:

      Cfare pati Kolegji zgjedhor pse e la KQZ-ne deri te premten per te marre vendimin qe te mbarojne numerimin e votive? Shume keq zoterinj mos na u beni edhe ju si Sashenka me Tom Ndrecen. Ju paska kapur Sala ne ndonje vend te keq me duket e drodhet edhe juve.Po s’keni cfare ti beni Sales me se ja beri vetes ai.

  2. Shkodrani 1 says:

    le ti numrojne kutite qe ta marrin vesht qe edhe ne zgjedhjet lokale shkodra ka per tja dhane drunin e rradhes zheles me bravaxhine qe asht krytar bashkijet fatkeqsisht sot

  3. KM says:

    SHPELLARI KA MARRE RRUGEN E MUTIT.
    TANI VETEM DUHET TA MBULOJME ME TE PEGERAT E TIJ!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/sbl.html

  4. Kosovari says:

    Sa djallezor eshte ky Sala!

    Ky kriminalizone shqiptaret katolike ne Lezhe dhe ne Shkoder!

    Si eshte e munder ne tere Shqiperine te kriminalizohen ne kete menyre vetem shqiptaret katolike nga ky Sala.

    Cili do shqiptare katolike qe e mbeshtet kete lloje poilitike te quajtur PD me klonin e Sales , Lulin ne krye te PDse duhet te jete i/e padinjiteteshme si kjo Jozefina (me te drejte e quajne zhelafina).

  5. Drejtesi says:

    Kolegji zgjedhor do te bej shoun e radhes.Kur te mbaroj hapja e kutive
    do te marr vendimin qe rinumrimi eshte i paligjshem.Keto lodra nuk i
    ha kush kur sheh vendimin per Lezhen.Le te vazhdoj komedia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje