Dhuna ndaj femrave tashmë zbret edhe në ambientet e gjykatave

25 Korrik 2013, 14:44Politika TEMA

Lajmet për dhunën barbare ndaj femrave shqiptare tashmë janë bërë të përditshme, aq sa ditën e sotme, një 25-vjeçare është dhunuar madje mu brenda ambienteve të gjykatës.

Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku 25-vjeçarja A.Sefa është dhunuar nga ish-bashkëshorti i vet, Genci Stefa.

Shkak për këtë është bërë fakti se gjykata ka vendosur që djalin 6-vjerçar të çiftit, ta mbajë pikërisht 25-vjeçarja.

Irritimin e vendimit të gjykatës, Stefa e ka nxjerrë tek bashkëshortja e tij, e cila ka denoncuar në polici dhunën, duke qenë se në ambientet e gjykatës nuk ka pasur oficerë policie që të ndërhyjnë./b.l

15 komente në “Dhuna ndaj femrave tashmë zbret edhe në ambientet e gjykatave”

  1. Mira says:

    Oh sa mirë me ken shqiptar…!

    1. Qytetari says:

      Vertet Mira, o sa mir me ken shqyptar.

      Nuk po e kuptojm cfar race mostrash jemi. Pjesa me e madhe e popullit e ka trunin gjys taban, nuk mendon fare.

      I bi grus e vret dhe te nesermen thot u pendova.

      I bi tjetrit e vret dhe te nesermen thot “kisha pi raki”

      Cfar njerez te mbarum dhe te degjenerum mban kjo tok o zot.

    2. Taqka says:

      Poseidonke, ti je me tu mbyllte ?

  2. Korabi says:

    Ne nuk kemi gjykata, artikullshkrues i nderuar, ne kemi gjykat-hane. Ne gjykate normalisht duhet ti dridhen leshte dhe kryeministrit nese ka nje gjyq ne ngarkim te tij, ndersa ne gjykat-hanet tona, se rruan fare as nje llum kokepalare, dhe kryen nje veper penale.

  3. Dean says:

    Cudi qe e paska rraf ne ambientet e Gjykates,pasi Genci e ka mohuar qe te ket ushtruar dhune ndaj gruas se vet,larg syve te botes.

  4. shqiptar says:

    nuk eshte zgjidhje kjo gjoja si ne europe ku dlain gjithmone e merr nena.edhe ai djale e ka kjo duhet te zgjidhet midis familjeve si e ka zakon shqiptari se dihet qe ne shqiperi femijet jane pika te dobeta nuk eshte si ne europe qe mbas 18 vjec e nxjerrin jashte prindrit per jete te vet.do me shani e di po mentalietei ne shqiperi eshte tjeter per tjeter.nuk jemi mesaur me ligje shume moderne ne shqiptaret si te huajt nuk eshte ajo kulture.
    gjykata prish me shume pune biles edhe ne vrasje se shqipet se durojne dot qe nje cekic gjykatsi ti heq femijen.
    zgjidhja me e mire eshte te merren vesh familejet dhe ku eshte me mire femija.

    1. rabi says:

      Sjemi kaq te moderuar neve sa femijen te ta heqe gjykata si ne Evrope.Po nese sje modernizuar akoma fillo se je vone.Femije 6-vjeç ka me shume nevoje per pranine e nenes se babi ne Shqiperi seshte si ne Evrope akoma dhuron veç faren edhe sdi ç’do te thote te nderrosh pelena nesa e kishe llafin tek modernizimi qendron edhe kjo(nuk e kam me ato qe i bejne keto gjera normale per femijet e tyre) prandaj ç’ti mbaje babai,,vetem per inat se dynjase sepse femije mban mbiemrin e tij.Ama ka burra Shqiperia,dine te rrahin grate,keshtu e demestrojne burrerine se ndryshe s’dine.Tani qe perveç se kane vepruar drejt qe ia kane hequr sepse e demostroi veten,meriton edhe ca burg per dhune ndaj femres dhe te mos kete te drejte ta shikoje kurre pjellen e vet derisa ti kerkoje falje nenes se djalit te tij.

  5. elton says:

    \ketu duhet ti vesh dinamitin te gjith fakulteteve te drejtesise

  6. Nexhmedin Kadriu says:

    Ne shqipni eshte tradit te rrahet gruaja se burrat i kane syte kendej kufirit duke fyer shqiptart radikale apo islamik … Vetem tjau kujtoj pastaj mendoni . Burrat nenhije lozen kuvendijn pika qe su bije qe nga grate rrojne .

  7. Wendy says:

    Epo te rrafesh gruan ne gjykate kjo as eshte pare, as degjuar. Thjesht paradoks shqiptar.
    Diagnoza e meshkujve shqiptate.: opssesive , possesive + injorance shekullore.
    Kuptohet jo te gjithe meshkujt…

  8. kordinatori says:

    Nuk jemi rraca perfete.kudo ndodh ne bote,dhe ne vendet me te kulturara qe individ,te rrahin a vrasin per te tilla motive.nuk jemi te paret e kursesi te fundit.nje thenie thote:kur dy persona zihen,asnjehere faji nuk eshte vetem i njerit.pastaj se njeri apo tjeri reagon keshtu,dhe ndodh.nuk duhet,por ndodh.kot indinjohemi.duhet te jemi ne pozicion te tyre te gjykojme.

  9. Candide says:

    Nuk eshte fare ngjarje e paprecendente. Vetem pak muaj me pare, ne nje rast te ngjashem divorci, bashkeshorti rrahu gruan ne ambientet e gjykates, ne sy te femijes. http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=242898&ref=ml

    Pikerisht kjo kujtes e dobet kolektive dhe individuale, nuk e le shoqerine tone te ndryshoje qendrim per ceshtje si kjo. Sot eshte lajm dite, neser harrohet. Deri sa nje grua tjeter te rrihet barbarisht, per tu harruar serish…

  10. mistreci says:

    Mentaliteti i shqiptarve esht shum ” old school ” qofte per burrat po dhe per grate , nuk po flas konkretisht me kte rast por ne shqiptaret besojm shum ne dajak nqs sdo i gjuante ai to i kish gjuajtur ajo …… a po shifni se cpo behet me dhunen ne familje ….

  11. Shpiragu says:

    Si more,o te uruar,nuk zbatoni fjalen e udheheqesit ton,qe shkriu per 23 vjet jeten e tij,per te prure demokracine! Si mor ,o te uruar nuk zbatoni fjalen e tij,apo te ministrit te drejtesise,se do t’u denojne mbi 35 vjet ata qe dhunojne gruan? Si duket u ka pelqyer supa qe gatuhet ne burgje,pasi pat ministrin qe hante me pa durim,sikur nuk kishte par sup me sy,madje as ne menxe ,po ne koridor. Po dhe ne dere te gjykates? Nuk kini faj. Edhe ne me pare i dhunonim grate,madje edhe femijet i fejonim qe ne djep,se na pelqente muhabeti me krushkun ,kur pinim raki.madje vajzat edhe i kemi shitur nga 3-4 here me 100.000 leke te vetra. PO se ci tha mendja atij diktatorit,se po te dhunonim femrat,po te shisnim vajzat,do na “pritej”koka e do na hidhej ne zjarr.E dini ju trimat e rinj se c’ndodhi? Pa na u ngriten vajzat e denoncuan shitjen e tyre,fejesat qe ne djep,kritikuan burrat qe i dhunonin ……..po si more trima nuk doli nje burre ,madje me rr te forte e te dhunonte femren?! Po te kishe deshire dilje edhe ne mes te nates,e nuk kishte trima………. Nuk e di pse u tulaten burrat,e sot edhe pse u dergjen udheheqesit,trimat ndaj grave nuk tuten …. se di!

  12. joni tr says:

    ky eshte shteti i sali gomorit po i cope gomor ca pret mo,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje