Deputeti i PS, Erjon Braçe, bën një analizë të shkurtër lidhur me aspektet që duhet të ndryshojë një anëtar i qeverisë së re, duke kritikuar në të njëjtën kohë ata që janë gati të lënë mandatin e deputetit për t’u bërë ministër.
“Nuk do kisha thënë kurrë: Jam gati të lë mandatin e deputetit për një post ministri!! (Sidomos kur nuk ta kërkon apo ngarkon kush). Në publik jo e jo, por as kudo gjetkë”.
“I mirëkuptoj të gjithë, por dua të them: E para, të jesh deputet në Kuvendin e Shqipërisë është vërtet shumë, nuk është pak (nuk është xhaketë e ngushtë pra, në zhargonin vetëmburrës të disave), nëse mendon vërtetë se të qenit në Kuvend është punë, detyrë, e përditshme në respekt të njerëzve që të kanë votuar dhe angazhimeve për të shërbyer deri në ndryshim të jetës së tyre!! Për mua ka qenë një nder i pashlyeshëm besimi i shqiptarëve të zakonshëm!. E dyta, të jesh ministër në qeverinë e Shqipërisë është akoma dhe më shumë, veçmas pas qeverisë personale e të korruptuar të “S.B”, “doktorit të mundur”.
Pra, të qenit anëtar i qeverisë së re duhet të ndryshojë qartësisht katër gjëra:
E para: rikthimin e përfaqësimit të interesave të shqiptarëve; tejkalimi i interesave të një familjeje, grupi, klani, organizatë për të përfshirë interesat më të gjera kombëtare; sfidë kjo për çdo lloj ambicie personale.
E dyta: riformatimin e profilit të anëtarit të qeverisë; dua të them, tejkalimin e çdo modeli të mëparshëm në formim, dije, ekspertizë profesionale, eksperiencë, moral, në raport me veset e një ambienti të ndëshkuar keq për këtë dhe në raport me ligjin, siç qeveria e qeveritë e mëparshme; pra shqip dhe troç, anëtari i qeverisë së “s.b” nuk mund të shërbejë si model standard apo edhe i krahasueshëm për të bërë të pranueshëm çdokënd.
E treta: rolit të anëtarit të qeverisë; anëtari në këtë qeveri nuk duhet të jetë më pushtetari fuqiplotë, por nëpunësi politik e i përulur i qeverisë, drejtuesi, por edhe punëbërësi, përmbushësi i detyrës me fuqi ekzekutive brenda zyrës, ministrisë, fushës së veprimit të politikave të saj, në përputhje me ligjin dhe i barabartë me këdo tjetër përballë ligjit; deri këtu!; jashtë prej këtej duhet të jetë qytetari i zakonshëm dhe i barabartë me çdo qytetar tjetër të këtij vendi, në të drejta, detyrime apo privilegje
E katërta: marrëdhënia me pushtetet e tjera; ndarja e qartë mes pushteteve duke përmbushur qartësisht frymën e Kushtetutës; kasta me dy apo disa karrige ose me një karrige dhe me oborr të pasmë në hapësirën e kujtdo pushteti tjetër, ku tërhiqet për të gjetur rehat sa herë të dojë, duhet të jetë kultura e luftuar më në fund në këtë vend. Kështu kemi rënë dakord që para zgjedhjeve! Me modesti them se shqiptarët presin nga qeveria këtë. Asnjë ambicie personale nuk duhet t’i sfidojë më shqiptarët, veçmas kur kam parasysh shpullën e urrejtjes që ata përplasën në seri e me një frymë në fytyrën e “s.b”. Struktura e qeverisë që Rama prezantoi dje, si një “strukturë pune” është hapi i parë i mirë!./b.l
ja ketu do te jemi te thenat me te vepruaren jane shume large edhe ne keshtu shpresojme qe do te jete nje rrealitete
Pse nuk e besoni ju Erjon Bracen? Eshte politikani me i drejte dhe me kembengules! E keni pare se cfare ka bere per te mbrojtur Top Channel qe te mos shitej tek nje media greke? Ashtu do beje qe gjithcka tjeter te ruhet per shqiptaret!
Qe kjo te behet realitet duhet nje rreforme me e thelle ne ekzekutiv, ministrat nuk duhet te jene me tesera partie, por duhet te zgjdhidhen nga intelektualet me te shquar qe ka shoqeria civile te cilet jon pa bindje partiake, por qe jon te perkustuar per profesionin e tyre,keta njerez jo vetem qe nuk mund ti koruptojne, por keta do jene ne gjendje qe te luftojne korupsioni brenda andministrates qe mund te drejtojne.Nese ministrat do te jene antare partie ata do ta mbushin administraten me simpatizante te partise se tyre, dhe cu pa, nga shiu do te shkjome ne bresher.
Brace ka te drejte! Disa deputete qe nuk e meritojen te jen deputete ne fillim kerkuan qe te ishin dhe deputete dhe minister. Pastaj kur kjo nuk ishte e mundur po kerkojne ministrin. Te tere ata qe nuk e meritojne dhe futen ne parti vetem per interes dallohen menjehere.
Ne fakt perderisa njerezit i votuan duhet te perfaqesojne ata qe i votuan dhe jo ti lene dhe behen ministra. Kjo mund te ndodhte nese ndonje deputet ishte i pazevendesueshem por perderisa sa ka plote 100 here me mire se ata profesionalisht nuk ka pse te behen ministra.
Kur ishte fjala e listave u cmenden dhe cfare nuk kane bere te perfshiheshin neper ato lista tani qe jane, ju duket thele me e madhe ministri duan ministra dhe e lene deputetllekun. Sa si me duken keta njerez qe pretendojme te na perfaqesojne, Dhe vete brenda e vetes e dine sa vlejne dhe e dine sa mund te bejne. Ti bejne fresk Edi Rames dhe PS per mandatet qe moren se te ishte per ta vete sa moren te pavarurit do kishin marre dhe keta.
Le ta nxjerrin koken bukur sepse 4 vjet kalojne shpejt dhe te gjithe keta qe shikojne vetem interesin e tyre ti flaki jashte PS kur te vijne zgjedhjet prape. Nuk ju behet hic vone se cdo behet vetem, interesin e tyre shikojne.
Më duket se Braçja bën për kryeministër…..,populli votoi që të ishit deputetë dhe jo ministra, atëherë sipas thënies tënde, nuk duhet të tradhëtosh popullin që të votoi. Rroga është më e lartë dhe “ke” më shumë në një ministri sesa të përfaqësosh ato grupe njerëzish që të kanë votuar…,apo jo…?
Mira, ke te drejte.
Bracja ka brum, eshte shume punetor dhe njeri i thjeshte.
Deri tani nuk e kemi degjuar apo njohur as si hajdut, as si mashtrues, as si kurvar, as si mallist, as si malok (respekt per malesoret), etj te zeza.
Mire e ke o Braçe ne teori keshtu duhet por ne praktik a do ti zbatoni?
o Brace!rri urte se ta vuri emrin per deputet kryetari per sevap.
Vetem per sevap nuk e futen Bracen ne liste mor “socialist”! Rama do kishte kosto me te larta po ta linte jashte Bracen se per kedo tjeter! Brace eshte nder te paktet socialiste qe nuk e mbylli kurre gojen, nuk ra kurre ne qetesi, e nuk u soll kurre si disfatist, pavaresisht frymes se grupit. Me shume se kushdo tjeter e meritoi Brace kandidimin!
Respekt per ate qe ka kurajo ta thote dhe ta mbroje te verteten!
Mire e ke o Erjon, nuk ta shaj llafin por duhen leke, leka, leka dhe keto jane me te sigurta kur je minister.
ANALIZE : Shkaku eshte idiotsia e Sali Berishes i cili nuk dorzon pushtetin e keshtu si neper kafene fillojn e mbushen faqet e gazetave me hipoteza e propozime. Sala niset per keq por do ti qe po ju ben nje favor te madh…
Kam pare e lexuar per formatin e qeverise per formula te reja ne organizimin e sistemit bankar etj etj.
Por eshte tmerresisht preukopuse qe asnje deputet i parlamentit te ardhshem nuk flet per riorganizim dhe kontributin konkret qe do kete mendimi shkencor ne ngritjen e standarteve te jetes dhe te demokracise ne shtetitn e arshshem te Shqiperise.
Akademia e Shkencave eshte kthyer ne nje institucion honorifik per peshengrites e shkrimtare te realizmit socialist. Nuk ka asnje person te diplomuar ne Universitetet Europiane apo ne USA. Te gjithe jane diplomuar ne UT ose ne Moske !!!
MASH kthehet ne MA i mungon komplet fjala Shkence !!!
” Rilindje ” pa mendimin shkencor dihet se çfare do te thote : Rilindje e injorances !!!!
Ne Universitetin e Shkodres Rektori prof. dr. as. ped. stud. Artan Haxi krenohet qe Universiteti i nje qyteti 3 000 vjeçare siç eshte Shkodra njihet si universitet ne Kosove, Maqedoni si dhe ne disa vende te tjera !!!!… Ngjyrat e Universitetit jane blu e bardhe flamuri i PD.
Kjo eshte trashigimia qe le pas Sali Berisha per mendimin shkencore Shqiptare.
Po ju çfare do beni ? Doni me vazhdu rrugen e Salistanit ????
SHQIPËRIA EDHE PAS 100 VJETËSH PËRBALLË SFIDËS SË BËRJES SË SHTETIT DHE NORMALIZIMIT TE ËKONOMISË !
Sfida e bërjes së shtetit dhe normalizmit ekonomik të Shqiperisë 3-milionshe një nyje gordiane
apo thjeshtë “Veza e Kolombit” ?!
Nga: Mehmet Metaj*
Shqiperia jonë e vogël edhe pas 60 mije vjetësh krijim e zhvillim të qënies njerëzore, pas 3000 vjetësh qytërim, edhe pas 300 vjetesh kulturë shtetarie dhe përvoje botërore perëndimore, edhe pas 100 vjetësh shtet shqiptar, endet edhe sot e katandisur si nje vend pa shtet nga politikanë primordialë e mbetet ende’ “me krye n’hi” siç e ka përshkruar Pashko Vasa më se një shekull më parë(1880).
Dhe po ta shohësh nga larg duket si ”Veza e Kolombit” dhe në ka mbetur si ”Guri i Sizifit” që s´gjen derman e s´zë vend kurrë përsa kohë vetëdija publike dhe intelektuale të arrijë në nivelet e standartet e duhuara të kohës dhe të hedh tej Bershët e Co dhe pastroj vendin nga llumrat e tranzicionit. Dhe në kohën tonë të re Sali Berisha i eleminoi të vetët themelues të PD-së të gjithë dhe ka gjetur të promovojë si pasardhës Lulzim Bashën, një infantil pa asnjë kontribut apo përvojë jete dhe politike dhe e katapultoi dhe kryetar bashkie të Tiranës dhe ja tani pas humbjes shteruese të tij do ta bëj kryetar PD-je. Luli që kur flet duke qeshur sikur ka para një kopsht fëmijësh si vetja dhe jo një kryeqytet me rreth 1 milion banorë (?!).
“Ky vend ka vuajtur gjithmonë dhe vuan ende’ dje’ nga njerëz ose gjysëm-të-mësuar’ dhe diktatorë dhe në tranzicionin e stërzgjatur nga njerëz të papërgjegjshëm si Nano dhe ose hileqar-province si Sali Berisha. Dhe nuk është rastësi që pas 100 vjetesh shtet ne kemi rënë kaq poshtë sa patëm për tetë vjete një qeveri me në krye Sali Berishën (?!!), që flet që prej 20-vjetesh vetëm broçkulla dhe ka bërë aq zullume në këtë vend qe nuk duhet t’i harroj kurre ky popull si trazirat e 1991-it, 26 dhe 28 majin, 1996, marsin, 1997, 3 korrikun, 1997, 13-14 shtatorin 1998, 15 marsin, 2008, 21 janarin, 2011, 8 majin, 2011 dhe me keto akte kriminale jo kryeministër por as qytetar i këtij vendi s’e meriton të jetë, po meriton ta shpallesh si subjekt retroaktiv të ligjit të lashtë Grek të Ostracizmit, ta dëbosh nga vendi se përdhosi gjithça, demokracinë, shtetarinë, drejtësinë, politikën, ekonominë, shkencën, kulturën, historinë, administratën shtetërore që është aq e korruptuar sa duket se s’ka burrë nëne që pas tij ta sjellë më në vete këtë vend.
Në një takim me intelektual që u zhvillua më 11 Janar 1991, në ILA, (organizuar nga Z. Edi Rama dhe Z. Ardian Klosi, ku unë pata rastin të marrë pjesë) shkrimtari i madh disident Kasëm Trebeshina citoi një amanet i lashtë për qeverisjen.”Qeveriseni mirë popullin se përndryshe ai ç´do invazion të huaj do t´a quaj çlirim”-ka thënë 3500 vjet më parë Hemurabiu mbreti i Asirisë/Babilonisë së lashtë.
Dhe shpresa e vetme pas 20 vjetësh “tranzicion” është PS-ste dhe opozita fituese e zgjedhjeve te 23 Qershorit, që do jetë qeverisja e nesërme që ka shansin dhe obligimin në këtë zgrip PD-ist të ndërtoj dhe zbatoj një program të vërtetë ringritjeje kombëtare së pari të shtetit, të dinjitetit të këtij vendi dhe krahas kësajë të ekonomisë, të popullit të thjeshtë i cili zvarritet që prej 100 vjetësh dhe 20 vjetësh demokraci. Duke ritheksuar parimet e demokracisë Presidenti Amerikan Barrack Obama, në fjalën e tij në Universitetin e Cape Town-it, për lançimin e mbështetjes Amerikane për Afrikën, tha se: “Jo..në ato vende ku liderët pasurojnë veten e tyre nga mosndëshkimi…këto gjëra duhet të ndryshonjë.. ). Dhe këto fenomene “afrikane” janë aktuale edhe tek ne sot e gjithë ditën. Por ne jemi në Evropë ! “.
Nga përvoja, programi dhe niveli intelektual i PS-së besojmë të gjithë se do të bëjmë më në fund një Qeveri të përgjegjshme dhe Shtet Shqiptar ku drejtuesi i tij dhe drejtuesit e të gjitha institucioneve të tij deri tek kryetari i një komune të ulen në karrige si shërbëtor të popullit dhe jo t’a kthejnë atë në “pronë private” për bamirësira e përfitime personale ???Dhe besojmë gjithashtu se qe me krijimin e Qeverisë dhe administratës menaxhuese:
• Do të shmangen nepotizmi dhe militantët që vrapojnë me marifet për zënien e posteve dhe të bëhet konkurim real për të punuar në administartën publike apo strukturat shtetërore ???
• Do të lihen “pa u shpërblyer” nga partitë ata që hodhen para te vjedhura nga taksapaguesit me postet e tyre në zgjedhje për të zënë prapë një post pas tyre dhe marrë “kamate-fitimin” e tyre njëqindfish nga fondet publike duke u bërë shefa e drejtorë ???
• Do të shmangen marifetçijtë dhe dallkaukët, pehlivanet dhe rrufjanët qe gjithmonë, nga që s’bejnë dot punë tjetër, gjejnë streh në partira dhe na bëhen sheaf, drejtorë e Zv.Ministra???
• Do të shmangen emërimet e njerëzve të pamësuar në poste që janë për të mësuarit si në përfaqësitë tona diplomtike, në OKB, BE, NATO, FAO, UNDP, UNESCO… etj ???
• Nuk do të kemi dogana e tatime ku për t’u bëre doganier apo tatimorë të konkurohet dhe këta të mos pasurohen e bëhen miliarderë me 6-muaj punë dhe pastaj të na “bëjnë poltikë e krijojnë parti” me paratë e vjedhura nga fondet publike apo private ???
• Do të neutralizohet kripto-politika dhe pastrohet ajo nga kriminalizimi dhe paratë e pista???
• Do të bëhet dhe zbatohet më në fund pas 22-vjetësh hallkatje një “set menaxhimi-qeverisës” për shtetin dhe rehabilitimin e ekonomisë së vendit dhe ulet informaliteti ???
• Do të vihen para përgjegjësisë ligjore ata që urdhëruan vrasjen e njerëzve të pafajshëm më 21 Janr, ata që vranë në Gerdec, por dhe ata që urdhëruan nxënësit e shkollave të shkonin në mitingje partish ???
• Do të zhbëhen dhe vihen para përgjegjësisë ligjore qeveritarët-përgjegjës për privatizimet dhe konçesionet abusive me pasurite tona natyrore kombëtare dhe kufijtë detarë të vendit ???
• Do të shmangen të bëhen prapë drejtorë dhe ministra ata që kan qënë njëherë në qeverine e korruptuar 2009-2013 dhe janë përfolur dhe dyshuar për korrupsion ???
• Do të kemi një kontroll të pasurive të vëna nga përfitimet shtetërore dhe vihen para përgjegjësise të gjithë ata që nuk e justifikojnë atë dhe kan përfituar në mënyrë abusive ???
• Do të hetohen ish-Ministra ish-Prokurorë, ish-Kryetarë Gjykatash, Ish-Prokurore, Ish- Drejtorë Doganash, Tatimesh, etj. me vila në bregdet, që kan pasuri marramendëse dhe nuk do të na bëhen përsëri drejtues, dhe na “japin mend” se po bëjnë gjoja politikë dhe shtet???
• Do të kemi dhe ne një shtet dhe media kurajoze që të evidentojne gjithë vilat e ndërtuara me para të pista në bregdet apo zona turistike dhe jashtë vendit nga ish-drejtues e politikanë që nde’ na dalin e flasin për rregull e transparencë virtuale në TV ???
Po bëjmë këto at’here mund të themi se edhe ne kemi shtet dhe Shqipëria po qeveriset!
* Drejtor ekzekutiv, Qendra ALBAFOREST (www.albaforest.com)
brace si gjithmone i sakte. populli, pret nga qeveria te kete sa me pak shpenzime, dhe anetare e saj te jene model si njerez me moral dhe profesioniste te shkelqyer. populli shpreson . bravo brace qe flet ashtu si populli mendon dhe kerkon.
Vetem per sevap nuk e futen Bracen ne liste mor “socialist”! Rama do kishte kosto me te larta po ta linte jashte Bracen se per kedo tjeter! Brace eshte nder te paktet socialiste qe nuk e mbylli kurre gojen, nuk ra kurre ne qetesi, e nuk u soll kurre si disfatist, pavaresisht frymes se grupit. Me shume se kushdo tjeter e meritoi Brace kandidimin!
Respekt per ate qe ka kurajo ta thote dhe ta mbroje te verteten!
Braçe me qendrimet e tij i ka bere sevap PS sepse eshte deputet nga zotesia e tij dhe ka qene deputet edhe para ketyre zgjedhjeve.Nese do te ishin edhe 10 apo 20 deputet me kurajon e Braçes parlamenti do te ishte me i denj si organ i perfaqesimit te popullit ne legjislativ.Braçe eshte nje ze i fuqishem ne parlament dhe e meriton zgjedhjen si deputet .Pastaj asnje nga komentuesit nuk duhet ta marre kurajon e te perfaqesoj voten e popullit qe e ka zgjedhur me voten e lire si perfaqesuese te tij.
I uroj suksese Braçes si deputet ne parlamentin e ri.
Braçe duhet te jet numri 2 I qeveris pra zevends kryeminister, ky e meriton kte post per mendimin tim.
Brace,Ed Rama do te qeverise Shqiperine sic qeverisi Tiranen,dhe qe nuk e qeverrisi keq(tre mandate),dhe te katertin ja vodhi Berisha.Ed Rama eshte brezi i 20 vjecareve te viteve 80 qe guxonte dhe mendonte ndryshe nga ai sistem I ndyre.Ai sillej dhe vepronte I lire ndryshe,ndersa Saliu i nenshtrohej e I sherbente me perulesi.
Brace mos perfito se te japin mikrofonin dhe ke kapacitetin te ideosh si do jete qeveriae re,kjo teme do B U RR A ME ORIZONT AKADEMIK, boll shite pordhe.
Mire e ke ti Erion ,por po u caktuan ministra ish ministra te Nanos apo te Meta-Berishes e humbet davane,se do gjej vend aksioma:Erdha vodha,ika ,erdha prpe per te vjedhur,ku isha hic gjekundi se sapo degjojme qe do jete Haxhi nastja i koncensioneve apo Luani qe rrahu gazetarin ne kohe te Nano 4.Pastaj ky Luani te mbrojtja mos na ngaterrohet me Nard Koken pune skrapi tankesh e avionesh se kur ish radhen e pare te rendi ne kohe te Nanos u ngateruan me Koken pune Qerreti dhe i ziu Pashk Tusha cka hequr se ishte drejtor policie ne Durres,e Luani minister rendi urdheronte arrestimin e Kokes qe e kpnin me cigare kontrabande,kurse Nano paprekshmerine e tij.Ishte bere puna cil e mbyll o Qazim Bej.Kurse tani Nardi eshte blinduar me vella e kunat depitet,nuk po flasim per ngjale Lalzi.
Qendrimi ndaj ish ministrave dhe kontigjentit te Nard Kokve do jete tregusi i pare i seriozitetit te qeverise per te bere eshte e qe nuk do na vjedh.
sh.brace shkon me teorin kush llap me shume ka te drejte.kjo vlen por ne konen e dulles dhe ne kopen e qeneve.
DASHURI MORALI NE KOHEN E KOLERES
Keshtu do te ishte me mire ta titullonte Brace Moralisti shkrimin e tij ne media. Po Fidel Ylli eshte me pragmatist dhe truni i punon si biznesmen qe ka investuar per fitorjen e Edi Rames dhe te Koalicionit Ritues te 23 qershorit dhe tani kerkon hakun e punes se tij. Sepse o Erjon Brace Djali nje deputet mund te fitoje ca ryshfete me lobime per ligje ne favor te fistekut, nderkohe qe nje minister ka ne dore fonde plot me LEKA si SEZAMI i Ali Babait me 40 hajdutet. Ky eshte ndryshimi o Erjon Dajli qe fillozon shume per nje palo gje, te cilen e dine edhe kalamajte e rruges ku banon nastradini.
Ilir Meta eshte NASTRADINI?
Bravo Erion!
E kush me qene deputet,nji MI I pjekur.
TE GJITHA JANE DOKRA. PARA 3 VITESH KAM QENE DESHMITARE E PUSHIMIT NGA PUNA TE NJE MILITANTEJE TE PS, PER ARSYE TE PJESMARRJES SE SAJ NE MITINGJET ORGANIZUARA NGA PS. SI PER IRONI TE FATIT , INTRIGEN PER LARGIMIN E SAJ E ORGANIZUAN DREJTORI ME NENDREJTOREN, KJO E FUNDIT I PERKISTE LSI.NE MUAJT E FUNDIT U SHKARKUA NGA DETYRA E NENDREJTORES DHE SOT KAM DEGJUAR DHE JAM E SIGURT QE E PRET DREJTORLLEKU.HARROVA TE PERMEND ORIGJINEN E SAJ NGA SKRAPARI. RRETHANAT QE GJENDEM SOT ME BENE TE KUJTOJA KETE NGJARJE.
NE PALLATIN QE UNE JETOJ , PERSERI NDERTUESI ESHTE NGA SKRAPARI.. PARA NJE JAVE , HAP E MBYLL SYTE U VUNE DISA KONSTRUKE HEKURI MBI TARACE.NDERTUESI NA U KUJTUA PS 7 VITESH TE SHISTE TRACEN. BANORET U ANKUAN KUR PUNIMET FILLUAN TE DEMTONIN TUBACIONET.. VAZHDIMIN BESOJ SE E MERRNI ME MEND. FILLOI LOJA E KUNGULLESHKAVE. VININ PERFAQESUES TE POLICISE NDERTIMORE , BENIN SIKUR NDERPRITNIN PUNIMET, ME PAS MERRNIN SHUMEN QE U TAKONTE, RIFILLONIN PUNIMET, E KESHTU ME RADHE , DERISA MORI SECILI ATE QE I TAKONTE( DHE ME TE DREJTE TE ZOTIT).
NJE ZONJE E MOSHUAR QE JETON NJE KAT POSHTE MEJE ME THA: C’TE BEJME MOJ VAJZE ? FAJIN E KEMI VETE , VOTUAM PER PS DHE JO PER LSI. TANI … , VENDI ESHTE I TYRE, SI LUM ATA!
SI NJE NATYRE QE E KAM TE VESHTIRE TE DOREZOHEM, CILIDO QOFTE REALITETI , BERA ATO PERPJEKJET E FUNDIT ,DUKE SHPRESUAR TE SENSIBILIZIMI QE MUND TE BENIN MEDIAT. POR, SI PER CUDI, TE GJITHA MEDIAT PREMTONIN SE DO DERGONIN GRUPE XHIRIMI DHE ASKUSH NUK VJEN.
I GJITH FAJI ESHTE I POPULLIT QE GJATE KETYRE VITEVE KISHIN VOTUAR SALI BERISHEN PO PSE ? E VOTUAT ? PER CFARE ARSYE SALI BERISHA KISHTE VETEM NJE MENDJE PER GJITHE POPULLIN TE PREMTONTE GJERA QE NE REALITET ISHIN GENJESHTRA DHE ASGJE NGA QEVERIA E BERISHES NUK ESHTE REALIZUAR SEPSE SHQIPERIA SI DHE PER MUA ESHTE GJYNAH MOS TA ZHVILLOSH KA NJE POZICION GJEOGRAFIK SHUME TE MIRE PER TU ZHVILLUAR PO SALI BERISHA NUK KA BER ASGJE PERVEC RRUGEVE DHE ASGJE TJETER DHE POPULI KA QENE INJORANT QE NUK I KANE KUPTUAR MASHTRIMET E SALI BERISHES TANI VOTUAT PER LULZIM BASHEN PO TA DINI QE EDHE LULZIM BASHA ESHTE I TE NJEJTIT BAR ME SALI BERISHEN DHE DO NDJEK RRUGEN QE SALIU E LA PERGJYSEM PO CFARE NDRYSHIMESH DO TE PRISNI NGA PARTIA DEMOKRATIKE JU THEM UNE ASGJE KUJTOHUNI DHE MENDONI MIRE QE GABIMET ME ATO VOTA MOS TE PERSERITEN ME PER TE ARDHMEN SHPRESONI TE QEVERIA E RE MUND TE KET NJE NDRYSHIM PO EDHE UNE SHPRESOJ ASHTU QOFTE TE BEHET NGA FORCA E PARTISE SOCIALISTE . SHQIPERIA NUK ESHTE E GATSHME TE FUTET NE EVROPE SEPSE EVROPA KA DISA RREGULLA QE DUHEN RESPEKTUAR PO NE SHQIPTARET JEMI SHUME TE SERT DHE NUK RESPEKTOJME ASGJE . LIGJI NUK ZBATOHET, MAKINAT E POLICISE NUK JANE NE PERPUTHJE ME STANDARTET EVROPIANE POLICET SHQIPTARE NUK JANE AQ SHUME TE AFTE PER PERBALLIME OSE GJERA TE TJERA PRANDAJ KUR TE GJITHA KETO TE NDRYSHOHEN ATEHERE PO. PO PRAPE NUK DO FUTET NE EVROPE DUHEN TE PAKTEN 50 VJET TE ZHVILLOHET KOMPLET
Braçe me popullin dhe per popullin.BRAVO,BRAVO.
Bravo Brace,per njerez si ju ka nevoje populli yne,…….