Autori i masakrës së Vlorës, i arrestuar disa herë nga policia

31 Korrik 2013, 21:02Politika TEMA

Nga Lindita Çela

 

Delin Hajdaraj, i dyshuari si autor i masakrës në plazhin e Vlorës, nuk është i panjohur për efektivat e policisë.

Skeda kriminale e 22 vjeçarit, është e mbushur me dhjetëra raste vjedhjesh me dhunë.

Po kështu Hajdaraj njihet nga agjentët e krimeve dhe si përdorues i lëndëve narkotike.

Por me gjithë skedën kriminale dhe të dhënat e shumta, prej së dielës së kaluar ende nuk ka asnjë informacion mbi 22 vjeçarin, i cili është zhdukur pa lënë gjurmë pasi vrau tre pushuesit në plazh.

Ndërsa hetimet mbi ngjarjen vijojnë, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 18-vjeçarin Leo Osmëni, i akuzuar për vrasjen e tre pushuesve të pafajshëm në plazhin e Vlorës.

Ndërkohë që në sallën e gjyqit, Leo Osmëni ka treguar versionin e tij mbi ngjarjen që shkaktoi tre viktimave të pafajshme.

 

Dëshmia

Sherri mes djemve fierakë dhe të rinjve vlonjatë ka nisur pasi në plazh i është ngacmuar motra Leo Osmënit.

21 vjeçari, përballë togave të zeza, ka dëshmuar ngjarjen prej të cilës ka përjashtuar krejtësisht veten si autor të krimit. Leo ka dëshmuar se ka qenë shoku i tij, Delin Hajdaraj, ai që ka qëlluar me armë, tip automatik, dhe se është zhdukur pa lënë gjurmë.

21 vjeçari tha se konflikti me pesë djemtë nga Fieri ka nisur pasi ata i kanë ngacmuar motrën duke i kërkuar adresën e Facebook-ut.

Leo Osmëni pranoi në sallën e gjyqit se ka goditur me thikë në kokë një nga fierakët dhe kur ata e kanë rrahur, i ka kërkuar shokut të qëllojë me automatik, të cilin e mbanin në bagazhin e makinës.

21 vjeçari tha se Delin Hajdaraj ka shtënë tri herë me breshëri, por më pas ai ka humbur kontrollin e armës, e sipas tij, vrasjet e tre plazhistëve kanë qenë aksidentale.

 

Masakra sipas prokurorisë

Shërbimet e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së qarkut Vlorë me datën 28/07/2013 rreth orës 15:40, janë njoftuar se në vendin e quajtur “Kalaja”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, ku nga të shtënat kanë mbetur të plagosur rëndë tre shtetas.

Me të marrë njoftim mbi ngjarjen e ndodhur, menjëherë shërbimet e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe është formuar  grupi hetimor.

Ka rezultuar se me gjithë ndihmën e dhënë personave të dëmtuar, ata kanë gjetur vdekjen në spitalin rajonal civil Vlorë.

Nga oficeri i policisë gjyqësore është bërë këqyrja e kufomave ku rezulton se viktimat janë shtetasit Diana Ademi, veç 53, Sokol Isufaj, vjeç 34 dhe Serdi Bajlozi, vjeç 17.

Prej shërbimeve të policisë gjyqësore është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, nga ku rezulton të jenë qitur 12 fishekë luftarakë dhe janë gjetur 12 gëzhoja të kalibrit 7.62mm, model 56.

Në funksion të hetimit janë pyetur me cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit, punonjës të bar “Kalaja”, si dhe  persona plazhistë (pushues), që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Nga tërësia e deklarimeve të marra rezulton se midis autorit të  ngjarjes, i cili ka qenë në shoqërinë edhe të një personi  tjetër, ka pasur një debat me disa pushues të tjerë.

Pas këtij debati, njëri prej autorëve ka nxjerrë nga një çantë, një armë zjarri automatik dhe ka qëlluar në drejtim të pushuesve, ku si pasojë e të shtënave kanë gjetur vdekjen tre  persona.

Pas ngjarjes, autorët janë larguar me një automjet tip fuoristradë ngjyrë bezhë me targa amerikane në drejtim të qytetit të Vlorës.

Në funksion të hetimit janë kryer verifikime dhe kontrolle në zonën përreth vendit ku ka ndodhur ngjarja me qëllim evidentimin e kamerave të sigurimit.

Ka rezultuar se në subjektin privat “xxxx” shumë afër ngjarjes është e vendosur një kamera sigurie, e cila regjistron pamjet nga rruga nacionale.

Kështu, në funksion të hetimit janë këqyrur dhe pastaj sekuestruar pamjet filmike të kësaj kamere.

Disa shtetas, të pranishëm në vendngjarje, janë pyetur në lidhje me ngjarjen e ndodhur dhe nga deklarimet e tyre rezulton se pranë çadrës së tyre kanë qenë tre vajza, ku njërës prej të cilave shtetasi A. i ka kërkuar adresën e Facebook.

Më pas aty kanë ardhur dy persona ku njëri prej tyre është konfliktuar fizikisht me A. dhe me pas ky person i është drejtuar shokut të tij me fjalët “Nxirre”.

Personi i dytë ka nxjerrë nga çanta një automatik dhe ka qëlluar në drejtim të personave të implikuar në konflikt dhe si pasoje ka vrarë tre shtetasit Diana Ademi, Sokol Isufaj dhe Serdi Bajlozi.

Më pas dy autorët e ngjarjes dhe tre vajzat janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Të pyetur në lidhje me karakteristikat e autorëve të krimit shtetasit e mësipërm kanë deklaruar se i njohin ata. Nga këqyrja e pamjeve filmike të sekuestruara pranë subjektit “XXXX” duket qartë një automjet tip fuoristradë me ngjyrë bezhë, e cila kalon para kamerës përpara ngjarjes.

Po ky mjet kthehet përsëri pas ndodhjes se ngjarjes, duke u drejtuar për nga qyteti i Vlorës.

Në funksion të identifikimit të vendndodhjes së këtij mjeti janë ngritur postblloqe policie në të gjitha akset rrugore të qytetit të Vlorës.

Ka rezultuar prej shërbimeve operative se automjeti në fjalë ndodhej i parkuar në oborrin e banesës së shtetasit Luan Osmëni. Menjëherë është shkuar në këtë banesë, ku është bërë një kontroll i banesës dhe është gjetur automjeti tip “Infiniti” me targë DH7863 Washington DC.

Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur pjesëtarët e familjes e konkretisht shtetasit Luan Osmëni, djali i tij Leo Osmëni dhe vajzat e tij XH dhe B. Osmëni.

Po ashtu, gjatë kontrollit të banesës është gjetur një maskë dhe sende të tjera, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Mbi bazën e këtyre të dhënave oficeri i policisë gjyqësore ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit Leo Osmëni.

I pyetur ne lidhje me ngjarjen, shtetasi Leo Osmëni ka pranuar krimin duke sqaruar se motra e tij, duke qenë në plazh, e kishte telefonuar dhe e kishte njoftuar se një person po e ngacmonte në plazh.

Shtetasi Leo është nisur në drejtim të lokal “Kalaja” aty ku bën plazh gjithmonë ai dhe familja e tij me automjetin e të atit tip “Infiniti” me targe DH7863 Washington DC.

Rrugës ka marrë në celular dhe shokun e tij D.H dhe i ka thënë se po shkonte tek Kalaja pasi një djalë i kishte ngacmuar  motrën.

Pasi kanë shkuar tek kompleksi “Kalaja”, shtetasi Leo është takuar me motrën e tij dhe i ka kërkuar t’i tregojë se cili person e ka ngacmuar.

Ajo i treguar me gisht djalin që e kishte ngacmuar.

Më pas shtetasi Leo i është afruar këtij personi dhe e ka goditur atë duke e dëmtuar në pjesën e ballit me një mjet tip kaçavidë.

Duke qenë se shtetasi Leo ishte më i vogël fizikisht dhe nuk kishte mundësi të godiste më personin tjetër, i ka kërkuar shokut të tij të nxjerrë nga çanta automatikun dhe ky i fundit pasi e ka nxjerrë, ka qëlluar në drejtim të personave palë e konfliktit.

Pasi kanë qëlluar me armë, shtetasit D.H dhe Leo Osmeni, bashkë me tre vajzat janë larguar. Ku rezulton se shtetasi Leo dhe dy motrat dhe kushërira e tij janë larguar, me automjetin tip fuoristradë, në drejtim të Vlorës, ndërsa D.H është larguar me një automjet tjetër, në drejtim të Jonufrës.

35 komente në “Autori i masakrës së Vlorës, i arrestuar disa herë nga policia”

  1. Xh.Kasaj says:

    Mishin me gershere malokut kriminel

    1. emigranti says:

      mire dakord jam me ty un or xha kaso qe tia presim me gershere mishin ‘malokut kriminel’…po me ata tipat si puna e ketyre cunave te fierit qe ngacmojne vend e pavend si u behet puna??ne ball e kane femrat aty ne albani qe ua kerkoni kaq shpejt?..

    2. raimondi says:

      Qepe ti ore qelbesire qe flet ashtu –Ai djali eshte futur ne sherr per te mbrojtur shokun, jo per vete

      Jane te rinj dhe te papjekur , ndja edhe jane nxituar qe kane bere sherr

      Ca kuptimi ka kjo qe autori paska qene I arestuar disa here ..?

      Ai eshte moshe e re dhe ka vajtur te ndihmoje shokun e tij, ndaj nuk shikohet fare e kaluara e tij se nuk jemi si ne kohe te Enverit, por shikohet arsyeja perse u fut ne ate sherr ku nuk kishte pune fare ..?

      Autori I krimit eshte futur ne loje [per te hir te shoqerise , jo per interes te tij , dhe ketu ai del djale shume I larte

      Keshtu qe duhet pas parasysh edhe aspekti I larte moral qe ka treguar ai cuni
      duke I ardhur ne mbrojtje shokut te tij qe ishte me I vogel me moshe dhe ishte I vetmuar
      perballe 5 te rinjve te ritur nga Fieri, (pavaresisht se krimi duhet denuar ).
      por ama ky djali krimin e beri ne menyre aksidentale , se nuk donte apsak te vriste njerez te pafajeshem

      ___Ndaj gjykata ti kete parasysh edhe keto rethana , se e Drejta morale eshte ne anen e Djaloshit qe beri krimin,
      se ai u fut te mbronte shokun e vetmuar dhe pa dashje vrau dike tjeter,
      ndersa e Drejta Ligjore eshte kunder tij …….

      Me kujtohet njehere kur isha adoleshent aty ne Uje te Ftohte. ku ka ndertuar Hotelin ne det Basha
      me ka ndodh nje rast I tille

      Une ngacmova nje vajze dhe ajo I tha vellait –I vellai lajmeroi gjithe cunat e lagjes se Ujit te ftohte dhe ata po vinin drejt meje per te me goditur….
      Une isha me nje shok qe ishte goxha trup madh, ….

      Kur ne moment qe po vinin keta te lagjes , une hedh syte anash te sigurohesha qe nuk isha vetem
      dhe te shikoj nese e kasha kete shokun ne krah ……kur ky ja kishte mbathur dhe kishte ikur me vrap nja 100 metra tuje e me la vetem mua ne mes te cunave qe po vinin te me godisnin….

      Thash me vete , po ky legen si iku e me la vetem…?
      Ok ,
      kur cunat e asaj lagjes u afruan , une rastisi qe njoha njerin midis tyre .
      Edhe ai me njohu dhe me tha qe larg me ton miqesor se kishte respect per mua :Si ishte pune?
      Ja or I thashe, I hodha nje fjale asaj, po nuk I thashe ndonje gje ….

      Atehere ai cuni ju tha te tjereve _-Lereni se eshte shoku im……Dhe iken ata cunat
      Shpetova mire une se do me kishin bere copa –Se ata ishin nja 10 veta, dhe une ngela I vetmuar perballe tyre ……
      Pastaj vajta takovsa kete shokun q eme priste tek stacioni I autobuzit _I them , po ti ike me le vetem? Po nuk I fola me pastaj, se e dija qe ishte frikacak..

      Ndaj them se ky shoku I Leos qe I ka dale ne krah Leos ne kete rast eshte treguar shume cun dinjitoz …dhe jane te ralle shoke te tille qe te dalin ne krah ne keto raste,
      se te gjithe te lene ne balte….

      Ai cuni tropjan -vlonjat eshte treguar shume cun I larte ndaj nuk e meriton ndeshkimin ne ate menyre si flisni ju,
      por natyrisht ai do denohet se aksidentalisht vrau dike tjeter , por jo ta ofendoni se ai eshte shume here me fisnin se ju te gjithe

      1. Coco says:

        Me ty sja vlen as merresh ! Vetem kaq po te them, ah qe ste vrane ty edhe familjaret e tu ata djemte qe u kishe ngacmuar motren, hajvan i dreqit qe jeton me filma e te duket vetja Toni Montana. Pale na permend edhe dinjitetin ti krimb i mutit, ai vret 3 persona ti na tregon dinjitetin.Cte te them tjeter, funderrine.

        1. raimondi says:

          O idiot , di te lexosh ti apo jo?

          Ai cuni duhet denuar per krimin qe beri, por duhen pare edhe rethanat lehtesuese ,
          dhe nuk keni pse e ofendoni , se dueht te keni parasysh qe ai eshte cun I ri ne moshe ,
          dhe krimin nuk e beri per vete, por per te mbrojtur shokun….

          Keto gjera duhen mare gjithmone parasysh kur gjykohet dikush…

          Ndersa juve ketu poshte koqeve te mija ju kam shkerdhyer cju mban pragu\
          ne cdo vrime te trupit……

      2. ysh o dreq says:

        shum koment i bukurrrr mondaaaaa…..!!!!!

      3. agbi says:

        A e ke iden se c’far shkruan apo….. vap hesapi .

      4. sky says:

        Ore ti raimonda, ju te pd vertet jani palla … Ky shoku qe paska tregu integritet te lart ka gjujt gje fierakeve apo atyre fatkeqeve qe skishin lidhje fare?! Ptu rrac e qelbur

      5. ORION84 says:

        O monda buce, kur ke konflikte dhe sidomos banalitete te tipit ma jep sta jap fb, shko dhe ankuhu ne polici dhe jo te therrasesh vellain dhe ai te therrasi shokun me kallash ne nje plazh publik …

        O KOKRRE KA…..RITTTTTTTT…… O SHPELLAAAAAARRRRRRRRRRRRR…..
        Nuk jeton ne somali o p ith robsh qe te vrasesh te pafajeshm vetem e vetem per nje fjale goje…

        Ja cfare kulture bastarde kane te rinjte e sotem!

        1. armend reqica says:

          vlonjate hesapi,rrac muti

      6. roml says:

        o raimondo po kte mendje qe paske ti lale nje dit do e hash plumbin n byth ..se dhe goca ngacmoke ti dhe na tregon moralin. ,,po dhe ti ke moter goc xhai dhe do ti ngacmojn t tjeret ty ,,

      7. DIVJAKASI. says:

        shoku jaj ja mbathi me vrape se nuke pati arme ne dore kurse ky djali qe ju na e bekeni hero kishte kallashin ,dhe ishte kallashi qe e bente ,trim,dinjitoz, shoke me zemer,etj.prandaje me vjen shume keqe nuke eshte ashtu si thoni ju,ky eshte mendimi ime .

      8. serdi says:

        Jam Serdi Gjoka ! Ngushellim per tre familjet qe humben tre shpirtere njerezore te pa fajshem ne plazhin e Vlores . Jam ne zbulim te kriminelit te Delin Hajdaraj e kam zbulu nje her ne fb me andresn time : Serdi Gjoka krimineli ka qene dy her ne kontakt me mua duke komentuar ne msn . Une e kam analizuar ne keto andresa fb te kriminelit dhe e kam zbuluar mora dhe numrin e tel te kriminelit ne andres fb : Arlind Indi nr i kriminelit eshte ky : 0699342406 dhe andresa e dyte e fb te kriminelit eshte : Speceri Speceri dhe andresa e dashures te kriminelit eshte : Andia Bukul Karina krimineli eshte shume i shkathet dhe i zgjuar por zgjuarsia ime eshte me e larte . Une e zbulova dhe keto te dhena per kriminel Delin Hajdaraj i kam dorzuar neprmjet te fb ne polici .

    3. gallata says:

      Patjeter,por edhe kush e provokoi kete ngjarje te mos dale pa lagur.

    4. ilirjani says:

      Edhe Vlonjatit deshe me thënë, apo kriminelëve në përgjithsi, pa dallim feje kraine dhe ideje.

    5. skender ismailgeci says:

      PO CPUNE KA MALOKI O KLYSH KURVE SA PSIKOPATET JANE NGA JUGU E NE VERI CA DO U BAJ MALOKI O IDIOT KAFSHE

      1. ela says:

        Edhe ne Jug ka malok mos u cudit.

  2. Aqifi says:

    Na myten camoket e trafiqevem,te prishen lokalet e pisave te krimeve qe me para te pista kane bere lokale e banese ne troje publike buze te deteve .

  3. Pilo Lala says:

    Cfare vajze e papjekur eshte kjo qe lajmeron vellane kaqol ta ndihmoje?
    Nje vajze largohet pa bere ze. Kjo do tregohej familje e forte?
    Le ta tregoje tani se kush eshte vellai qe do kaloje jeten ne burg.

  4. D. says:

    Sherr kalamajsh, por qe marrin ne qafe jete te pafajshme njerezish. Malokeri hesapi.

  5. Xhaxhua says:

    E do thoni ju qe ska faj policia? ka ore ka qe cke me te,mbasi policia duhet te jete prezente kudo e ne cdo moment,jo vetem ne kontrolle rutine, mbasi prezenca e saje eliminon shume aksidente te shumellojshme.

  6. bimdaullja says:

    Shyqyr qe s’paska dhene adresen e facebookut kjo, se ketu do ndodhte baterdia!

  7. Hithri says:

    Ka kush te me sqaroje se si ka mundesi qe nje makine ne shqiperi ka targe amerikane?

    1. 8led says:

      E sjell me kontenier nga Amerika po nuk e c’regjistron makinen.
      Keshtu qe s’ja paguan dot doganen ne Shqiperi…se duhet ta c’regjistrosh me pare ne Amer.
      Pret siguracion 3 mujor kufitar dhe pastaj duhet ta c’regjistrosh.

      Po njerez qe cdo 3 muaj presin siguracion kufitar duke bere nje hyrje-dalje jasht shtetit dhe e mbajne me ato targa.

  8. REXHEP KOSOVA says:

    O shqipetar deri kur do te vriteni per gjerat ma banale.Nuk ruhet nderi me dhune.? Sa deme ka sjell ky rast a mund ta llogaris dikush per familjet e te vrareve por edhe te te tjrve ne konflikt?.
    Vall pse deri ketu,ku jemi kah po shkojm pse te krijohet pasigurija per motrat,vellezrit,nenat dhe baballaret tan qdo kund ku ata mund te ndodhen.
    Ta vrasim mendjen per gjerat, tu prijm atyre me gjakftohtesi me mend dhe urtesi ,zgjidhja egziston vetem duhet kerkuar ate.Ngushellime te gjithve per ket nxharje te rende mos u perserit ma kurr.

  9. Arber says:

    Ho znj. Lindita te njejtate gjere i ke shkruare 3-4 here
    ne kete artikulle. Po shkutohe pake se è bere bajate
    te vjene te thyeshe smartphonin

  10. Shqiperia-Ilirya says:

    Mos I rente kujt. Te te ikin njerzit e dashur per mosh topi, vetem pse dikush I ka kerkuar nje vajze adresen e fb, kjo ndodh vetem ne Shqiperi. Eshte e paimagjinushme! Nuk e di si njerzit qe humben te dashurit e tyre te rehabilitohen psikoligjikisht. Fajtore per mendimin tim pervec djemve-kriminele, ka qene vajza. Me kujtohet 1997, kur bandat e kontrabandistet e femrave I kishim neper kembe, te hidhnin fjale, e ti direkt ne shtepi, po ama nuk e beje te madhe. Kjo femer paska qene injorante, ne vend te injoronte, ka bere te forten, tipike per vlonjatet, ka rezulrati. Nuk them qe fieraket Jane pa faj, por kjo situate mund te anashkalohej. Nga kjo injorance totale mbeten jetime 3 femije, e 2 prinder humben djalin 17 vjec, ne lule te rinise. Ngjarje qe te gjithe duhet te reflektojne. Policine as qe e komentoj. Ajo ka vdekur!

  11. deda says:

    po labit kriminel,hajdut e drogaxhi qe vret njerez te pafajsh,c’fare duhet ti bejme o xh.kasaj

  12. Beni says:

    Populli thote nje fjale te urte:”Me thuaj me cilin rri, te te them cili je.”Te dy njelloj jane Leo me Delinin.Ky Delini paska hyre e dale nga burgu si ne shtepi te tij.Duhen denuar gjykatesit qe e kane liruar.

  13. A says:

    o Zot,po te lexosh komente si te Rajmondit atehere kupton pse vazhdojne keto krime ne Shqiperi,po ca thua more,paska te drejte morali ai legeni,nuk ka justifikim per te 2 ata,pse arsye per te marre jete njerezish eshte,te besh nje kompliment ne muhabet e siper apo ju prek nderi asaj!Po te ishte aq trim ai le ti perballonte me duar fieraket,jo me kacavida dhe kallash!Cfare mentaliteti mesjetar qe kemi akoma si popull,cdo gje me dhune!

  14. Edlira says:

    Kriminele te lindur …familje kriminelesh dhe femrash ordinere!

    Ne vend qe te menjanonte sherrin duke ikur nga plazhi,motra e ndershme ka therritur vellain kriminel per te marre hak per nderin e shkelur prej kerkeses se adreses se facebook-ut gjoja…o Zot!!!

    Vdesin njerez te pafajshem prej ketyre njerezve plehra!!!

    Ju ndjekshin pas hijet e viktimave te pafajshme o kriminele!

    1. ORION84 says:

      Mos ja ki merakun se sa nuk eshte vene akoma ligji me denim me vdekje, ato tre familje do kerkojne hakmarrje per njerezit e tyre qe vdiqen kot me kot ne nje dite me djell ne plazh…

      femije maskarenj… rrace kriminelesh… ua kane q ir trute fb dhe filmat me rambo… gjenerate e degjeneruar

  15. berati says:

    jam shume dakort me ‘beni’ .ne nuk kemi gjykate shtet asigjo mo me shqypni.po si mo ka shume dosje ky per vjedhje dhe gjykata e ka pas lene te lire dhe ky CUBI na maka arme ne makine .ai duke hyre e duke dale nga burgu kujto se o tuj pushu mo .ngushellime familjarve zoti tju mboj menien .R.I.P viktimave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje