Gjyqi ndaj Ariel Castro-s, amerikanit që mbajti peng tre femra në shtëpinë e tij për më shumë se një dekadë, po mban të mbërthyer mbarë botën.
Castro u kërkoi falje tre viktimave të tij, por gjithashtu tha se aktiviteti seksual mes tyre përgjithësisht ka qenë konsensual.
I dënuar me burgim të përjetshëm pa të drejtë falje, plus 1 mijë vite, Castro tha se ai nuk është monstër.
“Vajzat nuk ishin virgjëresha. Ata kishin pasur disa partnerë seksualë para meje.
Unë nuk jam një person i dhunshëm. Thjesht i ka mbajtur ato aty në mënyrë që të mos iknin”.
“Këta njerëz duan të më paraqesin si monstër. Por nuk jam i tillë. Unë jam thjesht i sëmurë,” vijoi Castro.
“E kam Zotin dëshmitar kur them se nuk i kam rrahur kurrë këto femra. Nuk i kam torturuar kurrë.
Ne kishim shumë harmoni dhe bënim jetë të lumtur në atë shtëpi,” vijoi ai.
Sipas tij, krimin e ka kryer sepse është i çmendur pas seksit.
Ndërsa gjykatësi, duke shqiptuar dënimin, tha se ai meriton të vdesë në burg.
“Ti nuk e meriton të jesh në komunitetin tonë,” tha gjykatësi.
Ndërkohë për herë të parë kanë dalë në publik foto të shtëpisë së tmerrit, ku Castro mbante viktimat e tij.
Në maj të këtij viti, tre femra nga Ohio- Amanda Berry, Gina DeJesus dhe Michelle Knight u liruan nga shtëpia ku mbaheshin peng prej më shumë se një dekade.
Berry kishte edhe një vajzë gjashtë vjeç, që kishte lindur nga marrëdhënia e saj me Castro-n.
Castro u arrestua dy ditë pasi vajzat u arratisën.
Ndaj tij janë ngritur 977 akuza./ep
Tema, fotoja e pare s’ka lidhje me kete idiotin por eshte e atij idiotit tjeter qe la shtatzane gruan e mikut.
Kalojeni nga Franca;
E kane akoma deminin me Gijotine se ate meriton!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/the-mask.html
edhe ai monster esht po me nje dallim qe esht milioner se ska si te lihet shtatzene gruja e mikut
Hidheni ne kafaz ne zezaket qe ta provojne dhe kete mjekeroshin se ne ç’vrime eshte i virgjer
“ZOTI TOSTI ” !
Jam 1000 % dakord me ty !
Jam kurioz te di.
Keto femra per 10 vjet nuk kane dalur asnji sekonde nga shtepi.Atehere do e quaj perdhunim.Po nese nuk jane penguar asnjiher qe te levizin lirisht me hyrje dhe dalje shtepi-qytet e anasjelltas.Kesaj nuk i them dhunim.Po,deshire me konsesur ne mardhenje me te moshuarin Castro.Plus nji mendim i ketyre femrave qe te kene pasur,qofte edhe per interres mbijetese te tyre.Vetem kaq mendoj qe ti jepet pafajsia.
Qenke shume i ceket ti kallami.
mbiemri flet vete, por ai s’paska lexuar asgje, qe ”vajzat dy dite pasi u liruan(u arratisen), u rrestua ky miku”.
Tek fotoja e pare eshte ai tipi qe deshte gruan e shokut me shume se vete shoku… Ky monstra tjeter, e ka hallall burgun deri sa ti dali shpirti nga bytha.
Sa raste ka qe nuk jan zbuluar akoma si kjo…shum keq …ta fusin te pd-ja kete …ashtu jan edhe ata…!!
Sa te huaj jane bere njerezit ne mes vetes saqe komshiu nuk njeh komshiun,nuk di se cfare ndodh ne shtepine e tjetrit.Kjo injorance
si pasoje ka sjelle krime te tilla monstruoze qe te zbulohen u duhen
10 vite dhe ate nga nje kalimtar rasti.
me xham apo pa xham — 2 Gusht, 2013 në 3:18 pm
perderisa te kam ty qe di te notosh ne thellesi.Une ne te ceket e ruaj ujin e kthjellet.Ti mund te konkurrosh me garistin Berisha.Ai asht jishes edhe per Gay.Beni nji vizite do ngelesh i kenaqur.
Korabi- pikrisht foton e atij idioti Tema qellimisht ka postuar si te paren dhe ka barazuar me kete kafshen me poshte.
Perbindeha me fetyre njeriu. Sa do te ishte denimi ne vendin tone per kete njeri? Shenja te keqia ka dhe tek ne …pedofil dhe imorale qe marrin denime simbolike. Denimi kapital eshte i detyrueshem.