Pas zgjedhjeve, Nishani ndërron banesë. Nga Kodra e Diellit në vilën qeveritare

1 Gusht 2013, 20:49Politika TEMA

Nga Lindita Çela

 

Kur e pyetën zonjën Nishani në ditët e para të presidencës, se ku do të jetonte familja, ajo shprehu habinë së përse të gjithë bënin të njëjtën pyetje.

Por në intervistën e saj të parë, Odeta Nishani saktësoi se familja e saj nuk do të braktiste apartamentin deri në   rikonstruksionin e plotë të rezidencës qeveritare.

E kështu ndodhi.

Që ditën kur Bujar Nishani u zgjodh President, shtëpia e tij,  kati i katërt i një pallatit diku tek Kodra e Diellit, u rrethua nga efektivat e Gardës.

Ushtarët morën nën mbrojtje banesën presidenciale, ku familja Nishani përpiqej të ruante paprekshmërinë, tashmë që ishin në krye të shtetit.

Për muaj të tërë pallati është marrë nën ruajtje, ndërkohë që Zonja e Parë dhe Presidenti ndiqnin itinerarin e tyre ditor nën vëzhgimin e oficerëve të Gardës.

Por në ditët e para të korrikut, familja presidenciale ka braktisur shtëpinë e vjetër.

Tashmë, në pallatin e Kodrës së Diellit nuk ka më një trupë ushtarake që mbikëqyr tërë objektin.

Është vetëm një ushtar që kryen shërbim 24-orë në derën e  apartamentit të vjetër të Presidentit.

Ndërkohë që pas zgjedhjeve, thuhet se familja Nishani është zhvendosur në një rezidencë qeveritare në Durrës, në pritje të vilës nr. 4, për të cilën, deri më tani qeveria shqiptare ka akorduar 127.4 milion lekë për rikonstruksionin e saj.

 

Vila presidenciale

Ish- presidenti Bamir Topi nuk ka pranuar të jetojnë në rezidencën qeveritare, ndërkohë që falë parave të akorduara nga kryeministri Sali Berisha, vila presidenciale nuk do të ketë asgjë të përbashkët me banesën ku presidenti Alfred Moisiu jetoi  për 4 vite.

Me një fond prej 127.4 milion lekësh të reja, vila nr. 4 është ndryshuar krejtësisht, ndërkohë ardhja e familjes presidenciale është çështje ditësh.

Gjithçka mban vulën e Odeta Nishanit, ndërkohë që paratë janë derdhur lumë nga buxheti i shtetit.

Zonja e Parë është kujdesur në çdo detaj të transformimit të Vilës nr. 4, e ndërtuar rreth viteve 1960.

Vila ndodhet brenda territorit të Pallatit të Brigadave, në afërsi të Liqenit Artificial dhe ka një sipërfaqe prej rreth 520 metrash katrore.

Në projektin e ri, për të cilën është kujdesur zonja Nishani,  vila kthehet nga një stil klasik, në atë modern.

Eshtë hequr çatia, dyert, dritaret, parketi, pothuajse çdo gjë i është nënshtruar rikonstruksionit.

Në katin e parë janë dhomat e ndenjes, studio, dhomë ngrënie dhe një pjesë që i përket shërbimit të Presidentit.

Në katin e dytë janë dhomat e gjumit.  Zonja e Parë është shprehur se arredimi i brendshëm i rezidencës është tradicional shqiptar i ndërthurur me modernen.

Pikërisht në këtë vilë, që nuk ka asgjë me të shkruarën e saj, do të jetojë familja presidenciale, që tashmë po veron në rezidencën qeveritare në Durrës.

28 komente në “Pas zgjedhjeve, Nishani ndërron banesë. Nga Kodra e Diellit në vilën qeveritare”

  1. REA says:

    vila duhet te ruante stilin e viteve ’60 sipas identitetit te saj.Vila moderne ka plot, por vula e viteve ’60 do t’i jepte me sharm viles presidenciale.Odeta ka dashur te zhduke cdo gjurme te viteve te socializmit sepse i kujton ruajtjen e bustit te Enver Hoxhes nga i shoqi kapterr ne shkollen e oficerave.

    1. leka says:

      Ne detyrat prioritare te qeverise se re jane dhe:
      Zmontimi i kapterit te Enverit dhe dylberit te Saliut,Nishani(Mehmeti) dhe i katundarit te heshtur dhe djallezor antiprokurorit llalla.

  2. boing777 says:

    nishan,ja si mas shejave do rri ja 3-4 muaj pastaj o milo ose ngjela.

    1. fl says:

      Eshe sikur te doje vete Rama (gje per te cilen paape dyshoj), nuk te le META. Duhet mbledh mendja per ket pune.

      Kam nje parandjenje qe 84 votat s’kane per ti vene ndonjehere ne pune…qofsha i gabuar

  3. mirel says:

    Paska vajze te bukur, ka qelluar mire Nishanlliu.
    Me djalin, nuk e di, me duket se ja prishin pantallonat

  4. liri a vdekje says:

    sdo e ket te gjate aty kjo familje e cuditshme presidenciale po gjith ato para te taksapagusve shqiptare mer jahu si nuk ju vjen gjynaf more adamsa kur njerezit skan buke e juve doni lluks ,po cfar i gjen ata qe jetojne thjesh more kriminela

  5. tomori i beratit says:

    Zonja Odeta mos ta mare me kaq vrull se vilen nuk ja ka lene BABAI por ja dha sali ram berisha.Tani qe sala ngordhi detyrimisht Odeta te ngreje leckat e te veje te pallati i saj te Kodra(mbrapa)Diellit.

  6. brace says:

    Fjalet e urta te popudhit jane me vlera te jashtzakonshme,prifti q..e e paguan katundi,keshtu eshte edhe puna e parave qe derdhen si lume per banditet e hajdutet pushtetare ne vendin tone.Kure ska kushe ti pengoje kta plehra te emrur nga agjenturat e huaja.Ka plot 22 vjete qe komunistat e spiujte hajdut pengojne Demokracine e shtetin ligjore,fundi i tyre duket po afron.

  7. VEZHGUESI says:

    le te rije veremliu nja nje vit se per lesh ka me shku dhe ai si sala

  8. miro says:

    po ky damllaja do vile…..i shkerdhyet leket e ketij populli. eh zot.

  9. Edukimi i bujar mehmetit =SH.B.O.E.H says:

    Neqofte se berisha dhe basha kane kryer veprimtari te vertetuar kriminale duke perfshire vrasje dhe tradheti ,jane te tjere qe i mbrojne keto antishqiptare.Fushata e vjeteshme per zgjedhjen e presidentit tregoi se ky me teper eshte emruar ne nje fare menyre personalisht nga Arvizu.Zaptimi nga berisha me kamikaze dhe e prokurorise,shikut,kontrollit te shtetit dhe gjithe vertikalen e drejtesise e bejne te pamundur vendosjen e drejtesise per te denuar me burg ashtu si berluskoni dhe berishen.
    Jam i shokuar nqs se eshte e vertete qe kjo Sodete Nishoni qenka menaxhere & arkitekte e punimeve ne nje objekt te shtetit shqiptar.Ajo se bashku me kapurralin e saj handikapat jane thjesht qiraxhinj ndoshta dhe pak muaj dhe nuk kane te drejte te drejtojne punimet.
    Nqs se kjo eshte e vertete duhet fillur drejtesia nga familja e “komandantin suprem” qe dhe panatallonat kur ben urinen ja rregullon infermieri.Abuzimi me keto punime eshte rast i mire qe PS te hape defteret.
    Edhe Alkaponen shteti amerikan nuk e futi ne burg per krimet e tij se nuk i vertetonte dot por e futen ne burg per evazion fiskal…

  10. socialisti_idealist says:

    Shporreni kete vemje nga vilat qeveritare se nuk perfaqeson gje pervec noterit te Saliut.

  11. xhaxhai says:

    Mos u merzisni ju befte xhaxhai,se i ka ditet te numeruara mavriu nishan,a se shikoni se si eshte hequr nga shendeti mavriu? e ja duroni sa te bekoje dhe qeverine e re,po qe se do pranojne keta se ne dyshim e kam.Mavriu nishan do beje mire te iki vete me hir,se ne mos me pahir do i veje saliut nga pas.Bej si te besh o Nishan djali mblidh plackat e gjene e he,ik sa me pare se do benesh lolo me keqe nga cje bere a derzi.

  12. Ali says:

    Po kur i ra ketij dhe kesaj per hise…
    Ka njerez qe nuk mbyllin muajin keta tallen me djersen tone.
    Haram i pacin!

  13. tOnuzi says:

    Ky Sharlot me te shoqen na turperojne vendin.

  14. Tirona says:

    e moret vesh, u denua Berluskoni, po ketyre mijnve tane qe i vjene era kerme kur e kon rradhen

  15. Stef Staku says:

    ANALIZE : Te shohim se si do i beje rikostruksion edhe servilizmit te tije …
    Tesh fillon e bahet me PS …!

  16. Lush Perpali says:

    mos harro te marresh dhe liken me shegen ke vila re se kane vujt shume te shkretet nga persekutimi komunist.

  17. Dhe pak me vone ,ta cojme tek kodra e Henes ,mbase i ben mire , ve ndonji pupul ,si kapterr qe eshte !

  18. myzeqari says:

    O Bujo bashke me Odeten ore pse gjynah ishte qe ato 127 milion leke te shkonin per ndonje qe kerkon te jetoj qe do nje organ qe do nje nderhyrje kirurgjikale per te jetuar me tej. Ah more gjakpiresa u pafte zoti dhe u a dhente atje ku u dhemb me shume more kriminela.

  19. tekniku says:

    Nuk ka gjasa ta gezoje gjate edhe ky rreshteri.

  20. Hilmiu says:

    Ju befshin ilace per femijet leket e popullit qe nuk ka ku te bej per te afermit nje scaner apo nje rezonance.

    Amin

  21. Reparti i Riedukimit Nr. 313 says:

    Odeta do qe te behet moderne dhe e ka filluar me modernizimin e viles presidenciole, duke dhene keshilla dhe duke i ndjekur vete te gjitha ndryshimet punimet dhe orendimet,si zonje e pare, me paret e qe i ka ” Dhurate ” nga i ati dhe vjehrri. Kujdes Odeta se po na bohesh si Hajrie Honmja, gruaje e prefektit te Tirones Qazim Bej Mulleti, te komedia Prefekti i Besim Levonjes.

  22. -S’ besoj se e majta fitoi, qe te rrije president,
    nje kakac i se djathtes! Meshires ,me lekun e popullit,
    per njerezit informal qe se justifikojne postin duhet ti vije fundi.
    Ketij populli i ka ra çatia,harasani,suvaja…,nuk mban me..

  23. enofieraku says:

    Falmilje tipike fshatare , dy numra me te medhenj , cdo veshje e ketyre bujqerve .

  24. Lukas says:

    Endrrra shqiptare! Edhe nje njeri pa kurrefare merite dhe zotesie mund te gdhihet nje dite President i Republikes!

  25. georges says:

    O Bujar o legen prite Ngjelen se po vjen!

  26. al says:

    kjo qe ndodh me nishanin eshte treguesi se si e ka perdor saliu shqiperine. sikur ja kishte lene i jati me tapi. nishani te rri dhe nja kater muaj, dhe pastaj e di ai ku e ka vendin. ai ne ate post eshte i komanduar dhe jo i zgjedhur. shume shpejt ,ligji do te ndryshoje, dhe presidenti do te zgjidhet nga populli. per luksin e qeveritareve, qe ka perdor saliu, te kete hetim te plote. eshte turp qe kryeministyer me vota te vjedhuar ka shperdoruar parate e shqiptareve ,ku mijera familje nuk kane buke te hane. kete te shohe sala ,dhe jo te merzisi popullin me llogje si ato goret. turp qe kemi pasur nje kryeminister te tillekriminel dhe qesharak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje