Hajde gjeje tani se cili është faktori X (FOTO)

1 Gusht 2013, 13:29Politika TEMA
Hajde gjeje tani se cili është faktori X (FOTO)

Atë e duan shumë, por edhe e urrejnë po kaq shumë.

Pak kohë më parë tha se nuk do bëjë kurrë fëmijë.

Një komedian tha se është e pamundur që ai të bëjë fëmijë, pasi e do aq shumë veten, sa nuk mund të dojë një krijesë tjetër.

Bëhet fjalë për Simon Cowell, një nga njerëzit më të pasur dhe të fuqishëm të spektaklit në mbarë botën, ai që u ka dhuruar botës “X Factor” dhe “America’s Got Talent”.

Tani 53 vjeçari do të bëhet baba.

Duket një lajm i mirë, por me një problem të madh.

Moguli i mediave ka lënë shtatzënë gruan e shokut të tij më të ngushtë.

Mediat thonë se Cowell është tmerruar kur ka mësuar lajmin.

Nëna e fëmijës është Lauren Silverman, 36 vjeç, e martuar me pasanikun amerikan, Andrew Silverman, me të cilin ka edhe një djalë 7 vjeç.

Prej vitesh Simon Cowell është mik i ngushtë i familjes.

Tani lëmshi është bërë i madh, por së paku Cowell e ka pranuar se fëmija është i tij.

Për të zgjidhur këtë situatë, ai ka punësuar një nga avokatët më të mirë në botë.

Silverman është në javën e dhjetë të shtatzënisë.

I shoqi i saj, milioner dhe pronar kazinoje, ka depozituar letrat për divorc në fillim të këtij muaji.

Cowell ka pesë vite që është mik i ngushtë i familjes, ndërsa një seri fotosh nga pushimet e tyre në vitin 2012 në Karaibe, tregon se si mes tij dhe gruas së shokut të ngushtë kishte shkëndija dashurie.

Shkëndijat shihen qartë ndërsa ajo i përkëdhel flokët, kurse i shoqi është vetëm pak centimetra larg.

“Është një mrekulli dhe një makth,” thotë ish- e dashura e Cowell.

Kurse komedianët kanë nisur humorin.

“Oh, po, Simon Cowell do bëhet me bebe. Simon dhe unë kemi tentuar për shumë vite, por unë thjesht nuk kam mbetur shtatzënë,” shkruan komediani David Walliams./ep

17 komente në “Hajde gjeje tani se cili është faktori X (FOTO)”

  1. Vlonjati 12 says:

    Race qensh.

    1. raimondi says:

      Hajde gallat hahjde–Por nuk e ka mik te ngushte or jo, se foli sot nje perfaqsues I Simonit tek ABC-tv–Por jane miq , mirpo kjo me te shoqin kane nja 1 vit qe jane ne uejra per tu divorcuar….

      Mire qe nuk nxjerr kallashin ai milioneri –lol

    2. DREJTESIA says:

      Plehre asgje me teper

  2. inspektori says:

    Muhabet plehrash………….

  3. MArjo says:

    Ky duket sikur ja paska Len vet gruan,e sigurt e kurth per ti mar ca leke….

  4. saluku says:

    Kot s’thone qe i yti ta fut !

  5. Hithri says:

    Qenka rrote qerreje ky Silverman! Ia ka mbulu pluhuri syte gjate rrotullimit.

  6. dhl says:

    Shume e shpifur

  7. Seksi says:

    Dashuria eshte nje semundje shume e cuditshme.Ajo nuk njeh farefis,nuk njeh shoqeri,as shok e shoqe.Ajo ka rregullat e saj.Kur dashuron nje njeri te mbyllen syte,nuk shikon asgje te keqe tek ai qe dashuron.Ne dashuri njeriu shume i keq e i peshtite per te tjeret,atij qe e dashuron duket si yll.Duke u nisur nga rregullat e saj te cmendura,burri nuk duhet te fuse ne shtepi shoket e tij,po ashtu edhe gruaja nuk duhet te fuse ne shtepi shoqet e saj,sepse ato afrohen dhe duan te provojne njeri- tjetrin.Sa famije jane prishur nga shoqeria e tepruar.Por viktimat e saj mbeten gjithmone femijet,qe mbeten jetime per njerin prind.Simon Kaull kishte plot gra per te provuar.A kishte edhe Paula Abdulin qe mbante ne krah te tij,por i kane ngjitur syte te gruaja e shokut.Edhe kengetarja e njohur,por shume e shemtuar,qe kishte dale per here te pare pas 49 vjetesh nga emisioni i Kauellit Anglia Got e Talant,Suzan Bojl tha kur e pyeten ne se kishte puthur ndonje here ndonje mashkull,ajo u pergjigj se kishte puthur vetem Simonin,sepse ai e kishte pergezuar per zerin e saj te bukur.Prandaj ,ruhuni nga shoqeria e tepruar.

    1. Tironci says:

      O sexi, ketu s’behet fjale per dashuri mer vlla a moter… ketu behet fjale per pallim, iu ka ngref ja ka kercy, pasojat pastaj dihen. sevdaja ne keto lloj rracash eshte iluzion.

    2. Seksi!

      Dashuria nuk eshte semundje,por nje ndjenje e paster qe vet Zoti ja dhene njeriut bashke me jeten e tij,dhe ka normat dhe kufijt e saj.Ajo semundja shume e cuditshme qe thua ti quhet perversitet,domethene kur njerezit i kalojne keto kufij dhe zene dashnore gruan e shokut te ngushte,nusen e vellait,nusen e kusheririt e keshtu me rradhe derisa arrijne te kapin dhe femijet e tyre.Jam dakort me ty kur thua se kini kujdes se me ke keni te beni,se me te vertet jeta eshte bere shume e keqe.

  8. AQIF THUMBI says:

    MOS HARXHONI LETREN ME FAKTORIN X

  9. gjon says:

    PUNE BUSHTRE….GJELLE QENSHE….JA CBEN LEKU I MADHE.

  10. Sami Ameni aka zoti "Sam" says:

    Se njoh po nje gje eshte e sigurt, kjo pela e stazhonuar paska gop te madh

  11. Obergruppenfuhrer says:

    Ky per mua eshte nje figure shume antipatike dhe e shemtuar, por per derisa ka aq shume leke do te jete edhe i zgjuar, por prap shume surrat i poshter duket.

    1. elona says:

      Ndersa per mua,kjo motra dhe burri jane ndare (separated)dhe dihet qe ajo shkepet me shokun,nderkohe qe ky burri vet me duket shume gay dhe nuk i qethet fare per te.Me duket marreveshje jo pre-nup,po after-nup.Mos u merzisni se i kane sqaruar me kohe me njeri tjetrin keto muhabete.Tani jave vetem marreveshje ligjore-financiare ne loje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje