Berisha paguan 4 milion euro për projektet e dështuara të KQZ-së

1 Gusht 2013, 11:02Politika TEMA

Qeveria ka miratuar një shtesë fondi në buxhetin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke paguar në këtë mënyrë dy projekte të dështuara të këtij institucioni.

Bëhet fjalë për numërimin elektronik në Fier dhe kontrollin elektronik të kartave në Tiranë.

KQZ dështoi me këto dy projekte, duke shpërdoruar nga paratë e taksapaguesve plot 4 milion euro.

Nuk dihet nëse do ketë një padi në prokurori për këtë çështje, siç është deklaruar, por në vendimin e qeverisë thuhet se: “Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për   vitin 2013, për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të vitit 2013, t’i shtohet një fond prej 521.000.000 (pesëqind e njëzet e një milionë) lekësh, nga i cili 45.000.000 (dyzet e pesë milionë) lekë, për shpenzime personeli, për kryerjen e pagesave për komisionerët e KZAZ-ve, qendrave të votimit dhe grupeve të numërimit; 436.000.000 (katërqind e tridhjetë e gjashtë milionë) lekë, për shpenzime operative, për projektet SEN dhe SEV, dhe 40.000.000 (dyzet milionë) lekë, për shpenzime për investime”.

Skandali u bë edhe më i rëndë për shkak se paratë shkuan në llogarinë e një kompanie nënkontraktore, në pronësi të ish- këshilltarit të Sali Berishës për teknologjinë.

Opozita pati ngritur shqetësimin se paratë po shkonin për fushatë zgjedhore./ep

13 komente në “Berisha paguan 4 milion euro për projektet e dështuara të KQZ-së”

  1. miro says:

    ca jane 4 milion, ne jemi vendi 2 pas germany. jepi gaz drras bace..mos le kokerr leku.

  2. liri a vdekje says:

    KY NJERI DUHET VAR DHE SEKUESTRIM GJITHE PASURIVE CKA E NUK KA SE DHE PUSHTUES TE ISHTE SDO E KISH DEMTUAR ME SHUME VENDIN TONE SA KY NJERI ,NJEREZIT PO VDESIN PER BUKE

  3. Toni.I. says:

    4 milion € ? tè paktèn me gjysmèn e ketyre LEKVE do blentè 20-t
    AUTOAMBULACA per ndihmen e shpeitè dmthnè per shendetin e Qytetarve
    do ishte njè figurè e mirè.

  4. ardian says:

    ec aty DRUZHE SERB sali rom berisha,miliona eur gjaku djersa taksat e popullit shqiptare shkojn si te ishin leke bordelli kjo eshte tamon vjedhje e hapur sa dhe muuuuu po ben ….

  5. Ustai says:

    Skandaloze ! Por me skandaloze eshte fakti qe pse fituesit e sotem nuk kane bere ende kallezim penal per keto para te shpenzuara aq me teper ne menyre te jashteligjshme nga Lefteria me tre shoket.Sikur kane premtuar qe do te denoncojne cdo shkelje te tyre ligjore. Apo ishte vetem per periudhen deri ne 23.06.2013.? Po ne perse votuam?Per deri ne ate date?Ku jane juristet e PS dhe LSI .Si i mbrojne parate e taksapaguesve?

    Mos presin qe te dalim ne e te bertasim “Duam paret tona”?

  6. Bedri says:

    Partia Demokratike cakton një Z/v Kryetar Partie.Populli të votoj, për të numruar jemi ne Stalini .23 Qershor,herë e parë që partia Demokratike nuk mundi të grabisë vota, mori dhe përgjigjen e votuesve të cilët i siguruan vendin e parë në humënerë.Të çoroditur dhe pa bërë një analizë nxirren pëgjegjësitë të kësaj fundosje të merituar. Formalisht Kryetari i Partisë Demokratike i përhershëm tha; do japë dorheqjen, gjë që s’është e vërtetë. Po kush u caktua të hyjë më shpesh në këtë godinë tani të ngelur bosh? Luloja, i ardhur me katapultë në këtë parti për herë të parë ia kam dëgjuar emrin kur do caktohej Kryetari i PD-së të rrethit Librazhd i shoqëruar nga Kryetari i shoqatës së Enverit për Librazhdin Ridvan Baçit etj.Personi që do caktohej kryetar partie dhe më vonë z/v Prefekt vinte nga një familje me tradita të hershëme i aktivizuar me sigurimin e shtetit tradicionalisht familje hajdute, natyrisht dhe vrasëse .Luloja vihet në dijeni se Araniti dhe familja e tij kishte probleme me familjen Blloshmi se veç përgjimeve në vite sigurimi për ta djegur si bashkpuntorë sigurimi e nxorri deshmitarë kundër kësaj familje. Luloja në fjalimin e tij mbi luftën e klasave thotë:Ne do veme Kryetare Nitin dhe ti kushuriri i Bedriut tërhiqu nga gara për Kryetarë. Familja Blloshmi dhe Bedriu mbeten familje armike për ne.Këto dy rrjeshta që shpjegova nuk duhen gjykuar si personalizëm por e kam fjalën, kështu ja kam dëgjuar zërin. Më vonë kam dëgjuar se kur ishte Ministër i rrugëve ka vjedhur 240 miljon Euro .Kur behet Ministër i jashtëm firmos duke qeshur me Ministren e jashtëme Greke duke i falur 400 000 km kator e më shumë det. Më vonë kur u bë Ministër i Rendit e akuzojnë se ka dorë për 21 Janarin .Më pas e caktojnë Kryetarë Bashkie dhe tani ja prapë e caktojnë ktyetarë partie. Dëgjova se gjatë fushatës i shpëtoj goja dhe përmëndi të burgosurit politik, përmëndi si pa dashje pronarët e ligjëshëm që këtyre Debatikasve ju pëlqen të na thërrasin me parshtesën ish. Luloja apo siç qe dhe një tjetër që garonte për Kryetarë një Olldashi, të cilit turret dhe thërret për “meritat’e gjyshit gjatë luftës civile në Shqipëri. Juve të dy kujtoni se kemi kujtesën e Fokës që sa humbni karjerën tuaj kërkoni të kujtoni shtresën e përmbysur se na vratë e na sakatuat.(Baballarët tuaj).Ju mendoni se ndodhi përsëri ajo që ndodhi në vitin 1991 me ne? Gjatë 8 vjetëve që ju qëndruat në pushtet se hapet asnjëher gojën për ne. Bëtë gjith ato grabitje, vjedhje ndërtuat vila në bregdet e në mal të Razëmës, pervetësuat troje, vutë miljona Euro menjëan, bletë shtëpi dhe jashtë Shqipërisë. Po për ne kush u kujtua? Ja çdo të thotë të heqësh dorë nga pronarët e ligjëshm dhe të burgosurit politike nuk janë aq sa pëmëndëni juve 11.8% po jemi mbi 33% të votuesve.Pse ti Lulo, nuk e more mundimin të veje te greva e të burgosurve politik. Kryetari juaj i partisë nuk la sharje pa drejtuar neve. Aty në grevë erdhën përfaqësuesit të shteteve më të fuqishme të botës erdhën përfaqësuesit e Këshillit të Europës. Jozefina juaj kur e pyetën për grevën e urisë ajo përgjigjet ”No Koment”Ore ke pyetur ndonjeher veten, pse u sakrifikua Lirak Bejko,dhe Gjerdj Ndreca? Ne nuk kërkonim vila jasht vendit as makina lluksoze, por bukë për të ngrën, një të drejtë ligjore. Shqipëria nuk është vetëm e ju komunistëve dhe neo-komunistëve se dhe ne jemi shqipëtarë. Ju asnjëri- tjetrin nuk e doni, dua të thëm brënda llojit por dhe brënda llojit të llojit. Të shohim se kush do të fitoj betejën brënda llojit, luftën e keni nisur. Megjithatë do presim se çfar reagimi do bëjnë ata që fituan zgjedhjet do ju çojnë para drejtësisë? Prokurori i përgjithshëm do heshtë apo do vëri në zbatim deklaratat që bëri kur hypi në atë karrike, të presim ishalla koha do i shoshiti gjërat. Dëshiroj të mos ketë ndonjë marveshje të heshtur të pa shkruar se dhe Berisha, gjatë viteve 1997-2005 thërriste e bërtiste se do ti fuste në burg të gjith hajdutët e P.S-së porsa të vinte në pushtet. Kjo jo që nuk ndodhi, por as që i zuri në gojë fare socialistët me Fatosin në krye. Njëher për njëher rrini aty të fundosur ku ratë dhe e merituat. ”Komunistat as njëherë nuk zëvëndësohen as dalin në pension”. E Hoxha.Nga Bedri Blloshmi

  7. al says:

    z.kryeminister nuk ke te drejte te shperdorosh taksat e shqiptareve. kontrata eshte mjet ligjor ,qe eshte lidhur nga kqz dhe firma spanjolle. kush eshte pala qe ka shkaktuar demin duhet te paguaj. kqz eshte paditur pervec tenderit per numerimin elektronik te zgjedhjeve, dhe per abuzim me kodin elektoral. eshte mire mos te behesh zemer madh me parate e popullit, por ato do ti zgjidhe gjykata.apo i ke dhene urdherin per te vepruar kundra ligjit. prit se kqz ka llogari per te dhene se dy prej tyre te kane dhene pushtewtin pa transparence te zgjedhjeve ne 2009. ligji duhet te veproj , mjaft me anarshi fdinanciare.

  8. une says:

    Neqoftese Rama nuk ve para drejtesise keto evente negative , shqiperia nuk ka per tu bere shtet!!!

  9. arjanita says:

    Shikojeni pak surratin e Bishes.
    20% te ketyre lekeve i ka futur ne xhepat e tij.
    Derisa te thyeje qafen do beje ¢mos te boshatise arken
    e shtetit dhe te na zhyse ne borxhe me te medha.
    Ai pat deklaruar se te gjithe shqiptaret duhet te punojne
    per familjen e tij.
    Haram votat dhe besimin PS nese nuk e dergon familja
    rish para ligjit.
    Asnje diktator nuk i ka bere popullit te tij ato qe i ka bere
    ky monster.Edhe djalli do dukej engjell para Bishes.

  10. Emigranti says:

    i keputem nje qime derit, thosh dhaskali i saliut dikur.

  11. shqiptar says:

    te denohet me burg dhe ti paguaje parate shtetit!!!

  12. Vuçidoli says:

    Ne rast se qeverria e re e z. Rama nuk fut ne burg keta hajdut athere harram e paste besimin e popullit. Ate shkerdhaten e Gazidedet qe bente orgji me francezin dhe qe sot drejton Komision e zgjedhjeve duhet ta hetoje edhe per disa krime ne Tropoje. Qeverria Berisha solli ne pushtet bastard, hajdut, deshtak, te paafte, dhe antishqiptar te shitur te serbi e greku. Berisha dhe qeverria e tij nuk meriton me shume se qeveria e Selenikut e Esat Toptanit prandaj duhet te marre te njejtin denim. Vetem burgu dhe konfiskimi i pasurive te vjedhura duhet te jene primare ne mardhenjet me Lulken espiun te Beogradit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje