Agron Duka arriti të marrë një mandat deputeti si kandidat i Partisë Republikane.
Megjithatë shpesh ka pasur spekulime se ai do rikthehet në gjirin e të majtës, prej nga u largua pak kohë përpara zgjedhjeve.
Duke folur për Shqiptarja.com, ai thotë se nuk e di se çfarë do e rikthente në PS.
“Nuk e kam menduar, por mund të them që njeriu ndjehet mirë aty ku gjen bashkëpunim dhe ndjehet i vlerësuar”.
I pyetur se cilat janë raportet me kreun e PS, Duka thotë: “Raportet me kreun e PS-së unë i kam pasur gjithmonë institucionale, duke filluar që nga koha që unë kam qenë ministër Bujqësie dhe ai kryetar bashkie, më pas ai kryetar partie dhe unë anëtar i saj duke kryer me zell e përkushtim çdo detyrë që më ngarkohej, në një farë mënyre kemi të njëjtat raporte institucionale ai kryetar i pozitës dhe kryeministër dhe unë anëtar i opozitës”.
Sa i përket mënyrës se si do bëhet opozitë, Duka thotë: “Nuk kemi pasur ndonjë takim konkret për të përpiluar ndonjë taktikë apo strategji të caktuar për faktin që akoma nuk është shpallur rezultati zyrtar i zgjedhjeve si edhe të zhvillimeve në PD. Unë personalisht do të mundohem të bej një oponencë konstruktive sidomos në fushën e bujqësisë dhe sporteve, ku kam më shumë eksperiencë, por besoj që në një të ardhme të afërt opozita do të përcaktojë qartë detyrat e secilit në parlamentin e ardhshëm. Sipas meje është shumë e rëndësishme që opozita të jetë e organizuar dhe oponenca të mos i lihet spontanitetit”./ep
Agron Duka ish ministër i bujqësisë(ka mbushur trastat me grurë dhe jo me pare si të tjerët), kërkon të kthehet atje ku “ndjehet” më mirë.
Pra kërkon që të “rimbushë” trastat me grurë…,e përsërisim..(me grurë dhe jo me pare…)!
Mund te rikthehet nga dera LSI-se? Pse mos jete i vlersuar aty?
Kush eshte Agron Duka qe i beni kaq shume lajm se e kam pare edhe ne gazeta te tjera? Une nuk e kam degjuar ndonjehere dhe nuk me duket se eshte ndonje politikan, matrapaz ndoshta me c’po lexoj.
Klani I ZEMUNIT…ja cfare eshte ai.
deputetet qe ka pd ja 10 cop jan gati ti mnbshteten te edi po presin sijalin e par e ta len katragjysin si mos me keq
Kush eshte Agron Duka, pyet zoteria. Po ti a e ndjek Sali Berishen ne deklaratat e tij? Duka i Klanit te Zemunit eshte. Sic eshte Kac Islami, Kaci i ZI.
Per Kacin e di se do t’ja marin mandatin me hir apo me pahir PD-ja, por nuk di se se do te veprohet me Agronin, se te gjithe deputetet e PD, bashkepunimin me keta te dy, po e rendisin si nje nga shkaqet e humbjes te PD-se.
klani i zemunit,ka shkuar tek zemuni(sala)i klanit..
edi duhet ta fale agronin dhe ta marre ne grupin e ps. edi nuk duhet te harroje se ilir meta nje dite do te behet problem, prandaj ai duhet te rrise grupin e deputeteve te ps! e vetmja rruge per mposhtjen e palacos se skraparit!