Mandati i katërt parlamentar në Lezhë i takon Partisë Demokratike.
Kolegji Zgjedhor rinumëroi votat e 10 kutive në këtë qark, pasi kishte zhvlerësuar me një vendim të mëparshëm hapjen e kutive nga vetë KQZ me një vendimmarrje në mungesë kuorumi.
Sipas përfaqësuesit të PD-së, Oert Bylykbashi, Kolegji Zgjedhor nuk bëri drejtësi, duke pranuar vetëm hapjen e 10 kutive në Lezhë.
“Kolegji nuk bëri drejtësi, nuk u dha zgjedhësve atë që u takonte, të vërtetën që PD kryesonte në Lezhë me 740 vota. Në Lezhë kishte ndodhur një masakër zgjedhore. Kolegji për fat të keq vendosi që gjysma e votave të trafikuara të kaloheshin kontrabandë. Për fat të keq Kolegji e lexoi kodin nën presionin e papranueshëm dhe të kundërligjshëm të PS-së. Mandati është i rëndësishëm, por më e rëndësishme është transparenca”, deklaroi Bylykbashi për gazetarët.
Ai theksoi se PD do të kallëzojë në prokurori të gjithë ata që kanë kryer krime me karakter zgjedhor.
PS-ja, siç lajmëroi përmes Sekretarit të Çështjeve Zgjedhore Damian Gjiknuri, e tërhoqi kërkesën për rinumërim votash në Lezhë, me argumentin e certifikimit sa më të shpejtë të procesit. Socialistët nuk shprehën interes për të ndjekur procesin e rinumërimit të votave në Kolegj.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso tha se “sikurse u vërejt dhe nga procesi i rinumërimit të 10 qendrave të votimit, procesi për të cilin ne paraqitëm prova, u provua se ishte korrekt dhe të gjitha tabelat e tij kanë qenë të sakta dhe i korrespondojnë realitetit. Kërkojmë që përveç këtij rezultati që u tregua se ishte i saktë, të përfshihen edhe tabelat e tjera që janë prodhuar në një proces normal”.
Kjo ishte hera e dytë që Kolegji vendosi të rinumëronte votat në ambientet e veta. Më herët u hapën kutitë e Kukësit, por nuk pati ndryshim rezultati.
Ditën e enjte, Kolegji pritet të shqyrtojë ankimin e fundit të këtij procesi elektoral. Është një ankimim i Partisë së Pensionistëve.
TURP per PS dhe LSI, qe Populli ne 23-Qershor i dha mbi 1-Miljon Vota dhe nuk i Votoi qe te lene Mandate rruges, kur dihet qe Berisha e PD kane bere kerdine me Listat, Kosovaret, Emigrantet dhe se fundi ne Magazinat e Lundres dhe bodrumet e KQZ.
TURP per Ramen e Meten qe edhe shkojne ne Kolegj Zgjedhor dhe terhiqen diten e fundit te ankimimit, nderkohe qe dihet e perflitet nga vete njerzit e PD ne Lezhe e Lac, –se kemi bere namin me listat e emrave, sidomos me ato te emigranteve, por fale magazinve te Lundres dhe lojes zvarritese te KQZ ja rritem te bejme mashtrimin e radhes si ne 2009–.
Kaq z.MERA kisha e me vjen vertete TURP, qe Pushteti i Majte i mbi 1-Miljon votave te Popullit, lejoi pas 5-javeve te manipulohen kutite dhe dokumentat, deri dhe vulat (e dubluara) e Lezhes ne magazinat e Lundres.
Nuk i lane mandatet rrugeve, por ju moren ato qe kishin vjedhur…dhe per te mos ju dale vjedhjet e tjera u terhoqen si e kane zakon gjithmone…I harrove protestat dhe cadrat, ku edi rama deklaronte nuk shkulemi qe ketu deri sa te ike sali berisha? C’fare beri? I mblodhen cadrat dhe iken si te menderosur ?
i gezofte PD-ja ato therrimet e marra si kompensim nga humbja, se nuk do i gezoje gjate.
Mandatin ta gezoni ,si gezuat edhe mandatin e humbjes totale,po shyqyr qe paskeRka votuar LEZHA PER JU DHE U BETE TRYLYLY,TRYLYLY,PATET NJE U BET ME DY. Boll i kini sa per dhalle.
PO me thene te drejten ,me kete fjalen trasparenc qe po lakoni keto dite ,na hapet barkun se edim sesa jeni per trasparence. U THEMI DHE NJE HERE; MBULLNI ATO KAMARE SE SE U DIM KUSH JENI!
Sala do behet kryetar I partise se pensionisteve?
duhet te denoncohet manipulimi qe u arrit me nderhyrjen e te forteve dhe blerjes ne disa qendra votimi.3 komisionere te djathte jane te pamundur qe mbarevajtjen e votimit a numerimit ta percillnin ashtu si duhet.
ka ligje dhe penalitete per shkelesit dhe nqs ligja nuk vepron atehere na therret detyra ne demokratet qe vete ti zgjidhim problemet.
thene shqip te selektohen pergjegjesit e manipulimit dhe te denohen e te jene shpagimi dhe Edi Rames i rrofte qeverisja disa mujore e mos te mendoje shume per “hallet” e vendit por te mendoj per vete se ai eshte manipulatori NR 1 qe shprehej se fitorja i buzeqeshte nga shkodra deri ne vlore.Edi Rama i ka hyre nje aventure te re,ne do i rregullojme punet si duhet.ALpini Durres 00-06
A mund te na sqaroje dikush se pse gjithe kjo sage ne Lezhe??? Me sa di une, Lezha ka qene qytet I qete me njerez intelektuale.
Po nuk diskutohet ai muhabet me, Sala te rije ne opozite dhe me at emendje qe ka , dhe me Bashen ne rkye te PD-se , nuk vjen me ne pushtet as per 30 vjet
Sala kujtonte se njerezit e votnin per reformen ekonomike qe i hidhte njerezit si lecka jashte Shqiperise …..Ndaj sa ta kuptoje Sala perse votohej, ka ikur ai muhabet me gusht bashke
QEVERIA E MAJTE TANI TE FILLOJE TE ZBATOJE PROGRAMET E MAJTA , QE EDHE NJERIU I THJESHTE SHQIPTAR QE JANE 90 % E POPULLIT TE MARI FRYME LIRISHT DHE TE HEQI BARREN E VARFERISE NGA SUPET
Nuk kemi ce duam ritjen e ekonomise kur mileti nuk kane buke te hane –Ndaj ate ritje ekonomie qeveria e majte ta coje te gjithen ne roga dhe pensione te popullin qe te jetojne tamam , dhe ne te njejten kohe ritet edhe konsumi , qe con ne ritje prodhimi
Ti themi Edi Rames, ta shkurtoje ministrine e financave dhe te marre receten tende, po ku ke qene me pare o raimond, pse na i ke fshehur keto mendime te arta per zhdukjen e varferise? T’ja cojme shpejt kete recete edhe Greqise, Spanjes, Italise, Portugalise etc. Pas kesaj do te te japin cmimin NOBEL ne ekonomi. Lum Shqiperia qe te ka
Ah, si ka mundesi????
PS nuk vjedh vota, me sa duket do e kene bere “pa dashje”…
I kom shkrujt ene Doktorit n’facebook se vetem te katuni im komunistat e krimit kon manipulue 2 vota demokratesh te nershem. Po shyqyr zotit qi tan emigrantet e fshatit kishin votu per ne ene duke mos qen prezent
C’hyn PD ketu?
Kujtoni 26 majin 1996 ty filloi krimi elektoral Aty mori te tatepjeten demokracia shqiptare