Peleshi: Përzgjedhja ime, vlerësim për administratën lokale. Bashkia e Korçës do më mbetet peng

1 Gusht 2013, 08:55Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Korçës, tashmë zëvendëskryeministër i Shqipërisë, Niko Peleshi, tha dje se për të është një vlerësim shumë i madh përzgjedhja në ekipin qeverisës të kryeministrit Edi Rama.

“Për mua personalisht padyshim që është një vlerësim i madh, por dua ta lexoj më tepër se kaq, si një vlerësim që në fakt i bëhet punës që shumë administratorë në të gjithë Shqipërinë bëjnë në nivelin lokal. Pra, në fund fare qeveria është një tërësi lokalitetesh dhe puna mes faktorëve lokalë të zgjedhur dhe të mandatuar drejtpërdrejt nga qytetarët shqiptarë është një punë e cila është në fakt ajo ç’ka qytetarët prekin përditë, janë shërbimet, janë hapësirat publike që administrohen nga ata. Përzgjedhjen në këtë pozicion të rëndësishëm unë e shikoj edhe si një vlerësim që kryeministri i Shqipërisë i bën pikërisht kësaj shtrese shumë të madhe të kontributorëve të zhvillimit të Shqipërisë”, është shprehur për GSH-në Peleshi.

Ai njofton se do të japë dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Korçës, por ky mbetet një nga pengjet e tij, për faktin se nuk mundet dot ta përfundojë mandatin e kryebashkiakut të Korçës deri në vitin 2015.

“Ligji kam përshtypjen që e kondicionon dorëheqjen, por gjithsesi edhe nëse nuk do të ishte ligji, praktikisht do të ishte e vështirë, madje e pamundur që të administrohen të dyja, kështu që do të duhet që ne të futemi në zgjedhje të parakohshme. Më vjen keq që më duhet të ndërpres një mandat që ka buruar nga vota e popullit, por jam i bindur që Korça ka potencialet, ka kapacitetet intelektuale për të zgjedhur drejtues kaq të mirë, i cili do ta ketë më të lehtë punën, sepse po punon me një qeveri të vullnetshme dhe me një vëmendje më të veçantë për Korçën, pse jo”, nënvizon ai./A.XH

9 komente në “Peleshi: Përzgjedhja ime, vlerësim për administratën lokale. Bashkia e Korçës do më mbetet peng”

  1. eli-Tiv says:

    …urime z. niko ne detyren e re…vleresim i merituar i punes e aftesive te tij…e nje nderim per qytetin e korces…potencialin intelektual e qytetar te saj.
    Persanolasht vleresoj traditen patriotike te qytetin…qe u la ne hije ne 100-vjetorin e pavaresise.

    1. Mira says:

      NIko Peleshi duket sa keq po të vjen duke lënë mandatin e Kryebashkiakut…Ti mo i shkretë po fluturon nga gëzimi se as në ëndërr se kishe parë këtë post. Tani si do bëhet për atë vrimën finaciare që i ke lënë bashkisë Korçë me ato kreditë në miliona euro që ke marrë…? Tani ndoshta është e vetmja mënyrë për të bërë publike, siç tha dhe Edi Rama vjedhjet që ke bërë në bashki.Ilirjan Pendavinji që rrinte tërë ditën klubeve! Zamira Kita të cilën ti e ke vënë drejtoreshë në teatrin AZÇ, ka punësuar tërë familjen e saj në bashki, në teatër si dhe në bibliotekë. Ky është ndryshimi për të cilin ne po luftojmë dhe ju dhamë votën…!? Populli nuk është budalla, arroganca partiake e pe se ku e çoi PD-në, të njëjtën gjë do të pësoni dhe ju…!
      Faleminderit!

    2. Stavri Maçoku says:

      Bravo lalkë. Ate birbajkun (beer bike) do ta ngasim ndonjerë o tu mbylltë.
      Vi çarë djalkë që je? Flori.
      Ca kerrnacka dhe nje birushke dhe kryeministria nga tymkë do kthehet në gelbazkë siç e di ti . . .

    3. Stavri Maçoku says:

      Bravo lalkë. Ate birbajkun (beer bike) do ta ngasim ndonjerë o tu mbylltë.
      Vi çarë djalkë që je? Flori.
      Ca kerrnacka dhe nje birushke dhe kryeministria nga tymkë do kthehet në gelbazkë siç e di ti . . .

      p.s. Peçi Bajamka të bën të fala

  2. Altin Muka says:

    Cdo gje do ta mendoja por, qe te ishte Niko Peleshi sdo me vente mendja. Bravo Rama. Niko eshte djale i qete e i kulturuar. Shyqyr qe nuk vendose te vetshpallurin “minister” Tani Shkembin e qytetit te Lasgushit e Mitrushit se do merrte dhe shefen e kabinentit me vete ne KM dhe do qelbej era…cdo gje. Apo harrova une qe, Tani eshte ne prokurori dhe bashke me te dhe gjysma e bashkise.

  3. Arnoud Korcari says:

    Ti themi gjerat troc, Niko Peleshi eshte ketu ku eshte vetem e vetem nga lustrimi marketing qe i ka bere figures se vete me ato festat qe organizon ne qytet, sa per investime jane pak, shume pak per periudhen e tij en bashki! Edhe ato pak investime arbitrare qe ka bere, i ka bere ne menyre selektive, ka investuar ne vepra publike vetem e vetem ne disa lagje dhe ne te tjerat asgje! Gjysma e qytetit eshte ne pluhur sepse jane prishur kalldremet nga punimet per kanalizimet, dhe kjo qe prej 5-6 vitesh a me shume. Po te hedhesh nje sy andeja nga bashkia e Korces, e zbulon qe 80% e administrates jane kusherinj te kryetarit! Bashkia e korces sot eshte shembulli me i keq i funksionimit administrativ! Punesimi ne bashki ka si kritere nepotizmin dhe diskriminimin fetar!!! Bashkia e Korces ka deshtuar ne financat e veta, mbledhja e taksave nuk realizohet sepse taksohen vetem ‘armiqte’ e kryetarit dhe te PD, ndersa ‘miqte’ nuk taksohen, duke bere keshtu nje grope financiare. Bashkia ka marre nga Pro Credit Bank nje kredi te madhe per te financuar ca vepra te kontestueshme dhe pa funksion si eshte pedonalja e qytetit! Niko Peleshi ishte zhytyr ne nje balltak aty ne Bashki dhe me kete rast emerimi zv kryeminister ai shpeton e lan duart njehere e mire nga Korca, pasi e zhvati mire e mire dhe e futi ne nje qorrsokak. Kryetari i ardhshem i bashkise do te deshtoje qe ne fillim se ato qe ka bere Nikoja jane gabime te renda me pasoja. Keta njerez nuk jane karieriste, po duan te mbeshtjellin me duar e tyre sa me shume pushtet per tu pasuruar, jane mafie. Tani jam i sigurt se Niko me pushtetin qe ka do ti jape me shume pushtet mafies se ndertimit (sepse ka gjasa qe PS te fitoje zgjedhjet lokale, PD eshte bernut fare)

    1. Mira says:

      @ Korçari
      Unë besoj se me “rilindjen” Niko Peleshi do të rehabilitohet nga varësia e vjedhjeve, “shpresoj” që Edi Rama t’a mbajë nga afër dhe t’i mësojë që vjedhjet dhe punësimi i kushurinjve në administratë siç bën Zamira Kita është jashtë ç’do standarti europian!

  4. Silva says:

    Urime z.Niko ne detyren e re!Le te shpresojme qe tani vemendja ndaj qytetit tone,Korce te drejtohet nga nje qeveri me e vemendshme se keto 20 vjet,te cilit vetem i kane mare taksa ! Pune te mbare dhe nje fillim i ri per interesat e popullit e vendit !

  5. arjan says:

    niko, pse na ike nga korca mor burre!
    Po tashi kush do t’ia fshije lotet M. K?

    e bre lalke, mos e vri veten kot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje