Fjalimi që do mbahej pasi të shpërthente Lufta e Tretë Botërore

1 Gusht 2013, 12:18Politika TEMA

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, atëherë kur Lufta e Tretë Botërore ishte më pranë se kurrë, këshilltarët kishin bërë gati një fjalim për Mbretëreshën e Anglisë, të cilin do e lexonte pasi të shpërthente lufta bërthamore mes Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit. Fjalimi imagjinohej sikur do të mbahej nga Mbretëresha e Anglisë të premten më 4 mars të vitit 1983.

“Kur fola për ju më pak se tre muaj më parë, ne të gjithë po shijonim ngrohtësinë e Krishtlindjeve nën shoqërinë e familjeve. Mendimet tona ishin përqendruar tek lidhjet e forta mes gjeneratave. Tmerret e luftës dukeshin gjithmonë e më të largëta, ndërkohë që unë dhe familja ime po ndanim gëzimin e Krishtlindjeve.

Tani çmenduria e luftës është duke u përhapur sërish në botë dhe vendi ynë trim duhet të përgatitet sërish për të mbijetuar kundrejt shanseve të mëdha.

Nuk e kam harruar kurrë dhimbjen dhe krenarinë që kam ndjerë kur unë dhe motra ime mblidheshim kruspull duke dëgjuar fjalimet frymëzuese të babait tim në ato ditë të tmerrshme të vitit 1939.

Për asnjë moment nuk e kisha imagjinuar se një detyrë e tillë solemne dhe e tmerrshme do më binte mua.

Ajo që di është se rreziqet me të cilat përballemi sot janë më të mëdha se kurrë ndonjëherë në historinë tonë. Armiku nuk është ushtari me pushkë dhe as piloti që fluturon mbi qiejt tanë, por fuqia vdekjeprurëse e teknologjisë së abuzuar.

Por çfarëdo tmerri të na presë ne, fuqia jonë do jetë sërish ajo që na ka ndihmuar të mbajmë të paprekur lirinë tonë dy herë gjatë këtij shekulli të trishtuar.

Im shoq dhe unë ndajmë me familjet kudo në vend frikën që ndjejmë për djemtë dhe vajzat tona, burrat dhe vëllezërit që na kanë lënë për të dalë në shërbim të vendit. Djali im i dashur, Andrew, në këtë moment është në aksion me njësitin e tij dhe ne lutemi vazhdimisht për sigurinë e tij dhe sigurinë e të gjithë atyre ushtarakëve që janë në shërbim dhe grave të tyre në shtëpi dhe kudo jashtë vendit.

Është kjo lidhje e ngushtë në jetën familjare që duhet të jetë mbrojtja jonë më e madhe ndaj të panjohurës.

Nëse familjet mbeten të bashkuara dhe të vendosura, duke u dhënë strehë atyre që jetojnë vetëm dhe të pambrojtur, vullneti i vendit tonë për të mbijetuar nuk mund të thyhet.

Mesazhi im për ju është i thjeshtë. Ndihmoni ata që nuk mund të ndihmojnë veten, jepuni strehë të vetmuarve dhe të pastrehëve dhe lejoni që familja juaj të bëhet fokusi i shpresës dhe jetës për ata që kanë nevojë.

Ndërsa ne përpiqemi së bashku për të luftuar të keqen e re, le të lutemi për vendin tonë dhe për njerëzit e vullnetit të mirë kudo që ndodhen.

Zoti u bekoftë të gjithë”./ep

28 komente në “Fjalimi që do mbahej pasi të shpërthente Lufta e Tretë Botërore”

  1. duka says:

    Ne kete kohe u ndertuan edhe bunkeret tane…Lufta vazhdon…

    1. Mira says:

      Po Edi Ramës cili i’a përgatit fjalimet……?

      1. roni says:

        E dashur Mira ,nje k..r fallco me dridhje te del, apo dy me mire…

        1. Mira says:

          @ roni
          Tani e morëm vesh se kush ja shkruan, ja shkruan ti roni…
          Ronush mama jote i ka provuar dhe po dridhet akoma nga ato që përdor ti në kohën e lirë, si të tha njëherë…?
          Roni po me këtë ta trazoj kekun mor bir…?
          Dhe ti ja more nga dora momës tate dhe i the që e ke për masazh kur të zihet qafa nga e ftohura. Pas momës tate e mori në përdorim dhe motra jote…
          përshëndetje Ronush Dredhushi

        2. emin gjana says:

          Roni, i thon vibrator dhe kjo e do qe te punoj jo me bateri, por me tre-fazor qe mos te mbarojne vibrimet…

    2. Adriatik says:

      Ky fjalim me emocionoi kaq shume sa uk po gjej nje nevojtore qe te lirohem pak.

    3. filan fisteku says:

      bravo…. tamam. se tani, eshte kollaj, te thuash, cfare budallai Enveri qe na armatosi aq shume, situata nderkombetare ka qene e ndere. Ne ishim prishur me te gjithe dhe skishim asnje aleat te madh… megjithate, Greku dhe Serbi duke pare qe ne ishim mjaftueshem te armatosur, duhet te mendoheshin dy here para se te na pushtonin…….. ne fund te fundit edhe Russia u shkaterrua ekonomikisht edhe nga armatimet dhe nje lufte e ftohte 50 vjecare….. normal qe dhe ne do deshtonim

  2. analist says:

    Dhe kur qurracet e sotem hedhin balte mbi Enverin dhe shtetin e tij qe fortifikoi vendin!

    1. vedo says:

      qenkekerke mole gjithandej, mor corapekuq!

  3. Ustai says:

    Neqoftese vertet ky ka qene fjalimi i mbretereshes,kam mendimin se asaj nuk i paskej dhimbur asnje specie njerezore,por vetem familja e saj.Nuk ka kurre mundesi qe nje udheheqes te kete nje fjalim te tille per nje eveniment te mundeshem sic eshte nje lufte boterore, dhe aq me teper e treta. Nuk dua ta besoj kete qe percillini ju ne gazete.

    1. Mira says:

      @ ustai
      lufta nuk është eveniment o ustai, nuk është ceremoni…!

    2. fatmir mehmeti says:

      o zoti usta; nga komenti duket qe ske qene ndonjeher ne angli. ateher nena mbreteresh i drejtohet komunuellthit sepse kjo eshte familja e saj. duket pak si utopike. por anglezet jane te bindur per kete. dhe kur ajo flet per djalin e saj natyral mendohet qe flet dhe per ata miliona djem te tjere qe mendohet te jene po te saj. prandaj anglezet vete nuk kane asnje nevoje qe ajo te flase dhe per familjen e saj dhe per familjet e tjera. sepse ata mendojne se per mbretereshen behet fjale per te njeten familje. dh pse duket shum utopike, per mos me then budallallek. por ky esht rrealiteti anglez. kjo eshte dhe arsyeja kryesore perse politikat republikane kane deshtuar gjithmone ne angli.

  4. Landi- Sverige says:

    Ashtu si dhe fjalimi i Bushit para sulmit ne Irak!! Cdo gje behet ne emer te paqes dhe lirise!! Sulmohen ushtarakisht vende te ndryshme, bombardohen, shkaterrohen, vriten me mijra civile dhe ne fund e vetmja gje qe ngelet pas renojave te luftes eshte pasiguria. Me problematikja eshte se pasiguria nuk eshte vetem ne ato vende, por mbi te gjitha tek ushtria amerikane qe perpiqet te largohet si “fitimtare” nga keto vende per te mos u perseritur ai largim me turp nga Vietnami. Ku eshte paqja dhe liria ne bote?! Cudia me e madhe eshte se krimet e fashizmit ne Luften II Boterore u denuan, por krimet e ushtrise amerikane mbi popullsite civile ne Irak dhe Afganistan, jo!! Por jo vetem kaq, ata qe nxorren ne drite keto krime duke treguar realitetin ne publik rrezikojne burgime deri ne 130 vjet!! Ai qe kryehen krime quhet “hero” ndersa ai qe tregon krimet quhet “tradhetar”, sigurisht ne emer te “lirise, paqes dhe sigurise” qe gezojme sot!!

    1. vedo says:

      sa i zgjuar qenke, more mole vogel “

  5. Korabi says:

    Ketu ke nje burim te besueshem meqe s’ta mbush mendjen ‘Tema’. Po aty ke dhe nje faksimile te origjinalit: http://m.huffpost.com/uk/entry/3686178

  6. jugu says:

    po qurrashet shajne enverin po nuk dine disa fakte si persh.zvcira nje vedn neutral qe ka shekuj ska pare lufte ka me shume bunkere dhe ndertesa nentokesore se shqiperia. pse?????
    sudia po ashtu edhe kte gje nuk e e dija e pashe ne nje program te neografic channel cne pse?? a thua ta kene ndejre edhe ata.
    norvegjia poa shtu ka me qindra baza nentokesore ne veri te saj
    a thua kane qene si enveri dhe keta per mos te zeme ne goje amerikanin edh rusin.
    enveri ka pasur te drejte lufta ska qene larg po vetem fati e shpetoi.shani ju enverin kopalre edhe te paditur po vende shume here me te zhvilluara qe ju as nuk u shkon mendja per lufte kane bere 100 here me shume bunkere se enveri.
    mbrojtja te jep garnaci nga fqinjet.

  7. shqiptar says:

    enveri si beri bunkeret per vete apo per familjen e tij dhe nuk i mori me vete kur vdiq i beri per popullin qe po te ndodhte lufte te futeshin edhe per kokpalaret qe e shajne.te gjitha shtetet kane bere
    lexoni fjalimin e mbretreshes dhe e kuptoni fjaleen STREHIM qe e perdor aq shume po njerzit se kuptojne.

  8. Profesori says:

    Mbretërit, kudo në botë sot, janë njerëz parazitë që jetojnë në mes të lluksit, në kurriz të popujve të tyre, pa bërë asgjë. Habitem se si i pranon shoqëria e sotme e civilizuar këta qifina, (meshkujt e bletëve që nuk punojnë) shushunja e figura muzeale të fosilizuara. Shikoni delirin e anglezëve për atë kufallë 100-vjeçare që edhe Zoti e ka harruar në Tokë. Vërtet habitem dhe s’mund ta shpjegoj.

  9. hahahahaha says:

    *adriatik, edhe mua!

  10. Agu says:

    Sa ishte Enveri,politika dhe bunkeret e tij Greqia nuk kerkonte deti…Serbia sillej me ndryshe,agresiviteti i saj mbagej i fshehur, Maqedonia nuk ndihej se eshte gjalle…

  11. lulka says:

    eh sa do ta kerkojme Enverin……..Cfare ai beri per shqiperine dhe shqiptaret ne shekuj nuk kishte bere njeri…..hajt hajt do ta kerkojme vloren gjeneral…..po natyrish me kete palo sali serb agjenti dhe me nje njeri pa shtylle kurrizore si lulka natyrisht jevgjit e greqise qe vetem elene nuk mund ti quash kerkojne ujrat tona ….enveri jau numeronte mu ne lule te ballit dhe as i plaste fare se cfare ligji lufte jevgjit e greqise na shpallen…..

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Nje koment I Churchillit midis takimit te Rooseveltit dhe Stalinit: “Mu duk vetja si nje gomar dhe aty kuptova qe shteti anglez ishte nje pike e vogel uji midis 2 vendeve dominues”..

    Kaq vlere ka dhe fjalimi I kesaj femre po te ndodhte dicka e tille…

  13. " Edi Rama " says:

    Une ne kete artikull vleresoj vetem,
    rrobat me ngjyra te bukura te Mbretereshes.

    Sepse Sovjetiket kane qene miqte e babait tim Kristaqit.
    Sepse Ruset jane miqte e ballkanasve Serb dhe Grek.
    Sepse Greku Papandreous eshte pikerisht o filos mou.
    Sepse Serbi Boris Tadiç eshte pikerisht o prijatelju moj.

    Fjalimi im eshte ky : Refuzoj nacionalizmin shqiptar.
    Une do te shkrij akujt e marredhenieve me Greqine.
    Nuk do te mbaj asnje fjalim kunder miqeve rus, serb, grek.
    Nuk mund te mbaj asnje fjalim kunder fashizmit ballkanik grek.
    Nuk mund te mbaj asnje fjalim kunder shovinizmit ballkanik serb.

    Shembull i qarte bashkepuntori im i ngushte Niko Peleshi,
    I cili do te jete ZV/KRYEMINISTRI i Qeverise Socialiste,
    I cili deri tani ishte Kryetari i Bashkise se Korçes,
    Kur ne krah te tij, konsulli grek fliste per lufte ne vorioepir,
    Niko Peleshi me urtesi internacionaliste mbyllte gojen e ulte koken.

    1. Mire se vini ruse te dashur ne sazan dhe karaburun, atehere erdhet me nendetse, tani do vini dhe do blini tokat per te ndertuar vila. Nga ana tjeter e Llogarase vijne gjaku juaj ortodoks grek. Edvinis Ramas me Koqos Kokdhimas po ua pergatisin terrenin.

  14. Komentuesi “Edi Rama” Fjalia e fundit e komentit tend me ben te mendoj pak se si ka mundesi kjo qe thate per Niko Peleshin , te jete a po jo e vertete , pasi dhe qeveria e Sali Berishes ka patur pergjegjesi per to . Ndersa te tjeret i ke thene pa lidhje . Ti ne to shpreh vetem mellef . Ndaj keto mendesi nuk na kthejne ne rruge te mbare . Une per veten time , te vetmen verejtje qe kam per EDI RAMEN eshte fakti i bashkpunimit ne prag te zgjedhjeve me Ilir Meten dhe kualicioni me te . Kjo gje me ka revoltuar dhe me mban ne ankth se , a do behet dhe realizohet ndonje gje e mire per Shqiperine tone dhe popullin fukara . Nga ato qe jane parashikuar ne programin e PS , nese do realizohen shume rrugezgjidhje do krijohen per shume nga problemet qe ka vendi , por Ilir Kokelopa me ate bashjetuesen Monika c’rruge do i japi punimeve te parlamentit ?

    1. " Edi Rama " says:

      Ndersa une:
      -kam vrejtje edhe per kontraten me ilir meten sepse ndaj tij si i korruptuar ka fakte me video.
      -kam vrejtje edhe per zgjedhjen zv/kryeminister te niko peleshit sepse per te ne çeshtjen ikonomous ka fakte me video.

      Sigurisht qe edhe Qeveria e Sali Berishes ka pergjegjesi shume te medha.

      Por kjo gje nuk ndryshon se çfare jane shkruar me lart jane plotesisht te verteta.

    2. " Edi Rama " says:

      Zoti Moderator,
      i gazetes se mirenjohur “Tema”.
      Publikojeni sot repliken time dhe jo neser!

      Ju keni publikuar komente ne artikuj te tjere,
      te cilet jane shkruar me vone se komenti im.

      Paraqitja e opinioneve te lira, te ndryshme, i sherben progresit demokratik te atdheut dhe memedheut tone te perbashket SHQIPERI.

  15. ish oficeri says:

    Lufta e trete,po,e vertete.Por kete rezik nuk e konceptojne dot injorantet ne politike e gjeopolitike.Eshte shans i madh qe nuk plasi,se gjysma do ishin shuar dhe pa llogari te sakatuarit.Tani po plasi,mos e cani kaptainen,se Salushi e ka bo ushtrine mut-derne,me jenicere cecene qe vec bejne palle dhe nuk e rrujne per popullin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje