Ish-deputeti dhe komentatori politik, Mark Marku, thotë për revistën JAVA se zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të PD është në fakt një akt vazhdimësie, më shumë sesa premisa për një profil të ndryshëm dhe një linjë të re në lidershipin e partisë. Ai thotë se PD funksionon sot si një garnizon ushtarak dhe se problemi kryesor që ka sot kjo forcë politike, është ai i lirisë së brendshme
Çfarë prisni nga kryesia e re Basha? Cilat janë tiparet e pritshme të kreut të ri të partisë?
Lulëzim Basha, kryetari i ri i PD-së ka deklaruar mëse njëherë gjatë fushatës se ai do të jetë një kryetar i vazhdimësisë. Profili i tij i ardhshëm politik, suksesi apo dështimi i tij do të varet shumë prej faktit nëse ai do t’i përmbahet apo këtij angazhimi të deklaruar në fushatë. Nëse ai do t’i përmbahet këtij angazhimi atëherë do të kemi një lider me tipare politike të ngjashme me atë të Bashës së deritashëm: një lider i cili ofron pamjen prej të riu për të legjitimuar para elektoratit një përmbajtje të vjetër.
Nëse nuk i përmbahet këtij angazhimi atëherë atij do t’i duhet që pamjen e vet të re ta mbushë me një përmbajtje të re. Pikërisht kjo përmbajtje e re është edhe çelësi i pigmentit të ardhshëm të liderit të ri të sapozgjedhur të PD-së. Deri tani Basha na ka privuar prej kësaj përmbajtje, duke na ofruar vetëm deklarata përkushtimi dhe besnikërie.
A shënon ky një hap përpara për daljen nga kriza ku e futën PD zgjedhjet e 23 qershorit, apo Basha përbën një zgjedhje konjukturale, më shumë sesa një përzgjedhje të duhur?
Mendoj se PD del nga kriza me një analizë të thellë dhe një debat real të problemeve të saj. Kjo gjë nuk ka ndodhur dhe deri sa aty të kenë frikë për të diskutuar dhe debatuar asgjë reale nuk ka për të ndodhur. PD deri tani ka funksionuar me logjikën e një garnizoni ushtarak, madje të një garnizoni në luftë, ku është ndëshkuar çdo formë e mendimit të lirë. Kjo parti reformohet vetëm nëse shndërrohet në një forum të debatit të lirë, të mendimit të lirë dhe të konkurencës së ndershme.
Kriza e vërtetë e kësaj partie është mungesa e lirisë së mendimit. Ajo do të vazhdojë të jetë në krizë deri sa t’i mungojë kjo liri. Nëse Basha krijon mundësitë që parametrat e lirisë brenda PD-së të ndryshojnë pozitivisht dhe radikalisht atëherë mund të themi se zgjedhja e tij do të jetë një hap përpara. Nëse nuk e bën atëherë zgjedhja e tij do të jetë një detaj i parëndësishëm në jetën e rëndomtë dhe monotone të një strukture politike të traumatizuar nga mungesa e lirisë.
Olldashi deklaroi se gara qe e deformuar. Ju si mendoni për vetë garën? Cila qe cilësia e saj?
Fillimisht duhet të pranojmë se gara, edhe pse e deformuar, shënon një përmirësim të standardeve demokratike brenda kësaj force politike, pasi për herë të parë kryetari zgjidhet me votë demokratike. Por mendoj se Olldashi ka të drejtë kur thotë se gara ishte e deformuar, edhe pse nuk e kam ndjekur me shumë vëmendje mënyrën se si është vepruar pas kulisave, pasi kam qenë krejtësisht i pa interesuar për t’u përfshirë në të.
Me siguri Olldashi, që e ka ndjekur më afër garën, ka më shumë të dhëna për mënyrën sesi është vepruar. Evidenca më e dukshme dhe që e vë në dyshim procesin, është fakti që fletët e votimit kanë qenë me numër serie, gjë që mund të shërbente si tregues për të identifikuar votën. Por megjithatë mendoj se edhe po të mos ishte një garë e deformuar, Basha do të ishte konfirmuar si lideri i ri i PD-së dhe kjo jo vetëm pse ai ishte i preferuari i Berishës, por edhe pse në sytë e anëtarësisë dhe të opinionit ai paraqitej si njeriu që mund t’i ofrojë më shumë sukses elektoral PD-së në garat e ardhshme.
A projekton një opozitë të dobët zgjedhja e Bashës, apo mendoni se ai do të arrijë të adresojë sfidat komplekse që ka PD për të ardhmen?
Nisur nga nivelit i ulët i përfaqësimit dhe nga niveli i lartë i komprometimit të figurave kryesore të saj mendoj se ajo do të jetë një opozitë e dobët. Që të bëhet opozitë e fortë, kjo parti duhet të rikonceptohet tërësisht. Vetëm kështu ajo mund të shfaqet si një opozitë e fortë, alternative, efikase moderne. Dhe kur them e fortë nuk kam parasysh një opozitë revolucionare, por një opozitë të lidhur fort me interesat e qytetarëve dhe të projektuar fort në të ardhmen.
ku e ka demokratiken more tutkun apo ke numri rendor i votave
Ose ndryshe: Basha eshte Kim Jong-u shqiptar i PeDesë
na plasi per ju. o tema na lini rehat me keta se s’duam tu degjojme zerin, ju perdite c’tha ky e c’tha ai, tani keta s’vendosin per ne le te shqyejne njeri tjetrin si zombi. vetem me prokurorine kane pune atje te vene e te ligjerojne.
Z.Mark Marku, mendonim se ishte nje frikacak,burrac,bythelepires por sa here flet te vertetat i rezojme keto ide per ju.
pd esht kthyer ne nje parti majmunesh! por ka shprese edhe per ju! kur mer lir hajduti i lsi vota, edhe ju do merni patjeter!
PD ASHT PARTIA E VLERAVE TE DANDELLAVE… SHUME SHPEJT DHE EMRAT E DREJTUESVE DO NDRYSHOJNE SI VIJON
LULZIM BASHA LULJETA BASHA
OERD BYLYKBASHI ODETA BYLYKBASHI
RAJMONTA BULKU MOND BULKU
GERT BOGDANI GERTA BOGDANI
Ne shtator 84% e votuesve,shpetojne nga mungesa e lirise,qe ju kishte marre Berisha dhe langot e tij.
Ketu mund te bashkohen,te gjithe ata qe luftuan per liri dhe demokraci te vertet.
Per te gjithe ata qe demokracine e kishin si nje lop,nga ku mund te rritnin ne menyre te pa drejt fitimet e tyre,do shtrengojne rradhet rreth Berishes,duke enderuar per fitore tjeter.
Partia e Berishes, eshte me ofer partis komuniste kineze,se partive perindimore,nryshimi qendron tek shkalla e korupsionit,si gjithmon ne vend te pare Berisha dhe trashigimtari i tij,Basha !
Zoti Lulzim Basha,
I shqetësuar seriozisht, si shumica e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, po ju dërgoj këtë letër të hapur, me shpresë se ndoshta mund të ndihmojë në zgjidhjen e kolapsit të papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar.
S’është nevoja të zgjatem këtu për pasojat e rënda të këtij kolapsi, që nis prej tronditjes së demokracisë dhe kalendarit të jetës së brendshme, gjer te rreziku i izolimit të ri të vendit, çka do të ishte fatale sot për të dy shtetet shqiptarë në Ballkan.
Nisur nga kjo, shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga këndvështrimi i klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga një tjetër pikpamje, nga interesat e larta tê vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë.
Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. S’është nevoja këtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapështi.
Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest , që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare : tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie.
Nuk e kam vështirë të marr me mend , në këtë rast, reagimet e militantëve të krahut tuaj politik. E bashkë me të, hamendjet, dyshimet e gjithë britmat rituale. Do t’ju thoshja se prej kohësh ato s’më bëjnë asnjë pêrshtypje. Ndërkaq, meqenëse kanë lidhje me një pjesë të popullit shqiptar, do të doja t’ju jepja thelbin e mesazhit tim : Me këtë propozim, pavarësisht se si do ta kuptoni, unë ju nderoj.
Që të jem i saktë gjer në fund, do të shtoja se kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsije etj. Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit tuaj politik. Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush , por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin , që është shef i opozitës.
Prej kohësh jam i paanshëm dhe ky qëndrim më shumê se ndonjë meritë apo mosmeritë e imja, ka të bëjë me profesionin tim. Për shkrimtarin gjithë bashkëkombasit janë, në radhë të parë, lexuesit e tij, ndaj ai e ka vështirë të jetë me njerën gjysmë kundër tjetrës. Ky vizion dikujt mund t’i dukej egocentrizëm prej shkrimtari, por nëse kjo do të gjykohej e fajshme, do ta pranoja këtë faj apo këtë cen gjenetik.
Duke ju propozuar tërheqjen prej kandidimit, desha t’ju kujtoj se gjeste te tilla janë të njohura në historinë e pjesës më të emancipuar të njerëzimit. Janë të njohura dhe te çmuara si gjeste të mëdha tërheqja nga një këmbëngulje, nga një post, nga një dyluftim, madje nga një fron, nëse këmbëngulja , posti, dyluftimi apo froni shkaktojnë fatkeqësi. Desha t’ju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar, I.Qemali, më 1912 , ka qenë njëkohësisht themeluesi i dorëheqjes shqiptare, kur me gjestin e tij madhështor, pas kërkesës së fuqive europiane, u tërhoq nga posti i vet, për të mirën e Shqipërisë.
Mendoj se Shqipëria nuk duhet t’i harrojë këto shenja të mëdha të qytetërimit të saj. Ajo duhet t’i kultivojë ato, të tregojë se nuk është një shtet tribal, por shtet europian demokratik, pjesë e familjes më të emancipuar të kombeve. Ajo duhet të tregojë se është në gjendje, se mundet, se duhet te jetë anëtare e denjë e familjes.
Gjesti i juaj do të jetë një mesazh emancipimi dhe shprese për brezin e ri shqiptar, duke pêrfshirë edhe atë të politikanëve. Cdo gjest i tillë, përpara se tê nderojë një politikan, një krah apo një stinë të politikës, na nderon të gjithëve.
Jemi mësuar me shprehjen « turp i përbashkët », që mirë a keq, e kemi pêrjetuar gjatë shumê viteve, por rrallë herë me shprehjen tjetër : « nder i pêrbashkët ».
Le të shpresojmë se do të vijë edhe koha e saj.
Miqësisht, me shpresë,
Ismail Kadare, shkrimtar
Paris, 21 maj 2011
edhe ramiz alia ishte udheheqes i vazhdimesise se PPsh edhe ai i zgjedhur prej Enverit,por nuk kishte byth per ate karrike dhe e gjeti ajo qe e gjeti,edhe ky lulka mund te kete byth per gje tjeter por per te drejtuar opoziten jo ,nuk e besoj.Por eshte e drejte pedes qe te zgjedh.
Njesoj eshte edhe PS-ja e Rames, kaluar garnizonit ushtarak.Iku koha e Fatos Nanos ku gjithkusht fliste cfar te donte dhe si ta mendonte.. edhe kush fliste gjera qe nuk i pelqenin nanos ai mund te ishte edhe ne qeveri nese vendosnin forumet e PS-se . Tani rama e filloi me vendosjen e ushtarve te tij.. shenja e fillimit te rilindjes kjo? nese vazhdon keshtu duhet me thene shprehjen e popullit ” sic duken bathet, larg do jen pashket”….
te perdoresh fjalen e rende LEADER ashtu sic ka kuptimin e plote ne Anglisht per lulkuqen dhe sallomin eshte te pakten krim semantik – hajduteve te partise dhe bashkise dhe komunisteve fanatike ti etiketosh Leaders eshte nje lloj marrezie njerezore.
Maloku Sali Krimineli dhe Ceta-Veriorve e PD-se nga degjenerimi
ne shkaterrim perfundimtar sic ndodhi ne Polonoi dhe Ceki.
Ceta PD per lesh prej “zhelesh” …. e shkermoqur cope-cope.
Epo jeniceret e malcis jan te lumtun nese kan nji cop buk gruni me caj dhe nji krevat kapanoni
Pasketaj ja japin besen prijsit, komandantit te repartit
Lul Bashës i kumbojnë në vesh akoma fjalët e pedagoges më 2011 dhe kurrë nuk ka për të gjetur qetësi familjarisht.
partia demo kra gjenze asht si partia e malokeve dhe smerlapit te hollandes vrasesit lul ja ngula debil
E dini cfare nuk kane kuptuar dhe qe nuk kane shans te kuptojne Berisha dha Basha?
Me punen e bere per infrastrukturen dhe te tjerat PD fitonte 80 deputete.
Me gjuhen e eger te perdorur ndaj opozites me sharje nga familja, me berje biografie, me akuza bajate qe ta shpifnin e te benin per te vjelle, humbi 33 deputete dhe tani ka 47 deputete.
Mirepo e keqja eshte se keshtu po vazhdon edhe tani ndaj atyre djemve te rinj te qeverise se re. Ky e ka babane keshtu, ai tjetri nenen ashtu, ky tjetri gruan, njeri trafikant, e te tjera te ketij lloji qe i neverit drejtuesit e PD, ne syte e popullit.
Mire. Keshtu te vazhdojne. U moren me koqet e Rames, te gjatin moren. Kur nuk ja zune me goje jeten private, fituan disi. U moren me grate e Rames, keto zgjedhje dhe me ndyresira te tjera, hurin ju futi populli.
Po nuk po ju hyn mendja, qe vulgariteti ju kthehet ne bumerang. Populli do opozite te kulturuar dhe te bazuar mbi punen e bere, jo me thashetheme e sharje ordinere.
turp per neo komunistat , keshtu tha dhe ramiz alia kur vdiq enver hoxha , ky eshte kongresi i vazhdimesise , mbas nje viti PD do te katandiset ne nje parti ku gjithsej do te kete 10 antare , luli, gita, xeni,muli,desh harrova dhe lauren
E dini çfare duhet per kete PD? Nje operacion ushtarak, policor, gjyqesor qe kurre nuk ka ndodh ne shqiperi. Duhet arrestuar Salen, Bashen dhe koka te tjera qe kane kryer krime. Te vuloset Selia e PD-se ne menyre qe Prokura te beje hetime. Do te gjeje dokumenta te tilla qe as PPSH nuk e kishte imagjinuar. PD ishte parti-shtet me bekimin e shume krimineleve, Azeme, islame, saliste, enveriste, marka, bode etj etj. Te hetohen financimet e paligjshme te PD-se. E çfare do te gjeni?
Pune shqiptaresh? Njerz me bisht qe nuk mund te ndertojne shtet.