Jo gjithmonë duhet të ndihmojmë ata që janë në nevojë (FOTO)

3 Gusht 2013, 19:01Politika TEMA
Jo gjithmonë duhet të ndihmojmë ata që janë në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kinën.

Një vajzë 17 vjeçare u përdhunua dhe u vra pasi ndihmoi një grua shtatzënë që u shtir si e sëmurë që të joshte adoleshenten për të bërë seks me të shoqin e saj, që kërkonte një femër të virgjër.

Hu Yixuan ndihmoi gruan shtatzënë, që u hoq sikur po rrëzohej, duke e shoqëruar deri në banesë.

Aty e qerasën me kos, ku kishin hedhur pilula për gjumë.

Burri më pas tentoi ta përdhunonte, por ajo ishte akoma e ndërgjegjshme dhe nisi të luftonte me agresorin.

Gjatë përpjekjeve, çifti e mbyti adoleshenten. Trupin e futën në një valixhe dhe e varrosën në periferi.

Pamjet e disa kamerave të sigurisë kanë treguar momentin kur adoleshentja shoqëron gruan shtatzënë dhe më pas të shoqin e gruas shtatzënë duke nxjerrë trupin e vdekur me valixhe jashtë.

Fqinjët e çiftit pretendojnë se ata ishin ndarë pasi ai e kishte kapur gruan duke bërë seks me një mashkull tjetër.

Por ajo kishte tentuar që të rifitonte të shoqin duke i premtuar se do gjente një femër të virgjër për të bërë seks me të.

Çifti u arrestua pak ditë pasi kreu krimin./ep

14 komente në “Jo gjithmonë duhet të ndihmojmë ata që janë në nevojë (FOTO)”

  1. Che'G says:

    Hajt se merren kinezet me keta mostra..Ate e dine si ti trajtojne..Rrespekt per popullin dhe ligjin kinez,ne hell me hurin ngul,ti coni legenat.

    1. Janaq Gjergji - lapraks says:

      Burrin ta tredhin, gruan ta pjerdhin:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/face-off.html

      1. Tefik Gj. says:

        Ha ha ha ha!

      2. din says:

        Pot i o njeri na ke ça tr…me keto imazhe. Njeri i fiksuar kunder PD-se. Nuk ke me se te merresh tjeter. Koklo…Nuk besoj se paguhesh per kete apo thjesht ushqen inferioritetin tend si pinjoll patetik i komunizmit….I shpifur…

      3. din says:

        Per imazhet e tua e kam o lapraks….

  2. lira says:

    Che’G , plotesisht dakord me ty.
    Namik Dokle dhe hajvanet shqiptare mburen se se ishin ata qe firmosen heqjen e denimit me vdekje.
    Ne vete populli duhet te organizohemi dhe te te kerkojme rivendosjen e ketij ligji deri ne nje afat te arsyeshem.( per shqiptaret sa me shume aq me mire)

  3. sillo says:

    Gjithmone duhet te ndihmojme dhe te jemi humane por edhe te kemi syte hapur per kriminele qe pretendojne te jene njerez qe kane nevoje per ndihme. Titulli dhe mesazhi I ketij artikulli duhet te jete “T’i kemi syte hapur” dhe jo “Te mos ndihmojme gjithmone”.

  4. edra says:

    Turku ka nje shprehje:mos te dhimbset jetimi,se ta fut sa te kthesh kurrizin.Prkthimi shqip nuk eshte shume i goditur,por ideja eshte e qarte.

  5. malua i malit me bore jo malo dasma says:

    Mos te kene merak se KINA ka ligjet me te egra per keso rastesh.
    Jam i mendimit se ketyre monsrave ligji do tu jape nje vdekje te llahtareshme .

  6. balzac says:

    Cfare pritet nga ata qe hane mish qeni,mish maceje etj,etj…

  7. A says:

    Ngjarja te tilla mund te ndodhin kudo ne bote ne menyra te papritura sepse kudo ka njerez te papergjegjshem. Cfare mund te themi se populli austriak nuk ka kulture arsimore dhe qytetare ose ne France dhe ne SHBA.
    E vetmja gje eshte qe ne shume drejtime nuk duhet te kemi liri te shfrenuar dhe pa te kontrolluar te individit, sepse pastaj do te kemi edhe ngjarje te pakendshme. Per mendimin tim shteti i Kines, populli kinez, qeveria e Kines kane qene, jane dhe do te jene ne gjendje qe te vendosin rendin dhe qetesine ne vendin e tyre. Ne kete rast jam i bindur qe ky cift kinez do te denohet me denim kapital ashtu si dine ata. Nuk eshte kollaj qe te besh shtet, rend, reforma, zhvillim me nje popullsi prej 1 mijeliard e 300 mijelion njerezish. Ne si popull shqiptar dhe si politike duhet te kemi marredhenie te mira me kete vend qe fuqizohet nga dita me dite dhe po futet edhe ne kontinentin afrikan. Ne kemi marredhenie te mira me Kinen dhe jam qe te shtohen me shume, sepse nje vend i vogel si Shqiperia, Kina nuk e ka problem ne shume drejtime. Ne kohen e miqesise se madhe Kina na ndihmoj ne te gjitha drejtimet, kurse ne e lejuam qe anijet kineze te lundronin me flamur shqiptar dhe beme propagande ne OKB per anetarsimin e saj me te drejta te plota.

  8. mos i qani hallin kines ka aq shume popull per te eksperimentuar te gjitha varjantet e edukimit qe ka njerzimi i mbare botes.hapni syte dhe mesoni ndonje stil jetese nga keta sepse kane sukses ne te gjitha fushat e jetes si sensin pozitiv ashtu dhe ne ate negativ.e gjithe bota i ka sy te nga kina.

  9. valbona says:

    Ju botues,e keni leksion kete lajm trondites?Mjafte me keto lajme! Na mjaftojne hallet tona.

  10. Dodi says:

    Nje barcolete lidhur me kete ngjarje te shemtuar.Ne vitin 1961 vellai im,ndjese paste, ishte shtruar ne Spitalin ushtarak.Ne dhomen e tij ishte nje oficer qe tregonte barcoleta.Njera ishte e perafert me kete ngjarjen ne Kine.”Nje burri i ishte tekur te fuste ne dore nje grua te bukur.Nje dite vishet si grua shtatezene dhe pasi maskohet mire kur shikon gruan e bukur qe po kalonte me burrin e saj, futet pas nje gardhi prane rruges dhe bente sikur donte te linde.Kur e pa kete skene burri zemermire i tha gruas se bukur qe te shkonte per ta ndihmuar dhe vete u largua me tej.Kur zhveshi shtatezenen ,gruaja e bukur thirri”Qenka djale,qenka djale” Nga ana e tij burri iu pergjigj”qofte me jete te gjate,qofte me jete te gjate”. Dhe keshtu gruaja e bukur e hengri kollomoqin me bekimin e burrit te saj.Kjo eshte nje barcolete per te qeshur ,por per ngjarjen ne Kine,ajo eshte per te qare dhe ky akt duhet denuar me vdekje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje