Rasti i shqiptares ndan drejtësinë amerikane: A meriton azil dikush që rrezikon të prostituohet?

10 Gusht 2013, 11:58Politika TEMA

Rasti i një shqiptareje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndarë drejtësinë në këtë vend, duke rrezikuar që çështja të shkojë në Gjykatën Supreme.

Të premten një gjykatë federale e apelit vendosi se Joana Cece ka të drejtë të marrë azil në SHBA. Kjo nuk do thotë se ajo do marrë automatikisht azil, por vendimi ka shkaktuar shumë debat, raporton Christian Science Monitor.

Ky vendim është në kundërshtim me dy vendime të mëparshme, të dhëna nga dy gjykata të tjera apeli.

Por si qëndron çështja?

Cece, e ardhur ilegalisht në SHBA, pretendon se nëse ajo deportohet në Shqipëri, rrezikon që të rrëmbehet dhe të nxirret në rrugë për të punuar si prostitutë.

Cece u tha zyrtarëve amerikanë se prindërit e saj u larguan nga Shqipëria në vitin 2001 dhe ajo u detyrua që të jetonte vetëm. Është e pazakontë për një femër që të jetojë vetëm në Shqipëri jashtë një grupi mbrojtës, thuhet në vendimin e gjykatës.

Cece thotë se menjëherë ajo tërhoqi vëmendjen e një drejtuesi të një grupi kriminal në Shqipëri, që rrëmben vajza dhe i detyron të prostituojnë.

Pasi u kërcënua disa herë, ajo u largua nga vendi drejt Italisë. Me një pasaportë false italiane udhëtoi drejt SHBA ku ka aplikuar për azil.

Gjykata e apelit e ka identifikuar grupin e grave që jetojnë të vetmuara në Shqipëri si një shënjestër të trafikantëve të seksit.

Në këtë mënyrë, Cece ka të drejtën për azil.

Që të marrësh azil në SHBA duhet të provosh në mënyrë të bazuar se persekutohesh në vendin tënd për shkak të racës, fesë, kombësisë, opinionit politik ose pjesëmarrjes në një grup të caktuar social.

Në këtë rast, grupi i caktuar social përfshin vajzat e reja në Shqipëri, që janë në rrezik për t’u prostituuar.

Por një gjykatës thotë se krimi vërtet mund të jetë i shumëpërhapur në Shqipëri, por edhe në SHBA njerëzit detyrohen të prostituojnë.

Në këtë mënyrë lind pyetja nëse është në të vërtetë një grup social ai i vajzave të vetmuara që rrezikojnë të trafikohen.

Kjo është edhe epiqendra e diskutimeve, që duket se do përfundojë në gjykatën më të lartë amerikane./ep

33 komente në “Rasti i shqiptares ndan drejtësinë amerikane: A meriton azil dikush që rrezikon të prostituohet?”

  1. Vlora says:

    ha ha ha te shkretet shqiptare.

    krkojne ne vrimen e miut nje arsye per tu larguar sa me pare nga ky vend i shkateruar.

    eshte e sigurt qe shqiptarka e ka vetem arsye per te qendruar ne shba dhe jo se vertet rezikon.

    menyre mbijetese.

    1. jimmi says:

      ne qofte se ka fakte do ta fitoje ne gjykaten e lartese te njejtin raste kishte nj korcare edhe e fitoi gjygjin per ketu ne Australi . Na jane bere mortje keta dokumentat na shkoi jeta me letra poshte e larte edhe keshtu do te vdesim me siklete dokumentashe me mire fukara ne vendin tate se sa keshtu .Pore qenka keqe kure mesoheshe te keshe $

      1. armand says:

        Do ishte me e besueshme po te nxirrte si pretekst gjakmarrjen.Ne kete menyre do te kishte nje shans me shume dhe do ti bente edhe nje sherbim Shqiperise duke terhequr vemendjen e nderkombetareve mbi kete plage qe ka mberthyer kete vend.Femer pa fantazi.

  2. balzac says:

    Asnje grua nuk mund te dhunohet dhe te detyrohet te ushtroje zanatin e nje prostituteje pa deshiren dhe vullnetin e saj.Shqiptaret jane ortodokse te integrimit.Integrohen cdo kund dhe pa kushte.Ja e lexuat
    artikullin se cfare eshte ne gjendje te beje krejt nje femer vetem e
    vetem te paiset me nje green card.Turp per ato pasione qe e ulin njeriun,lavdi atyre pasioneve qe e bejne njeriun femije…

  3. Dean says:

    Te genjyer qe paska bo goca,por do Zoti dhe po e mer ate leje qendrimi se Shqiperia eshte vend i dhim.

    1. Wendy-B says:

      hahahahahaha
      Jo te genjyer, po perralla me mbret thuaj. A thua e hengren “sapunin per djath ” amerikanet ???
      Jam e bindur se mbas kesaj historie te “dhimsur” do dalin dhe te tjera forward , me ” historite ” e tyre pak a shume te ngjashme.

      1. Dean says:

        Pak rendesi ka nese do e han sapunin per djath.
        E rendesishme eshte se,ka ven ne levizje 1 sistem te Drejtesie ne Amerike,dhe kjo ne vetvete eshte 1 ”fitore”….hahahahahaaaaa
        Do Zoti dhe i fiton,mi Wendy,se eshte e veshtire pa letra dhe eshte vajze Shqiptare.
        Por kam iden,se keto lloj rastesh jane teper me ”spec”,pasi shkaktojne precedent qe mund te shfrytezohen nga refugjat te tjere dhe zakonisht ne keto raste marrin pergjigje negative.
        Megjithate,le t’i urojme me te miren vajzes.

        1. Wendy-B says:

          Gjithe te mirat vajzes, dhe te gjithe te tjereve si ajo. Te gjithe do sakrifikonim per nje jete me te mire..

  4. Argita_B says:

    Ne artikull nuk thuhet se sa dollare ka paguar per te bere dosjen !
    Po mire aq te trashe jane ne Amerike sa te shkruajne se prindit e vajzes iken ne emigrim ne 2001 dhe kan lene vajzen vetem!!
    Ke me qindra apo mijera femra qe jetojne vetem ne Shqiperi e nuk i nget kush, arsyet jane ekonomike dhe jo per probleme prostitucioni.

  5. niku says:

    rasti esht i thjesht ngaqe jetoj atje dhe per fat vi shpesh ne shqiperi . me 99% prinderit e vajzes kan fitu green card me llotari po vajza ka qene mbi 18 vjec dhe nuk i takon , atehere prinderit e kan len ne shqiperi me shpresen ta terheqin me von . pas shatatorit 2001 bashkim familjet me femijet u bene terkuze zgjasin minimalisht 7 vjet. ato skan duruar dhe e kan marre ne rrug ilegale sic bejne shume te tjere ne keto raste . si kjo ka me qindra e mijera ne usa . sidoqofte uroj te fitoje gjygjin sepse ashtu kam bere dhe une qe e kam fituar por pata fatin qe e bera para 11 shatatorit 2001

  6. Korabi says:

    Shqiptaret ca s’kan bo, e kane shqyer imagjinaten vetem per te marre te drejten e qendrimit ne europe. Kjo e kesaj eshte e nivelit te mesem nga imagjinata.

    1. Agroni Detroit MI says:

      Shume bukur.

  7. Po largohet nga nji vend ,qe per nga zhvillimi ekonomik vendoset i dyti pas Gjermanise ne europe !?Cudi !

  8. lab says:

    sa ka si kjo ne usa ne kanada edhe ne europe perendimore te gjitha vajzat e vetme qe vinin dhe benin gati dosjen e azilit.70 per qind e benin se kishin probleme me prostitucionin.
    nuk eshte e vertete kjo qe thote vajza se njoh plot raste vete personalisht po eshte nje menyre qe te marre letrat.ne shqiperi te besh denocmim se te kane prostitucuar e ha burgun me shume se 10 vjet me shume se ne vende peredimore.

  9. Rodrigo says:

    Bobo… edhe ne Amerike qe nk na njeh njeri tashme pas ketij rasti do na njohin si komb prostitutash….

    1. jimmy says:

      ka dhe me keq,shmica i kane mare si gay

      1. Cecua says:

        jimmi pordha, mos ngatarro carin me dollarin. Shqipot nuk jane greke

  10. Zef Kallami says:

    Mos u bani te zgjuar sikur vetem ju dini mbi kete toke dhe askush tjeter.

    Kur nuk ju djeg i mshoni zgjuarsise ne kahun e deshirave qe ju pjerdh truni.
    Tashti cfare kerkoni me komente.Ti jepni mend drejtesis Amerikane se si duhet hulumtue dhe zgjidhur qeshtjen qe shtron vajza.Ma mire se e din ajo nuk e din asnjeri nga ju.Jo nuk keni jetuar me vajzen po nuk e njihni fare se kush asht.Ndaj uroni qe ti pranohet kerkesa.E te gjeje qetesin qe i ka humbur qe kur e lane prinderit vetem.

  11. mirel says:

    Te mendosh sa islamike qe e urrejne Ameriken I kane marre dokumentet pa problem, dhe shqiptaret e shkrete qe jane te vetmit ne Ballkan dhe nder te paktet ne Europe qe e duan me shpirt Ameriken eshte per te ardhur keq.
    Kjo vajze e meriton qe te fitoje gjyqin vetem per sinqeritetin e ndjenjave qe ka ndaj atij vendi.

  12. Kozmo says:

    Disa kerkojne te kthehen ne vendin e tyre dhe te tjere duan te largohen.

  13. humbamenua says:

    Cece ka te drejte.
    Mos u kthefte -Po mos u kthefte ne Shqiperi se kesaj ja kam bere bene edhe une.Nuk po shof nje femer tek-pull se e bej direkt prosti

  14. mergimtari fv says:

    E keqa ta fut koken ne hale , lus zotin qe te zbutet gjendja e rende ekonomike ne Shqiperi , se mire qe largohemi per arsye varferie por po e poshterojme atdheun me lloj-lloj shpifjesh e sajesasht te tupeshme vetem per ato te shkreta karta si ne Evrope e Amerike ,mostruoziteti nuk ka te sosur mbi shpinen e Shqiperise se varfer nga plangprishurit e saj .

  15. katnari gangsta says:

    e ben per te qendruar ju shet amerikaneve sikur eshte prositut,, prositut ku ne usa,,, hahahah po kush i ha keto te lene latinet atje keto tonat as per pastruse nuk bejne atje,,gjej ndonje ginjeshter tejter..

  16. turkofagos mavria says:

    Turkofagos mori green card se deklaroi qe ishte gay minoritar dhe shqiptaret I urrwjne gay.
    E pane nga mbrapa ishte I hapur dhe e fitoi

  17. Adriatik Guri says:

    Bej si te them une, e mos bej si bej une!! Pse duhet ta urrejme apo te na shqetsoje veprimi i nje femre i cili eshte mjaft i zgjuar sic paraqitet nga deponimet e saj, po te kishim edhe Ne mend e kesaj vajze nuk do te ishim torturuar aq vite per dokumenta neper Xhunglen e Botes! Respekt per nje femer Shqiptare e cila e ka vene ne loje shahu drejtesine e shtetit me te korruptuar ne bote ku ligji eshte paraja ! Ajo edhe pse pa te holla i ka vene ne pozite Donkishotet e drejtesise Amerikane qe hajne blloqe milionshe edhe per te leruar nje kriminel te njohur!

  18. Albboston says:

    Kushedi si e ka pas hallin ! Çuditem me ca dobiça qe thone se ne Shqiperi s’te bie njeri ne qafe dhe femra mund te jetoje e vetme e pa probleme!

  19. aranit bregu says:

    Ligjet jane bere per tu zbatuar. Nqs ajo ka gjetur kete spirale, bravo i qofte dhe perderisa nuk po fallsifikon asgje.
    Po meqe ne jemi dele copy-paste normalisht, parashikoj se do kete dyndje rastesh te tilla nga Shqiperia pasandaj.
    Prandaj jane ne dileme amerikanet, nga frika e krijimit te precedentit.

  20. tironci says:

    bo bo sa i paska shku fatura e avokatit kesaj goces
    ishalla fiton letrat se pare te modhe ka harxhu vec per avokatin
    apo se kane 300 $ ora punen avokatet

  21. balzac says:

    Cfare i duhet nje green card e fituar ne kete menyre kaq te pandershme…

  22. kokosekoti says:

    Po mire qe vajza ka nxjerre nje arsyetim, po keta gjasme gazetaret pse e japin me e emer edhe mbiemer, kaq e nevojshme eshte se nuk po e kuptoj. Nuk jane vetem shqipatert qe shfrytezojne cdo mundesi ligjore qe u jep vendi ku kane migruar. Edhe na qenka rasti i pare i nje femre shqiptare qe po beka jurisprudence, hajde mendje.

  23. nadia says:

    Me vjen shume keq per rastin ne fjale sepse kerkon me cdo kusht te siguroje dokumentat amerikane. Te hudhet ketej nga kanadaja sepse ketu hahen pak si me lehte keto lloj genjeshtrash. Perse duhet te marre nenshtetesi kjo shoqja? Le te plaket edhe ca vite se nuk ja kerko me njeri. Pastaj ne shqiperi ka p… sa te duash kjo e paska te vecante?

    Aman se u mbush bota me historite e cpifura te gjakmarrjes, gay, lezbike , me prostituojne. Jo mi jo. Mos i harxho pare Amerikes se boll probleme ka. Thuj qe du te rri se kontigjenti si puna jote nuk ka ndonje vlere as ne amerike e as ne shqiperi.

    Ik e pirdhu

  24. devolli says:

    Amerikanet e bene ameriken azil pleqsh, se gjithe pleqte e te ardhurve me llotari qe mbushin 5 vjet kane te drejte te te terheqin prinderit e tyre .dhe nuk i japin azil allexhinjve qe kane jeten perpara punojne dhe nuk jetojne me ndimat qe i japin pleqeve.Se cudia me e madhe eshte se te gjidhe keta qe sjellin prinderit nuk i mbajne vete ne shtepite etyre , por i ndajne sa i shkel kemba ne amerike

  25. JOLA says:

    NUK E KUPTOJ MENYREN E TE MENDUARIT KUNDREJT JETESES NE SHQIPERI,KETU JETON MAFIA DHE I VARFRI DUHET NJE FEMER TE SAKRIFIKOJ DERI NE NDERIN E SAJ PER TU LARGUAR NGA KY VEND QE NUK TE MUNDESON AS GJERAT ME ELEMENTARE QE KA NEVOJ NJE NJERI DHE PERSE DUHET TA PARAGJYKONI ATE FEMER QE EDHE NQS GENJEN APO E KA HISTORI TE VERTET AJO E KA NJE ARSYE LARGIMI NGA SHQIPERIA UROJ JU QE E SHANI DHE E OFENDONI TA PROVONI ME THELL DHIMBJEN E SAJ ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje