Bozdo: Kompania që bleu ARMO-n është azere, ata kanë marrë përsipër edhe borxhet e Taçit

9 Gusht 2013, 20:21Politika TEMA

Zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, në një intervistë për Top Channel, ka konfirmuar kalimin e ARMO-s në pronësi të një kompanie, që ai pranon se është azere.

Bozdo thotë se kjo kompani përmbush kriteret teknike dhe financiare, si dhe trashëgon të gjitha detyrimet e prapambetura nga ‘Anika Enterprises’, përfshirë borxhet ndaj palëve të treta dhe ruajtjen e punonjësve.

“Kemi pasur një letërkëmbim intensiv me kompaninë në fjalë, e cila ka qenë e interesuar të hyjë në koncesion përmes shkëmbimit të paketave aksionare. I kemi bërë verifikimin teknik dhe financiar dhe gjithashtu kemi deklaratën noteriale të kompanisë që merr përsipër të njohë kontratën, si e vetmja marrëdhënie juridike mes saj dhe autoritetit kontraktues, si dhe të njohë deri në një detyrimet e prapambetura të kompanisë, të krijuara gjatë kësaj kohe, që po krijohen apo do krijohen. Mbi të gjitha ruajtjen e punonjësve, pagesat e prapambetura, sigurimet shoqërore, pagat e tyre, çdo borxh ndaj palëve të treta. Absolutisht gjithçka”, deklaron Bozdo.

Duke iu përgjigjur pikëpyetjeve lidhur me vendin nga vjen kompania, zoti Bozdo thotë se ‘Heaney Assets Coorporation’ vjen nga Azerbajxhani.

“Kompania deklarohet se është azere dhe ka background të respektueshëm në fushën dhe sektorin përkatës. Shpresojmë që hyrja e një kompanie me asete të mira teknike dhe financiare të zgjidhë ose përmirësojë drejt zgjidhjes përfundimtare problematikat e vëna re me kompaninë”, nënvizon Bozdo.

Ndërsa duke iu referuar kufizimit në ndërhyrjen e Ministrisë së Ekonomisë për shitjen e aksioneve, zoti Bozdo shpjegon se privatizimi nuk ka kaluar afatin prej pesë vitesh.

“Zakonisht është e drejtë që shtrihet në dy deri tre vite, e pra është shtrirë deri në pesë vite. Sikur ky transaksion të ndodhte në dhjetor të këtij viti, ne nuk do të kishim të drejtën as të ndërhynim e as të pengonim ndërhyrjen e transaksionit sepse mbaron afati. Por shumë mirë që ndodh tani sepse kemi mundësi të kontrollojmë atë që duhet kontrolluar”, sqaron më tej Bozdo.

‘ARMO’ iu shit për një vlerë rreth 125 milionë euro në fundin e vitit 2008 një konsorciumi që u prezantua si kompani amerikane e regjistruar në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Por menjëherë më pas, në skenë doli biznesmeni Rezart Taçi, që deklaroi se ishte ai personi që kishte kontrollin e shumicës së aksioneve të ‘ARMO’.

Por në vitet që pasuan, kompania u përfshi në mjaft polemika politike për moszbatimin e kritereve të vendosura për privatizimin, siç ishin ato për investimet dhe prodhimin.

Vitin e kaluar, banka shtetërore e Azerbajxhanit kërkoi sekuestrimin e aksioneve të kompanisë ‘ARMO’ pasi pretendonte moskthimin e një borxhi prej 75 milionë eurosh që ishin përdorur për privatizimin e saj.

24 komente në “Bozdo: Kompania që bleu ARMO-n është azere, ata kanë marrë përsipër edhe borxhet e Taçit”

  1. Dean says:

    Ja dhe familja e BARBARIT i boni CASH ”aksionet” e ARMO-s.
    Te lumte menderja,mor malok e bir maloku,qe e bone passurine Kombetare si prone te veten.Ty te lumshin ato topet e fishkura kur gjete ne Shqiperi dhe loze pa kundershtar.

    1. Mira says:

      Kemi pasur një letërkëmbim intensiv me kompaninë në fjalë, e cila ka qenë e interesuar të hyjë në koncesion

      PËRKTHIMI:

      Kemi pasur oferta për % e allishverisheve me kompaninë, mua më paguan rreth 800,000 Euro ndërsa Malltezit 2,000,000 Euro.

      Jemi të kënaqur nga kjo shitje!

      O bajga shqiptare që po na rrënoni çdo ditë…!

    2. op-ed says:

      Ennushi nuk thote se sa % kane Argita dhe Shkelzeni ne kompanine “azere” te regjistruar off-shore. Maloku vodhi sa deshi, i futi edhe nje te lare pareve tani. Jo per gje, po te marre shembull i gjati, kokedhima dhe deshte e tjere te tufes…

    3. Vlora says:

      o dean taci ishte vetem fotografia se gjithmone nga prapa ka qene “familja”

      dhe po ti futen hetimit te bleresit perseri do te dale qe e ka blere “familja”

      e gjithe shqiperia i kaloi vetm “familjes”

      1. Dean says:

        Jo me kot thoshte BARBARI i Vicidolit qe Azertet i kemu vllezer.
        Ai ka kohe qe na ka paralajmeruar,por ne s;ekena kuptu.

    4. NjeQytetarOptimist says:

      Kulmi..Degjenerim total..Pasuri kombetare pa zot…Shtet I vdekur..Asnje transparene sikur shiten geshtenja…Brravo I qofte..

      1. xeni says:

        Lere mor çfar na beri Ramizi. E hoqem me lufte dhe e sollem me vota .Shqiptaret pelqejne ata qe i sundojne.Nuk eshte demokracia per shqiptaret, sigurisht qe me vjen keq ta them edhe pse prej 20 vjetesh nuk jetoj ne Shqiperi.

  2. al says:

    Nje nga personat kryesor, qe ka marr pjese ne shitjen e pasurise publike, eshte dhe ky tipi bozdo. shikoni te gjitha kontratat e oborrit kane firmen e ketij servili, qe mbahet si kompetent per ceshtjet ekonomike ,si ai katunari sheferedin shehu. keto jane kontigjenti qe shkaterruan ekonomine shqiptare dhe i shiten pronat PER nje cope buke. ky me sa duket ka nevoje te hyje ne skaner,NGA QEVERIA E RE. GJYNAHET E KETYRE, PER KETE SHQIPERI TE GJORE, NUK LAHEN KURRE. KETO NUK KANE NDJENJE PATRIOTIKE ,POR JANE TE DASHURUAR ME PUSHTETIN DHE PARANE. MINISTRIA E EKOINOMISE ESHTE FOLEJA E ABUZIMEVE MASIVE.

  3. petri çuni says:

    Pse u desh te dilte ne media afera, qe te flisnin keta? Pse nuk kane folur me pare? Pse nuk reagon opozita?

  4. Patos says:

    Pse paska pas borxhe ky derziu. Po nafta ka rrjedh si lum cne me borxhe apo kshu eshte skema?

  5. Sojlliu Elbasanit says:

    Shitja dhe rishitja e Armos duhet ti nenshtrohet nje auditi te thelle ku populli te shikoje se si tentakulat kanceroze te Cosa Nostras(lexo familjes Berisha)gllaberuan pasurite kombetare.
    Kjo nuk eshte hakmarrje. Kjo quhet drejtesi. Dhe nese Qeveria e re do te ndermarre afera te tilla edhe per ata cmimi te jete i njejte.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    E morret vesh o Shqipo..Shitem nafte per gaz..Keto jane pazaret e nje psikopati..Kemi aq nafte sa imponuam punime madheshtore dhe si shkembim duhet te presesh “projektin”..Deri atehere prisni me gisht ne goje..Politike tribuje..

  7. mirel says:

    Popull tribu, shqetesohen per nje shtepi te qelbur te ushtarakeve dhe nafta dhe pasurite kombetare ngelen ne duart e doktorit.
    Toka dhe deti jepen si prone private, dhe tani kujtohen ushtaraket qe jane 50 mije vete, per te mbrojtur kafehalen ku strehojne idenititein ushtarak.
    Plera

  8. mitro says:

    Eno Bozdo kjo felliqesire kur u fut Taci per te privatizuar Albpetrolin na thoshte se shoqeria fituese eshte nje shoqeri e huaj dhe kishte 51% te kapitaleve(me duket nga Hong-kongu) dhe se sigurimi i ofrtes ishte i garantuar ne Amerike.Pasi u ftohen gjerat na doli se ishte firma fantazme qe kishte themeluar Taci,privatizimi deshtoi dhe sigurimi i ofertes prej 85 milion euro nuk u arketuan kurre nga qeveria shqiptare.Ky Taci duhet te shpjere ne arken bosh te shtetit shqiptar 85 milionet qe cdo firme i merren nga enti prokurues kur shpalllet fitues dhe terhiqet nga gara.Mbase kjo e ka trembur Tacin pasi mund t’i sekuestroheshin pasurite e ketyre shoqerive.

  9. ILIRET says:

    Uu, po si e harruan Enon pa e futur ne burg?
    Shyqyr qe u kujtua vete…

  10. john Tirana says:

    ARMO nuk dohet ti jepet Azereve por qeveria e re duhet tja rimarre ne pronesi pasi ARMO eshte debitore shtetit shqiptar per mospagese taksash dhe mbasi ta rimarre to riprivatizoje kete here me transparence dhe konkurs te ndershem. Duke mos nderhyre qeveria e re po i jep mundesi familjes Berisha qe eshte akuzuar se qendron mbas privatizimit te armos te pastroje parate nga transaksioni me azeret. Te jene te bindur qe keto para do investohen per te sabotuar qeverine e re ne cdo hap me qellim rikthimin prape ne pushtet. Keshilla ime per qeverine e re eshte nje ajo qe beri i beri mafies Prokurori Giovani Falcone: follow the money as it always leaves trace…..

  11. cimi says:

    Eshte e qarte qe Armon e mori Berisha duke e bllokuar 100 here per ta rishitur dhe marre “komisione” miliardare. Sa pare te tjera ke marre Sali krimineli qe ngele duke shkuar ne Azerbajxhan??

  12. victory says:

    Eshte momenti me kritik per te shpetuar produktin me strategjik te vendit .

  13. Aron says:

    Keta jane kaq te papergjegjshem dhe te pashpirt,sa mire qe nuk lane gje pa vjedhur, por te lene prej muajesh pa paguar ata fatkeq qe me ndershmeri punojne ne keto uzina, kjo kalon cdo kufi.Nje te milionten e punes qe beri Berisha per te qendruar edhe nje mandat tjeter ne pushtet te kishte bere per keta fatkeq, do te tregonte se kishte sadopak ndergjegje dhe zemer.

  14. Rilindja says:

    Eno, je vetem nje cope mishi me dy sy, qe tek ne mund te behet cfare te duash. Ik ore idiot, kokrra e gomarit, se na cave bythen me privatizimin e Albpetrol duke thene se eshte i rregullt, se 10% eshte i siguruar etj. etj.
    Ti nuk je idiot i lindur, se babain e ke pasur te zgjuar, prof. matematike. Ti je idiot i formuar dhe pa pike shprese permiresimi.

  15. xeni says:

    Qeveria e re do ta kete te veshtire te hape te gjithe keta proçese. Ketu eshte nje kaste e tere per tu futur ne burg.Duhet ndihme nga prokura dhe Gjykata europea per mendimin tim.

  16. toci says:

    Mire Armo qenka shitur dhe detyrimet do ti shlyej pronari i ri .
    Por ne pronesi te Tacit mbeten edhe KUID-shpk me rreth 300 pika karburanti ne gjithe vendin ku punetoret nuk jane paguar prej 5 muajsh (afersisht 1000 punetore)dhe shumica e pronareve te pikave nuk kane mare qirate mujore prej muajsh .Po keto kush do ti likujdoje ? Nuk rezulton ti kete blere Azeri ,po ashtu edhe Tv AS e Shkollen NOBEL ku pagat nuk jane dhene prej muajsh .

  17. engjell says:

    Loja me ARMO ka filluar shpejt ,qysh ne vitin 2007,kur privatizimin e saj e mori ne dore qeveria Berisha,R Taçit me shitjen e saj nuk i futet gjemb ne kembe ,ai lozi me djersen e popullit Shqiptar duke u tallur dhe ortakezuar me G.Rulin dhe te gjithe ministrat pas tij si dhe disa shelege te tjere ne dikasteret qendrore sepse xhanaku dhe luget ku ai hante persheshin e gatoi me Saliun dhe Lirine ,prandaj ai shiste dengla me Milanin ,dhe Berluskonin .Edhe borxhi qe i ka kompanise Azarbaxhanase per te cilen ai u bllokua eshte nje loje e studjuar midis ketyre hienave qe po hane tashme edhe kockat qe i kane mbetur te gjores Shqiperi.Mjafton te shohesh biografine e ARMO prej 2005 dhe kuptohet se ç’behet me te .Edhe pikat e karburantit qe Armo i mori paje me vehte ,sepse ja dha qeveria e Berishes te cilat tashme jane me logon e “TACI OIL” jane nje objekt me vehte kontrolli sepse edhe aty eshte gjaku dhe djersa e popullit Shqiptar dhe ne veçanti e te gjithe naftetareve nder breza Per keta njerez duhet skanimi deri ne qelize per te marre vesh te gjitha metastazat qe kane shperndare ne ekonomine Shqiptare ,kete nuk mund t’a bejne profanet qe nuk marrin vesh nga nafta dhe makinacionet juridiko ekonomike por njerez kompetente dhe me pervoje dhe te pa korruptueshem .Kur te beje kete ,do te besoj tek qeveria e re ,per kete dhe te tjera padrejtesi shqipeteret i dhane votat ,nuk ja dhane se ishin me te bukur se Saliu me shoke .Le te shohim se afermi te realizuar kete shprese ,sepse ne se kjo nuk ndodh ,atehere me te vertete shqiptaret do te mbeten ne mes te kater rrugeve dhe do te na qeverisin Mugabe pa ngjyre …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje