TemA TV/ LSI kërkon zgjidhje për problemin e romëve. Vasili: Jemi kundër vendimit për SHQUP-in (VIDEO)

14 Gusht 2013, 13:39Sociale TEMA

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një konferencë për shtyp, kërkoi zgjidhje të shpejtë për çështjen e strehimit të romëve.

“Ky problem kërkon një zgjidhje të shpejtë dhe të menjëhershme. Nuk mund të pritet dhe të humbet kohë për shkak të apatisë së bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij lokal, për t’i dhënë një zgjidhje konkrete duke konsideruar pse jo edhe kushtet e motit, i një të nxehti shumë të madh që sigurisht e rëndon edhe më shumë situatën. Por më tej se sa kaq nuk duhet të harrojmë se këto janë demonstrime të sjelljes së shtetit lidhur me këtë çështje e cila përbën, dhe kjo është bërë e qartë dhe nga partnerët e miqtë tanë ndërkombëtarë dhe dihet publikisht, një nga 12 kushtet të cilat Shqipëria duhet të realizojë për fitimin e statusit kandidat,” tha Vasili.

Zyrtari i LSI komentoi edhe çështjen e SHQUP-it. Sipas tij, vendimi i qeverisë ka qenë i gabuar.

“Nuk kemi dilemë për këtë çështje. Qëndrimi ynë është se ky ka qenë një vendim i nxituar, i gabuar, absolutisht jashtë vendit dhe kohës së duhur dhe në mënyrë të veçantë bie ndesh në vend të krijimit të strukturave dhe përmirësimit të tyre lidhur me ushtarakët, por përgjithësisht i strukturave të Forcave të Armatosura të një vendi tashmë anëtar i NATO-s. Këto duhet të kërkonin përmirësime, krijimin e ambienteve gjithmonë e më të bollshme e më moderne për të pasur gjithmonë e më tepër zhvillim të energjive pozitive, edhe të eksperiencës. Ish-ushtarakët janë një eksperiencë e madhe, e cila akoma mund të përdoret dhe një nga elementët e rëndësishëm është integrimi i ish-ushtarakëve në jetën shoqërore ku këto struktura janë një pjesë e tyre. Ndaj me një fjali të thjeshtë është një vendim thellësisht i gabuar dhe i marrë në kohën e gabuara. Çështja që selia e Partisë Demokratike paska qenë një pronë private dhe që qeveria e merr vesh këtë pas 23 qershorit, kjo është një gjë që bën që të qeshin të gjithë. Mendoj se është një vendim që duhet ndalur dhe të mendojmë për një vizion shumë më të gjerë për ish-ushtarakët dhe jo më për tjetërsimin e strukturave për të shërbyer si seli partish,” theksoi Vasili.

Sa u përket zërave të ditëve të fundit që flasin për spastrim në administratë, Vasili tha: “Revanshi nuk është dimensioni ynë, hakmarrja nuk është dimensioni ynë. Nxjerra e mërive dhe inateve nuk është dimensioni ynë. Por vënia në eficiencë të plotë e administratës është dimensioni ynë. Pra, ne nuk do të bashkëjetojmë me një administratë që fle, me një administratë që abuzivisht vegjeton. Por, ta vëmë në eficiencë të plotë dhe kudo ku do të ketë nevojë për përmirësime, për ristrukturime të domosdoshme. Ju keni strukturën e re të qeverisë e cila është e ristrukturuar. Pra, nuk ka të njëjtën formë si qeveria aktuale, por në të gjitha rastet do të kemi udhërrëfyes legjislacionin shqiptar dhe askush nuk do të jetë i rrezikuar nga hakmarrja politike. Testi i çdo njeriu në administratë do të jetë raporti i tij me plotësimin e detyrave. Sigurisht, që ka njerëz që kanë vite e vite që as kriteret e miratuara nga vetë qeverisja aktuale nuk i përmbushin. Ju e dini që në bazë të ligjit ka vlerësime në mënyrë të përvitshme për çdo punonjës të administratës civile. Jo i gjithë shteti është administratë civile”./ep

10 komente në “TemA TV/ LSI kërkon zgjidhje për problemin e romëve. Vasili: Jemi kundër vendimit për SHQUP-in (VIDEO)”

  1. Mira says:

    Po duken krisjet e para të bashkëqeverisjes, ose bashkëkëmbies…!

    1. Ripjellje says:

      Vetëm LSI dhe surratin tënd kisha në mend kur vura nickname tim “Ripjellje”. Administrata është 50% LSI, 30% profesionalë dhe >20% PD.

  2. aleksander says:

    Sikur ky vend te kishte 5% drejtesi, kjo gjallese do te ishte arratisur me kohe ne atdheun e Hugo Cavesit. Ky dhe te tijte kujtojne se kane te bejne me budallenj qe thirren shqiptare. Me siguri nje dite do te pendohet ky dhe mashtruesit e hajdutet si ky.

  3. fatmir says:

    Po mire o Vasili ne e dime qe ty s’te pyet njeri. Me burimet njerezore meret direkt MONIKA me mamin e saj…

    Mona ka bere gati LISTAT E ZEZA. Po i deshi qejfi MONES edhe burre me mustaqe po te jesh gjithe jeten nuk punon as ne shtet as ne privat. Vetem po te hapesh nje dyqan me qera….dhe pas disa kohesh ta mbyllesh prape…edhe MONA mer informacion dhe shkrihet gazit….

    This is e miracle of freedom!!!!

    Sali berisha mos vdeksh kurre, qe te shohesh me syte e tu cfare i bere ketij vendi, bashke me te birin e Thanasit.

  4. konti maks says:

    Kur flet edhe ky megahajdut qe i la spitalet pa ilace dhe megaservil i Metes.

    Jam dakord me Aleksandrin persa i perket kesaj gjallese.

    Zoti e paralajmeroi njehere….

  5. Adi says:

    Po ju z Vasilika qe ishit ne qeveri deri ne prill ç’far bet per 4 vjet per romet…

  6. Eno says:

    “Nuk besoj se ka frikë këtu të paktën për administratën, nuk ka pse të ketë frikë. Të paktën ne në LSI nuk kemi ndonjë frikë të caktuar. Besoj të njëjtat ligje do veprojnë edhe kur ne do duhet të bëjmë ndryshime, ato ligje që zbatoi qeverisja aktuale kur largoi me qindra njerëz të LSI-së nga puna të nesërmen e prishjes së aleancës sonë. Nuk besoj se e kanë memorien kaq të shkurtër, as kryeministri dhe as kryetari i ri i PD-së, që të mbajnë mend se sa qindra njerëz ikën nga ministritë, sa njerëz ikën nga Bashkia e Tiranës etj” – deklaron Vasili.

    A nuk eshte vazhdues i denje i qeverisjes qe po iken ky trim? E pohon me gojen e tij. Natyrisht pjeses me te keqe te asaj qeverisjeje. Servil i peshtire, mashtrues dhe hajn.

  7. DuaPune says:

    Nxirrini fashistat e PeDe-s ne rruge. Te marrin rruget e kurbetit si shume bashkatdhetare te tyre qe ua bene jeten ferr.

  8. Zef Kallami says:

    Po dhe Selia e PD na dilka sot e pa strehe.Ti bashkohet kontigjentit te Romve ne protesta.Te rregjistrohen per te marr strehim.Do perfitojne,mbasi te sistemohen Romet si te pare ne liste strehimi.Selia e PD asht e dyta ne liste.E te mos shesin pordhe se perfundojne ne,i treti ne liste,duke filluar nga numrimi i gishtave te dores,majtas apo djathtas,nga ta kene qefin.

  9. akil says:

    o vasil ngele vetem servil megjithse keq nuk te ka dale minister ishe prepe do te bjeri kalemi keshtu qe jepi llap

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje