Basha hap ujin tek lulishtja ku protestojnë romët për t’i zbuar

12 Gusht 2013, 21:27Sociale TEMA

(E PERDITESUAR)- Ndërmarrja e Gjelbërimit pranë Bashkisë së Tiranës, duke mos respektuar as të moshuarit dhe fëmijët që ndodhen në atë vend, ka hapur ujin për të ujitur barin tek sheshi qendror, ku janë ngujuar romët, që po protestojnë për largimin nga banesat e tyre!!!

Kjo është një formë për t’i larguar romët.

Në vendngjarje ndodhen vetëm përfaqësues të Federatës Shqiptare të Romëve dhe aktivistë të organizatës suedeze Civil Rights Defenders.

Vasilika Laçi, drejtore programi e Civil Rights Defenders thotë se gjatë tre- katër orëve të pasdites, kur në vendngjarje nuk kishte asnjë aktivist të shoqërisë civile, policia i ka fyer romët dhe me metoda të ndryshme presioni ka dashur t’i largojë që atje.

Deri tani nuk ka asnjë reagim të Bashkisë, ndërkohë që nesër është njoftuar një tryezë pune e Avokatit të Popullit me të gjitha institucionet dhe me përfaqësues të ndërkombëtarëve.

Ngujimi

Nëna rome me fëmijët e tyre për dore protestuan para bashkisë për të kërkuar të drejtat e tyre pas dëbimit nga trualli i ish ndërmarrjes artistike,

“Duam të drejtat tona jemi shqiptarë. Mbani premtimet”, ishin thirrjet e nënave dhe fëmijëve romë protestues, ndërsa mbanin në dorë pankarta të cilat kishin këtë mbishkrim.

Xheladin Taço, kreu i federatës së romëve tha se ajo çka kërkojnë është vetëm të dëgjohen nga kryetari i bashkisë dhe institucionet shtetërore dhe të mbajnë premtimet.

“Ka dy javë që familjet tek ish ndërmarrja artistike i kanë nxjerrë jashtë. Kemi depozituar kërkesë pranë bashkisë për takim dhe nuk kemi marrë. Qeveria, ministria e bashkia nuk po reagojnë. Po protestojmë për të reaguar dhe të na dëgjojë zërin. Në emër të Federatës rome i bëj thirrje të gjithë institucioneve për të na dëgjuar. Kemi dhënë dhe ne kontributin tonë. Jemi të përqendruar në Shqipëri prej 600 vitesh dhe jemi të barabartë, shteti të na dëgjojë. Na vjen keq që ndërkombëtarët reagojnë por jo shteti shqiptar”, tha Xheladin Taço për A1Report.

Reagon qeveria

Ministria e Punës ka reaguar për herë të parë lidhur me dëbimin e familjeve rome nga zona ku ata kishin vendosur prej vitesh barakat e tyre në rrugën e Kavajës, në kryeqytet. Lidhur me këtë çështje ka reaguar Avokati i Popullit, Amnisty International, dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.

Pas dëbimit të këtyre familjeve të komunitetit rom nga prona ku po ndëtohet një pallat, ka ardhur edhe reagimi i parë i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Sipas këtij dikasteri, është bërë e mundur zgjidhja e problemit dhe strehimi i familjeve rome në godinat e Sharrës, të cilat po rikonstruktohen nga Shërbimi Social Shtetëror.

“Ministria e Punës është treguar e gatshme për zgjidhjen e problemit dhe për rehabilitimin në zonën e Sharrës. Kujdesi për këtë sipërfaqe është transferuar tek Shërbimi Social Shtetëror, dhe po punohet për rikonstruksionin e 7 godinave që ndodhen në këtë qendër. Po punojmë për të zgjidhur këtë problem kompleks. Ministria e Punës ka zgjidhur situata të tilla të ngjashme. Kujtojmë vitin 2010 ku u pa e nevojshme strehimi i familjeve të larguara nga stacioni i trenit. U bëjmë thirrje disa institucioneve të mos bëhen pjesë e ndërlikimit të situatës dhe shfrytëzimit politikisht të saj”, u tha në reagimin e Ministrisë së Punës.

Sipas Ministrisë së Punës, kjo çështje është ndjekur me përparësi, në mënyrë që 37 familjeve rome t’u mundësohet strehimi.

18 komente në “Basha hap ujin tek lulishtja ku protestojnë romët për t’i zbuar”

  1. ikandeja says:

    Ka dashur ti freskoje pak se vape e madhe…

    1. Alida Salaj says:

      Ai ka qene sheshi i Popullit.
      Askush nuk ka te drejte qe ta tjetersoje. Aq me teper nje sharlatan qe nuk ka bere asgje te mire per kete vend. Vetem krime!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/nuk-duhet-ajnshtajn-kryebashkiaku-basha.html

    2. Karaman Aliu says:

      Po budallenj dolen dhe keta. Po shkoni ore ne greqi se atje keni rracen, ju presin me krahe hapur

      1. Jack says:

        Po ne Amerike cfare duhet te behet?? Te kthenen te gjithe ne Europe dhe Azi, Afrike.. Histori me pak se 600 Vjecare ka Amerika.

  2. Mira says:

    Na e zunë dhe Skënderbeun, mirë që nuk kanë bërë ndonjë kasolle mbi kalë..! Për hatër të 600 viteve në Albani duhet t’u japim ndonjë kapanon të ushtrisë…!

  3. socialisti says:

    S’trembemi nga bora,s’trembemi nga shiu.

    1. Wendy-B says:

      @ socialisti
      jemi rrace e forte, rrace.. nejse se i kom pas komshi per aq vite. Jane rrob fantastike, per aheng , e per raki jan 1. Tu nejt me ata dhe mua me eshte bo shpirti gabele.
      Ne solidaritet therras dhe une me ta: MOS UJIN XHAXHI LUL, JO PER GJE PO NE NUK LUJM.

  4. mirel says:

    Prape nuk kuptoj kush e ka truallin e ish ndermarjes artistike.
    Mos e kane blere gje romet apo jane futur atje me mendimin se si endacake qe jane ju takon pa asnje lloj kufizimi cdo territor qe zgjedhin?

  5. Treviso says:

    Kjo çeshtje eshte ndjekur me perparsi nga ministria e punes dhe çeshtjeve sociale.
    C’far kerkon avokati popullit? C’far kerkojne organizatat nderkombetare qe nderhyjne kur ministria e punes ka vite qe interesohet per romet.
    Romet i kane te gjitha kushtet se ja ka plotesuar qeveria e kriminel Berishes. Vetem Luli i bashkise i ka inate romet se i hoqi dhe kanoçet nga duart kur e igjithe bota ka problem me ndarjen e plehrave, ne Shqiperi problemi ishte i zgjidhur pa nderhyrjen e shtetit.
    Si mundet ti vihet emri kesaj qeverie ne ikje dhe mumjes se bashkise se Tiranes?

  6. inspektori says:

    Po mire mor vlla pa dashur te behem racist po nuk ju ka rikujtuar kush ketyre se kur i futi Enveri neper shtepi falas keta nuk deshen te qendronin? Fusnin qen kazanesh e gomere neper pallate, ndiznin zjarre ne mes te shtepise, bertisnin si ne mal etj etj. Normal qe pastaj Mehmeti desh i dogji po s’kishte ça ti bente Enverit.

  7. albatros says:

    PO C MUT DUAN KETA MORE? TE ZENE PRONAT PRIVATE DHE PUBLIKE? PO PSE VETEM KETA JANE PASTREHE DHE TE VARFER? I BENE LEKET QE SHITEN SHTEPITE QE JA U DHA ENVERI RRUSH E KUMBULLA DHE TANI DUAN SHTEPI QYL DHE KU NE MES TE TIRANES? PSE VETEM ROMET PASKAN TE DREJTA NDERSA I TERE POPULLI SHQIPTAR NUK KA? PO KJO LAVIRJA QE MERRET ME KETO ORGANIZATAT SUEDEZE DHE KETA PLEHRTAT E SUEDISE LE TI MARRIN NE SUEDI ROMET NESE JU VJEN KEQ PER KETA ZARBA PARAZITE

  8. ali says:

    Me qe Arian Cani ka bere nje propozim per nje shqiponje me nje koke ?!. Dhe me qe sot eshte dita e propo-
    zimeve politike, edhe une mendoj qe t’i bej nje propozim zotit Edi Rama , qe ne vend te Llalles, si njeri
    komplet i pafte e servil ndaj diktatures , te vendoset Balla, si nje deputet qe ka luftuar me shpate ne dore
    ne parlament kunder korrupsionit ne pergjithesi dhe korrupsionit skandaloz te familjes Berisha !!!
    Sigurisht po qe se ky librazhdiot ka mbaruar per drejtesi !!!!
    Kaq kisha !!!

  9. gegetoske says:

    Ju lexojme cdo dite “TEMA”! Lexojme edhe komentet! Qe te lexojme te qete, te pakten jeni serioze me ato qe shkruhen! Po qe se do te shohim komente te tipit “mira” shume shpejt do tju bojkotojme!

    1. ina says:

      per te ardh keq qe kometuesve si Mira nuk iu reflekton asgje te mire cfare nxjerrin nga goja. karakteri i personit ne kete rast eshte shprehje teresisht e kundert me c’ka mbart emri…

  10. gogo says:

    Ku pyet basha per romet,? Ai eshte kriminel i 21 janarit…

  11. mallakastra says:

    po ç’ministri sociale zeza thuaj , ku ka ministri te ne , aty ka mare fund me kohe , ata ku te rkepin e ku te ndukin ti thua ministri sociale ,, kush do ta beje spiro ksera me salpushtin ..te ne qeverria ishte joegsistenete per 8 vjet .23 a

  12. Jack says:

    Gezojme te drejten e lirise se shprehjes, por do tju lutesha qe te komentojme qete duke shmangur etiketime apo komente fyese dhe raciale.
    Le te tregojme se jemi qytetare, te kesaj shoqerie kemi role dhe statuse te caktuara dhe qe rrespektojme grupet e tjera. Nuk do kenaqeshim kurrsesi teksa te degjonim ne Mediat e nje shteti te huaj, etiketime per Shqiptaret, eshte dicka qe na prek, le te bejme te njejten gje dhe ne kete rast.
    Persa i perket ujitjes, ne rradhe te pare hapesirat publike, packa se ajo eshte prone shteterore, duhet te kene dobi per qytetaret, por nje hapesire e madhe si ajo, e qe smund te shfrytezohet nga qytetaret, si ambjent shplodhes nuk me duket shume e arsyeshme. Ujitja e asaj hapesire ndoshta ndodh rutine cdo mbremje, apo periodikisht, por te behej uje, mbi ngopje te tokes nga uji,,, dukej si dicka e inskenuar qellimisht. Mendimi im personal.
    Vetem nuk duhet te harrojme dicka….
    Historia ka treguar qe popujt kane shkelur popuj te tjere me te dobet,,, por nga gabimet e se shkuares jane ngritur struktura vertet te mireorganizuara si BE, KE, OKB, NATO. Etj… Mendojeni si nje zinxhir Kombesh, ku kombi me i paket, me i dobet, eshte ne fund… Por ky lloj sistemi nuk duhet te egzistoje kurrsesi,,, !! Sdo ishte mire sepse Shqiperia, po te mendohet ne kete prizem,,, Eshte tek hallka me e pambrojtur….

  13. ali says:

    Kam thene dhe e perseris Basha eshte tamam infantil, hedh uje ne lulishte, heq bravat e zyrave . Turpi botes !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje