Shqipëria zhytet në plehra

9 Gusht 2013, 18:02Sociale TEMA

Grumbuj të mëdhenj plehrash shoqërojnë ngado peizazhin në Shqipëri. Por jo vetëm kaq, vendi importon plehra gjoja për riciklim. Ambientalistët dhe opozita japin alarmin

Nga Johan von Mirbach, Deutsche Welle

 

Plehrat shihen kudo, buzë detit, në brigjet e lumenjve, në periferitë e kryeqytetit, në portin e Durrësit apo në Shkodër në veri të vendit. Jo vetëm privatët, por edhe drejtuesit vendorë nuk veprojnë ndryshe. Ata i hedhin plehrat kudo. Madje edhe një qytet- port si Durrësi nuk ka një landfill të rregullt. Mbeturinat e më shumë se 200 mijë banorëve hidhen nëpër fusha. Derrat dhe dhitë sorollaten nëpër plehra duke kërkuar ushqim. Shirat krijojnë përrenj me ndotje që shkojnë më pas e derdhen në det. Familjet rome merren me format rudimentare të riciklimit. Ngado sheh plehra që digjen për të marrë skrapin. Ajri dhe uji është i ndotur.

Lavdosh Ferruni është nga të paktët aktivistë ambientalistë në Shqipëri. Ai ankohet prej kohësh për problemin e mbeturinave. “Në 23 vitet e fundit në vend shpërtheu konsumi,” thotë ai. “Infrastruktura nuk e mbante dot ritmin. Ne prodhojmë më shumë mbeturina nga sa mund të kujdesemi për to”.

 

Ambientalistët japin alarmin

Administrata dhe politika përpiqen që të kujdesen për këtë çështje. Në mbarë vendin ka vetëm dy landfille që plotësojnë kushtet e BE-së. Një në Tiranë dhe një tjetër në veri të vendit, në Bushat.

Por plehrat në Shqipëri vijnë edhe nga importi. Në vitin 2011, sipas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit, janë importuar 300 mijë ton mbeturina metalike dhe 20 mijë ton mbeturina plastike për riciklim, kryesisht nga Italia. Kjo është aq sa sasia e mbeturinave që prodhon Tirana në një vit. Doganat shqiptare bëjnë vetëm një kontroll rastësor të këtyre ngarkesave.

Ambientalistët si Ferruni druhen se bashkë me plehrat që hyjnë në mënyrë ligjore, në vend futen edhe mbeturina toksike, sidomos nga Italia e Jugut. Ata thonë se nuk kanë dëshmi, por thashethemet ziejnë.

Zëvendësministri i Mjedisit, Taulant Bino, në një intervistë thotë se ambientalistët e teprojnë, por pranon se ka pasur probleme me punonjës individualë në dogana.

Me vështirësitë sa i përket çështjes së plehrave është përballur edhe gjermani Wolfgang Krause. Deri para dy vitesh ai ishte menaxher i një landfilli në veri të vendit. Së bashku me firmën Becker ata ndërtuan një landfill, ku vetë ai investoi gjysëm milion euro.

Me komunat e rajonit ai nënshkroi një marrëveshje. Secila do paguante 7 euro për një ton mbeturina.

Por plani nuk eci. Ajo që mungonte ishin plehrat.

Vetëm 8 përqind e sasisë që përballon landfilli depozitohej.

“Njësitë vendore vazhdonin që t’i derdhnin plehrat buzë lumenjve ose në grumbuj plehrash me shpresën se shirat e pranverës do i dërgonin mbeturinat në det, duke e pastruar tokën,” thotë ai. “Këto janë me shumë gjasë mbeturinat që dalin në Kroaci,” shton ai.

26 komente në “Shqipëria zhytet në plehra”

  1. Dean says:

    Kollaj qy ja futet BACES dhe nuk e votuet perseri???
    Ja,ksi gjanash ndodhin.

    1. Fatmir Mediu - Minister i Mjedisit says:

      A do te pergjigjet kush per keto katastrofa njerezore/kafsherore?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/08/ndal.html

      1. Dean says:

        Lol…..
        Vazhdo punen me ate blog-un tat se ketej nga Shqiperia nuk mungojne kurre budallalliqet.

    2. YP XHIXHI says:

      po or dean saliu eshte zoti per sa kohe bagetia fle, ju kujtohet 97 se sa trim ishte sala,u be si kurve legene , keni 16 vjete qe flini asnje proteste asnje kerkim llogarie ketyre trimave per gjendjen e mjeruar qe ka pllakosur vendin.Prandaj bene kurva legene sali si zot, sepse e di çfare populli moracak ka perpara.

      1. fl says:

        Nuk eshte Lym Demokrati ai ? … e ngaterrove

  2. Mira says:

    Albania a member of European Union!

    1. Dean says:

      Te dhjere,por Krenar drejt Evropes,moj Mira.
      Kjo eshte motua.

    2. plaku says:

      Dear, Mira

      I beg your pardon, but Albania isn’t yet a memeber of Europian Union. Mira, I’m waiting your confirmation about peace.
      Looking forward for your peace agreement,
      Yours sincerely
      Plaku

      1. Mira says:

        Po me ironi e thashë o plaku, ne as që do të bëhemi ndonjëherë europianë, jeniçerë po…, se drejt turkut po shkojmë dhe jo drejt Brukselit…!

        Tani sa për paqen…, duhet të formulojmë një traktat dhe ta firmosim të dy…Kështu bëhet paqe në mos gaboj…!

        Shëndet!
        P.S. European not Europian….

        1. grek Asylbewerber tis Allvania says:

          Me grekofoile te pabese si Mira Kellira (aka Poseidon) nuk ka paqe

        2. plaku says:

          Dear Mira,

          Thank you dear Mira. I’m so happy indeed. Where und when are we going to meet, in order to sign the peace Agreement. I’ve allready prepared it.

          Looking Forward to meet you soon,
          Yours faithfully
          Plaku

  3. Emigranti says:

    Ne nje vend ku vazhdon te drejtoje nje plehre vetem plera do te kete Ju uroj qeverise qe do vije mos mare shembullin e kesaj ne ikje.

  4. lelo says:

    Zhytemi ne plehra,por ama jemi krenare qe jemi shqiptare!Popull pisanjos!

    1. ARUSHA says:

      ESHTE QEVERIA QE KA MARRE PARATE PARA ZGJEDHJEVE (LUL PEJONOI DHE SALI KRIMINELI )DHE TANI I SJELLIN PLEHRAT MBAS ZGJEDHJEVE O IDIOTERQE NUK LLOGJIKONI PAK

  5. inspektori says:

    Jo me larg se para tre ditesh ne nje blog qe bente fjale per pershtypjet e turisteve te huaj ne Shqiperi u ndesha me kete katastrofe te madhe qe jane plehrat qe perbejne nje turp te vertete. Disa turiste frankofone (franceze, belge apo zvicerane) qe kishin qene ne Shqiperi kishin ngelur te shastisur nga pirgjet e plehrave ne çdo cep te vendit. Pavaresisht se shumica flisnin mire persa i perket mikpritjes e disa gjerave te tjera prape se prape disa nuk mund te linin pa permendur plehrat se ju kishin bere shume pershtypje aq sa disa arrinin te thonin me te drejte se per standartet qe ofron, Shqiperia eshte shume e shtrenjte. Edhe karburanti ju kishte rene ne sy se ishte i shtrenjte gati si ne vendet e tyre. Ndersa nje çift belg qe kishte hyre me makine nga Greqia dhe detyrimisht kishte qendruar ne radhe ne Kapshtice ishte “traumatizuar” nga zakonet e bagetive ripertypese shqiptare qe hidhnin mbeturinat ushqimore nga makinat nderkohe qe pritnin ne radhe. Jane disa zakone me te vertete shtazarake te shqipeve per te cilat do te duhet kohe qe ti harrojne ose rregullojne. Pavaresisht se disa te tjere ju replikonin belgeve dhe justifikonin kete me faktin se ne jemi nje vend akoma ne tranzicion ( dmth duke na mbrojtur) prape se prape ne shqiptaret ne fund te fundit e dime se ata kane pasur mese te drejte per zakonet shtazarake te shqipeve. Nuk eshte vetem politika pergjegjese per kete problem, nqs shqiptaret si bageti ripertypese qe jane nuk sensibilizohen per kete problem, do te vazhdojme te etiketohemi si vend plehre.

    1. Mira says:

      @ inspektori

      Përsa i përket atyre belgëve…! Mos thanë gjë që dhe ata në fund të pushimeve u bënë si shqiptarët…!? E them këtë sepse Ed Rama kryeministri i shtatorit, mbron tezën se nqs një gjerman vjen në Shqipëri dhe e fut në sistemin shqiptar ai do të bëhet tamam si shqiptarët….!

  6. Albboston says:

    Derrat plehra duan edhe pune shqipove ! Kaloja poshte nje pallati para nja dy vitesh ne tirane dhe nje xarbe qe lante tenxheren e presionit pasi kish djegur fasulet mi hodhi ne koke tere letyrerat ! Pjesa derrmuese e shqiptareve nuk kualifikohen si human te shek 21!

    1. 8led says:

      Hahaha me dhjeve me kete kom…mua me ka rene qeska me plera ne koke,mir qe su hap,donte ta. Bente kosh mika qe nga kati 7-te lol

    2. Mira says:

      ha ha ha ha ha na kënaqe…!

  7. YP XHIXHI says:

    Kerkoni dhe karrige ne EU popull lexkaman per se kohe nuk ndryshoni mentalitetin dhe per sa kohe votoni per mafioza Europen do ta shikoni me dylbi.Albanistani i vetmi vend ne bote ku njerezit bejne kater muaj plazh dhe nuk punohet, i vetmi vend ne bote ku meshkujt me makina luksoze dhe vajzat e veshura si kurva dhe me thonje te gjate paradojne çdo dite ne mes te plehrave.

  8. alban4eva says:

    vend plehrash, koshi i Europes..!!!

  9. noc rroku says:

    kafshet e rritur ne plehra duan gjithmone plehra perreth – ne PD ka shume plehra qe mbijetojne vetem ne saje te plehrave.

  10. Zef Kallami says:

    Jo,po.Hajdeni dhe kundershtoni filozofin “brilante” te te ndjerit Pjeter Arbenori.Ish kryetar kuvendit te popullit.Nga falltorja e po keti kuvendi u shpraz.
    Niveli i jeteses matet me sasine e plehrave.Kur Shqiperia kishte ma shume plehra.Ne monizem apo tashti ne demokraci.Kjo tregon rritje te moreqenjes me buuum-buuum.
    Fatmiresisht plehrat sa vijne dhe rriten nga viti ne vite.Shto edhe mirqenjen ne rritje te importit te plehrave.Neve nuk na ngelet asgje tjeter,vetem do behemi superfuqi e nivelit te dimensionistit te paparashikuar Berisha.
    Fal vendit ma strategjike te ballkanit.Ku te gjithe rruget ketu kryqezohen,si detare,tokesore,ajrore.Vine te huaj nga ana e anes.Dhjesin nji cop mut dhe ikin.Berisha kujdeset per te.Jane mut miqesh,kolegesh dhe partneresh.

  11. KARAMAMUND-ELEFANTI I TRETE says:

    Dhurata e fundit e qelbesirave, Sali Berisha, Nishani dhe Basha.

  12. jimmi says:

    plehra e kolera keni qene gjithmon,ca ju duket çudi…..

  13. United Kingdom says:

    ZHYTET!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ajo e ZHYTME ka qen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje