TemA TV/ Kukësi do përballet me Trabzonspor, Skënderbeu me FC Odesa (VIDEO)

9 Gusht 2013, 13:24Sociale TEMA
TemA TV/ Kukësi do përballet me Trabzonspor, Skënderbeu me FC

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për Europa League, ku do të ndeshen dy skuadra shqiptare, Skënderbeu dhe Kukësi, përkatësisht vendi i parë dhe i dytë në Superligën shqiptare.

Kështu, shorti i ka rezervuar Skënderbeut një përballje me FC Chornomorets Odesa, kurse Kukësi do jetë përballë Trabzonspor.

Ekipi me të cilin përballet Skënderbeu është ekipi i qytetit të Odesës në Ukrainë, ku luajnë edhe dy shqiptarët, Elis Bakaj si sulmues dhe Kristi Vangjeli si mbrojtës.

Kurse ekipi me të cilin do përballet Kukësi i përket qytetit të Trabzonit në Turqi.

Është një ekip me emër dhe më parë aty ka luajtur edhe shqiptari Alban Bushi.

Të dy ekipet janë ekipe shumë të forta, megjithatë shorti mund të kishte rezervuar edhe emra më të fortë.

Ndeshjet do zhvillohen me 22 dhe 29 gusht.

Të dy ekipet shqiptare do i luajnë ndeshjet e para jashtë./ep

41 komente në “TemA TV/ Kukësi do përballet me Trabzonspor, Skënderbeu me FC Odesa (VIDEO)”

  1. ADRIAN says:

    NE PAMJE TE PARE DUKET SHORT I KALUESHEM PER TE DYJA EKIPET TONA. UROJ SHUME FAT DHE ME CA SFORCO TA KALOJNE EDHE KETE TUR.
    SUKSESE SKENDERBEUT DHE KUKESIT !!!!!

    1. fl says:

      s’ka shanse – te dyja ato as nuk krahasohen si skuadra me tonat

    2. tili says:

      Po po short i kalueshem per tifozat e semure! Me trabzonsporin luajne emra si Florenc Moluda dhe Bosingwa…mos fluturo me presh ne b*th

      1. triumf says:

        trabzoni eshte shum i forte per kuksin, kane bere transferta te shtrenjta dhe shume cilesore, por nqs arrijn barazim ose humbje minimale ne turqi mund te kene shance, per keta ukrainasit skam shum njohuri. para skenderbeu&kuksi

      2. raimondi says:

        Kukesi ka te gjitha shancet tja fusi Tranzospority. sepse keta turqit jane ekip I forte por jane ekip pa emer… dhe vijne nga nje rajon I pjerdhur si Turqia

        Kuksianet dueht qe te lozin sic lozen me Metalurgun. Te rine ne mbrojtje dhe te lozin me kundersulm

        Kukesi ka sulmues shume te mire, dhe portierin e ka te shkelqyer –Ndaj te lozin me kurajo dhe me inteligjence , se I kane te gjtiha shancet te kalojne …

        Suksese Kueksi ! Edhe mos e cani trapin fare, se ekipi juaj eshte me I mire se ekipi I pjerhdur I turqeve

        1. altin says:

          Kukesi do luaje vetem ne mbrojtje, ndryshe nuk ka shanse per fitore.
          te gjithe te bejne murin tek zona e madhe e rreptesise dhe nje skuader tifozesh te sulmoje pas kraheve portierin kundershtar.

          kur ka pas sukses Skederbeu para me shume se 500 vjet me pare me turqit pse mos te kete Kukesi.

          ?

      3. ADRIAN says:

        KISHIM 6 VJET QE S’KALONIM NJE TUR. TE GJITHE SHQIPTARET TANI KANE TE DREJTE TE GEZOHEN DHE TE ENDEROJNE PER ME TEPER PER KETE VIT, EDHE VITET E TJERA ME ME SHUME SKUADRA SHQIPTARE QE KALOJNE TURET. EDHE EKIPET QE KALUAM KISHIN SHUME ME TEPER BUXHET DHE ISHIN FAVORITE. SA PER ATE PUNEN E PRESHIT, E MBAJÇ ME SHENDET DHE PO TE PELQEU FLUTURO !

  2. GJITHMON SHORT I VESHTIR POR S’KA ASGJE TE PAMUNDUR .

  3. Ramy says:

    Shpresoje qe te kaloni edhe kete round, hajde forca Kukesi, Skenderbeu perpara

  4. rb says:

    Jam i kenaqur me shortin. Jane shmangur fal rastesise ekipe me te medha. Ka mundesi per me tej. Çernomorje nuk eshte ekip me i madh se Metalurgu qe u eleminua nga Kukesi. Ishte as me pak e as me shume, por forca ne 5 te parat e Ukrahines.
    Mbase Kukesi e ka pak me te veshtire, por me ate optimizem qe ka, me bemat e deri tanishme, me 2 fitore, 3 barazime e 1 humbje me golavarazh pozitiv 6:4 ka mundesi per me shume.
    Nuk di pse kam besim. Edhe me kaq e kini bere punen. Ndaj luftoni per me shume.
    Mbase perendoi ajo kohe qe humbnim qe ne ndeshjet e para pareliminatore brenda e jashte, vinin ndonje bast te flliqur fitonin ca para te ndyra e kaq, me golevarazh 7:28.
    Mbase e kuptua me ne fund presidentet, trajneret dhe lojtaret shqiptare se leku fitohet me djerse e jo qyl. Ja siç ndodhi me “Skenderbeun” dhe “Kuksin” me fantastik. Na beri per vete. Jemi krenar per te.
    Shorti me duket fare normal, po te kemi parasysh skuadra me te medha, me tradite e fituese te trofeve nderkombetare.

  5. bugazi says:

    ndoshta perseritet viti 1987?

    1. tili says:

      87′ Jo vetem u perserit por u tejkalua!

      1. bishtqeni says:

        kur u perserit more. ne 87 Vlora ishte ne 16 me te mirat e kupes.

        1. tili says:

          Vlora u eleminua ne roundin e trete. Kukesi e kaloi roundin e trete. Atehere kishte me pak skuadra keshtu qe natyrisht qe vlora do te ishte ne top “me pak” skuadrat! Tani Jane me shume keshtu qe krahasimi ne kete aspekt eshte pa lidhje.
          Ndoshta arritja e Kukesit me ate te Vlores eshte si te krahasosh mollen me dardhen…pra ndoshta nuk ka revance por nje gje eshte e sigurt; se arritja e Vlores nuk eshte me superiore se ajo e Kukesit! Per mendimin Tim arritja e Kukesit eshte me superiore…

          1. spartan says:

            @tili
            nuk dua ti heqe asnje presje suksesit te Kuksit, eshte i merituar dhe uroj si Shqiptar ne rradhe te pare por dhe si tifoz i Tirones te kaloj kete tur dhe te dali ne grupe.

            Flamurtari vella i dashur u fut mes 16 ekipeve me te mira te Evropes dhe kurresesi nje sukses i tille nuk mund te krahasohet me play off-in e sotem, vetem per faktin qe shkalla e veshtiresise dhe renditja ne fund te turneut jane dy gjera te ndryshme. Flamurtari ne 87 me rezultatet qe kishte i binte te ishte e 9 ne Evrope. I sati eshte Kuksi sot?
            Ecim perpara dhe vlersojme arritjet, pa dashur te bejme krahasime te kota/

            1. tili says:

              spartan
              Edhe mua si tifoz I Dinamos dhe mbi te gjitha si shqiptar mu be qejfi qe kukesi kaloi raundin e trete si dhe kur vlora kaloi raundin e dyte ne 87′. Siç thashe dhe me lart krahasimi mes arritjes se Kukesit dhe asaj te Vlores eshte njesoj si te krahasosh mollen me dardhen; pra Jane te pakrahasueshem. Por ama ne rast se ndokush pretendon se arritja e Vlores eshte me superiore, une mendoj se njerez te tille nuk dine se çfare flasin!

              1. FIER says:

                Jo vetem mes 16 skuadrave me te mira te UEFA-s, por çfare skuadrash… duke menduar se ne ato skuadra benin pjese nenkampionet kombetare te kampionateve me te forta(vetem kampionet shkonin ne Kupen e Kampioneve). Dhe ne fakt Kupa UEFA e asaj kohe shpesh here kishte me shume cilesi se Kupa e Kampioneve, ndaj te krahasosh Kukesin e sotshem me Flamurtarin e djeshem, eshte paksa absurde. Kukesi per te barazuar Flamurtarin, duhet te kalonte edhe kete tur dhe ne grup pastaj te renditej i treti.
                Mos beni krahasime njerez, thjesht kenaquni me kete skuader heroike shqiptare – Kukesin, qe po ben ate qe te tre skuadrat pordhace super te dekoruara tironse, NUK e kane bere ndonjehere; dhe sidomos nuk po bie prehe e bastexhinjve duke shitur ndeshje!
                Bravo Kukesi edhe perpara se edhe turqit nuk jane te pathyeshem!

      2. Arti says:

        U tejkalua !!!??? Krahason Barcelonen me Metalurget ?. Kur ke pare futboll per here te pare ti djale?

        1. geri says:

          nuk krahasohet 87 me 2013 kuksi eshte nje realitet dhe duhet te gezojn te gjithe shqiptaret.

  6. ersi says:

    Pozitive eshte qe ndeshjet e para i luajne jashte. Ndoshta e kane nje shans, me shume Skenderbeu sesa Kukesi. Suksese te dyjave gjithsesi.

  7. elinor says:

    Po Postrriba me ke luan?

  8. ervin says:

    Po sna u ndan ndonjeher kto ekipet e lindjes ,ti kishte rene te pakten shorti me ndonje ekip me emer ne perendim.

  9. ALI PASHA TEPELENA says:

    sa per dijeni keto jane ndeshje paraeleminatore jo si dikur qe ndesheshin direkt.perpara kuksi bre.

  10. jugori says:

    Kukesi e kalon edhe kete tur. Inshalla nuk shitet ndeshja.

  11. vlonjati says:

    doja te beja nje sqarim modest per te gjithe futbolldashesit shqiptare.mare shkas nga titujt e gazetave ose nga komentet e tifozeve; kukesi beri historine.flamurtari atehere ariti ne 1/16 dhe kukesi nuk e ka nisur akoma vallen e madhe.per te gjithe ata qe mbajne mend formatin e kupes uefa ne ate kohe as qe mund te behet krahasim me keto ekipet e sotme.ne ate kohe e para shkonte ne kupen e kampioneve dhe e dyta ne kupen uefa.krahasimin beheni vete.suksese kukesit

  12. roland says:

    kuksi besoj ka fituar konfidencen e nevojshme per ta kaluar edhe kete tur!

  13. punetori says:

    Pa marre parasysh aritjen e njerit apo tjetrit suksesi i KUKESIT eshte
    historik sepse thyeu tabun qe me vite s’po kalonim me shume se nje tur
    paraeleminator.Forca KUKESI,forca KORCA.

  14. mirel says:

    Po Kukesi ishte akoma ne paraeliminatore deri te ndeshja e rradhes me Trabzonin qe i ra ne short..eshte ende ne fazen fillestare te Kupave te Europes.
    Megjithate ne vlonjatet jemi treguar me dashamiresit ne urimet per suksesin e Kukesit.. dhe na behet qefi te vazhdojne dhe me tutje.

  15. Daku Kukes says:

    Kur Flamurtari beri buje ne 87-en, te gjithe jemi gezuar dhe kemi mbeshtetur Flamurtarin si ekipin tone te zemres…te njejten gje kerkohet ta beni per Kukesin sot.. Ajo qe beri Flamurtari veshtire se do te arrihet nga ndonje ekip shqiptar por mos harroni se ajo qe arriti Kukesi ndoshta nuk do te arrihet nga ndonje ekip tjeter jo vetem ne Shqiperi. Tre vjet me par militonin ne ligen e 3-te, ngjiten nga nje lige ne vit dhe debutuan ne Evrope duke kaluar tre ture (shpresojme edhe te katertin..)! Ne kohen e Flamurtarit te Leonidhes nuk na shkonte mendja per shitje ndeshjesh dhe baste, Kukesi e arriti ne nje kohe kur cdo rezultat negativ shihet me dyshim si ndeshje e shitur… Kjo eshte arritja e madhe e Kukesit qe ne tifozeve na ka rikthyer besimin se dinjiteti eshte me i rendesishem se nje dore eurosh te qelbura te fituara ne ndonje bast dhe se me pune, besim te vetja dhe te luash me zemer duke lene piken e fundit te djerses fiton shume me teper…respektin e nje kombi te tere (si dhe goxha Euro nga UEFA)! Pa dyshim qe shorti i Kukesit eshte shume me i veshtire se i Skenderbeut por ky ekip nuk di te dorezohet dhe jam i sigurte se ne stadium bashke me mua dhe bashkeqytetaret e mi do kete dhe shume shqipetare te tjere per te mbeshtetur kete ekip simpatik! Para Kukesi! Suksese dhe Skenderbeut!

  16. elinor says:

    Po cfare Kukesi o Mirel?? Keshtu eshte kur politikanet merren me futboll ne kohen e lire mbasi kane mbaru pune me aferat korruptive. Zgjedhin nje grusht lojtaresh, i meshojne parase qe e kane pa mund e dhimbje dhe ia vejne ekipit emrin FC Kukes. Cdo ekip ne bote, Barcelona, Reali Bayern e me radhe, luajne ne fushat e tyre, ne stadiumet ne qytetet e tyre. Kurse Kukesi luan ne mes te Tiranes. Cfare absurditeti eshte ky?? Kjo ishte edhe arsyeja pse dje u bezdisa me Kukesin, jo pse fitoi por pse perzihen politikanet ne futboll kur kane 1 mije probleme te tjera qe do duhej te zgjidhnin. Keto jane paradokset shqiptare te papara ne bote!

    1. tili says:

      elinor,
      Nuk paska njeri me te pjerdhur ne koke se ti. Po te lexosh komentet e tua duket sikur Jane opinione te nje Marsiani, te shkeputur plotesisht nga realiteti I tokes.

  17. alb_man says:

    d.m.th sipas teje Berluskoni sduhej te merrej me futboll se eshte politikan ,nuk diskutohet fituesi i urohet vetem suksese dhe rruge te mbare ,milet llafazan . cdo njoni ne halen e vet mos ti fusi hundet te ajo e tjetrit

  18. elinor says:

    @tili; jaa? A thu a? Degjo mor rob bageti, jeni bere nje brez handikapatesh ne tru, nje brez qe nuk ka minimumin e logjikes me nje injorance teper te frikshme dhe prandaj ju duken te tjeret sikur vijne nga Marsi. Juve duhet t’jua zberthesh 2+2 dhe pale a e merrni vesh, kaq ne gjendje te deshperueshme jeni.
    Shiko pak logjiken tende tek nje koment me siper kur thua se “atehere kishte me pak skuadra dhe prandaj Vlora rrjedhimisht do ishte me ne krye se c’eshte Kukesi sot.”
    Atehere kishte me pak skuadra o cope mishi por ato pak ishin cilesore. Sot lista e skuadrave eshte shtuar poshte atyre 16 skuadrave cilesore te dikurshme prandaj eshte me kollaj te fitosh sot. Kjo eshte bere thjeshte me qellim perfitimi. Te fitosh disa raunde kur jane 50 skuadra nuk do te thote se eshte arritje me e madhe se ne rastin kur fiton nje raund ne mes 16 skuadrave te tjera. Une nuk e di se sa skuadra jane sot por, po te jene me shume se ne kohen kur luante Flamurtari, sic e thua edhe vete, atehere duhet bere llogaria ne menyre proporcionale qe te shihet kush pati arritje me te madhe.
    Tani degjo, nuk po lodhem me gjate se edhe kaq e kam frike se mund te jete shume per trurin tend sa nje lajthi. U mundova te shkruaj sa me shkurt dhe thjeshte por, edhe nqs nuk arrin ta ndjekesh fillin e logjikes, une te kuptoj drejt. Vetem se kujdes te lutem, nqs veren se te luajne germat sa andej-ketej fillo e merr fryme thelle dhe numero 1 2 3 se po na peson mbinxehje ne tru.

  19. Niku says:

    Krahasimet nuk kane lidhje ,te gjithe jane gezuar per fitoret e Flamurtarit te viteve 80′ sepse ishte nje skuader shqiptare,pastaj Kukesi duhet te pergezohet ne rradhe te pare sepse eshte e para skuader shqiptare qe nga pjesemarrja e skuadrave tone ne eleminatore evropiane qe nga viti 62′ qe kalon tre ture.Se dyti duhet pergezuar se nuk ra pjese e llumit te skuadrave tjera qe mundeshin me nga 6-7 gola per ndeshje.Suksese Skenderbeut e Kukesit ,thjesht po u kerkoj “Jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit”Pershendetje,Niku Kukes!

  20. Roland Luçi says:

    Nje analize e suksesit dhe sa sukses ishte ne te vertete

    Nderkohe qe Kukesi marshon shume bukur pergjate rruges se suksesit ne kompeticionin Europa League,verej qe valet e entuziazmit dhe euforise kane tejkaluar nivelin e realitetit te cilin Kukesi arriti duke kaluar tre „ture eliminatore“ dhe duke kapur keshtu turin „play off“ me synim kualifikimin per „fazen e grupeve“ te Europa League ku marrin pjese 48 ekipe! Pastaj historia vazhdon me nje „play off“ tjeter te 32 me te mireve te grupeve dhe fitueset kapin 1/8 e finaleve,fitueset e te cilave kapin çerek finalet,pastaj vijne gjysem finalet dhe ne fund finalja qe percakton fituesin!
    Uuuuffff sa rruge e gjate,por po nuk besuat hidhni nje sy faqes zyrtare te UEFA-s (http://de.uefa.com/uefaeuropaleague/season=2014/accesslist/index.html) ku do te shihni se ne kete kompeticion marrin pjese 186 ekipe te cilat duhet te pershkojne kete kalvar mundimesh po qe se duan te fitojne trofeun. Them qe „po qe se duan“,sepse ka Klube te cilat nuk kane kurrfare interesi ne kete aktivitet dhe simulojne edhe eliminimin nga ai ne menyre qe ti kushtohen kampionateve dhe kupave kombetare,duke e anashkaluar Europa League-n si aktivitet pa vlere. Deshmia me e fresket eshte (vet)eliminimi i Manchester United sezonin e kaluar.
    Por le ta marrim historine me radhe: Kukesi ka arritur ne „play off“ dmth ka kaluar tre eliminatore dhe ka arritur ne grupin e 79 ekipeve (!!!!) qe synojne vazhdimin e aktivitetit dmth e thene me troç sot jane 79 ekipe akoma ne gare dhe 107 jane eliminuar.
    Por kush jane keta qe jane akoma ne gare dhe kush jane ata qe u eliminuan?
    UEFA ka nje skeme te shteteve antare dhe ekipe respektive te tyre qe marrin pjese dhe me sy te lire verejme qe San Marino dhe Andora kane marrin pjese me dy ekipe,pastaj vazhdojne „me te fuqishmit“ me nga tre ekipe si Ishujt Faroe,Armenia,Mali i Zi,Maqedonia,Estonia,Luksemburgu,Azerbaixhani,Kazakistani,Malta….apo Shqiperia te cilat kane nga 3 perfaqesues, shkurt muhabeti xhuxhmaxhuxhe futbolli qe luajne mes tyre ne piskun e veres dhe ky quhet turi i pare eliminator,nderkohe qe evropianet e tjere relaksohen plazheve apo alpeve te fresketa.
    Ne turin e dyte futen edhe disa ekipe te dores se dyte te disa shteteve me nivel mesatar futbolli ne baze te koeficentit te UEFA-s,por gjithsesi aktiviteti fillon e i largohet frymes se deritanishme groteske!
    Ne turin e trete futen per here te pare edhe disa ekipe te klasifikuara te gjashtat (!) ne kampionatet e shteteve kryesore duke i dhene nje fare serioziteti Europa League-s. Deri ketu,ne kete stad ka arritur Kukesi per momentin.
    Ne turin e katert futen edhe ekipet qe jane radhitur te pestat (!) ne kampionatet kryesore evropiane,nderkohe qe ekipet me te mira te kontinentit nuk „denjojne“ te marrin pjese fare ne Europa League,sepse modusi eshte i atille qe u mundeson deri ne kater perfaqesues per cdo shtet pjesemarrjen ne aktivitetin mbreteror Champios League,nderkohe qe disa pjesmarres ne kete edicion mbas eliminimit te tyre ne turet e para kalojne ne Europa League (si Skenderbeu per shembull) gje qe ka cuar ne pagezimin e saj si Liga e humbesve!
    Gjithe ky shtjellim kishte per qellim sqarimin se cila eshte rruga qe duhet pershkruar deri ne finale dmth suksesi matet me afersine qe ka me finalen prandaj dhe thuhet x-y ekip arriti deri ne finale apo gjysem finale etj etj dhe jo sa ture eliminatore apo paraeliminatore kaloi.
    Tashti kalojme te „suksesi fantastik dhe i paprecedent“ siç e quanin butaforikisht disa media,bile dhe FSHF ne faqen e saj zyrtare duke manifestuar kenaqje me luge bosh dhe deri diku mosdinjitet ne vleresimin real te suksesit te Kukesit, por edhe te Skenderbeut,nderkohe qe absolutisht duhen pershendetur arritjet e tyre,por ti quash suksese te paprecedent eshte jo normale. Edhe krahasimi me sukseset e kaluara dekada te shkuara te Flamurtarit apo dhe Tiranes etj eshte i pavend,bile ne favor te Flamurtarit dhe jo te Kukesit apo Skenderbeut!
    Ne ate kohe ne Kupen ekuivalente me Europa League merrnin pjese 64 ekipe dhe jo 190. Merrnin pjese ekipet me te mira te cdo shteti me perjashtim te kampiones dhe jo si tani ku ekipi me i mire pjesemarres i Anglise,Spanjes ose Gjermanise eshte ai i klasifikuar i pesti!
    Ate kohe Jugosllavia kishte vetem dy ekipe ne kete aktivitet,nderkohe qe sot „Jugosllavia aktuale“ dmth ish-federatat perberese te saj marrin pjese me 17 cope ekipe. Po ashtu Bashkimi Sovjetik dikur kishte dy ekipe,kurse sot merr pjese me 32 ekipe!! Pra kemi absolutisht nje zhvleresim te ketij kompeticioni!
    Edhe pak me tej:Flamurtari dikur arriti ne 16 me te mirat e Kupes Uefa,kurse Kukesi sot eshte mes 79 me te mirave dhe qe te arrije mes 16 me te mirave i duhet shume,jashtzakonisht shume pune,fitore e ndoshta…fantazi qe te arrije deri atje,shkurt muhabeti praktikisht deri atje nuk arrin dot! Por uroj te jem i gabuar,sepse ne fund te fundit misioni i deritanishem i suksesshem vazhdon!
    Por nga ana teter duke pare shterpesine e kampionatit shqiptar si ne zhvillimin anemik te tij dhe paraqitjen qesharake ne Evrope vite me radhe ku nuk mbeti „luksemburg“ pa na eliminuar, sukseset e Skenderbeut dhe sidomos Kukesit na duken me te medha se sa jane ne realitet, por kjo nuk do te thote se ato nuk duhen pershendetur,inkurajuar,stimuluar moralisht por edhe financiarisht sic beri Armand Duka,perkundrazi,duhet patjeter dhe une vete bej pjese nder ata qe sinqerisht uruan nder te paret keto suksese,sidomos te Kukesit dhe trainerit me simpatik dhe me te suksesshem shqiptar te momentit. Keto suksese perbejne krenarin e futbollit te Klubeve tona,pavaresisht se ne realitet eshte nje krenari pothuaj mjerane,sepse jemi larg,shume larg suksesit te vertete!
    Sukses i vertete eshte te jesh mes 16 me te mireve evropiane si Flamurtari,mes 8 me te mireve te Evropes dhe kampione e Ballkanit si U-21 e dikurshme,keto arritje e rekorde duhen thyer qe te ndihemi me te vertete krenare.
    Por nuk kemi si te ndihemi krenare kur „senatoret“ e perhumbur te futbollit shqiptar,Tirana,Vllaznia,Flamurtari,Partizani e Dinamo vegjetojne dhe kane provuar dhe kategorite inferiore,ato duhet te mesojne ne kushtet e reja te ekonomise se tregut nga pinjollet e rinj futbollistike si Skenderbeu dhe Kukesi se si duhet punuar qe te arrihet suksesi,sepse pa keta „senatore“ edhe futbolli yne do te mbetet i zbrazet,si deri tani.
    Por kjo eshte nje teme tjeter….

  21. elinor says:

    Bravo Roland, krejt dakord me ty. Nuk e di a je ai Luci i Vllaznise ne kohen e Zmijanit, Rragamit, Bushatit e te tjere por, kushdo qe te jesh, respekte per kete analize te gjate e te hollesishme.

  22. ILIRET says:

    Sigurisht qe ecja e deritanishme e Kukesit, eshte per tu lavderuar. Por me Flamurtarin e vitit 1986 as qe mund te krahasohet. Kukesi deri me tash, zere se ka luajtur me fshatra, ndeshjet e play off-it, jane sikur te lozes me lokalitete, dhe po qe se kalon kete tur, ndeshet me qytete dhe hyn aty ku ishte Flamurtari. Dhe qe te barazohet me te duhet te eleminoje tre ekipe te fuqishem, dhe te hyje ne 16 skuadrat me te mira te Europes. Tani Kukesi gjendet midis 128 ekipeve me te mira te Europes.
    Pra duhet te fitoje me Trabzospor, hyn ne 64 skuadrat me te mira te Europa League. Duhet te fitoje edhe nje ndeshje qe te hyje ne ndeshjet e grupeve, me 32 skuadra. Ehe, eshte shume larg Flamurtari i cili pasi kishte eleminuar nje skuader me pare, eleminoi edhe Partizanin e Beogradit dhe barazoi te dy takimet me Barcelonen 0 : 0 ne Spanje dhe 1:1 ne Vlore.
    I urojme Kukesit qe te arrije ne nivelin e klasifikimit te Flamurtarit.

  23. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Koha e sotme n.q.s nuk e perqesh te djeshmen ,eshte asgje .
    Nuk eshte mire qe te heqem paralele midis FGLAMURTARIT 1987 dhe KUKESIT 2013 .
    Gjykimi behet ne kohen e sejcilit .
    Po e theksoj ,jak tifoz i FLAMURTARIT ,PO AQ I CMENDUR sa jam dhe i MESSIT .
    Por ate qe beri KUKESI sivjet nuk do ta bente dot FLAMURTARI sivjet po te ishte ne vend te KUKESIT ,ose edhe SKENDERBEU ,nuk do ta bente vezen e KUKESIT sivjet ,kurre .
    Nje komentues ,ketu dje me duket shkruante se :
    Ecuria e KUKESIT sivjet duhet te behet objekt studimi nga FEDERATA ,TRAJNERET DHE SPECIALISTET .
    Ne se do te beja nje krahasim midis LEONIDHA CURRIT dhe ARMANDO CUNGUT (qe per mua doli jo CUNG ,por RRAP SHEKULLOR ,LIS ME DEGE TE RENDA ),te dy kane nje pike te perbashket ,QETESINE .
    Sa per aftesite trajnuese ,nuk me takon mua qe te bej specialistin ,por me deshire dhe me zemer te hapur do tia lija gjykimin “ENGLANDIT ” ,sepse ai ka luajtur vete futboll para demokracise me nje nga ekipet e KTYEQYTETIT ,pavaresisht se bashke debatojme dhe ndonjeher e kalojme dhe masen .
    KUKESI ,dje ishte ne nje presion te jashtezakoneshem ,dhe une dje shkrova qe KUKESI DUHET TE BEJE ANKESE NE U.E.F.A. sepse une deri me sot nuk mbaj nmend ndonje ekip futbolli si METALURGU qe tre luaje ne sulm dhe presing te papare ,bile as GJERMANET ,as AJAXI dhe as BARCELONA ,nuk presingojne sic PRESINGOI pa pushim dje METALURGU.
    KUKESI ,dje ishte rreshtuar ne mbrojtje dhe vetem hiqte topat ,por nuk organizohej ,sido qe u kualiufikua .
    Deshiroj me gjthe shpirt kuakifikimin e KUKESIT QE ME PAS TE KALOJE ne GRUPE .
    Asgje nuk eshte e pamundur ,PERPARA !!!

  24. shqiptar says:

    mire do bejne sikur te arrijne ti shesin ndeshjet te dyja ekipet po kam frike se nuk ja u blen njeri.Te bejne pak lek se keshtu si jane mezi sigurojne mbijetesen.BEJUNI PRAGMATISTE O NJEREZ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje